Teuta ndalet në Durrës nga Kamza

1549828117_teuta.jpg
ent ela21:10 | 10/02/2019

Barazim pa gola në stadiumin “Niko Dovana mes Teutës dhe Kamzës. Edhe pse dy skuadrat kishin diferencë të madhe në renditje, vendasit nuk ia dolën të shënonin dot asnjë gol, duke mbetur 10 pikë prapa Partizanit që kryeson Superligën. Teuta pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, kur fitoi një 11-metërsh që në minutën e 19-të. Kallaku gaboi duke e dërguar topin jashtë portës mike.

Për durrsakët, ky ishte barazimi I tretë radhazi që kur rinisi Superliga në janar, duke humbur gjithnjë e më shumë terren edhe nga Kukësi I vendit të dytë.

Kamza luajti sërish me formacion të plotë, ashtu siç ndodhi edhe ndaj Vllaznisë në Kupë, ndërsa një javë më parë shumë lojtarë e bojkotuan ndeshjen kundër Partizanit, duke ia bërë më të lehtë fitoren kryeqytetasve.

Me këtë barazim, skuadra e trajnerit Ernest Gjoka mbërriti Kastriotin në kuotën e 16 pikëve, dhe dy skuadrat mbyllin renditjen e kampionatit, duke qenë 5 pikë prapa Luftëtarit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono