Tetovë

bujar-osmani-bdi-maqedoni-1280x717.jpg
nev ila18:22 | 24/06/2019

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani duke komentuar protestën e mbajtur në Tetovë, ka deklaruar se qytetarët nuk i përkrahin politikat e shpifjeve. Ai ka hedhur kritika ndaj opozitës duke thënë se rruga e tyre për të ardhur në pushtet është rrugë e verbër.

“Protestat, nëse mund të quhen të atilla, treguan se qytetarët nuk përkrahin politika të përpjekjeve për të marrë pushtetin përmes zbulimit të privatësisë së funksionarëve dhe përmes shpifjeve, por kërkojnë programe serioze, njerëz serioz, me bagazh të përvojave paraprake, por edhe projekte serioze që mund t’i realizojnë. Dhe, qartazi u pa se cila është politika dhe mendoj se është mesazhi më i mirë për opozitën se cilën rrugë duhet ta zgjedhin, për shkak se qartazi duket se këtë rrugë që kanë zgjedhur, disa herë është dëshmuar se është një rrugë e verbër, dhe nuk i çon drejt fitores. Më së miri është që të na ndjekin neve, të përpunojnë programe, pojekte dhe kandidatë serioz dhe njerëz që kanë besimin e popullit dhe në këtë mënyrë të jenë konkurrues. I siguroj se vetëm humbin kohë nëse në këtë mënyrë dëshirojnë të vijnë në pushtet”, tha Bujar Osmani, BDI./ABC News Albania 24/7

protesta-tetove-1280x726.jpg
nev ila16:55 | 24/06/2019

Pas publikimit të bisedave të përgjuara nga El Cheka, janë zhvilluar protesta në Tetovë kundër drejtuesve të BDI-së. Marshi filloi nga Universiteti i Tetovës, por protestuesit nuk u lejuan nga policia që të protestojnë para selisë së BDI-së. Numrin e vogël të protestuesve, organizatorët e arysetuan me presionet.

Kështu u pritën protestuesit që ishin nisur për të selia e BDI-së për të shprehur revoltën e tyre ndaj regjimit, sic thonë ata diktatorial, të partive në pushtet, e sidomos BDI-së që në bombat e fundit të publikuara nga El Cheka, dëgjohen  funksionarë të kësaj partie.

Edhe pse tentuan të bindin policinë t`ju hapin rrugën, një gjë e tillë nuk ndodhi. Blerim Ahmedi, në cilësinë e organizatorit, njëherësh vëllai i Sheqerim Ahmedit i njohur si “El-Cheka”, i cili publikon përgjimet, tha se kjo revoltë erdhi si pasojë e shumë rasteve të montuara ndaj shqiptarëve, ndërsa kërkoi zbardhjen e tyre.

Protesta është përkrahur edhe nga shoqata “Agimi” e Shqipërisë.

Protesta perfundoi e qetë dhe nuk u regjistrua ndonjë incident. Ndërkaq kjo nuk do të jetë protesta e fundit u zotuan organizatorët. Para fillimit të protestës njëri nga organizatorët Blerim Ahmedi kishte thënë se është kërcënuar nga policia, ku siç shprehet, i është thënë që protesta të mbahet në Kërçovë e jo në Tetovë.

555-1280x699.jpg
ent ela18:45 | 14/02/2019

Dy pista hetimi janë ngritur në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin Tetovë-Shkup, ku humbën jetën 14 persona. Prokuroria e Shkupit ka bërë me dije se po ndjek atë të defektit teknik dhe atë të gabimit njerëzor, për të cilën ka marrë në pyetje edhe shoferin e autobusit.

Prokuroria Themelore e Shkupit, që po kryen hetimet mbi aksidentin e së mërkurës në aksin Tetovë-Shkup po ndjek dy pista. Përveç asaj të një gabimi njerëzor, hetuesit kanë kërkuar edhe një kontroll teknik për autobusin, për të verifikuar nëse mjeti ka patur defekte. Sipas mediave maqedonase, kontrolli do të kryhet nga ekspertët e Fakultetit të Makinerisë.

Lidhur me pistën e parë, prokuroria ka deklaruar se drejtuesi i autobusit, Manoil Trifunovski nuk ishte në gjendje të dehur në momentin e tragjedisë. Në një komunikatë për shtyp thuhet se, analizat e gjakut kanë treguar se drejtuesi nuk kishte konsumuar alkool, barna apo substanca të tjera psikotrope.

Gjithashtu, me kërkesë të prokurorisë do të bëhet edhe zbardhja e tabulatëve të telefonit të shoferit, për të verifikuar nëse në momentin e aksidentit ai ishte duke përdorur celularin e tij. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i autobusit u shtrua në spital ku mori mjekimet e nevojshme dhe ditën e enjte ka dalë për t’u kuruar në ambjente shtëpiake.

Ai u mor në pyetje nga prokurorët dhe mësohet të jetë shprehur se nuk mban mend detaje nga moment i rrëzimit të autobusit. Sa i takon pistës së dytë, lidhur me njoftimin e organit të akuzës ka reaguar kompania që zotëron autobusin, e cila ka saktësuar se mjeti është prodhuar në vitin 2001, i është nënshtruar rregullisht kontrolleve teknike dhe se hera e fundit ka qenë muajin e kaluar./abcnews.al

CEREMONIA-TETOVE-KLAN-MAQEDONIA-1280x720.jpg
ent ela22:20 | 22/12/2018

Në Tetovë është përkujtuar 50-vjetori i demonstratave të vitit 1968. Historiane, veprimtarë dhe figura të shquara nga Maqedonia e Kosova,  folën në një Akademi Perkujtimore për këtë ngjarje, që shënoi një kthesë historike kombëtare.

Historianët Fehari Ramadani dhe Hakif Bajrami, thanë se ngjarjet e para gjysmë shekullit ishin shpërthim i arsyesëm i pakënaqësisë kombëtare me pozitën reale kushtetueso-juridike të shqiptarëve në hapësirat e ish-Jugosllavisë:

Veprimtari i njohur, ish i burgosuri politik i demonstrative të vitit 1981, Hydajet Hyseni tha se ngjarjet e vitit 1968 në Kosovë, ndër shqiptarët në Maqedoni, janë një kthesë historike kombëtare:

Pesë dekada pas demonstratave, profesor Zymer Neziri, një nga organizatorët e tyre, tha në Tetovë se ato ishin hallka e parë e realizimit të asaj që quhet bashkim kombëtar:

Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, nën kujdestarinë e të cilit u zhvillua ky manifestim përkujtimor për demonstratat e vitit 1968, foli për dimensionin politik e shpirtëror të këtyre të bëmave:

Demonstratat e vitit 1968, fillimisht nisën në qytetin e Prizrenit, për tu shtrirë edhe në pjesët e tjera të Kosovs, por edhe ndër shqiptarët në Maqedoni, sidomos në Tetovë. Studentët, rinia dhe populli shqiptarë ngritën fuqqshëm zërin me kërkesa për barazi kombëtare, kushtetuese, politiko-ekonomike, arsimore e kulturore në ish-Jugosllavi. Autoritetet e kohës u munduan t’i shtypin, por synimi dhe objektivi i tyre mbeti gjallë deri në ditët tona. /abcnews.al

MBULIM-PROTESTA-TETOVE-DITA-E-DYTE.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
ad min15:33 | 19/12/2018

Studentët në Tetovë kanë dalë për të dytën ditë rradhazi në protestë. Ata kërkojnë reforma themelore në arsimin e lartë. 15 janë kërkesat që kanë përgatitur e ia kanë drejtuar krerëve të institucioneve dhe drejtuesve të Universiteteve në gjuhën shqipe. Mes të tjerash studentët kërkojnë pavarësi akademike, transparencë dhe pjesëmarrje në vendimmarrje. Protesta u iniciua në rrjetet sociale nga të ashtuquajturat Lëvizja Studentore dhe Studentët e Revoltuar. Me pankarta e thirrje, studentët shprehen kundër korrupsionit dhe politizimit të arsimit të lartë në Maqedoni./abcnews.al

TETOVE-PROTESTA-ABC-1280x720.jpg
ent ela22:49 | 18/12/2018

Disa qindra studentë në Tetovë kanë dalë në protestë për të kërkuar reforma themelore në sistemin e arsimit të lartë. Të rinjtë kanë paraqitur 15 kërkesa për krerët e institucioneve, mes të cilave pavarësi akademike, transparencë dhe pjesëmarrje në vendimmarrje.

Qindra studentë por edhe nxënës të shkollave të mesme kanë filluar protestën në sheshin e Tetovës duke shpalosur 15 kërkesa, të adresuara MASH-it dhe drejtuesve të universiteteve në gjuhën shqipe. Protesta ishte inicuar përmes rrjeteve sociale nga të ashtuquajturat Lëvizja Studentore dhe Studentët e Revoltuar. Me pankarta dhe mbishkrime nga më të ndryshmet, studentët thonë se janë kundër korrupsionit dhe politizimit të arsimit sipëror.

Studentët e anketuar nga TV Klan Maqedoni thonë se protestojnë për përmirësimin e kushteve të studentëve, ndalimin e korrupsionit dhe se politika të jetë larg universiteteve.

Studentët protestën e vazhduan duke marshuar rrugëve të qytetit të Tetovës. Ndërkohë, në UT mësimi ka vazhduar sipas plan-programit të paraparë. Shumica e studentëve kanë refuzuar të prononcohen para kamerave.

Para objektit të UT-së studentët janë përballur me kordonin policor por nuk ka pasur kurrfarë fërkimesh. Protesta filloi dhe përfundoi pa ndonjë incident. Burime nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë thanë për tv Klan se e njëjta nuk ka qenë e paralajmëruar./abcnews.al

zjarr.png
ent ela10:06 | 25/01/2018

Pesë persona të një familjeje shqiptare humbën jetën në Tetovë si pasojë e zjarrit në banesën e tyre. Mediat maqedonase raportojnë se viktimat janë 39 vjeçarja Fatime Zulbehari dhe 4 fëmijet e saj, tre djem e një vajzë të moshës 5 , 8, 11, dhe 14  vjeç. Nga të dhënat e para mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga oxhaku i vendosur në katin e dytë të banesës. Momentin që flakët përfshinë banesën, bashkëshorti Sulejman Zulbehari, punonte roje nate, dhe nuk ka qenë në shtëpi. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./abcnews.al

vlcsnap-error463-1-1280x719.jpg
ad min13:15 | 26/11/2017

Shkëndija e Tetovës arriti një fitore të thellë në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke u shkëputur edhe më shumë në krye. Tifozët e skuadrës shqiptare kishin një ditë shumë të veçantë.

Në mbyllje të ndeshjes shkuan tek tifozët.
Futbollistët e Shkëndisë së Tetovës kryen ritualin e përhershëm, që nuk prishet kurrë, veçse rasti ishte vërtet i veçantë.
Tifogrupi i tyre i famshëm, me emrin “Ballistët”, mbushte 25 vjet.
Një çerek shekulli do të thotë një përvjetor i madh, të cilin ata nuk mund të rrinin pa e kremtuar.
Historia zyrtarisht nisi në 1992, ndonëse në të vërtetë gjithçka filloi që në vitin 1979 me themelimin e klubit.
Të njohur thjesht me inicialet BAL në kohën e ish-Jugosllavisë, Ballistët u shfaqën në fillim të viteve 90-të, me rikthimin e Shkëndisë.
Në 25-vjetor, ata morën një dhuratë nga skuadra fitoren 6-1 në derbin ndaj Renovës, në Ligën e Parë të Maqedonisë, sukses që i shkëputi në vend të parë me 43 pikë dhe i bëri kampionë të dimrit.
Golat u shënuan dy herë nga Besart Ibrahimi, dy herë nga Ferat Hasani, dhe nga një herë prej Stenjo Zhuniorit dhe Shefit Shefitit.
Shkëndija ka shënuar 52 gola në 17 ndeshje, më shumë sesa dy ekipet që e ndjekin, Vardari e Akademia Pandev, të marrë së bashku.
Në përfundim të takimit, trajneri Qatip Osmani pati një përshëndetje për tifozët, ndërsa foli për Televizionin Art Channel./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono