terrorizëm

vlcsnap-error235-1-1280x720.jpg
gra moz19:31 | 12/01/2018

Rikthehet rreziku për sulme të mundshme terroriste në Mbretërinë e Bashkuar. Policia britanike ka arrestuar një 27-vjeçare në aeroportin “Heathroë” të Londrës.
Ajo akuzohet se po planifikonte sulme terroriste. Lajmi është bërë public nga Skotland Jard me anë të një mesazhi në tuitër.

“Gruaja sapo kishte zbritur nga një fluturim që ishte nisur nga kryeqyteti i Etiopisë”, shkruan policia e Londrës.
Arrestimi i saj është kryer në bazë të ligjit special të antiterrorizmit të vitit 2006./abcnews.al

ShowImage.jpg
us er16:25 | 09/01/2018

Kryeministri izraelit Benimanin Netaniau deklaroi se Izraeli ka ndaluar sulme terroriste në Europë, sulme që do të përfshinin aviacionin civil. Në fjalën e tij para ambasadorëve të NATO-s, ai u shpreh se nëpërmjet shërbimeve sekrete të inteligjencës, janë dhënë informacione që kanë ndaluar kryerjen e dhjetëra sulmeve të mëdha terroriste. Disa prej tyre do të kishin qenë ndër më të rëndit të kryer ndonjëherë në Europë. Netanyahu heksoi se Izraeli në këtë mënyrë ka shpëtuar shumë jetë njerëzish./abcnews.al

vlcsnap-error088-1280x720.jpg
us er18:14 | 26/12/2017

Policia holandeze ka arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe një qytetar suedez. Dyshohet se ata janë përfshirë në aktivitete terroriste. Lajmi është konfirmuar nga mediat ndërkombëtare.
Një 29-vjeçar kishte ardhur nga Stokholmi, ndërsa 3 të tjerë të moshës nga 21 deri në 30 vjeç ishin nga disa qytete në juglindje të Holandës.
Policia ka kontrolluar banesat e tyre, në të cilat ka gjetur dhe sekuestruar të dhëna elektronike që mund të implikojnë 4 të dyshuarit.
Ndërkohë, agjentët nuk kanë gjetur armë dhe eksploziv./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Xhevahir Qardaku

vlcsnap-error438-1-1280x719.jpg
us er19:24 | 12/12/2017

Autoritetet amerikane kanë akuzuar zyrtarisht 27-vjeçarin Akajed Ullah për terrorizëm dhe posedim armësh pa autorizim. I riu me origjinë nga Bangladeshi zhvilloi një sulm terrorist në Manhatan gjatë së hënës ku mbetën të plagosur 4 persona. Mediat amerikane bëjnë me dije se Ullah ndiqte propagandën e ISIS në internet.

Akajed Ullah është akuzuar zyrtarisht për atentatin e së hënës të zhvilluar në stacionin qëndror të autobusëve në Manhatan të Shteteve të Bashkuara ku mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë përveç tij. Kundër emigrantit nga Bangladeshi janë ngritur akuza për tërrorizëm dhe posedim të paligjshëm të armëve. Lajmi është konfirmuar nga policia e Nju Jorkut. 27-vjeçari kishte mbërritur në Shtetet e Bashkuara 7 vite më parë. Ullah gjendet në spital për shkak të plagëve që mori pas shpërthimit të bombës artizanale, të cilën ai vetë e kishte prodhuar në mënyrë amatore.
Nga informacionet që publikohen në mediat amerikane, theksohet se autori i sulmit terrorist shkonte në internet sajte që kishin përmbajtje propaganda të ISIS. Megjithatë ai nuk ishte në radarin e policisë ose FBI përpara se të ndërmerrte atentatin e së hënës. Këtë e konfirmoi Xhon Miller, zëvendës-komisar për kundërterrorizmin dhe inteligjencën në Nju Jork.

Ndërkohë, policia në Bangladesh ka marrë në pyetje bashkëshorten e Ullah. Lajmi është konfirmuar nga dy funksionarë lokalë, të cilët nuk kanë bërë të ditur ndonjë detaj, përveçse theksuan se çifti kishte një fëmijë 6-muajsh. Sipas asaj që raportohet nga kreu i policisë së Bangladeshit, autori i sulmit ka një rekord të pastër kriminal në vendin e tij, të cilin e kishte vizituar për herë të fundit me 8 shtator./abcnews.al

vlcsnap-error829-1280x720.jpg
us er18:30 | 01/12/2017

Në Gjermani është rikthyer alarmi për një sulm të mundshëm terrorist. Mësohet se një pako e dyshimtë e gjetur në një treg Krishtlindjesh në afërsi të Berlinit, përmbante eksploziv. Lajmi është konfirmuar nga policia gjermane, që bëri evakuimin e të gjithë tregut. “Prezenca e një bombe artizanale të improvizuar është konfirmuar”, shkruan policia në një mesazh në Tuiter. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë rast. Pajisja shpërthyese ishte dërguar tek një farmaci që ishte afër tregut. Pas gjetjes së eksplozivit, policia zhvilloi një shpërthim të kontrolluar. Pas një kontrolli të imtësishëm në afërsi të zonës, gjithçka iu kthye normalitetit. Ndërkohë, dhjetorin e kaluar 12 persona u vranë për shkak të një sulmi terrorist me kamion në një treg krishtlindjesh në Berlin./abcnews.al

vlcsnap-error355-2-1280x720.jpg
us er17:51 | 30/11/2017

Britania e Madhe e lufton terrorizmin kudo që të jetë, ka deklaruar Theresa May nga Amani në Jordani. Kjo deklaratë erdhi si kundërpërgjigje për Presidentin Trump, duke i rikujtuar dhe aktet terroriste të ekstremit të djathtë kundër myslimanëve. Më herët, May kishte theksuar se grupimi i esktremit të djathtë “Britain First” përhap vetëm urrejtje dhe publikimi i filmimeve te tij, siç bëri presidenti Trump ishte i gabuar./abcnews.al

vlcsnap-error895.jpg
us er20:17 | 20/11/2017

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur Korenë e Veriut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. NJoftimi është bërë nga vetë presidenti Donald Trump që tha se administrata e tij do të bëjë publike sanksione të reja më të ashpëra kundër Penianit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara po e rivendosë Korenë e Veriut në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin. Vendimi i tij vjen nëntë vjet pasi Peniani u hoq nga lista. Në një mbledhje kabineti, Trump tha se ky veprim do të pasohet nga vendosje sanksionesh shumë të mëdha që do të nbjoftohen të martën.
Presidenti amerikan fajsoi programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe për mbështetjen e atyre që ai i cilësoi si akte ndërkombëtare të terrorizmit. Ndërsa po jepte vendimin, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se “kjo duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë”.

Trump nënvizoi se Koreja e Veriut “përkrahu në mënyrë të përsëritur aktet ndërkombëtare të terrorizmit” dhe shtoi se regjimi duhet të veprojë në mënyrë të ligjshme dhe gjithashtu të ndërpresë programin e saj të armëve bërthamore.
Nga ana tjetër, Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un vazhdon të zhvillojë armë bërthamore dhe programet e raketave në kundërshtim me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Lideri Suprem nuk ka mbajtur sekret planet e Penianit për të zhvilluar një raketë të aftë për të arritur në kontinentin e SHBA. Muajin e kaluar, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Metis tha se kërcënimi i një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut po rritet. Njoftimi i fundit, vjen pas rikthimit të presidentit amerikan nga turi Aziatik./abcnews.al

itali-shqiptari.jpg
us er18:52 | 25/10/2017

Një shqiptar 27 vjeç dhe një shtetas maqedonas i moshës 36 vjeç, të cilët banonin në Bari janë dëbuar nga Italia për shkak të lidhjeve me terrorizmin. Lajmi është bërë I ditur nga Ministria e brendshme e shtetit fqinj. Pas një hetimi të agjentëve italianë është verifikuar se dy personat kishin kontakte të ngushta me një maroken të arrestuar për mbështetje ndaj ISIS. Gjithashtu zgjerimi i hetimeve zbuloi se dy të dëbuarit kishin kontakte edhe me ekstremistë të tjerë predikues radikalë të arrestuar në Kosovë. Shtetasi nga Maqedonia dhe shqiptari, sipas autoriteteve italiane, posedonin materiale kundër Perëndimit.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono