terminali

daxing-1.jpg
ad min14:32 | 25/09/2019

Është inauguruar në Pekin terminali më i madh në botë. Parashikohet që aeroporti ndërkombëtar i Daxing në vitin 2021 të presë 45 milionë pasagjerë. Për ndërtimin e aeroportit janë dashur 4  vjet punë dhe më shumë se 10 miliardë euro.

Presidenti kinez, XI Jinping, inauguroi aeroportin e Daxing, në kryeqytetin kinez, i cili ka kushtuar 10.2 miliardë euro dhe u realizua pas më shumë se katër vitesh punë mbi një projekt të arkitektit Zaha Hadid, që u nda nga jeta në vitin 2016.

Terminali i ri është menduar për të lehtësuar presionin në aeroportin kryesor të kryeqytetit, aeroporti ndërkombëtar i Pekinit, aeroporti i dytë në botë në vitin 2018 për sa i përket trafikut ajror, pas atij  të Atalantës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aeroporti i Daxing, i cili ndodhet 46 kilometra në jug të qendrës së Pekinit, sipas të dhënave të fundit do të jetë në gjendje të presë 45 milionë pasagjerë në vit duke filluar nga viti 2021, dhe 72 milionë pasagjerë në vitin 2025, duke mundësuar 630 mijë fluturime.

Objektivi afatgjatë është realizimi i trafikut ajror me më shumë se 100 milion pasagjerë në vit. Aeroporti i ri është zyrtarisht në funksion duke nisur nga e mërkura, pak ditë para festimeve për 70 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore kineze, pasi ditët e fundit dhe testet e fundit ishin të suksesshme./ABC News Albania 24/7

shkoder11-1280x724.jpg
ent ela17:40 | 22/05/2019

Në Shkodër terminali për autobusët tek stacioni i trenit ka dalë jashtë loje. Aty nuk stacionohet asnjë mjet dhe për këtë shkak qendra e qytetit është kthyer në kaos.

Në një ditë Shkodrën e vizitojnë shumë turistë, të huaj dhe vendas. Por lëvizja e tyre në këtë qytet dhe pranë resurseve të tij bëhet sipas drejtueseve të guidave kryesisht.

Bëhet fjalë për 10-12 autobusë që përshkojnë qytetin e veriut.  Asnjë prej tyre nuk stacionohet në vendin e caktuar posaçërisht për turistët.

ABC News mori kontakt me shoferë të këtyre mjeteve. Operatorit iu kërkua të mos filmonte, sepse disa nga ta veprojnë informalisht.

E gjitha kjo ndodh në një qytet që pret e përcjell me mijëra turistë kryesisht në sezonin veror.

Autobusët nga gjithë Shqipëria zbarkojnë në qendër të qytetit, aty ku sipas ligjit duhet të qendrojnë vetëm 30 minuta.

Më pas duhet të zhvendosen tek stacioni i trenit. Këtu ku dhe rrëmuja është e madhe, ka vetem një tabelë që tregon për terminalin, asnjë njoftim tjetër.

Shërbimet e posaçme vendore injorojnë kaosin, kurse Shkodra çdo ditë e më tepër i ngjan jo një qyteti vlerash, por një territori pazari pa rregulla dhe ligje.

Gazetar i ABC News, Shkodër: Simon Shkreli

Veliaj-gjate-transformimit-te-bllokut-te-banimit-“Frederik-Shiroka”-në-Njësinë-7-8-1280x854.jpg
ad min15:58 | 11/01/2019

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e një tjetër blloku banimi në njësinë 7. Erjon Veliaj tha se këtë vit të fundit të mandatit, fokus do të jenë ndërhyrjet nëpër lagje dhe në periferi.

Blloku  i banimit “Frederik Shiroka” në njësinë 7 në Tiranë po merr një pamje të re. Projekti i rikualifikimit të plotë urban i kësaj zone u siguron banorëve të lagjes rrugë më mira, trotuare, hapësira rekreative, si dhe një kënd lojërash për fëmijë. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se këtë vit fokusi do të jetë tek investimet në çdo lagje e periferi të kryeqytetit.

“Jam shumë i lumtur që e kemi filluar vitin e ri me marshin e pestë, kur vjen puna tek ndërhyrjet kapilare. Në këtë vit të fundit të mandatit, fokus do të jenë ndërhyrjet nëpër lagje dhe në periferi, për t’u siguruar që siç është punuar me të njëjtin cilësi në sheshin “Skënderbej”, tek Pazari i Ri, Liqeni, kështu të punohet në çdo cep të Tiranës. Njësia 7 është ndoshta një nga njësitë më të populluara, ndoshta një qytet i dytë pas Tiranës, ndaj fakti që blloku “Frederik Shiroka” e nis me këmbë të mbarë këtë vit të ri, besoj se është një lajm i mirë për të gjithë banorët. Puna fillon në zemër të Tiranës dhe mbaron në periferi, deri te Dogana ose Terminali i Autobusëve. I kemi marrë blloqet mbarë”.

Veliaj vuri theksin tek mbështetja buxhetore e këtij viti për investime të tilla dhe falënderoi banorët të cilët kanë qenë bashkëpunues për të liruar hapësirat e zaptuara. Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e investimeve në njësinë 7, e cila është jo vetëm një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, por edhe një nga njësitë që ka përfituar më shumë inverstime gjatë këtyre viteve të fundit./abcnews.al

erion-veliaj-1.jpg
ad min13:11 | 27/09/2018

Për herë të parë Tirana do të ketë një Terminal Autobusësh që do të ngrihet në pjesën hyrëse të Tiranës, nga ana perëndimore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj në mbledhje e sotme të Këshillit Bashkiak akuzave të PD, teksa deklaroi se arsyeja e këtyre sulmeve nga opozita është moslejimi i pallateve të Lul Bashës në truallin ku do të ndërtohet ndërtohet terminali i autobusëve.

“Terminalin e autobusëve mezi e pret Tirana. Tirana merr 99 lavdërime, merr vetëm një vërejtje nga turistët. Nuk ka një vend ku ti shkon nga Tirana te një Unesco në berat, te një Unesco në Gjirokastër. Ne mund të jemi më të mitën e gjithë kohërave, një terminal modern në Tiranë. Kam hequr pallatet e Lulit nga projekti i terminalit. Projekti I terminalit ishte mbushur me pallate, me një çik terminal në tokë të shtetit. Ajo që bëmë është që hoqëm gjithë pallatet, do të jetë vetëm terminal. Kjo është e vetmja gjë që I kam ndryshuar VKM-së së Sali Berishës që i kaloi terminalin sa u zgjodh Luli Bashkisë te kthesa e Kamzës. Transferimin e truallit dhe përcaktimin e autoritetit kontraktues. Pra një në 2011 dhe një në 2013. Fati i keq I Saliut që kishte një gjumash në bashki që nuk e bënte dot terminalin. Por të thuash që ne kemi bërë shkelje?! VKM e Saliut dhe vendimi I këshillit Bashkiak Lulzim Basha. Tani që ne duam ta bëjmë terminal thonë aferë korruptive? Kush është aferë korruptive?! Që hoqëm pallatet? Se ishte kompleks pallatesh në tokë të bashkisë me një çik terminal autobusësh, ndërkohë tani është e gjithë terminal autobusësh”, tha Veliaj./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono