tërmeti

ormeni.jpg
ger ta11:00 | 17/11/2019

Një tërmet me magnitudë 3.7 goditi vendin këtë paradite, ndërsa epiqendra ishte 14 km larg nga Tirana.

Lëkundjet ishin mjaft të ndjeshme, ndërsa riktheu edhe njëherë panikun tek qytetarët.

Sakaq, në një lidhje telefonike për Abc News, sizmiolgu Rrapo Ormeni tha se bëhet fjalë për një tërmet të vogël dhe intensiteti shkon deri në 4 ballë.

Është një lëkundje e vogël, me magnitudë 3.7  me intensitet rreth 4 ballë. Epiqedra në afërsi të Shëngjergjit. Janë tërmete të vegjël dhe nuk kanë probleme edhe në zonën epiqendrale”, tha Ormeni.

Më tej sizmiologu qetësoi qytetarët duke thënë se një tërmet i tillë me intensitet të vogël nuk pasohet më lëkundje të tjera.

Jo nuk është tërmet i tillë, janë të vegjël. Por parashikim për tërmetet nuk ka asnjëherë”, tha ai./abcnews.al

termet-1.jpg
Autor E15:31 | 02/11/2019

Një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Richter ka goditur Bosnje Hercegovinën pak minuta më parë.

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane e Monitorimit të Tërmeve, thellësia e tij ishte 5 kilometra duke bërë që të ndjehet më i fortë në sipërfaqe.

Mediat boshnjake raportojnë se lëkundjet kanë qenë të forta, ndërsa nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz apo infrastrukturë.

Një ditë më parë, tërmeti më magnitudë 5.2 shkundi Korcën, ndërsa u raportua se lëkundje kishte pasur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni.

TERMETI-KORCE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela14:39 | 02/11/2019

Shumë banesa në Vidohovë dhe Qafëzezë janë të pabanueshme nga tërmeti i një dite më parë në Korçë. Kurse për shtëpitë që kanë dëmtimet më të lehta kanë nisur procedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë përkatëse.

Një ditë pas tërmetit të fortë, që shkundi Juglindjen shumë banesa rezultojnë të pabanueshme në Vidohovë dhe Qafëzezë.

Pas verifikimit të grupeve të ekspertëve shtëpitë pritet të rikonstruktohen.

Mbi 30 banesa të tjera kanë pësuar dëme të pjesshme, ndërsa për ato që janë dëmtuar më lehtë, kanë nisur proćedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë e Devollit dhe Kolonjës.

Tërmeti i së premtes,që goditi sërish dy prej fshatrave, që u prekën edhe nga tërmeti i qershorit, ka kthyer frikën dhe pasigurinë tek banorët. Shumica e familjeve të prekura janë kthyer në çadra, të tjerët e kanë gdhirë natën në makina.

5 muaj pas tërmetit që i la të pastrehë, ende për një pjesë të familjeve të prekura nuk kanë filluar punimet për riparimin e shtëpive,të cilat nga goditjet e së premtes janë duke u shkatërruar.

Epiqendra e tërmetit prej 5.2 ballësh,që goditi të premten në mëngjes juglindjen, u lokalizua në malin e Gramozit, në kufirin midis bashkive Korçë, Kolonjë dhe Devoll.

Lëkundjet u ndjenë më të forta në fshatin Boboshticë, por dëme patën vetëm fshatrat Vidohovë në Devoll dhe Qafëzez në Kolonjë. /abcnews.al

591x396xterremotoP20albaniaP20fotoP20oggi_01102357.jpg.pagespeed.ic_.vyRDHLsMrz.jpg
Autor E14:07 | 01/11/2019

Shqipëria u zgjua sot pas lëkundjeve të forta të tërmetit me epiqendër në Korçë.

Tërmeti me forcë 5.2 i shkallës richter u ndje thuajse në të gjithë vendin, ndërkohë që shkaktoi panik tek banorët e Korçës, të cilët prej disa muajsh jetojnë me frikën e dridhjes së tokës.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat italiane.

“Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 u regjistrua sot në mëngjes në Shqipëri. Sipas Institutit Sizmologjik Shqiptar, epiqendra ishte afër qytetit të Korçës, në lindje të vendit, në një thellësi prej 25 kilometrash. Për momentin, sipas mediave, janë raportuar vetëm dëme materiale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Tërmeti, i ndjerë gjithashtu në shumë qytete të tjera, shkaktoi panik, dhe shumë qytetar¡ u derdhën në rrugë për shkak të frikës nga pasgoditje të reja”, shkruan “Il messaggero” duke shtuar se gjatë ditës së sotme është lëkundur edhe Kosova.

Për fat të mirë, tërmeti i rënë sot në Korçë ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për qytetarë të qytetarë të dëmtuar. /abcnews.al

EH5zSg0WoAEFhBs.jpg
nev ila19:44 | 27/10/2019

Rikthehen  lëkundjet  sizmike në juglindje. Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar para pak minutash.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua 12 km në jug të Bilishtit dhe u ndje i lehtë edhe në qytetin  e Korçës. Nga të dhënat e fundit nuk raportohen dëme materiale./abcnews.al

damian-gjiknurri.jpg
ad min21:00 | 10/10/2019

“Çështja e Dibrës është një nga keqpërdorimet më të mëdha”. Ky është mendimi i deputetit Damian Gjiknuri për dosjen 184, ku opozita e akuzon si të përfshirë. Nga studio e ABC News, Gjiknuri u rikthye të flasë për këtë çështje dhe përgjimet ku dëgjohej ai.

Sipas tij, ai nuk ka kryer asnjë vepër penale. Bashkëkryetari i Komisionit të  Posaçëm të Reformës Zgjedhore thotë se dosja 184 është një nga keqpërdorimet e mëdha që i është bërë prokurorisë me qëllim që të njëlloste zgjedhjet.

Tërmeti është një alegori politike, se mund të jetë bërë meme, mund të ketë shumë metafora tërmeti, por nuk ka asnjë vepër penale atje, s’ka asnjë gjë të paligjshme. Unë nuk jam as person në hetim. Çështja e Dibrës është një nga keqpërdorimet më të mëdha që i është bërë prokurorisë shqiptare që është futur në përgjim një shtab i tërë politik 40 veta pa asnjë provë dhe është përgjuar vetëm njëri krahë për të njollosur një palë zgjedhje. Po të kishte probleme dosja e Dibrës atëherë do ishin kapur njerëzit në flagrancë”, tha Gjiknuri përballë gazetares Mirela Milori.

Sipas Damian Gjiknurit këto përgjime u montuan, u shitën në Partinë Demokratike dhe më pas u dërguan në mediat ndërkombëtare për të baltosur vendin.

“Në një bisedë private mund të thuash edhe një fjalë të papërshtatshme kjo nuk të bën që të bësh vepër penale sep po të intercpetosh bisedat private të çdo njeriu gjen fjalë të papërshtatshme. Kjo nuk i bën ata kriminelë. Është abuzim shumë i madh. Nuk kam asnjë merak për të. Zgjedhjet në Dibër në vitin 2016, rezultati i koalicionit, ne që ishim me PDIU kishte një diferencë me 4100 vota, viti 2017 po i njëjti koalicion vajti rezultati 7300 vota”, tha Damian Gjiknuri.

Intervista e plotë:

/abcnews.al

eurosig.jpg
ent ela22:10 | 08/10/2019

Grupi Eurosig dhe Dhoma e Tregtisë e Industrisë zhvilluan një takim të përbashkët për ndërgjegjësimin e sipërmarrësve dhe qytetarëve mbi rëndësinë e sigurimit të banesave  të tyre.

Presidenti i Eurosig Grup, z. Kadri Morinaj theksoi se kur ndodhi tërmeti i 21 shtatorit të këtij viti, rreth 70% të pronave të dëmtuara janë dëmshpërblyer në kohë rekord.

Zoti Morinaj theksoi rëndësinë e projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të pronës,  pasi vendi ynë është mjaft i ekspozuar nga fatkeqësitë natyrore.

Edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jakaj Ata u bëri thirrje shqiptarëve t’ia besojnë pronën dhe jetën e tyre Industrisë së Sigurimeve.

Eurosig Grup përpos zjarreve, tërmeteve dhe përmbytjeve ju siguron edhe nga aktet e ndryshme dashakeqe sepse për Eurosig Grup prona juaj vjen menjëherë pas shëndetit tuaj. /abcnews.al

 

termeti-pasoja-ne-durres.jpg
ad min14:22 | 06/10/2019

Në Durrës familjet e dëmtuara nga tërmeti po merren me rregullimet e shtëpive. Disa privatisht kurse disa presin ndihmë nga vendorët. Ndërkohë sipas bashkisë, së shpejti do të nisë dhe rindërtimi për ato banesa që janë bërë të pabanueshme.

Një pjesë e Durrësit duket si kantier. Banorët po mundohen të rimëkëmben pas tërmetit të 21 Shtatorit. Bashkia e ka mbyllur bilancin. Dëmet e shkaktuara në ndërtesa banimi dhe biznese përllogariten në mbi 4 milionë euro.

Tek familjet e prekura po shpërndahen ndihmat. Dhe vendoret thonë se do të nisë rindërtimi i objekteve. Tërmeti me magnitudë 5.8 që shkundi Durrësin, dëme pati edhe nga pasgoditjet e shumta. Zona e plazhit është me prekura. Ka shumë shtëpi të pabanueshme. Pallatet shumëkatëshe janë ato u dëmtuan keq.

“Tek të tilla objekte, siç është edhe pallati që ndodhet pas meje shkalla e vështirësisë në ndërhyrje duket se është më e madhe. Në të tilla kushte, është kërkuar asistencë e inxhinierëve të huaj, të cilët pak ditë më parë e kanë inspektuar nga afër objektin, duke folur rreth ndihmës që mund të japin për rikonstruksionin e tij.

Duket se ekspertët nuk kanë trokitur akoma në çdo apartament. Ndaj, kjo grua ka vendosur t’i riparojë vetë dëmtimet. Ndryshe nga fqinja, ky banor nuk ka prekur gjë me dorë. Ai po pret ndihmë nga bashkia.

Faza e rikonstruksionit për ata që presim dëmshpërblimin sipas nën kryetarit të Bashkisë Durrës do te nisë fill pas udhëzimeve te qeverise. Kurse par ata që duan ti riparojnë vete, do t’u krijohen lehtësira përsa i përket dhënies së lejeve.

Në Durrës përgjatë dy javëve u bënë 1700 vetëdeklarime nga banorët e prekur nga tërmeti. Në qindra shtëpi dhe apartamente kërkohet ndërhyrje emergjente. Shumë prej tyre u shpallën të pabanueshme dhe strehë është bërë Kavalishenca./ABC News Albania 24/7

090-1-1280x853.jpg
ent ela12:59 | 05/10/2019

Ministrja Olta Xhaçka falënderoi 14 vendet  e Bashkimit Europian  për ndihmën  e dhënë   për banorët e prekur nga tërmeti. Gjithashtu Xhacka siguroi qytetarët e prekur për rindërtimin e banesave të tyre.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka  gjatë dorëzimit të  ndihmave të ardhura  nga 14 vendet e Bashkimit Europian  dhe  2 vende jo anëtare në drejtorinë e rezervave materiale të shtetit, tha se godinat e shembura nga tërmeti i i 21 shtatorit do të ndërtohen.

Ndihmat e ofruara janë  pajisje e mjete për strehim të shpejtë dhe të përkohshëm, si dhe ekspertizë përmes specialistëve europianë të Emergjencave Civile. /ABC News Albania 24/7

 

picalle-1280x609.jpg
ent ela10:50 | 05/10/2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen dhe familjet do të hyjnë brenda para Vitit të Ri.

Bashkia e Tiranës po vijon me rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i dy javëve më parë. Së fundmi, ka nisur rindërtimi i disa banesave në fshatin Picallë, ku falë fondit të emergjencës së qeverisë, si dhe atij të solidaritetit ato po ringrihen nga e para.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke deklaruar sërish se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit do të rindërtohen, dhe familjet do të hyjnë brenda para Vitit të Ri.

“Nisëm edhe në Picallë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Fjalët janë fukarallëk, ndaj para Vitit të Ri do jenë dhjetëra shtëpi të reja që do flasin për solidaritetin e Tiranës sonë!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Në këtë nismë të rëndësishme, Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar edhe donatorë vendas dhe të huaj, të cilët po ndihmojnë në rindërtimin e këtyre banesave, si dhe pajisjen e tyre me elektro-shtëpiaket e nevojshme.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono