terhiqet

karburantet-1280x722.jpg
nev ila10:33 | 20/07/2019

Konfindustria i kërkon qeverisë të tërhiqet nga dhënia me koncesion e shërbimit të kontrollit të aparateve matës të karburanteve.

Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku përmes një njoftimi për shtyp vlerëson se procesi është i paligjshëm dhe në kundërshtim të plotë me interesin publik.

Me këtë koncesion sipas Konfindustrias në treg krijohet një kompani private monopol. Ajo do ti marrë buxhetit të shtetit rreth 70 milion euro ndërkohë që investimi që do të kryhej arrin 500 mijë euro.

Koncesionari privat thotë Buxhuku mund të lidhë marrëveshje të fshehta me operatorë të caktuar për të abuzuar me volumet e shitjes në dëm të konsumatorëve. Këto volume përllogarit Konfindustria, aktualisht shkojnë në vlerat 20-25 milion euro/vit./ABC News Albania 24/7

PS-1280x724.jpg
Sej rie18:30 | 18/07/2019

Partia Socialiste është tërhequr nga penalizimi me 10 vjet ndalim-udhëtimi jashtë vendit për ata që prekin votat. Taulant Balla tha se janë politikanët dhe jo njerëzit e thjeshtë ata që kryejnë krime elektorale dhe ata i ndëshkon ligji për dekriminalizimin.

Meta akuzoi edhe presidentin Ilir Meta se është kthyer në institucionin e qarjes së halleve të opozitës.

E kanë ndërruar mendjen socialist pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

“Dua t’ju them se amendamenti i propozuar nga z.Bushati konsultuar edhe me deputetët e opozitës, lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në dhjetë vite të ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që ky amendament të mos votohet sot, por të jetë pjesë e një diskutimi më të gjerë të një politike të re penale që duhet të zhvillojmë në Shqipëri. Ndoshta nuk është vetëm burgu dënimi që i bën njerëzit ti thërrasin mendjes”.

Dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë thotë kryetari i grupit parlamentar socialist por politikanët e dështuar e për ta është ligji i dekriminalizimit që i ndëshkon.

“Ligji për dekriminalizimin e ka sanksionuar qartë se kush dënohet për krim zgjedhor nuk kandidon dot më. Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar se kush bën krime penale, nuk mund të jetë i zgjedhur nga populli”.
Ndryshimet e tjera të propozuar në Kodin Penal kanë të bëjnë me ashpërsimin e dënimeve për mbajtjen e armëve të cilat i sqaron Taulant Balla se cilat janë.

“Bëhet fjalë vetëm për ato bien në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe që kërkojnë leje paraprake të organeve kompetente. Nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës”.

Dhuna nuk duhet të tolerohet as nga e majta e as nga e djathta sipas kreut të grupit parlamentar socialist, por opozita duhet ti fiksojë më mirë nga të gjithë pasojat e dhunës.

“Opozita ka gjithë të drejtën e saj të protestojë, por me këto ndryshime në Kod Penal, sa herë të vandalizohen institucionet, të shkatërrohet prona private që nuk e kemi bërë diskutim vlerën e dëmtimit, apo sa herë të goditen punonjësit e policisë, do të vazhdojë të ketë pasoja individuale, ligjore mbi të gjithë dhunuesit”.

Nuk ka dyshim Taulant Balla që këto ndryshime në Kodin Penal,  Presidenti i Republikës, z. Ilir Metaj  do ti i kthejë për ti rivotuar edhe njëherë në Kuvend në shtator. Por mazhoranca nuk ka shpreh lodhje ndaj një përsëritjes së një procedure.

“Ilir Meta ka vetëm sy e veshë për të dëgjuar se çfarë do Luli, Monika dhe Saliu. E ka kthyer Presidencën në institucionin e qarjes së halleve të Saliut, Lulit e Monikës. I kthen Ilir Meta këto ndryshime në Kodin Penal, aq na bën. Me të filluar sesioni i ri në shtator, këtu do jemi e do i votojmë përsëri”./ABC News Albania 24/7

sekretari.jpg
Sej rie23:15 | 18/06/2019

Administrata amerikane ka humbur të martën një copëz të rëndësishme të saj në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme. Bëhet fjalë për sekretarin në detyrë të Mbrojtjes, Patrik Shejnahahn, i cili është tërhequr nga posti pas zërave për dhunë në familje.

Sekretari në detyrë i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, Patrik Shejnahan ka hequr dorë nga mundësia për të mbajtur zyrtarisht postin e kreut të Pentagonit. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Donald Trump, konfirmim që ka shkaktuar pasiguri sa i takon lidershipit të institucionit në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme. Tërheqja e Shejnahan ka ardhur pas zërave për dhunë në familje mes tij, ish-bashkëshortes dhe të birit. Lajmi për incidentet doli në dritë pasi FBI nisi hetimet paraprake mbi to në prag të seancës së konfirmimit që do të mbahej në Senat. Ndërkohë, presidenti Trump ka deklaruar se sekretari për Ushtrinë, Mark Esper do të emërohet si sekretar i përkohshëm i Mbrojtjes.

Esper, një personazh tej mase i respektuar në ambientet e Pentagonit, konsiderohej një emër kyç për këtë post në rast se Shejnahan nuk do të konfirmohej. Tani, vendimi i papritur ka gjasa që të zgjasë më tej atë që ka qenë periudha më e gjatë pa një sekretar të konfirmuar të Mbrojtjes. Ndërkohë, kritikët kanë ngritur dyshime se largimi ka ardhur pasi Shejnahan, pa një konfirmim zyrtar, nuk kishte asnjë pushtet për t’u përballur me Trump në rast mosmarrëveshjesh mbi strategjitë ushtarake. Ish-shefi ekzekutiv i kompanisë “Boeing” nuk ka patur më parë eksperiencë në çështjet e sigurisë kombëtare. Ai u zgjodh pas largimit të sekretarit të Mbrojtjes, Xhim Metis, pas kontrasteve me Trump për Afganistanin dhe Sirinë./ABC News Albania 24/7

ssss-2.jpg
Sej rie16:33 | 20/05/2019

Pak pasi KQZ e regjistroi si kandidat për kryetar Bashkie në Lezhë, Salvator Kaçaj i Bindjes Demokratike shpall tërheqjen nga gara e 30 Qershorit, por edhe largimin nga kjo forcë politike.

Në letrën e dorëheqjes për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kaçaj thotë se e rishikon vendimin e tij sepse zgjedhjet e 30 qershorit sipas tij janë një farsë. Pa opozitën e vërtetë, Partinë Demokratike ato do ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të të gjithë Shqipërisë, shkruan ish-kryetari i komunës Shëngjin.

Kaçaj thotë se beteja e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme është e drejtë dhe duhet përkrahur pa asnjë rezervë.

Për këto arsye, ai deklaron largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen nga kandidimi për Bashkinë e Lezhës, duke iu bashkuar kauzës së Partisë Demokratike dhe opozitës për mbrojtjen e demokracisë deri në fitore, shkruan në letrën e dorëheqjes për KQZ.

Kaçaj është kandidati i dytë i Bindja Demokratike që tërhiqet nga gara e 30 qershorit. Të shtunën u tërhoq edhe kandidati i kësaj force në Bashkinë Skrapar./ABC News Albania 24/7

1556187964_KLP.jpeg
Sej rie14:10 | 25/04/2019

Anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Vatë Staka është tërhequr nga gara për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion .  Pasi tashmë do të vazhdoj punën si anëtar i KLP. Në mbledhjen e stome KLP miratoi disa vendime me shumicë votash si: Projekt-akti i vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorët, subjekt rivlerësimi Edvin Kondili dhe Arben Qosja. Janë bërë verifikime të hollësishme për të kaluar këto subjekte në vetting. Gjithashtu anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratiuar projekt buxhetin afatmesëm i KLP për periudhën 2020-2022 hartuar nga Komisioni i Planifikimit Strategjik i Administrimit dhe Buxhetin i KLP. KLP miratoi, projekt-vendimi për mbarimin e statusit të prokurorit Apostol Prifti për shkak të mbushjes së moshës për pension. Komisioni i Posaçëm për vlerësimin e kandidatëve për SPAK ka informuar Këshillin për rastin e prokurorit Maksim Sota, kandidat për SPAK, i cili për arsye familjare nuk ka pasur mundësi të dorëzojë pranë Komisionit të Posaçëm, aktet e dosjes personale për vlerësimin e aktivitetit të tij profesional. Këshilli vendosi të kontaktojë me Sotën për t’u informuar nëse në këto kushte, ai do të vazhdojë garën./abcnews.al

trumpp.jpg
G. P.23:35 | 02/04/2019

Presidenti Donald Trump është tërhequr nga kërcënimi për të mbyllur kufirin me Meksikën. Ai e ka argumentuar lëvizjen e tij me masat e marra nga pala meksikane për të frenuar azilkërkuesit, por mediat amerikane shkruajnë se arsyeja e vërtetë është frika nga humbjet kolosale nga tregtia dypalëshe me Meksikën.

Shtëpia e Bardhë u tërhoq të martën nga kërcënimi për të mbyllur kufirin me Meksikën, i bërë javën e kaluar nga presidenti Donald Trump për shkak të fluksit të emigrantëve. Zëdhënësja e selisë presidenciale, Sarah Sanders deklaroi se administrata amerikane ka mbetur e kënaqur nga masat e marra nga autoritetet meksikane, që sipas saj kanë ndaluar shumë azilkërkues që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

“Kemi konstatuar një rritje të masave dhe të ndërveprimit nga pala meksikane, shpresojmë që të vazhdojnë në këtë mënyrë”, deklaroi Sanders. Zbutja e toneve u konfirmua nga vetë kreu i shtetit, përmes një postimi në Twitter, ku vlerësonte gjithashtu përpjekjet e fqinjit jugor për të ndalur flukset e azilkërkuesve. “Pas dekadash të tëra, Meksika po ndalon njerëz të shumtë në kufirin tonë jugor, që vijnë kryesisht nga Guatemala, Salvadori dhe Hondurasi”, shkroi Trump në profilin e tij.

Por për shtypin amerikan, arsyeja e lëvizjes së Trump është një tjetër. Mediat lokale shkruajnë se mbyllja e kufirit do të shkaktonte një ngadalësim të fluksit të udhëtarëve të rregullt, që do të sillte miliona dollarë humbje për Shtetet e Bashkuara, si dhe të tregtisë dypalëshe me Meksikën, dëmet financiare të të cilës do të shkonin në miliarda dollarë./abcnews.al

1548753555_ArdianDvorani.jpeg
ent ela10:40 | 29/01/2019

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, është tërhequr nga gara për anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Dvorani është tërhequr nga shprehja e interesit të dy viteve më parë me argumentin se posti i kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e vendos në konflikt interesi.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ka njoftuar tërheqjen nga gara për anëtar i Gjykatës Kushtetuese, vakancë që zgjidhet nga Gjykata e Lartë.

Përmes një letre drejtuar kreut të kësaj gjykate Xhezair Zaganjori dhe zëvendëskryetares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Vitore Tusha, Dvorani njofton tërheqjen nga interesi i shprehur thuajse dy vjet më parë, kur në shkurt të 2017-ës kreu i Gjykatës së Lartë shpalli njoftimin publik për thirrjen për kandidim për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Dy vjet pritje më vonë – shkruan Dvorani – dhe dy konfirmime në detyrë nga organet e vettingut, shorti i Kuvendit emë ngaroi detyrën e funksionit kushtetues të anëtarit dhe kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2019.

Kjo detyrë e re, nisur nga funksioni specifik i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikimin dhe renditjen e kandidaturave për Gjykatën Kushteuese, në dukje e vendos Dvoranin në kushtet e konfliktit të interesit.

Megjithëse shmangia e këtij konflikti mund të realizohet përmes mospjesëmarrjes së tij në diskutimet, votimet për aktet nënligjore dhe procedurat konkrete përkatëse të Këshillit lidhur me tre kandidaturat e paraqitura në Kushtetuese, Dvorani ka vlerësuar të tërhiqet nga kandidimi.

Sipas gjyqtarit të Lartë, zgjedhja për t’u tërhequr është një veprim dhe angazhim konkret i tij për të ruajtur dhe rritur besimin e publikut në integritetin dhe besueshmërinë e KED.

“Absolutisht parësore përmbushja e detyrës dhe funksionit kushtetues që më është ngarkuar të ushtroj si anëtar dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Prandaj, duke i dhënë përparësi detyrës sime kushtetuese kundrejt së drejtës sime kushtetuese, shpreh vullnetin tim për tërheqjen nga kandidimi për pozicionin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.”/abcnews.al

vlcsnap-error648-1280x720.jpg
ent ela11:01 | 20/02/2018

Emiljano Shullazi është tërhequr nga kërkesa për pyetjen e Sali Berishës si dëshmitar në procesin që po zhvillohet ndaj tij ne gjykaten e krimeve te renda. Gjithashtu përveç Berishës, Shullazi ka hequr dorë edhe nga kërkesa për pyetjen e Ardian Çipës, ish drejtor i policisë së Tiranës.

Avokatët e Shullazit më parë kishin kërkuar dëshminë e disa figurave politike lidhur me kërcënimin e pretenduar nga prokuroria që Shullazi i bëri kandidatit për rektor të UT, Mynyr Koni, për t’u tërhequr nga gara. Po ashtu është kërkuar dëshmi edhe për akuzën tjetër që i është ngarkuar të pandehurit Emiliano Shullazi, kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqaj për “pazaret” me ish-hotel Vollgën./abcnews.al

99728366_crop-bbc.jpg
ent ela10:41 | 25/01/2018

Pas 50 vitesh karrierë sir Elton John deklaroi se do të tërhiqet nga skena. Por vetëm pas përfundimit të turit të tij të lamtumirës i cili do të zgjasë tre vjet dhe do ta çojë atë në të gjithë botën.

Sir Elton John i jep lamtumirën skenës. Në një deklaratë të transmetuar live dhe në internet, njeriu raketë i cili mbushi 70 vjeç në muajin mars të 2017-ës, nga të cilat 50 i kaloi në skenë, dha lajmin që pritej:

“Prioritet kanë ndryshuar. Kam fëmijë e dua të jem pjesë e jetës së tyre”.

Por lamtumira e tij nga skena do të jetë e gjatë pasi turi i fundit muzikor përmban 300 data në të gjithë botën për tre vitet e ardhshme.

“Lamtumirë rrugës së verdhë Brik” do të jetë titulli i albumit të fundit që do performohet në koncerte në vende të ndryshme deri në 2021-shin.

“Do të jetë një mënyrë për të falenderuar njerëzit, për t’u larguar bukur. Një mënyrë që njerëzit mund të thonë – kam qenë në turin e fundit të tij dhe ishte fantastik. Do të vazhdoj të shkruaj këngë dhe të inçizoj albume. Por dua dhe të shoqërojë fëmijët e mi në ndeshjet e futbollit.

Sir Elton nisi karrierën e tij muzikore në 196-ën së bashku me autorin Bernie Taupin, duke formuar nëj nga ciftet e kompozitorëve më të famshëm në historinë e muzikës bashkëkohore, active për 50 vjet rresht me më shumë se 300 milion albume të shitura dhe rreth 700 këngë të kompozuara

Një artist rekordesh të cilin Mbretëresha Elizabetë e emëroi Kavalier në 1998-ën për shërbimet e tij ndaj muzikës, kulturës angleze dhe bamirësisë.

Në vitin 1997 Akademia mbertërore e Muzikës në Londër e pranoi si anëtar ndrei; në 204-ën revista Rolling Stone e renditi në vendin e 49 në listën e 100 artistëe më të mirë të të gjitha kohërave, ndërsa revista Billboard e cilësoi si artistin solist më të rëndësishëm të gjinisë mashkkullore.

Më pas janë 25 disqe platini dhe 35 ari, gjashtë Grammy Auards dhe në 1994 merrr cmimin Oscar për këngën “Can You feel the love tonight? – kolonë zanore e filmit Mbreti Luan.

Një pianist – protagonist absolut I muzikës rock, në një epolë kur kitaristët kanë qenë ata që ndricuan më shumë

Sir Elton John ka performuar në më shumë se 3500 koncerte./abcnews.al

 

vlcsnap-error869-2-1280x720.jpg
G. P.21:07 | 23/01/2018

Rreziku për cunami që alarmoi banorët në brigjet e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë ka rezultuar i rremë. Specialistët kanë konstatuar se tërmeti i rënë në Alaskë, që mund të vinte në lëvizje ujërat, nuk ishte agresiv.

Meteorologët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada kanë anuluar alarmin për cunami që flitej se do të godiste brigjet e dy vendeve, pas një tërmeti të verifikuar në Gjirin e Alaskës. Autoritetet përgjegjëse kanë bërë me dije se alarmet u tërhoqën pasi informacionet shtesë dhe analizat e fundit kufizuan ndjeshëm përmasat e rrezikut. Sidoqoftë, një epërsi e vogël dallgësh u verifikua në Alaskë, e shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 7.9 ballë, me epiqendër në lokalitetin Kodiak.

Por pavarësisht tërheqjes së alarmit për cunami, autoritetet në San Francisko paralajmëruan banorët që të qëndrojnë larg zonave bregdetare për 12 orë dhe të mos vizitojnë molet, për shkak të erërave të forta dhe detit të trazuar.

Ndërkohë, në Alaskë mësimi në disa shkolla mbeti i pezulluar. Si tërmeti edhe cunami mund të kishin pasur pasoja shkatërruese, por dy faktorë ndihmuan në minimizimin e dëmeve. Së pari, tërmeti u lokalizua jashtë ujit, duke shmangur lëvizjen masive detare që do të dëmtonte infrastrukturën tokësore. Së dyti, lëkundja sizmike ishte më tepër e karakterit horizontal, ka deklaruar meteorologu Dave Hennen./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono