tepelene

arme-sekuestro.jpg
nev ila13:00 | 15/01/2020

Një 40- vjeçar është arrestuar në Memaliaj pasi është kapur me armë dhe drogë. D.K, i janë gjetur gjatë operacionit policor ‘Vjosa’, një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe municion luftarak në banesën e tij. Po ashtu u gjet një sasie kanabisi prej 1.5 kg në automjetin e tij.

Informacionet Policia për 40- vjeçarin i kishte marrë në rrugë operative nga qytetarët.

Njoftimi i policisë:

“Tepelenë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vjosa”.

Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin “Vjosa”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive””./abcnews.al

 

Policia-Kruje_1-626x450.jpg
R D10:34 | 10/01/2020

Një person është gjetur pajetë, i ngrirë në lumin e fshatit Maricaj, njësia Administrative Luftinjë, Bashkia Tepelenë. Ngjarja është konstatuar nga një bari i cili ka njoftuar policinë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se 50-vjeçari është mbytur aksidentalisht, dhe nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Gazetari i abcnews.al në Gjirokastër, Orgest Sako raporton se trupi është gjetur i ngrirë buzë lumit.

“Personi që që u gjet pajetë është nga Fieri i moshës mbi 50 vjeç. Sipas grupit hetimor i cili po punon për identifikimin bëhet e ditur se trupi u gjet në breg të lumit dhe deri tani nuk janë konstatuar shenja dhune. Viktima dyshohet se është endacak dhe shpesh qarkullonte në drejtim të Greqisë”, raporton Sako.

Familjarët e tij janë thirrur për ta identifikuar. Sakaq mësohet se viktima kishte tre muaj që kishte humb kontaktet me familjen. Ai ishte i divorcuar dhe kishte bërë disa muaj burg./abcnews.al

poli.jpg
in a08:35 | 07/01/2020

Një i ri nga Tepelena sulmon të atin e tij me thikën e bukës. Ngjarja ka ndodhur në një familje në Tepelenë, në lagjen “Demokracia”, ku Klaudio Baca në konflikt e sipër, pas një përplasje verbale me të atin, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka sulmuar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i ati i tij Luan Baca ka ngelur i plagosur në pjesën e dorës së majtë.

Menjëherë forcat e policisë së Tepelenës kanë shkuar në vendngjarje duke e izoluar dhe më pas arrestuar agresorin./abcnews.al

foto-5.jpg
in a08:10 | 26/12/2019

Një autobus i linjës Tiranë – Athinë ka dalë nga rruga gjatë natës në aksin rrugor Memaliaj–Tepelenë, në vendin e quajtur ura e Bënçes.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur pasoja tragjike. Autobusi  me targa greke nuk ka pasur pasagjerë, pasi po udhetonte bosh drejt Athinës.

Të vetmit që janë lënduar kanë qenë dy shoferet e autobusit, por fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

aksidenti-tepelene.jpeg
nev ila22:41 | 24/12/2019

Një aksident ka ndodhur minutat e fundit në fshatin Krahës të Tepelenës ku janë përfshirë dy kamionë.

Nga të dhënat paraprake raportohet se drejtuesi i kamionit Eugen Hidri, që është përfshirë në aksident ndodhet në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i kamionit është transportuar ne spitalin rajonal në  Gjirokastër.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti./abcnews.al

atenttati-2-vellezerit-tepelene-1280x800.jpg
nev ila16:35 | 05/12/2019

Policia po vijon hetimet për vrasjen e 47-vjeçarit Artur Bresha mbrëmjen e së mërkurës në Tepelenë, ndërsa nuk është gjetur ende autori. Deri tani janë sekuestruar vetëm pamjet filmike nga kamerat e sigurisë pranë kantierit ku u krye edhe vrasja.

Dyshohet se shkak për vrasjen e 47-vjeçarit të kenë qenë borxhet që viktima ka pasur, ndërsa vëllai i tij që mbeti i plagosur ka qenë i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Viktima Artur Bresha ka qënë i vetëm në kantier dhe momentin e ngjarjes mësohet se nuk ka patur asnjë dëshmimtar.  Ndërsa i vëllai që u plagos me tre plumba tek marketi i familjes, Artan Bresha ka patur një histori të mëparëshme të lidhur me tregëtimin e lëndëve narkotike.

Burime të ABC News tregojnë se viktima 47 vjeç ka patur shumë borxhe dhe kjo është një nga pistat që policia po punon për të zbardhur shkakun dhe autorët e vrasjes. Po nuk ka lënë pas dore dhe pistë që lidhet me të kaluarën e të plagosurit. Grupi i hetimit ka shkuar sërish në kantier dhe po mbledh cdo provë të mundëshme.

Deri më tani nuk është shoqëruar askush për ngjarjen e rëndë, por janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Vetëm makina që autoria ja mori viktimës u gjet në mesditë në afërsi të fshatit Bënçë dhe u vu re se kishin tentuar ta hidhnin në lumë./abcnews.al

 

vendngjarja-tepelene.jpg
nev ila14:33 | 05/12/2019

Gjendet makina që ka përdorur autori mbrëmjen e djeshme, makina është gjetur në afërsi të fshatit Bënç, me sa duket autori ka tentuar për ta hedhur në lumë. Fshati Bënç, është shumë pranë qytetit të  Tepelenës dhe vendit të ngjarjes ku ndodhi krimi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në një atentat, në qytetin e Tepelenës, mbeti i vdekur 47 vjeçari, Artur Bresha dhe u plagos i vëllai Artan Bresha.

Polica ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e këtij krimi ndërsa bëjnë me dije se po punojnë për zbulimin e kësaj ngjarje./abcnews.al

artur-bresha-1-1280x800.jpg
ger ta09:02 | 05/12/2019

Zbardhen të tjera detaje nga atentati ndaj dy vëllezërve mbrëmjen e djeshme në Tepelenë, ku humbi jetën njëri prej tyre, Artur Bresha.

Abcnews.al mëson se deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar në polici. Burimë bëjnë me dije se objektivi i atentatit ka qenë viktima, pasi dyshohet se ka pasur shumë borxhe.

Ndërkaq, i plagosuri Artan Bresha ka marrë tre plumba por është jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet janë për një person si autor të ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Po ashtu ende nuk është gjetur makina që është përdorur në atentat.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Artur Bresha, 47 vjeç është qëlluar për vdekje teksa ishte në punë, si roje në kantierin e Bypass-it të Tepelenës. Pas ekzekutimit, autorët e dyshuar i kanë marrë makinën viktimës dhe janë drejtuar për në shtëpinë e vëllait të tij Artan Bresha.

Ata e kanë pikasur 43-vjeçarin rrugës për në shtëpi dhe e kanë plagosur./abcnews.al

atenttati-2-vellezerit-tepelene-1280x800.jpg
nev ila22:51 | 04/12/2019

Dy vëllezër kanë rënë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Artur Bresha 47 vjeç është ekzekutuar gjatë kohës që ishte në punë, ndërsa më pas autorët kanë plagosur vëllanë e tij Artanin, pranë banesës.

Nuk dihen motivet dhe as autorët e kësaj ngjarjeje, ndërsa mësohet se i plagosuri është person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Një atentat me armë zjarri në Tepelenë, i ka marrë jetën një 47-vjeçari ndërsa është plagosur vëllai i tij 43 vjeç. ABC News mëson se Artur Bresha është qëlluar për vdekje teksa ishte në punë, si roje në kantierin e Bypass-it të Tepelenës. Pas ekzekutimit, autorët e dyshuar mësohet se i kanë marrë makinën viktimës dhe janë drejtuar për në shtëpinë e vëllait të tij Artan Bresha.

Ata e kanë pikasur 43-vjeçarin rrugës për në shtëpi dhe e kanë plagosur. Sipas policisë, i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës  dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në akset rrugore nacionale  dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Artan Bresha nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai është arrestuar 8 vite më parë me 1 ton marijuanë, që do ta dërgonte jashtë vendit.

Në njoftimin e atëhershëm të policisë thuhej se droga do të dërgohej drejt Greqisë, ndërsa pas ndalimit të Breshës për këtë ngjarje u shpallën në kërkim tre persona të tjerë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono