teori

rama.jpg
G. P.23:20 | 11/01/2019

Meta ka ndërmarrë një inkursion anti-kushtetutes dhe po përdor rastin e Gent Cakajt kundër Presidentit të Kosovës e kryeministrit të Shqipërisë duke ngritur një teori konspiracioni anti-shqiptare. Kështu deklaroi mes të tjerave kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan. Referuar çështjes së certifikatës së sigurisë së Cakajt, Rama tha se atij nuk i ishte dashur asnjëherë më parë një e tillë, e ndaj i mungonte. Vetë Meta, solli në vëmendje Rama është pajisur brenda disa orësh me certifikatën e sigurisë.

Edi Rama: Në vitin 2016, Ilir Meta si kryetar i Kuvendit ka marrë certifikatën e sigurisë brenda më pak se  brenda disa orësh, sepse ishte në një aktivitet ku duhet të shkonte dhe duhet të ishte i pajisur me certifikatë sigurie. Duhet të jemi të qartë se çfarë është certifikata e siugurisë. Certifikata e sigurisë është një dokument që i jepet një individi që duhet të vihet në posedim të një dokumentacioni të klasifikuar dhe për sa kohë individi nuk është në posedim të një dokumentacioni të klasiffikuar nuk ka nevojë të ketë certifikatë sigurie. Që do të thotë që Ilir Meta ka futur një praktikë të panjohur më parë në historinë e presidencës dhe që është në shkelje të plotë të ligjit, të Kushtetës dhe të etikës së Presidentit të Republikës në kornizën tonë kushtetuese. Në këtë moment Ilir Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, kështu e konsideroj unë. Në një krim ndaj diturisë, në një krim ndaj pastërtisë, në një krim ndaj një djali i cili mund të meritojë patjetër gjykime pozitive apo negative të opinionit publik, por nuk mundet dot të meritojë njëllosjen e qëllimshme, por jo vetëm që tentojnë të bëjnë duke e përdorur si mish për top kundër Presidentit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë, duke ngritur një teori të tërë konspiracioni, qesharake, vulgare dhe anti-shqiptare.

Arian Çani: Pse nuk e shkarkon Ilir Metën?

Edi Rama: Shkarkimi i Presidentit kërkon 2/3 e parlamentit dhe kjo është logjika që përdor Meta në këtë fazë. Mua nuk më shkarkojnë po dhe unë bëj ç’të dua. Unë nuk jam fare i shqetësuar për veten time, as për ecurinë qeverisëse. Unë jam i shqetësuar për faktin se Presidenti i Republikës ka përdorur në mënyrë abuzive zyrën e tij për të goditur qeverinë, por më shumë se kaq. Për t’i hedhur benzinë një zjarri që po tentohet të ndizet në Shqipëri dhe në Kosovë. Unë u them të gjithë shqiptarëve që kush iu flet për konspiracion të madh, kush iu flet për skema tradhëtie kombëtare është ai dhe janë ata që duan t’iu mbajnë në bërllokun kur thonë kosovarët nga ku unë dua t’ju nxjerr./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono