tentoi

policia-tirane-933x445.jpg
G. P.08:17 | 02/07/2019

Policia e Krujës ka arritur të kapë një 43-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej 21 Qershorit. Sipas njoftimit të uniformave blu, kapja e G.Gj. u bë pasi për motive të dobëta tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e goditur disa herë me thikë.

“Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 79/c-22 dhe 279 të Kodit Penal”, përfundon njoftimi i policisë./abcnews.al

pistoleta-1280x712.jpg
Sej rie16:00 | 10/06/2019

Dërgohet për gjykim dosja për 21-vjeçarin suedez Sebastian Vall. I cili rreth një vit më parë tentoi që të kalonte në pikën kufitare të Muriqanit 19 minipistoleta, të fshehura në çantë. Gjatë seancës paraprake në Gjykatën Penale të Tiranës, Vall ka shpjeguar se armët i kishte blerë në Kosove dhe se do i dërgonte në Gjermani, por nuk ka pasur asnjë dokument për ta vërtetuar.  21-vjeçari nuk ka treguar as se nga kush i kishte blerë armët dhe as emrin e porositësit. Në këtë seancë ai kërkoi që të gjykohet më gjykim të shkurtuar./ABC News Albania 24/7

plagos-1280x714.jpg
Sej rie14:20 | 28/05/2019

Një konflikt mes dy policëve, aktualisht studente në Akademinë e Sigurisë, përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre. Dy të rinjtë kishin nisur konfliktin për një ofendim. Autori i plagosjes u dorëzua në polici disa orë pas krimit.

Polici Ndue Ndoj po pinte kafe i vetëm te ky lokal fare pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk të Tiranës.

Tre kolegë të tij, efektivë të patrullës së përgjigjithme të Policisë me gradën nëninspektor shkojnë në lokal dhe tentojnë ta marrin në makinë për të sqaruar një ofendim që Ndoj i kishte bërë disa ditë më parë njërit prej tyre.

Por Ndoj, sipas burimeve nga grupi hetimor, i ka marrë armën një kolegu në lokal dhe qëlloi në bark 27 vjeçarin Ervis Murati, me origjinë nga Kukësi.

Pas këtij momenti, 25 vjeçari Ndue Ndoi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa kolegu i tij i plagosur u dërgua në spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Tre orë pas plagosjes, Ndue Ndoj, u dorëzua në polici për të sqaruar pozicionin e tij në ngjarje. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë, si brenda ashtu edhe jashtë ambientit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Të katërt efekivët e përfshirë në konflikt janë studentë në vitin e parë të Akademisë së Sigurisë, ndërsa kursin bazë të policisë e kishin mbaruar në vitin 2015.

Gazetar: Andi Qosja/ABC News Albania 24/7

fier-1-1280x705.jpg
Sej rie10:00 | 16/05/2019

Për katër orë policia e Patosit bindi një 35-vjeçar që të mos vetëvritej. Ai u gjet nga të afërmit e tij në shtëpi në gjendje të rëndë shëndetësore. Mbante një thikë në dorë dhe ishte mbuluar me gjak. Familjarët i thanë policisë se 35-vjeçari kishte prerë damarët e dorës dhe të qafës dhe kërcënonte se do vetëvritej. Policia e dorëzoi të riu në spital ku dhe po merr shërbimin mjekësore. Burime të besueshme i thanë ABC News se 35-vjeçari ka qenë nën ndikimin e narkotikëve./ABC News Albania 24/7

Durres-1-1280x701.jpg
Sej rie16:00 | 17/04/2019

Një shtetas kanadez ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë të mitur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e drekës në zonën e plazhit.

Mësohet se shtetasi kanadez e ka tërhequr te miturën me force dhe ka tentuar ta fuste në një apartament, por vajza ka kërkuar ndihmë.

Në këtë moment banorët, dëshmitarë në vendngjarje, kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit kanadez./abcnews.al

77-1280x698.jpg
ent ela19:31 | 06/02/2019

Vihet në pranga një 69-vjeçar në Korçë i cili në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë një efektiv policie. Më herët i moshuari kishte ngacmuar seksualisht fqinjën e tij dhe në momentin kur policia ka ndërhyrë 69-vjeçari u drejtoi armën për t’i qëlluar por nuk u realizua qitja.

69-vjeçari që tentoi të vrasë punonjësit e policisë  në Korçë, i cili ishte në konflikt prej tre muajsh me një 30-vjeçare të cilën e kishte fqinje. I moshuari Gani Xhambazi, sipas pohimit për mediat të gruas, e ngacmonte seksualisht dhe kryente vepra të turpshme ndaj saj. Mbrëmjen e së martës, ai në gjendje të dehur, ka marrë armën dhe i është futur në shtëpi gruas, të cilën ka tentuar ta vrasë.

Fqinjët ndërhynë duke njoftuar policinë. Sapo arriti policia 69-vjeçari u mbyll në banesë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Kur efektivet hapën derën dhe hynë brenda, i moshuari ju ka drejtuar armën për t’i qëlluar, e cila në çastin e fundit u bllokua dhe nuk bëri qitje.

Ai u arrestua dhe ndaj tij rendon akuza e “Vrasjes se punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.  Xhambazi njihej si person i alkolizuar dhe problematik. 69 -vjeçari ishte arrestuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono