Tentohet

izet-haxhia-1.jpg
nev ila11:51 | 11/10/2019

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, ditën e sotme ka deklaruar se është tentuar eleminimi fizik i klientit të tij.

Në këto kushte, sipas Beqirit, ai e ka këshilluar Haxhinë, që të ndërpresë menjëherë deklarimet e tij përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, derisa të merret në mbrojtje jeta e tij dhe e famijes, nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Deklarata e Avokatit Idajet Beqiri:

“Izet Haxhia ndërpret menjëherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jeta e tij dhe ë njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij .
Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qëndrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital.

Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij. Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.
Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij”, shkruan Beqiri në deklaraten e tij./abcnews.al

SERIA-A-INTERI-FITON-1-1280x720.jpg
ad min23:59 | 06/06/2019

Skuadra e Interit ka mbyllur marrëveshjen me mesfushorin Nikola Barela dhe sulmuesin Edin Xheko. Objektiv i zikaltërve është edhe lojtari i Manchester United, Lukaku.

Në shtëpinë zikaltër janë optimist se do të ndërtojnë një skuadër të denjë për të rivalizuar me Juventusin në edicionin e ardhshëm. Inter ka mbyllur marrëveshjen me dy lojtarë të cilët aktivizohen në Serie A. I pari është mesfushori Nicola Barella, i cili ka qenë nën vëzhgimin e skuadrës së Juventusit. Inter ka arritur akordin me skuadrën e Kaljarit për shifrën e 45 mln eurove nga të cilat 30 do të paguhen me këste ndërkohe në diferencën do të përfshihet dy lojtarë të akademisë së klubit zikaltër. Futbollisti pritet të nënshkruajë një kontrate 4 vjeçare me një pagë prej 2.5 mln euro në sezon.

Mësohet se Inter ka gjetur akordin edhe me sulmuesin e Romës Edin Dzeko. Shtatlarti boshnjak duket se e ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën e Romës ku ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira për disa sezone me radhë.

Ëndrra e madhe e trajnerit të Interit Antonio Konte është sulmuesi i Manchetse United, Romelu Lukaku. Shtatlarti belg nuk është titullar tek skuadra e trajnerit Solskjaer por skuadra angleze kërkon jo me pak se 70 mln euro. Një shifër e vështirë për t’u paguar nga skuadra italiane. Zikaltërit kanë ofruar në shkëmbim Mauro Ikardin, por kjo strategji është refuzuar nga drejtuesit e skuadrës së Manchester United./ABC News Albania 24/7

lideret-Be.jpg
nev ila19:05 | 28/05/2019

Udhëheqësit e 28 vendeve të BE, përfshi kryeministren britanike në largim Tereza Mey kanë mbërritur në Bruksel për një darkë informale pune. Anëtarët e Këshillit Evropian do diskutojnë për pasardhësin e presidentit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe postet e tjera kyçe, përfshi edhe kreun e Bankës Qendrore Evropiane, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve te 23-26 Majit në 28 vendet e BE.

Negociata të vështira, interesa kombëtare, linja partiake e çështje gjinore do vazhdojnë të zhvillohen deri në samitin kyç të Këshillit Evropian që do mbahet me 20 e 21 qershor. Një pengesë mund të vijë nga brenda parlamentit evropian, pasi liderët e BE duan që kryetarët e shteteve të tërhiqen nga refuzimi për të zëvendësuar Junkerin me një ligjvënës nga radhët e tyre.

Po tentohen të krijohen aleancat e para, ndërsa ndryshe nga e kaluara këtë herë partitë e qendrës së djathtë e të majtë, dy grupimet tradicionalisht më të mëdha në parlamentin evropian po përballen me diferenca nga aktorë të tjerë të votuar e darka e mbrëmjes së sotme është një tentativë e parë për kompromis./ABC News Albania 24/7

gjyqtari-1280x707.jpg
ent ela14:18 | 02/02/2019

Tre autorë të maskuar dhe me leva tentuan të grabisin shtëpinë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Gjirokastër Tomor Skreli. Ngarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar.

Policia arriti të ndërhyjë në kohë duke arrestuar në flagrancë tre autorët që tentuan të vidhnin banesën. Të ndaluarit janë Laurenc Driza, Arber Korbeci dhe Ilirjan Skënderi. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe levat dhe kaçavidat që do perdornin autorët për të hyrë në shtëpinë e gjyqtarit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono