Tensione

salvini-1-1280x820.jpg
G. P.11:59 | 19/08/2019

Përshkallëzohen tensionet politike në Itali ku Lëvizja 5 Yjet deklaron se Salvini tashmë nuk është më i besueshëm. Ndërsa lideri i Legës, reagoi duke thënë se është gati për protesta

Me anë të një deklarate për media Lëvizja me Pesë yje ka bërë të ditur se të gjithë janë të mendimit se ministri i Jashtëm italian dhe lideri i Legës, Mateo Salvini nuk është më i besueshëm. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i zv/kryeministrit i cili akuzon Lëvizjen 5 Yjet se është e gatshme të bëjë koalicion me Partinë Demokratike, duke thënë se ata që janë në koalicionin aktual qeverisës në fakt janë renzianë dhe nuk i përkasin Lëvizjes 5 Yjet.

Kjo e fundit akuzon Salvinin se ka vendosur të rrëzojë qeverinë në 8 Gusht dhe se ka propozuar kushte të papranueshme, sipas Lëvizjes 5 Yjet grupi parlamentar i Legës ka bërë një punë të mirë në 14 muaj qeverisje dhe nuk e meriton sjelljen e Salvinit. Më tej në deklaratën për shtyp theksohet se kjo lëvizje do të mbështesë kryeministrin Konte në parlament kur në 20 Gusht pritet votimi për mocionin e votëbesimit.

Salvini nga ana e tij është shprehur i gatshëm se nëse do të duhen protesta për të mbrojtur Italinë, lirinë dhe demokracinë, Lega do të jetë e para që do të zbresë në shesh

Legistët ndërkohë akuzojnë kolegët e tyre të Lëvizjes me pesë yje se kërkojnë reformat ë reja me aleatë të vjetër vetëm për të ruajtur postet e tyre. Lideri i Lëvizjes 5 Yjet Di Maio shprehet qartë se Salvini po shpik çdo gjë pasi vuan nga ndjenja e fajit e atij që ka tradhtuar dhe nuk e di si të dalë nga situata. Ai premtoi gjithashtu se asnjë anëtar i partisë së tij nuk do të ulet asnjëherë në tryezë me Mateo Renzin./ABC News Albania 24/7

Iran-1.jpg
G. P.17:31 | 28/07/2019

Irani e ka cilësuar si armiqësor dhe provokues propozimin evropian për të krijuar një flotilje që shoqëron çisternat e naftës në Gjirin e Hormuzit. Autoritetet iraniane shprehen se një masë e tillë do të shkallëzojë më tej situatën tashmë të tensionuar në Gjirin Persik. Situata është mjaft e ngarkuar, pasi Irani po mban një qëndrim gjithnjë e më agresiv në Gjirin e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm global i transportit detar. Pasi forca speciale iraniane këtë muaj morën nën kontroll një çisternë që lundronte nën flamurin britanik, Londra reagoi duke bërë thirrje për bashkëpunim mes evropianëve për të mbrojtur mjetet e lundrimit. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë propozuar masa të ngjashme gjatë javëve të fundit. Qëndrimet armiqësore të autoriteteve në Teheran kanë nxitur reagime edhe të komuniteteve emigrante iraniane. Dje një grup aktivistësh ishin mbledhur në Londër me thirrjet për masa më të forta ndëshkuese ndaj Teheranit:

Një grup iranianësh që jetojnë në Britani u tubuan në qendër të Londrës të shtunën me thirrjet për sanksione më të rrepta ndaj Iranit. Dowlat Nowrouzi është përfaqësuese e Këshillit Kombëtar të Rezistencës Iraniane.

“Një ndarje reale e fesë nga shteti, një republikë reale demokratike që respekton të drejtat e barabarta të grave, gjinitë, dhe të drejtat fetare dhe etnike të pakicave në të gjithë vendin. Duam të shohim dhënien fund të terrorizmit, të armëve bërthamore, nga regjimi më brutal dhe shtypës e veçanërisht nga roja revolucionare e atij vendi.”

Përmes një deklerate grupi iranian i kërkoi qeverisë britanike që të cilësojnë Rojën Revolucionare Iraniane, Ministrinë Iraniane të Zbulimit dhe udhëheqësin suprem Ali Khamenei si subjekte terroriste. Matthew Offord është ligjvënës konservator britanik.

“Po mbështes jo vetëm votuesit e mi por po shfrytëzoj këtë mundësi për të dërguar një mesazh për kryeministrin tonë të ri se, ajo që po ndodh në Iran dhe sjellja e regjimit të atij vendi nuk është në interes të Mbretërisë së Bashkuar, nuk është në interes të popullit iranian dhe nuk është në interes të rendit botëror. Besoj se tani është koha për të vepruar.”

Tensionet janë shtuar ndërsa Irani është bërë gjithnjë e më agresiv në Ngushticën e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm për transportin globaldetar që kalon pranë ujërave territoriale të Iranit.

Në fillim të muajit njësi të Rojës Revolucionare Iraniane përdorën helikopterë dhe anije të vogla për të marrë nën kontroll një anije çisternë që lundronte nën flamurin britanik në Ngushticën e Hormuzit./VOA

190618073225-soldados-estadounidenses-full-169.jpg
nev ila11:40 | 20/07/2019

 

Në një bisedë telefinike me presidentin francez Emanuel Makron, kreu i shtëpisë së Bardhë Donald Trump paralajmëroi Iranin që të mos bënte asnjë gabim pasi do e paguante shumë shtrenjtë. Deklarata vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në Gjirin Persik.

Përshkallëzohen tensioned në Gjirin Persik pas sekuestrimit të një naftëmbajtëse britanike në ngushticën e Hormuz. Arabia Saudite deklaron ndërkohë se do të presë në territorin e saj ushtarë amerikanë. Një burim zyrtar i ministrisë saudite të mbrojtjes konfirmpi se Mbreti Salman pranoi të mirëpresë forcat amerikane për të mbrojtur sigurinë dhe qëndrueshmërinë në rajon. Bëhet fjalë për rreth 500 ushtarë amerikanë.

Tensionet u rritën sërish në Gjirin Persik pas vendimit të Rojeve të Revolucionit Iranian për të sekuestruar naftëmbajtësen britanike me 23 personanë bord në ngushticën e Hormuz.

Naftëmbajtësja sipas pasdaranëve, nuk kishte respektuar kodin ndërkombëtar dhe sekuestrimi u bë pas kërkesës së autoriteteve të portit dhe marinës në provincën e Hormozgan. Sipas tyre naftëmbajtësja kishte fikur lokalizuesin dhe kishte lundruar duke kaluar nga dalja dhe jo hyrja e ngushticës duke injoruar paralajmërimet.

Mbrëmjen e së premtes u përhap lajmi për një sekuestrim të dytë, kësaj here  të një naftëmbajtëse liberiane e cila do të shkarkonte naftë në Arabi Saudite. Por sipas mediave iraniane anija pas një kontrolli rifilloi lundrimin duke u larguar nga brigjet iraniane.

Asnjë qytetar britanik nuk rezultoi të ishte në bordin e dy naftëmbajtësve sipas ministrit të jashtëm britanik Xheremi Hant. Ekuipazhet përfshinin persona të kombësive të ndryshme, por asnjë prej tyre nuk është britanik.

Presidenti amerikan Donald Tramp foli për Iranin në një bisedë telefonike me homologun francez Emanuel Makron dhe paralajmëroi Teheranin që të mos bënte asnjë gabim, përndryshe do të paguante një cmim të lartë si askush tjetër më parë.

Kreu i shtëpisë së bardhë shpjegoi më pas se amrikanët kanë shumë anije, anije lufte, por jo shumë naftëmbajtëse në ngushticën e Hormuz dhe në rajonin e Gjirit. Presidenti amerikan autorizoi senatorin republican të Kentakir Rand Paul që të niste negociatat me Iranin.

Më pas ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të flasin me Londrën duke denoncuar përshkallëzimin e dhunës nga ana e Iranit./ABC News Albania 24/7

pogba-1280x715.jpg
nev ila15:40 | 09/07/2019

Tension i lartë tek Mançester United. Pol Pogba, ylli që dëshiron të largohet, pati acarim me një shok skuadre

Nuk ka më mirë se një ecje në këmbë.

Ky ishte mesazhi që Mançester United dha me videon e postuar zyrtarisht në Twitter, ditën e mbërritjes së skuadrës në Australi, veçse gjatë çapitjes ndodhi diçka e pakëndshme.

Ishte një moment i shkurtër, por gjithsesi domethënës, që nuk shpëtoi pa rënë në sy të mediave.

Pol Pogba e Xhesi Lingard patën një debat, dhe u desh ndërhyrja e mbrojtësit Viktor Lindelof, që të shmangej ndonjë gjë më e keqe.

Pamjet filmike dhe fotot bënë xhiron e botës dhe konfirmuan faktin se Pogba nuk është i lumtur tek United.

Ai iu përgjigj thirrjes së klubit, dhe u bashkua me skuadrën në udhëtimin për në Australi, në një turne të fazës përgatitore të verës, por kjo nuk do të thotë se po e bën me dëshirë.

Kritikat kanë qenë të ashpra për mesfushorin që pati konflikte me ish-trajnerin Zhoze Murinjo, dhe që dëshiron të shkojë tek Reali i Madridit, ose tek Juventusi.

Në mbrojtje të tij doli, siç edhe pritej, agjenti personal, Mino Raiola.

“Është turp që Poli po kritikohet nga disa njerëz që nuk e dinë sesi është realiteti, – u shpreh superagjenti, – Pogba nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai e ka respektuar gjithnjë klubin, ka qenë gjithnjë profesionist në çdo gjë. Klubi e di prej kohësh se çfarë mendon futbollisti, dhe më vjen keq që Mançester United nuk mban qëndrim për ta mbrojtur. Shpresoj që shpejt të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për të gjitha palët”.

Mançester United ka kërkuar deri në 170 milionë euro për kartonin e kampionit të botës nga Franca, një shifër tepër e lartë, që po pengon bisedimet me Realin ose Juventusin./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

tension.jpg
G. P.15:30 | 09/07/2019

Mediat serbe raportojnë për debatin mes kryeministres serbe Brnabiç dhe presidentit të Shqipërisë Iliri Meta, të dy të pranishëm në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Sarajevë.

B92 shkruan se përplasja ka ndodhur pas kërkesës së presidentit Meta që Bosnje e Hercegovinë të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran. Brnabiç reagoi duke thënë se aty nuk kishte vend për provokime.

Sipas presidentit Meta përfaqësuesit e Kosovës ishin të detyruar për të mos marrë pjesë në këtë samit. Kryeministrja serbe u shpreh se përveç Bosnje e Hercegovinës, dhe Rumania, Greqia dhe Moldavia nuk e njohin Kosovën, dhe në mënyrë që samiti të vijonte punimet të gjithë duhet të respektonin marrëdhëniet diplomatike.

Ajo shtoi se nuk mund të sigurohet qëndrueshmëria rajonale dhe bashkëpunimi pa një respekt reciprok dhe duke provokuar si Presidenti i Shqipërisë Meta. Ajo u shpreh e keqardhur për mospraninë e përfaqësuesve të Prishtinës në samit, por sipas Brnabiç kjo tregon mungesën e perspektivës së Prishtinës për bashkëpunim rajonal./ABC News Albania 24/7

8256-1280x768.jpg
Sej rie23:45 | 03/07/2019

Protestat që kanë përfshirë prej disa javësh Hong Kongun kanë përplasur Londrën me Pekinin. Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar nga pala kineze respektimin e autonomisë dhe të drejtave të ish-kolonisë së saj; ndërsa Kina ka deklaruar se kushdo që shkel ligjin duhet të trajtohet si kriminel.

Kina dhe Britania e Madhe janë përfshirë në një debat të ashpër lidhur me protestat që prej disa javësh zhvillohen në Hong Kong. Ka qenë një deklaratë e ministrit të Jashtëm britanik, Xheremi Hant, që shprehte mbështetjen për protestuesit e rajonit autonom të Kinës, që ka trazuar ujërat mes dy vendeve.

Pekini zyrtar i ka bërë thirrje Londrës që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kinës. Edhe ambasadori kinez në Mbretërinë e Bashkuar deklaroi se marrëdhëniet janë dëmtuar nga deklarata e ministrit Hant dhe ato të zyrtarëve të tjerë që mbështesin protestuesit.

Ai tha se personat që kanë zaptuar ilegalisht Parlamentin e Hong Kongut duhet të dënohen si shkelës të ligjit. Më pas, diplomati u thirr për sqarime në Ministrinë e Jashtme britanike lidhur me këtë deklaratë. Një zëdhënës i dikasterit bërë të ditur se diplomatit kinez iu komunikua se deklarata e tij ishte e papranueshme.

“Ne vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë qeverisë kineze, në mënyrë publike dhe private, se të drejtat e banorëve të Hong Kongut duhet të respektohen tërësisht”, thuhet në një deklaratë të Forein Ofis. Më herët kryeministrja Theresa Mej deklaroi se e kishte ngritur çështjen e ish-kolonisë britanike në takimet me liderët kinezë në takimet e G20-s. “Është jetike që shkalla e lartë e autonomisë së Hong Kongut dhe të drejtat dhe liritë e qytetarëve të tij të respektohen maksimalisht”, tha Mej.

Banorët e rajonit autonom protestojnë prej javësh kundër ligjit të ekstradimit, që do të mundësojë dërgimin në Kinë të të kërkuarve dhe disidentëve, por që sipas tyre rrit vartësinë nga Kina mëmë.

ligji.jpg
G. P.16:53 | 25/06/2019

Përshkallëzohen tensionet mes Serbisë dhe Malit të Zi, pasi ky i fundit miratoi ligjin për fenë. Ligji kundërshton kishën ortodokse serbe e cila përfaqëson shumicën e besimtarëve në këtë vend.

Tensionet në mes të Podgoricës dhe Beogradit u ngritën pasi Mali i Zi miratoi ligjin për religjonet, i cili konteston kishës ortodokse serbe, e cila kryesisht ka shumicën e përfaqësimit religjioz në këtë shtet.

Por, ky nuk është fillimi i tensioneve në mes të dyja vendeve. Arrestime, ndalime në kufi, brohoritje në ndeshje futbolli, dëbim e konsultime ambasadorësh, e deri tek fyerjet kanë qenë të pranishme që prej shpalljes së pavarësisë në Podgoricë. Në Serbi jetojnë shumë me prejardhje nga ky vend, diku rreth 200 mijë. Një pjesë deklarohen si serb dhe një pjesë si malazez.

Një nga lagjet e kryeqytetit të Serbisë. Në Beograd është legjendë urbane që malazezëve u pëlqen të jetojnë këtu. Besohet se rreth gati 200 mijë malazez jetojnë në tërë Serbinë. Në rrugën që mban emrin e mbretëreshës Zorka, të bijës së mbretit Nikolla të Malit të Zi.

Strahinja Brajuskoviç, është i lindur në Nikshiç. Nga Podgorica 30 vjet më parë ka arritur këtu si student i ri. Ka punuar për qeverinë e përbashkët dhe ka luftuar kundër regjimit të dikurshëm në protesta. Thotë se e ka të rënd ti ndjek marrëdhëniet. Serbë e malazezë janë si vëllezër.

Strahinja Brajuskoviç, ekspert për integrime evropiane: Sigurisht që nuk do t’ia mohoja të drejtën askujt të jetë një gjë apo një gjë tjetër. Në njezët e më shumë vite këtu në Serbi, por edhe Mal të Zi e tërë Ballkanin kanë ndodhur shumë ngjarje të shëmtuara dhe kjo ka prodhuar situata të pakëndshme dhe ka ndikuar marrëdhëniet. Është normale.

Por kodi i vëllazërisë në mes të dy shteteve nuk funksionon. Presidenti Millo Gjukanoviç, rrallë qëndron kështu si në Tiranë, pranë presidentit, Aleksandër Vuçiç. Marrëdhëniet ndërshtetërore janë acaruar. Gjukanoviç ka pritur e përcjellë burrështetas, por në kryeqytetin serb nuk ka qenë.

Ideja e tij për të forcuar kishën malazeze dhe për ta zvogëluar ndikimin e asaj serbe ka nxitur tensione. Kisha duhet ta dëshmoj pronën pasi Podgorica pretendon se manastiret i takojnë shtetit.  Këtu në një intervistë Gjukanoviç përsërit qëndrimin e tij.

Millo Gjukanoviç, president i Malit të Zi: Kisha Ortodokse serbe sot ruan infrastrukturën e Serbisë së madhe me rrjetin e saj dhe në këtë formë përkufizon atë që është mision i saj.

Nga Serbia shpesh është kontestuar shtetësia e malazezëve. Deklarimet e fundit bën që Podgorica të ftoj ambasadorin serb për konsultime si protestë. Serbët shkojnë në bregdet dhe kanë marrëdhënie familjare. Por çështja e kishës ka thelluar edhe më shumë hendekun e krijuar prej kohësh.

Incidente të vogla kanë ndodhur në vazhdimësi dhe nga të vetmit ambasadorë të dëbuar nga Serbia dikur ka qenë ai malazez. Podgorica ndaloi një numër serbësh, pavarësisht se disa të lindur në Mal të Zi, të futen më në këtë shtet të shpallur si të rrezikshëm.

Kjo është pritja për vëllezërit klubit e basketbollit Buducnost të Podgoricës në Beograd. Ata quhen në mënyrë pezhorative si shqiptar.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Ne do të reagojmë kur të ketë diçka më serioze dhe e vërtetë të reagojmë dhe jo për shkak të deklaratave politike pasi do të mund të bëjmë 15 nota proteste në ditë. Duhet të ulim tensionet pasi kështu ndihmojmë edhe serbët në Mal të Zi.

Në Beograd, Strahinja Brajuskoviç, thotë se mes njerëzish marrëdhëniet janë të mira edhe pse shpesh vëllezërit janë ndarë në dy kombe. Problemet politike thotë nuk lejojnë që ballkanasit të flasin për gjërat thelbësore për jetën e qytetarëve.

Strahinja Brajuskoviç: Duke zbatuar politikën e integrimit evropian në fakt politikanët janë duke bërë dezintegrimi si të Serbisë dhe Malit të Zi, kështu edhe në tërë rajonin. E dimë që politikat integruese nënkuptojnë krijimin e urave dhe lidhjeve, por ne dy dekadat e fundit këtë nuk e shohim.

Serbia dhe Mali i Zi u ndanë pas një referendumi në maj të vitit 2006. Qytetarët janë më të bashkuar se politika, e cila në shumicën e pikave ndanë ide të kundërta, përveç të ardhmes së përbashkët evropiane. Dora e pajtimit nuk duket e lehtë as në mesin e vëllezërve./ABC News Albania 24/7

kamerun.jpg
G. P.16:45 | 24/06/2019

Tension dhe polemika në ndeshjen e Botërorit të femrave Angli-Kamerun. Futbollistet afrikane akuzuan për racizëm dhe nuk deshën të vazhdonin lojën.

Luhet nga femrat, por entuziazmi i afrohet turneut të meshkujve. Tifozë të shumtë në rrugët e qyteteve franceze për Kupën e Botës të vajzave, e cila po i ngjan asaj tradicionales të burrave edhe për tensionet dhe polemikat.

Një kulm u arrit në duelin e të tetave të finaleve mes Anglisë e Kamerunit, fituar 3-0 nga skuadra europiane. Rezultati ishte i thellë dhe diferenca e qartë, por disa vendime të VAR-it nuk u pritën mirë nga vajzat kamerunase.

Sidomos, protesta ishte e ashpër në rastin e golit të dytë anglez, fillimisht të anuluar nga gjyqtarja kineze Çin Lan dhe pastaj të cilësuar si të rregullt nga teknologjia. Acarimi ishte aq i madh saqë afrikanet nuk deshën të vazhdonin lojën, duke rrezikuar të krijonin një skandal të madh.

U desh ndërhyrja e trajnerit Alain Djeumfa, që ato të ktheheshin në fushë. Po ashtu, kamerunaset u ankuan disa herë gjatë ndeshjes duke thënë se “kjo është një Kupë Bote e të bardhëve”.

Ndeshja ishte e ashpër, dhe anglezet u ankuan për disa ndërhyrje të ashpra të kundërshtareve, si dhe u treguan të pakënaqura me atë që e quajtën tolerim nga ana e gjyqtares kineze. Pas ndeshjes, edhe trajneri i Anglisë, Phil Neville, nuk mundi të mos protestonte.

“Nuk mu duk se po luhej një ndeshje futbolli, – tha Neville, – ndershmërisht, nuk ishte ndeshja e duhur për Kupën e Botës, përsa i përket sjelljes. Ishte diçka që u ndoq nga gjithë bota. As unë nuk u kënaqa, dhe as lojtaret e mia. Nëse futbollistet e mia do të ishin sjellë si kamerunaset, ato nuk do të kishin pasur më vend në kombëtare”.

Këto deklarata të tij u kritikuan edhe në Angli, pasi analistët u shprehën se Neville tregoi mungesën e tij të përvojës. Trajneri i Kamerunit, ndërkaq, akuzoi edhe ai duke deklaruar se gjyqtaret donin që të fitonte Anglia.

Një atmosferë aspak e mirë, ndonëse ndeshja në stadiumin e Valensienës u ndodh nga mbi 20 000 spektatorë, dhe pati një nivel shumë të mirë. Anglia fitoi me golat e shënuar nga Houghton, White e Greenwood, ndërsa në çerekfinale luan ndaj Norvegjisë, në 27 qershor./ABC News Albania 24/7

tensione-1-1280x720.jpg
G. P.16:40 | 22/06/2019

Përshkallëzohen tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, me Teheranin, i cili ka premtuar ferrin në tokë nëse Uashingtoni do të bëjë gabimin më të vogël.

Nga Teherani vjen një paralajmërim i rëndë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çdo gabim që do të bëhet nga armiqtë e Iranit – deklaroi zëdhënësi i forcave të armatosura në vend – në mënyrë të veçantë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre rajonalë, do të ishte njësoj si të niste një reaksion që do të digjte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, interesat e tyre dhe aleatët në zonë”.

Dhe zëdhënësi I ministrisë së jashtme iraniane ka bërë paralajmërimin e tij duke thënë se vendi do i përgjigjet çdo kërcënimi amerikan

Deklaratat e zyrtarëve iranianë vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump, u shpreh se kishte anuluar në momentin e fundit disa sulme ajrore ndaj tre pikave në Iran pas rrëzimit të një droni amerikan nga ana pala iraniane.

Pikërisht të dielën në Teheran do të qëndrojë zv/sekretari britanik për Lindjen e Mesme i cili do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë iraniane. Në qendër të bisedimeve do të jetë përshkallëzimi i tensioneve në rajon dhe e ardhmja e marrëveshjes për programin bërthamor./ABC News Albania 24/7

PERPLASJET-SHKODER-MBULIM-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.30-1280x720.jpg
Sej rie19:00 | 20/06/2019

Situata në Shkodër është shumë e tensionuar pasi ka pasur një përplasje mes protestueseve dhe FNSH-së.

Ka pasur përdorim të sprajit dhe gazit lotsjellës kudër qytetarëve për të krijuar një distancë mes protestueseve dhe forcave të policisë.

Rreth 50 metra ku do të mbahet mitingu i Ramës ka ndodhur përplasja.

Në ballë të protezës kanë qenë gratë e PD-së sepse djemtë dhe burrat janë përplasur me policinë. Voltana Ademi në një moment është parë që të çajë kordonin e policisë.

Nga përdorimi i gazit dhe sarajit një protestuese është ndjerë keq dhe shikohet t’i vijnë në ndihmë militantët që kanë dalë të protestë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono