tension

tension-haleee.jpg
G. P.09:20 | 18/09/2018

Ka nisur me tension një aksion i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtës së Territorit në Jalë për shembjen e disa ndertimeve. Bëhet fjalë për 7 objekte me funksion lokale dhe banesa.

Pronarët e tyre kane kundërshtuar aksionin duke u shprehur se nuk janë njoftuar paraprakisht për shembjen e objekteve. Ata pretendojnë që ndërtimet i kanë me leje, kurse nga IKMT thuhet se ato janë objekte pa leje.

Banorët ndërkohë kanë protestuar duke thënë se në dhomat e tyre ka ende pushues. Në vendngjarje ndodhen edhe forca të shumta policie./abcnews.al

greqi.jpg
G. P.12:15 | 11/07/2018

Greqia do të dëbojë dy diplomatë rusë dhe do të ndalojë hyrjen në dy të tjerëve në këtë vend. Gazeta greke Kathimerini raporton se shkak janë bërë përpjekjet e diplomatëve rusë për të minuar një marrëveshje që Greqia nënshkroi me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë muajin e kaluar, duke i dhënë fund një mosmarrëveshje të vjetër diplomatike mbi emrin e Maqedonisë.

Një zyrtar grek i Ministrisë së Jashtme nuk pranoi të bënte një koment për këtë lajm. Po ashtu edhe ambasada ruse në Athinë nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Ndërsa Ministria e Jashtme e Rusisë tha se do të kundërpërgjigjet ndaj dëbimit të dy diplomatëve rusë./abcnews.al

parliament.jpg
G. P.12:50 | 29/05/2018

Por ndërsa bëhet gati qeveria teknike, Di Maio dhe Salvini, nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord po organizojnë një protestë dy-ditore, ku kërkohet shkarkimi i Presidentit Matarella. Sipas  tyre, ai nuk lejoi krijimin e qeverisë së votuar nga populli.

Carlo Cottarelli, ekonomisti i mandatuar nga Presidenti italian Matarella për krijimin e qeverisë, premtoi të hënën se do të qëndronte në këtë post deri në miratimin e ligjit të buxhetit si dhe për organizimin e zgjedhjeve të reja në vend. Por pjesa më e madhe e partive në vend deklarojnë se nuk do të votojnë për këtë ekzekutiv.

Të parët që kanë reaguar ashpër ishin Luigi Di Maio e Matteo Salvini, të cilët paralajmëruan protesta masive për datën 2 dhe 3 Qershor kundër atyre që i cilësuan si pushtete të forta të Europës dhe bankave, dhe në mbështetje të së drejtës së popullit italian për të zgjedhur qeverinë e tyre.

E nëse Lega e Salvinit konfirmoi se do të jetë në sheshe të ndryshme të vendit në fundjavë. Lëvizja 5 Yjet do të përqendrohet në protestën kombëtare në Romë në datën 2 Qershor. Ndërsa Partia Demokratike deklaroi se do të jetë në 1 Qershor në një manifestim kombëtar në kryeqytet në mbështetje të presidencës dhe Kushtetutës.

Por gjithësesi Di Maio dhe Salvini, nuk janë  të një mendjeje për sa i përket zgjedhjeve të reja të menjëhershme. Lideri i Legës, nuk dëshiron të presë, ndërsa Di Maio mendon se periudha e duhur është ajo e Shtator – Tetorit. E ndërsa Di Maio këmbëngul se presidenti Matarella ka kundërshtuar dhe emra të tjerë përveç Savonës si ministër Ekonomie, nga presidenca vjen një përgënjeshtrim i shkurtër dhe i prerë. Por Lëvizja 5 Yjet dhe Lega nuk janë aspak dakord dhe përsa i përket shkarkimit të presidentit Matarella, pasi nëse DI Maio e kërkon menjëherë, Salvini dëshiron të ketë prova më të qartë për të kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit.

Një deklaratë që mbetet e vetmja pikë e përbashkët mes Legës dhe Forza Italia të Silvio berluskonit, marrëdhëniet mes  të cilëve janë gjithnjë e më të vështira. Ish-kryeministri italian Berluskoni premtoi se qendra e djathtë do të shkojë e basHkuar në zgjedhjet e reja.

Ish-lideri demokrat, Mateo Renzi, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, shprehet se zgjedhjet e reja do të jenë një mundësi për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, por dhe për shpëtimin e vendit, i cili mund të shpëtohet vetëm nga kjo forcë politike sipas tij.

putin-zgjedhjet.jpg
G. P.19:52 | 11/04/2018

Tensionimi i situatës në Siri, ku dy fuqitë e mëdha rrezikojnë përballjen, ka bërë që krerët e ushtrisë ruse të vendosin kontakte me kolegët amerikanë, për të shmangur përplasjen. Ndërkohë, presidenti Putin ka deklaruar se shpreson në mirëkuptimin mes palëve.

Moska zyrtare ka nisur kontaktet direkte me Shtabin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara në lidhje me situatën në Siri. Lajmin e ka bërë të ditur Vladimir Shamanov, shef i dhomës së ulët të parlamentit rus për agjencinë e lajmeve “Interfax”.

Ndërkohë, vetë presidenti Putin, në një ceremoni të mbajtur në Kremlin me ambasadorët, ka shprehur shpresën e tij që mes palëve të dominojë mirëkuptimi.

“Situata në botë nuk mund të mos ngjallë shqetësim. Ajo po bëhet gjithnjë e më kaotike, por Rusia shpreson se mirëkuptimi do të fitojë”, ka thënë Putin.

Ushtria ruse nga ana tjetër ka pohuar të drejtën e saj për të rrëzuar raketat që do të qëllohen drejt Sirisë dhe për të neutralizuar burimin e tyre, duke iu referuar kështu luftanijeve dhe avionëve luftarakë amerikanë. Ambasadori rus në Liban, Alexander Zasypkin ka nënvizuar se trupat ruse do të përballen me çdo agresion të Shteteve të Bashkuara ndaj Sirisë.

Ndërkohë, numri dy i shtabit të përgjithshëm rus, gjenerali Viktor Poznikher ka bërë me dije se nga nesër, në lokalitetin sirian të Dumës do të dërgohet policia ushtarake ruse, për të garantuar rendin dhe sigurinë./abcnews.al

milotiii.jpg
G. P.10:29 | 05/04/2018

Në Milot, aty ku Tirana lidhet me Lezhën dhe Shkodrën, protestuesit u irrituan nga thirrjet e policëve që kërkuan të lirohet rruga.

Deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia që kanë marrë përsipër të udhëheqin turmën e njerëzve thanë se rruga do të mbahet e bllokuar pavarësisht kërcënimeve të policisë për ndëshkime.

Megjithatë, policia vetëm sa bëri formalisht kërkesën për të liruar rrugën./abcnews.al

PROTESTA-E-KUKSIANEVE-1280x720.jpg
ent ela16:46 | 31/03/2018

Përplasje , gurë dhe zjarr përgjatë 4 orëve të protestës në rrugën e Kombit. Gjatë protestës u lënduan efektivë të policisë dhe protestues. Kuksianët paralajmerojnë një tjetër aksion nëse qeveria nuk heq dorë nga tarifimi i Rrugës së Kombit. 

Refuzimi i kërkesës së tyre nuk solli asgjë të mirë. Protesta e radhës në rrugën e Kombit ishte lajmëruar paqësore, por si duket organizatoret kishin një plan tjetër.

Për këtë ishte angazhuar edhe policia, e cila ishte vendosur në rrugë dhe e pozicionuar para kabinave. Të gjithë të pajisur me shkopinj gome dhe skafandra.

Që në nisje të marshimit kuksianët dhe jo vetëm qëlluan me gurë ndaj efektivëve.

Pas pak minutash përplasje u rikthye qetësia, por nuk zgjati shumë. Pranë tyre erdhën edhe shtetas nga Kosova, që i kishin mjetet pak km më larg të bllokuara.

Zemërimi i protestuesve ishte i madh. Ata bllokuan rrugën dhe thyen kordonin e policisë. Forcat e FNSH u dorëzuan dhe lanë banorët të vazhdonin aksionin e tyre. Më pas u afruan te kabinat. Thyen dhe dëmtuan gjithçka gjetën.

I gjithë sistemi i ngritur për tarifimin e rrugës së Kombit u shkatërrua. Banorët  i vunë flakën sporteleve dhe çdo gjë doli jashtë funksionit.

Në vendngjarje erdhi një zjarrfikëse, por policia e pengoi të shuante zjarrin. Kjo për të shmangur një përplasje tjetër me protestuesit. Nga përleshja e parë u lënduan disa efektivë dhe protestues.

Për ABC News protestuesit thanë se duan të hiqet tarifimi. “Mos të hahet shumë me populloin se populli ska ku shkon më keq”.“Ku të shkojmë ne në Beograd apo Athinë jo me kalue një tunel 5 km”

Ndjehen më të varfërit.“Kukës kaq i vafërt’i vënë edhe doganë, veç Edi Rama e ka bërë këtë”.

Aksioni i tyre nuk mbaron këtu. Ata paralajmërojnë që do rikthehen sërish në protestë nëse nuk hiqet dorë nga ky vendim.

“Ne do të vazhdojmë, nuk kemi ku shkojmë më, ka shku thika në kockë”. /abcnews.al

ballkan-1280x680.jpg
G. P.16:31 | 24/03/2018

19 vjet më parë në 24 Mars, NATO nisi bombardimet ajrore në Serbi për të ndaluar spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës me urdhër të ish-Presidentit serb Milosheviç. Por ende sot, situata në Ballkan mbetet e tensionuar dhe mes tre udhëkryeqve: Bashkimit Europian, NATO-s dhe Rusisë.

Zhurma e sirenave, në 24 Mars të 1999-s tregonte se avionët e NATO-s nisën të bombardonin Beogradin për t’i dhënë fund spastrimit etnik të urdhëruar nga Presidenti serb Milosheviç kundër popullsisë shqiptare të Kosovës. Sulmet ajrore zgjatën 78 ditë, dhe provokuan viktima e dëme të shumta materiale.

Po dhe sot e kësaj dite pas 19 vitesh Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën shtet, pavarësisht se ajo shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Ballkani Perëndimor, prej kohësh, gjendet në qendër të përplasjeve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Europës, ku secila palë akuzon tjetrën se po tërheq rajonin nga ana njërës në dëm të tjetrës.

Mali i Zi është pjesë integrale, por dhe shumë delikate e ksaj përplasjeje, ashtu si dëshmon dhe arrestimi i bujshëm ditën e zgjedhjeve të përgjithshme në Tetor të 2016-ës të një grupi serbësh dhe malazezës me akuzën e organizimit të një grushti shteti dhe ndoshta për të vrarë dhe Milo Gjukanoviç, çdo gjë për të ndaluar anëtarësimin e vendit në NATO. Aktualisht janë 14 personat, që po gjykohen përfshirë dhe dy shtetas rusë, që arritën të largoheshin nga vendi.

Që tensionet janë të larta e tregojnë dhe qëndrimet e liderëve të ndryshme. Në vizitën e tij të fundit në Slloveni, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, theksoi se të qënurit vend anëtar në NATO apo BE, jo domosdoshmërisht nënkupton shmangien e marrëdhënieve me shtete që nuk janë të përfshira në këto organizat ndërkombëtare duke iu referuar qartë Rusisë. Më tej, ai shtoi se është absolutisht e dëmshme që t’i bëhet presion një vendi për të zgjedhur perëndimin apo lindjen.

Fatkeqësisht, vazhdoi ai, disa kolegë në perëndim përdorin këtë logjikë kur komunikojnë me Ballkanin Perëndimor.

Fjalë këto që mund të lidhen me ato të zëvendëspresidentit, Mike Pence, i cili një vit më parë ndaloi në Mal të Zi për një samit me liderët e vendeve të Ballkanit. Pence atje u shpreh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në perëndim dhe kurajoja e këtyre vendeve veçanërisht përballë presioneve ruse, frymëzon botën dhe meriton vlerësim./abcnews.al

inciden6tete-1280x661.jpg
G. P.14:26 | 17/03/2018

Incidentet e fundit mes Turqisë e Greqisë tensionuan më shumë marrëdheniet diplomatike mes dy vendeve. Reagimet nga të dyja palet qenë të shumta deri nga BE, që kërkuan qetësim të toneve të ngritura. Sërish ishujt Imia, ku ndodhi incidenti i fundit, mbeten dhe pika e kontestuar mes dy vendeve fqinje, duke rikthyer dhe rrezikun për një përsëritje të ngjarjeve të vitit 1996, ku Greqia dhe Turqia ishin në prag të një konflikti të armatosur, por që u shmang nga ndërhyrja e SHBA./abcnews.al

vlcsnap-error188-1280x720.jpg
ent ela13:57 | 13/02/2018

Një anije e rojeve bregdetare turke është përplasur në detin Egje me një anije zyrtare greke. Kjo ka shkaktuar zemërimin e Athinës. Ndërsa Erdogan është përgjigjur duke kërkuar të mos nënvlerësohet Turqia.

Rritet tensioni në Detin Egje mes Greqisë dhe Turqisë. Autoritetet e Athinës kanë denoncuar se gjatë mbrëmjes të së hënës një patrullë e rojeve bregdetare të Ankarasë është përplasur me një mjet të rojeve bregdetare të tyre. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të disa ishujve që kontestohen nga dy vendet.

Gjatë përplasjes, sipas denoncimit grek, nuk rezultojnë të lënduar. Por dëmmtimi i anijes zyrtare greke, e goditur në pjesën e përparme, është më I rëndë se I mjetit lundures të qeverisë turke.

“Nuk mund të mendoni që kërkimet për gazë në brigjet e Qipros dhe iniciativat opurtuniste në gurët e Detit Egje do të kalojnë pa pasur vëmendjen tonë. Paralajmërojmë ata që kanë kaluar limitet në Qipro dhe në Detin Egje që të mos bëjnë llogaritje të gabuara”. Kështu u shpreh presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan duke folur në Ankara përpara grupit parlamentar të partisë së tij AKP.

Ndërkohë, që prej të premtes, Marina e Ankarasë ka bllokuar shpimin e platformës “Eni Saipem 12000” në afërsi të brigjeve të Qipros. Kjo nuk është hera e parë që Greqia dhe Turqia përplasjen me anë të rojeve bregdetare në Egje. Edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të tilla, që zakonisht hasen në hapësirën detare që kontestohet nga të dy vendet./abcnews.al

vlcsnap-error157-1-1280x720.jpg
us er14:22 | 20/12/2017

Seanca e radhës në gjykatën e Prishtinës ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend është shoqëruar me tensione. Deputeti Albin Kurti është nxjerrë me forcë nga salla e gjyqit pasi ka ofenduar trupin gjykues. Reagimi i Kurtit erdhi pasi Prokurori hoqi dorë nga dëshmia e kryetarit të parlamenti Kadri Veseli. Më pas gjyqtari i cështjes Beqir Kalludra urdhëroi përjashtimin e Kurtit nga salla. Kurti e pyeti prokurorin pse hoqi dorë nga kjo dëshmi. ai deklaroi se në sallë nuk kishte as gjyqtarë e as prokurorë, dhe e gjithë seanca ishte një farsë. Kurti bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun akuzohen për për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono