tenderi

lulzim-bash.jpg
G. P.16:45 | 12/01/2019

Lulzim Basha nga selia e blu ka kërkuar anulimin e tenderit të ri për Unazën e Madhe sipas kreut të demokratëve ai po manipulohet. Basha kërkoi hetim për Edi Ramën, Gjiknurin dhe si dhe zyrtarë të tjerë për manipulim zgjedhjesh.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, fajësoi prokurorinë që nuk ka nisur hetimin për mega-korrupsionin e tenderit të Unazës së Re, por Basha tha se për Edi Ramën, Damian Gjiknurin do të veprojë ligji anti-mafia.

“Sot duhet të kishim dhjetëra të arrestuar për këtë shkelje flagrante të ligjit. Heshtja dhe mosveprimi i prokurorisë e bën atë bashkëfajtore dhe bashkëshkelëse të ligjit. Dua ta bëj të qartë se për Edi Ramën, Damian Gjiknurin, të gjithë nëpunësit e tjerë të ARRSH-së dhe të gjithë përfituesit e këtij tenderi korruptiv, do të veprojë Paketa Antimafia që në ditën e saj të parë. Jo vetëm ata do të përgjigjen para ligjit penal, por pasuritë e tyre nga Surreli në kontot e tyre bankare në Singapor, Ishujt Kajman (Cayman Island), në  Delaëare e kudo tjetër, do ti nënshtrohen ligjit Antimafia me rreptësinë më të madhe”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve nga ana tjetër theksoi se kanë nisur procedurat për ritenderimin e zgjerimit të Unazës së Madhe, ku sipas Bashës, fshihet një tjetër aferë korruptive. Lulzim Basha kërkoi anulimin e plotë të garës që parashikon zgjerimin e kësaj rruge.

“Edi Rama po përgatit rimanipulimin e tenderit. Me qëllim që të mos ketë garë të ndershme, janë vënë kritere qesharake për vinç 450 tonë. Kjo tregon se kapari për vjedhjen tek Unaza është shumë i madh. Qëndrimi i PD është i qartë. Tenderi i Unazës duhet të anullohet i tëri. Të hetohet dhe çdokush të përfundojë para drejtësië. Çdo hap tjetër meriton përgjigjen më të ashpër nga banorët e unazës”, theksoi ai.

Sa i përket situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat në vend, Basha kërkoi hetim për kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të cilat nuk kanë pastruar rrugët.

“Unë i bëj thirrje sot Prokurorisë të nisë pa asnjë vonesë hetimet se ku kanë shkuar lekët e takspagaguesve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe të marrin përgjegjësi penale një për një, drejtuesit, pronarët e këtyre kompanive dhe zyrtarët përkatës, duke nisur nga ata që kanë nënshkruar kontratat e deri tek ministri e çdo autoritet tjetër shtetëror, në mënyrë që kjo vjedhje që po rëndon sot mbi shëndetin, mbi gjendjen e mijëra familjeve shqiptare të izoluara nga bora në veri, verilindje, juglindje dhe në jug, të mos mbetet pa përgjegjës, dhe që këto para t’i rikthehen arkës së shtetit, t’i rikthehen taksapaguesve”, u shpreh Basha.

Kreu i  PD-së akuzoi Edi Ramën si ndaluesin e hetimit të tre çështjeve kriminale. Ai ripërsëriti se nëse ligji nuk vepron njësoj për të gjithë do të ketë përballje civile.

“Atë të 20 milionë eurove të Saimir Tahirit dhe të grupit “Habilaj”. Dosjen e famshme “339”, ku kanë dalë si maja e ajsbergut deri më sot Vangjush Dako në bashkëpunim me grupin e Avdylajve. Dosjen e Dibrës, ku Damian Gjiknuri dhe hierarkë të lartë socialist janë përfshirë drejtëpërdrejt në manipulimin, shitblerjen e votës dhe përdorimin e paligjshëm të Policisë së Shtetit në zgjedhjet e Shtatorit 2016-s. Dhe tashmë edhe aferën e grupit kriminal të Bajrajve i cili është kontraktuar, kontaktuar dhe përdorur nga politikanë të lartë socialistë sëfundmi në zgjedhjet e vitit 2017-të”, u shpreh kreu i PD-së.

Deklaratat Basha i bëri në konferencën për shtyp të kësaj fundjave nga selia blu./abcnews.al

FITUESI-I-AEROPORTIT-TE-KUKSIT.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela13:00 | 11/01/2019

Një bashkim i dy operatorëve ekonomike shqiptare ka fituar garën për të marrë me konçesion aeroportin e Kukësit për 35 vitet e ardhshme. Një investim rreth 8 milionë euro parashikon rehabilitimin dhe vënien në funksion të këtij Aeroporti, të ndërtuar 13 vjet më parë.

Aeroporti i Kukësit do të rehabilitohet dhe bëhet funksional nga një bashkim shoqërish shqiptare. Ministria e infrastructures dhe energjitikes ben te ditur se ka mbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fituesin në garën e dhënies me koncesion/Partneritet Publik Privat të Aeroportit të Kukësit.

Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k., me vlerë investimi gati 8 milionë euro, është identifikuar nga komisioni si oferta e suksesshme.

Ky bashkim operatorësh ekonomike, në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve, do të kryejë investimin në vlerën e lartpërmendur me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit tek shteti pas periudhës 35 vjeçare të koncesionit.

Investimi parashikon rehabilitimin dhe operimin e Aeroportit të Kukësit, duke bërë zgjerimin e pistës së aeroportit, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, zgjerimin e zonës së parkingut etj. Aeroporti do të ketë qëllim të funksionojë për transportuesit me kosto të ulët, duke qenë se nga infrastruktura, thjeshtësia dhe teknologjia e tij, ai i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

Pas  hapjes së ofertave,  Komisioni i dhënies me koncesion konstatoi se kishte paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një bashkim operatorësh ekonomike, ndërsa operatorët të cilët kishin marrë më parë bonusin prej 8% të pikëve nuk ishin paraqitur në këtë garë.

Aeroporti i Kukësit u ndërtua nga kompania Al-kharafi nga Emiratet e bashkuara Arabe, që kishte përfaqësuesin e saj në Shqipëri.

Ndërtimi i tij filloi më 10 maj 2003 dhe përfundoi më 31 tetor 2005.  Pas përfundimit të ndërtimit në 2016 ne aeroportin e Kuesit u instaluan pajisjet e navigimit. /abcnews.al

PROKURORIA-PER-UNAZEN-E-RE-1280x720.jpg
ent ela16:01 | 11/12/2018

Prokurorët po përgatisin listën e personave që do të marrin në pyetje lidhur me hetimin për tenderin për lotin e parë të Unazës së Madhe. I gjithë dokumentacioni i këtij tenderi do të vihet në dispozicion të grupit hetimor. Pjesë e verifikimeve do të jenë edhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë fituese me dokumenta të falsifikuara, apo noterja që pranoi këto dokumenta.

Pas regjistrimit të procedimit penal për skandalin e tenderit të lotit të parë të Unazës së Madhe në segmentin Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja Prokuroria e Tiranës nis veprimet hetimore konkrete. Gjatë ditës së martë oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në Ministrinë e Energjetikës dhe në Autoritetin Rrugor Shqiptar për administrimin e gjithë praktikës dokumentare të tenderit. Burime pranë prokurorisë pohuan për ABC Neës se në dispozicion të njerëzve të hetimit janë vënë të gjitha aktet shkresore, përfshi dokumentet që dyshohet të jenë të falsifikuara. Hetimi në fjalë po kryhet për veprat penale të “shpërdorimin të detyres”, “shkeljen e barazisë në tendera” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Prokurorët po hartojnë listën e personave që do të merren në pyetje, ku i pari në listë është 26-vjeçari Avdjol Dobi, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “DH Albania”, por edhe noterja Xhevahire Brahaj, që ka vërtetuar si origjinale dokumentacionin e sjellë nga ai. Oficerët e policisë gjyqësore janë urdhëruar të sekuestrojnë të gjithë pranktikën e ndjekur në zyrën e noteres Brahaj, që ndodhet pranë sheshit “Ëillson” në Tiranë. Gjithashtu pritet të zbardhen edhe pamjet e kamerave të sigurës për të parë se, personat qe  shoqëronin  Dobin ditën që dorëzoi materialet e dyshuara si të falsifikuara në zyrën e noteres. Fillimisht, ata do të pyeten për çështjen e falsifikimit të firmës së Sekretarit të Shtetit të Delaëare në SHBA, nga ana e kompanisë “DH Albania”, e cila rezulton fituese e tenderit prej 18.8 milionë eurosh. Në dokumentin e firmosur dhe vulosur nga noterja, vërtetohet autenticiteti i firmës së Sekretarit Jeffrey W. Bullock. Noterja Xhevahire Brahaj rezulton se ka vërtetuar si origjinale dokumentet e sjella nga Avdjol Dobi, i paraqitur në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të kompanisë mëmë të “DH Albania”, “Dunëell Haberman”. Ndërkohë prokuroria e Tiranës do të dorëzojë në kontenë e Delaëerit ne SHBA  letërporosi përmes së cilës kërkon t’i vihet  në dispozicion materiali origjinal i kompanisë “Dunëell Haberman”.

Përmes kësaj do të hidhej edhe më shumë dritë se kush fshihet pas të riut Avdiol Dobi. /abcnews.al

 

SKADALI-I-OST.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela21:13 | 10/12/2018

Kompania fantazmë Dunwell Haberman është fituese e një tjetër tenderi, këtë herë me vlerë rreth 12 milionë euro. Në të njëjtin buletin të prokurimit publik të datës 5 nëntor 2018 ku ajo është shpallur fituese e tenderit për Unazen e re me fond limit 18 milionë euro, Dh Albania është përzgjedhur fituese edhe nga Operatori i sistemit të transmetimit.

Bëhet fjalë për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit, një nga tenderat më të mëdhenj të zhvilluar nga OST gjatë këtij viti.

Vihet re se është përdorur e njëjta skemë tenderimi si ajo me lotin e priojektit të Unazës së Madhe të Tiranës. Në garë marrin pjesë dy kompani, njëra është Dh Albania që paraqet ofertën e saj, ndërsa kompania tjetër në garë nuk jep asnjë ofertë ekonomike. Automatikish Dunhell Haberman Albania shpallet fituese me 100 për qind të vlerës limit.

I menjëhrshëm ka qenë edhe reagimi i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST) i cili sqaron se ky institucion ka marrë masat për pezullimin e njëanshëm të kontratës që pas denoncimit të parë në media ku u faktua se  se kompania guackë kishte falsifikuar dokumentet, përfshirë bilancet dhe firmën e Sekretarit të Shtetit në Delaëare për të fituar tenderin e Unazës së Tiranës me vlerë 18 milionë euro./abcnews.al

IMPIANTI-FOTOVOLTAIK-I-AKRENISE-1280x720.jpg
ent ela14:24 | 10/11/2018

Përfundon faza finale e ankandit të hapur ndërkombëtar për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në zonën e Akërnisë. Me investimin prej 70 milionë euro do të ndërtohet nga kompania fituese 100 Mega Wat në total-njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për herë të parë do të ndërtohet në Shqipëri një park diellor i cili është parashikuar të jetë më i madhi në Ballkan. Hapi final është hedhur për realizimin e investimit 70 milionë euro në Akërni të Vlorës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se është përzgjedhur fituesi.

Ai është Konsorciumi India Power Coporation një nga kompanitë më të mëdha energjitike të Indisë, me eksperiencë 100 vjeçare, me kapacitete të instaluara prej 1500 MË, që përfshin kapacitetet të prodhimit të energjise termike, erës dhe energji diellore dhe e zotëruar nga Grupi  Kanoria Foundation, një konglomerat ekonomik indian me një portofol asetesh prej 15 Miliardë USD.

Afati i zbatimit të investimit të projektit me vlerë rreth 70 milionë euro është 18 muaj. Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë vlerëson si sukses rezultatet e këtij ankandi pasi ka arritur të sigurojë një nga çmimet më të ulëta në rajon për këtë lloj teknologjie, (Greqia 63 Euro/MW dhe Turqia 62 Euro/MW), më e ulët se çmimet mesatare të importit në vendin tonë, dhe një kapacitet shtesë në 50 MW, duke e bërë këtë ofertë shumë të leverdishme për tregun energjitik në vend.

Ministria njofton se do të fillojë menjëherë negocimin e kontratës me qëllim zbatimin sa më parë të projektit të Akërnisë. /abcnews.al

INA-ZHUPA-foto-1280x853.jpg
ent ela15:44 | 07/11/2018

Partia Demokratike ka denoncuar bashkimin e kompanive, fituese të tenderit për rindërtimin e tre segemnteve të Unazës së Re të Tiranës. Zëdhënësja Ina Zhupa ka akuzuar Kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj, për atë që selia blu e konsideron aferë korruptive.

Partia Demokratike ka denoncuar bashkimin e kompanive, fituese të tenderit për rindërtimin e tre segemnteve të Unazës së Re të Tiranës. Zëdhënësja Ina Zhupa ka akuzuar kryeministrin dhe kryebashkiakun Veliaj, për atë që selia blu e konsideron aferë korruptive.

Partia Demokratike ka denoncuar favorizimin e një bashkimi kompanishë guackë, klientë të kryeministrit dhe kryebashkiakut sipas selisë blu, për rindërtimin e 3 segmenteve të Unazës së Re të Tiranës, që sipas zëdhënëses Ina Zhupa, është shpallur fituese vetëm sepse kompania e dytë pjesmarrëse në tender nuk ka dhënë asnjë ofertë.

“Kompania “Vëllezërit Hysa” është përdorur për të nxjerrë fituese kompanitë e paracaktuara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj… nga shpallja fituese e bashkimit të një kompanie guaskë, DH Albania, pronarët e së cilës janë të panjohur, me një kompani shqiptare, BIba X, që vazhdimisht ka qenë nën sekuestro për mos shlyerje borxhesh”.

E para, kompania DH Albania, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve, në korrik 2018, vetëm dy muaj përpara hapjes së tenderit më shtator 2018.

“Kompania mëmë e saj është kompani e regjistruar në parajsë fiskale, me pronarë të panjohur”.

E dyta, kompania Biba X sipas informacioneve të publikuara në media, thekson Partia Demokratike, ka qënë nën sekuestro gjatë periudhës kur ka amrrë pjesë në tenderin e Unazës së Re, në shkelje të nenit 45 të Ligjit për prokuroimet publike.

“ Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë sot shqiptarëve kush është pronari i vërtetë që fshihet pas kompanisë guaskë, duke grabitur me maskën e parajsës fiskale, 18 milionë euro të taksave të shqiptarëve”.

Përmes Ligjit antimafia Partia Demokratike do t’i kthejë pasuritë e grabitura tek shqiptarët, vijoi ajo, dhe askush nuk do të gëzojë pasurinë e grabitur duke u fshehur në guaskën e parajsave fiskale, përfundon selia blu. /abcnews.al

E.spaho_-1280x853.jpg
ent ela14:08 | 22/08/2018

Pas lirimit të Edmond Begos nga autoritetet e shtetit grek, akuzat drejtuar mikut të familjes së numrit dy të socialistëve Taulant Balla, demokratët nuk i ndalën, por i ndryshuan në formë dhe përmbajtje. Mbrojtja politike u kthye në favorizim politik dhe këtë kolegu i Ballës në krahun tjetër, Edmond Spaho, thotë se e ilustron me dokumenta zyrtar.

https://youtu.be/OBt8TLQCMYE

“Kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit”, deklaroi Edmond Spaho.

Kjo, theksojnë demokratët, vetëm pak muaj pasi kompania në pronësi të Edmond Begos, “Inerte Express” shtoi në funksionet e saj “ndërtimin e nënstacioneve elektrikë” në dhjetor të 2017, ndërkohë që:

“Dokumentet tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd”, u shpreh nënkryetari i PD-së”, u shpreh nënkryetari i Partisë Demokratike.

Një kontroll dokumentacioni në Qendron Kombëtare të Bizneseve, tregon se kompania në pronësi të Mondi Begës, InertExpress në 5 Dhjetor 2017, shtoi në në veprimtarinë e kompanisë ndërtimet për nënstacionet, kabinat e transfomatorëve për shpërndarjen e energjisë në funksionet e saj, 6 muaj përpara se të fitonte tenderin prej 100 milionë lekësh të reja për rikonstruksionin e impiantit të nënstacionit Librazhd.

Për demokratët, ka qënë dora e Taulant ballës ajo që ka lëvizur kartat në mënyrë që OST të shpallë kompaninë InertExpress fituese të tenderit, edhe pse pa eksperiencë në fushën e kërkuar dhe për këtë, thekson Spaho, numri 2 i socialistëve duhet t’u përgjigjet shqiptarëve./abcnews.al

 

HAPET-TENDERI-PER-KARDHIQ-DELVINE-1280x720.jpg
G. P.16:48 | 02/08/2018

Qeveria ka hapur tenderin për ndërtimin e dy loteve të rrugës Kardhiq – Delvinë. Vitin e ardhshëm do të buxhetohet edhe pjesa e mbetur e 16 kilomterave të kësaj rruge. Fondi limit për ndërtimin e dy segmenteve është 41 milionë dollarë.

Punimet për të përfunduar 16 kilometrat e mbetura të rrugës Kardhiq – Delvinë do të nisin brenda vitit. Qeveria ka zgjedhur që këtë segment ta ndërtojë me fondet e veta, e të mos e bëjë pjesë të programit “1 miliard euro”.

Autoriteti Rrugor ka hapur zyrtarisht tenderin për kompanitë të cilat do të marrin përsipër përfundimin e lotit 5 dhe 6 të rrugës, ndërsa për 3 të tjerët pritet që tenderi të hapet vitin e ardhshëm. Në total ndërtimi i dy loteve të rrugës do të kushtojë 41 milion dollarë, ku pritet që një fond i ngjashëm të akordohet edhe vitin e ardhshëm për pjesën e mbetur.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka riparë projektin fillestar duke një urë dhe ka rritur sigurinë për disa pjesë të aksit.

Kardhiq – Delvinë është një nga nyjet më të rëndësishme të turizmit jugor pasi lidh rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë me Sarandën, duke shmangur qafën e Muzinës, rrugë malore dhe e vështirë për automjetet.

Projekti i rrugës Kardhiq – Delvinë është tenderuar në vitin 2009 dhe ka një gjatësi totale prej 32 kilometrash. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono