temperaturat

zjarre-ne-vend-1280x695.jpg
nev ila15:30 | 14/08/2019

 Disa vatra zjarri janë ndezur në disa rrethe të vendit. Shkaku kryesor kanë qenë temperaturat e larta dhe pakujdesia e banorëve. Në Ersekë, Borsh dhe në Kukës vatrat vazhdojnë të jenë aktive.

Temperaturat e larta nuk mund të kalojnë pa flakët. Vatra të forta zjarri këto ditë janë ndezur në pyje e kullota.

Në Kukës një masiv pylli u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës duke djegur rreth 6 mijë metra katrore. Vatra e zjarrit u shfaq  në Orçikel të njësisë administrative Zapod. Banorët e zonës u angazhuan. Më pas kanë mbërritur edhe punonjës të shërbimit zjarrfikës si dhe ato të Zonave të Mbrojtura.

Pas shumë orësh përpjekje zjarri u vu nën kontroll ndërsa policia lokale e Kukësit ka nisur hetimet për shkaqet.

Paraprakisht mendohet nga një pakujdesi njerëzore e ndihmuar edhe nga temperaturat e larta.

Një zjarr masiv ra edhe në fshatin Boshanj të Ersekës.  Më shumë se 15 hektarë me dushqe dhe pisha janë djegur.

Bëhet e ditur se janë shtatë vatra zjarri dhe zjarrfikëset e kanë patur të vështirë të hyjnë në këtë terren malor.

Vatra zjarri janë shfaqur në të gjithë vendin.  Një ditë më parë një zjarr i madh ra në rrugën Korçë-Kolonjë,  në vendin e quajtur Antenat. Aty banorët po pastronin tokat, duke djegur barishtet.  Zjarre ka patur në Borsh të Sarandës, Gjirokastër, Shkodër, Fier etj./ABC News Albania 24/7

MOTI-KRONIKE.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela14:50 | 10/07/2019

Moti përvelues i fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut ka ndryshuar që dje. Reshje të përkohshme dhe stuhi të lehta mbizotërojnë në shumë zona të vendit. Deri në fillim të javës së ardhshme do të jetë mot i paqëndrueshëm.

Retë do të largohen nga qielli i territorit shqiptar të enjten. Bashkë me to dhe temperatuarat e larta që përjetuam në fillim të muajit. Por ditë të tilla nuk do të na shoqërojnë gjatë.

Meteorologët parashikojnë rikthim të reshjeve të shiut në zonat malore gjatë fundjavës.

Ndërsa termometri nuk pritet t’i kalojë 31 gradë celcius.

Sa i përket vranësirave dhe rrebesheve të shiut që përfshinë vendin të mërkurën meterologët shpjegojnë se ishin pasojë e disa ditëve radhazi me temperatura shumë të larta. Megjithëkëtë mesi i këtij muaji sipas meterologëve pritet të jetë më i freskët se dhjetë ditëshi i parë i tij. Ditët e nxehta parashikohet të rikthehen në fund të korrikut.   /ABC News Albania 24/7

 

lushnje-temperaturat-1280x721.jpg
nev ila15:48 | 02/07/2019

 

 Në spitalin e Lushnjës është rritur ndjeshëm numri i banorëve të kërkojnë ndihmë për shkak të shqetësimeve nga temperaturat e larta. Por duket se është rritur ndjeshëm numri i atyre që marrin goditje nga rrezet e diellit

Në Lushnje banoret po asfiksohen nga i nxehti. Temperaturat janë më shumë se 39 grade Celsius. Mbi 30 persona vizitohen në dite tek neurologu për shkak të vapës së madhe.

Moshat e treta kanë problemet më të mëdha. Nga trombozat dhe deri tek gjendja e të fiktit. Peshqirët me ujë,  pirja e lëngjeve me shumicë apo qëndrimi brenda në shtëpi nuk i kanë zgjidhur problemet me temperaturat e larta.

Mjeket neurolog thonë se janë shtuar rastet me  trombozë dhe me probleme kardiake.  Ata u thonë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më gjatë. Sidomos pas orës 10 deri në 18, kohë kur rreziku është me i lartë.

Në Lushnje termometri ka shënuar 39 grade celsius dhe në qytet nuk ka asnjë vend që të ofron freski në ambiente të hapura. E vetmja zonë ku mblidhen qytetarët është lulishtja në qendër hapësirat e së cilës janë të betonizuara./ABC News Albania 24/7

 

 

franceheatwave2606-933x445.jpg
ent ela10:30 | 27/06/2019

Në Europë janë shënuar temperaturat më të larta për muajin Qershor. Vala e të nxehtit pritet të intensifikohet më tej, pasi në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke u regjistruan temperatura tepër të larta.

Kurse në Francë dhe në Zvicër pritet që sot termometri të shënojë 40 Gradë Celsius. Meteorologët thonë se ajri është jashtëzakonisht i nxehtë për shkak të rrymave ajrore të ardhura nga Afrika Veriore. Në Francë, autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët dhe kanë nisur fushatë për shpërndarjen e ujit për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Meteorologët kanë paralajmëruar gjithashtu se vala e të nxehtit pritet të rritet edhe në disa vende të tjera gjatë ditëve në vijim. Në disa zona të Spanjës, temperaturat pritet që të shënojë 45 gradë Celsius ditën e premte. /tvklan.al

CI0D-LBWEAAwdU4.png
nev ila23:55 | 24/06/2019

Franca pritet të përfshihet në ditët e ardhshme nga një i nxehtë agresiv, me temperaturat që do të kalojnë 40 gradë Celsius. Shërbimi meteorologjik vendas e krahason qershorin me gushtin e vitit 2003, kur thuajse 15 mijë persona humbën jetën për shkak të motit të nxehtë.

Franca po bëhet gati të mbërthehet nga një mot i nxehtë me temperaturat që pritet të shkojnë mbi 40 gradë Celsius më vonë gjatë javës dhe të thyejnë rekordin për muajin qershor.

Temperaturat arritën mbi 35 gradë këtë të hënë dhe pritet që të arrijnë pikun të enjten dhe të premten. Veriu i vendit, përfshirë Parisin, do të jetë zona më e prekur nga vala e të nxehtit. Depozita me ujë do të vendosen në mbarë vendin, ndërsa pishinat publike do të qëndrojnë të hapura deri vonë në kuadër të një plani për t’i bërë ballë motit të nxehtë.

Gjithashtu, në rrugë do të ketë skuadra që do të shpërndajnë shishe uji dhe do të kujdesen për personat e cënueshëm, kryesisht ata të moshës së thyer, pasi temperaturat në Paris mund të arrijnë deri në 47 gradë.

Ndërkohë, edhe Gjermania, Zvicra dhe Belgjika mund të përjetojnë një valë të ngjashme në ditët e ardhshme, por Franca mbetet më e rrezikuara.

Situata po krahasohet me atë të gushtit të vitit 2003, kur thuajse 15 mijë persona humbën jetën. Asokohe, në hapësirën e një muaji temperaturat arritën dhe tejkaluan 44 gradë Celsius më 12 gusht.

Shërbimi meteorologjik francez ka paralajmëruar ndërkohë se temperaturat mund të mos bien deri në fundjavën pasardhëse, me të nxehtin që do të jetë i pranishëm edhe në orët e natës, kur temperatura më e ulët pritet të jetë 20 gradë./ABC News Albania 24/7

cadra-1-1280x696.jpg
Sej rie15:50 | 09/06/2019

I nxehti ka detyruar banorët e Floqit të braktisin çadrat ku janë strehuar dhe gjatë ditës qëndrojnë në ambientet e shkollës. Ata kthehen në çadra vetëm në mesnatë për të fjetur

 Banorët e Fliqit kanë braktisur çadrat. Të pastrehë, një javë pas tërmetit të fuqishëm ata po përballen me të nxehtin. Në këto temperaturat e larta qëndrimi nën plasman është i pamundur. Disa prej tyre u vendosen në ambientet e shkollës. Sapo zbardh dita banorët largohen, për tu kthyer për të fjetur, aty rreth mesnatës.

Banori: “Gjatë veta në një çadër. Tani familjen e kam tek shkolla dhe vetë rij këtu. Këtu është shumë vapë, nuk mund të rijmë dot më”.

Banori: “Ikim nga çadrat sepse këtu është si në sera. Po mbledhim kuverta që të ikim nga këtu, të largohemi sa më shpejt nga ky vend. Në shkollë nuk kemi ven dtjetër ku të shkojmë”. 

Banore: “Ne ishim në çadër dhe kushte ishin shumë të këqija. Unë kisha edhe një vajzë shtatzënë. Atje kishte rënë shi dhe nuk mund ta lija atje. Më gjetën një dhomë këtu në shkollë”.

Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe gjatë fundjavës, duke rritur pasigurinë

Përpos frikës nga dridhjet e tokës, mbipopullimi i ambienteve të përbashkëta me deri 30 persona, ka shtuar rrezikun për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Banorët ankohen se kushtet higjeno-sanitare janë të papërshtatshme dhe kërkojnë zhvendosjen në ambiente të tjera.

Banore: “Siç e shikoni kushtet janë shumë të vështira, kallaballëk, vapë e madhe. Është shumë keq dhe shumë të vështira”.

Banore: “Kushtet shumë të vështira, unë kam edhe një fëmijë të vogël 2-vjeç. Nuk e di se ku do ta gjejmë një strehim, për fëmijën se ne jemi të rritur”.   

Të tronditur nga fatkeqësia e 1 qershorit shumë prej tyre kanë kërkuar asistencë mjekësore, nga ekipi i bluzave të bardha,,që ju shërben gjatë 24 orëve.

Ushqimi për tre vaktet është siguruar nga kompani private. Kurse  vlerësimi paraprak i dëmeve ka përfunduar./ABC News Albania 24/7

vlcsnap-2019-05-26-19h38m12s63-1024x576-933x445-1.png
ent ela09:30 | 28/05/2019

Gratë janë më produktive kur temperaturat janë të larta. Sipas një studimi të kryer në Gjermani, rezulton se i ftohti ndikon negativisht në aftësitë konjitive dhe rrjedhimisht në performancën në punë. Ndërkohë që e kundërta ndodh me meshkujt, të cilët rendimentin më të lartë e kanë në stinët me temperatura të ulëta.

Rezultatet e kërkimit vënë në dukje diferencat që ekzistojnë mes dy gjinive dhe theksohet se femrat ishin produktive më tepër në temperaturat e ngrohta, deri në 32 gradë celcius dhe e kundërta për meshkujt. Por temperatura nuk ka impakt thonë ekspertët mbi kapacitetin logjik, gjë që i hap rrugën studimeve të mëtejshme.

Ky është studimi i parë i mirëfilltë që i kushtohet ndikimit të temperaturës dhe deri tani ekspertët thonë se në zyrë për të pasur rezultate më të larta nga të dy gjinitë, temperatura duhet të jetë 22 gradë.

Klan Plus

moti-4-1280x725.jpg
Sej rie22:30 | 19/04/2019

Vranësira të dendura reshje shiu dhe intervale me erë të fortë mbeten në Gadishulli Iberik. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme dominojnë brigjet e Egjeut, Europën Qëndrore dhe Gadishullin Skandinav. Gjithashtu me kthjellime, vranësira të lehta paraqiten Ishujt Britanikë dhe Lindja e kontinentit.

 

 

moti-3-1280x718.jpg
Sej rie22:26 | 17/04/2019

Masat ajrore të qëndrueshme do të ndikojnë mot me kthjellime dhe vranësira të lehta PARAQITEN  për Veriun, Qëndrën por dhe Lindjen e Kontinentit. NDERSA një sistem i dendur vranësirash ka përfshirë pjesën Jugperëndimore të  kontinentit Europian duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura, reshje shiu.

 

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta kanë DOMINUAR zonat malore dhe qëndrore duke gjeneruar shira të pakët, NDERSA pjesa tjetër e vendit paraqitet nën dominimin e kthjellimeve gjatë paradites. Pasditja VIJON me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore POR mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore TE CILAT do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes ku minimumi do jetë 5°C, gjithashtu rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore NDERSA maksimumi në rang vendi do shënojë 21-22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h gjatë paradites POR pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor NDERSA drejtimi i erës paraqitet kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

 

15-pril-1280x771.jpg
Sej rie22:03 | 15/04/2019

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. NDERSA vranësira të dendura, rrebeshe shiu si edhe herë pas-here stuhi ere PARAQITEN Brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi.

Sipas MeteoAlb: MOTI i paqëndrueshëm do të VIJOJE të mbetet prezent duke kushtëzuar alternime kthjellimesh të pakta POR vranësira të shpeshta, KU më të dukshme PARAQITEN në Qëndër dhe Juglindje të vendit duke gjeneruar shira. POR mesdita dhe kryesisht pasditja SJELL shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, KU reshjet e shiut më të dendura PARAQITEN në rajonin Jugor.

Temperaturat e ajrit kanë mbtur kostante në mëngjes POR rritje të lehtë sjellin orët e mesditës  ku vlerat minimale dhe maksimale priten  nga 5°C deri në 22 °C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono