temperaturat e larta

SHTATOR-PLAZHET-1280x720.jpg
ent ela15:28 | 02/09/2018

Bregdeti shqiptar pavarësisht se jemi në muajin shtator vazhdon të frekuentohet nga shumë pushues. Edhe pse pjesa më e madhe emigrantëve janë larguar nëpër vendet ku punojnë, vendasit dhe pushues nga Kosova janë ende aty.

Dielli po djeg dhe plazhi është ende një mundësi që njerëzit ta përballojne atë. Janë pushues vendas, por shumë prej tyre kanë ardhur nga Kosova apo edhe nga SHBA.

Bregdeti në shtator u duket më i qete dhe kjo është një nga arsyet pse ka akoma pushues pavarësisht se në fluks. Plazhet e Vlorës këtë fundjavë tregojnë se është ende herët për t’u mbyllur sezoni.

E njëjta situatë duket edhe në plazhet e tjera. Në bregdetin e Durrësit gjjithashtu ka pushues të shumtë. Ashtu plazhimi vazhdon edhe në Shëngjin e Velipojë. Operatorët turistikë thonë se kanë kërkesa për akomodim edhe për muajin shtator. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

ELBASANI-TURISTIK-1280x720.jpg
ent ela13:51 | 08/08/2018

Temperaturat e larta kanë bërë që rrugët e qytetit të Elbasanit të boshatisen. Për të përballuar të nxehtin banorët kanë kërkuar alternativa për të kaluar pak orë në freski. Shumë prej tyre kanë dalë në brigjet e lumenjve apo në pishina. ABC News bëri një vëzhgim në ditët më të nxehta të gushtit. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Elbasan:  Fatos Salliu

urgjenca-te-1-maji.jpg
ent ela20:37 | 11/06/2018

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe infeksionet respiratore si pasojë e temperaturave të larta.

Drejtorja e Qendrës Shëndetësore, Nr.3 në Tiranë, Bruna Shiroka, thotë se ditët e fundit është vënë re një shtim i vizitave por nuk janë shënuar raste të rënda. Kryesisht kohëzgjatja e simptomave është 4-5 ditë .

Bruna Shiroka, drejtore Qendra Shëndetësore Nr.3: “Stina e verës ka për shkak edhe të temperaturave të larta shënon një rritje të numrit të rasteve të viroza të tipit enteroviroza më të shprehura te fëmijët e vegjël. Të shoqëruara me diare, të vjell por edhe temperaturë të lartë”.

Një problem që ajo ngre, është mënjanimi që prindërit i bëjnë mjekut të failjes dhe i drejtohen menjehere urgjencës së pediatrisë. Madje kërkojnë me ngulm që fëmijëve tu injektojne serume. Sipas Shirokës kjo është e gabuar për një virozë të thjeshtë.

“Për fat të keq prindërit i drejtohen spitalit. Por në një kohë të shkuërt ata nuk kanë çfarë ti bëjnë fëmijës, ndaj e vetmja gjë që do bëjnë është perfurzion, sorum me uji fiziologjik. Sorumi nuk është i domosdoshëm madje është tarumatik për fëmijën”.

Një tjetër shqetësim që shfaqet është edhe viroza e udhetarit dhe kjo prek kryesisht fëmijët e emigrantëve të huaj apo turistëve.

“Viroza e udhëtarit shoqërohet kryeisht me diarre dhe të vjella me problem gastrointestinal, kjo gjë vjen më shumë për personat që vinë nga jahstë për shkak të ndryshimit të klimës të vendit dhe të temparaturave. Nga ka komplikacione të rënda por duhet patur kujdes nga dehidrimi”.

Mjekja shprehet se kujdesi më i madh duhet për fëmijët në vitin e parë të jetës, ndaj për çdo problem prindërit duhet ti drejtohen mjektu pediatër.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbim mjekësor si pasojë e problemeve nga temperaturat e larta duhet të drejtohen për të marrë ndihmën e parë pranë qendrave shëndetësore, ku funksionojnë edhe ekipet e rehidrimit.

Klan Plus

PLAZHET-1280x720.jpg
ent ela16:35 | 26/05/2018

Vlora dhe Durrësi dhe Shëngjini kanë pritur një numër të madh pushuesish  këtë të shtunë. Qytetarët thonë për ABC News se një ditë pushimi si kjo me temperaturë vere meriton të kalohet vetëm pranë bregdetit.

Moti i ngrohtë i ka joshur qytetarët për të shkuar në plazh. Vlora sot u pushtua nga qytetarë të Burrelit, Lezhës dhe Shëngjinit dhe jo vetëm.

Një vizitë në bregdet, një foto. Një kujtim nga Vlora e bukur apo zhytje në det. Detin e kaltër të Jonit e vizituan edhe disa nxënës gjatë një ekskursioni.

Qindra pushues janë dyndur edhe drejt plazhit të Durrësit. Ng ura e Dajlanit deri në Plepa e gjithë vija bregdetare është mbipopulluar. Pushuesit thonë se një ditë pushimi duhet kaluar nën rrezet e diellit.

Shengjini është një destinacion i preferuar për pushuesit dhe veçanërisht për ata nga Kosova. /abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono