Temperatura

moti-1.jpg
G. P.17:15 | 15/07/2019

Tirana pritet të përballet me rritje të ndjeshme të temperaturave vitet në vijim. Kryeqyteti shqiptar sipas revistës shkencore britanike Plos One do të përjetojë vlera të termometrit rreth 4% më të larta deri në vitin 2050.

Pamje të tilla do t’i shohim më shpesh vitet në vijim. 2050 qytete të ndryshme në botë sipas revistës shkencore britanike Plos One do të pësojnë rritje të ndjeshme të temperaturave.

Në Europë qytetet do të jenë 3,5 °C më të ngrohtë në verë dhe 4,7 °C në dimër. Londra, do t’i ngjajë Barcelonës ndërsa Moska-Sofjes. Rritja më e lartë e temperaturave parashikohet të ndodhë në kryeqytetin slloven, Lubjanë, me rreth 15 gradë celcius.

Studimi tregon se 77% e qyteteve do të përjetojnë ndryshime të mëdha të kushteve klimatike. 22 % e tyre do të përballen me situata të pahasura më parë. Sezonet e lagështa do të jenë më të thata dhe sezonet e thata do të thahen edhe me tepër.

Rajonet tropikale do të bëhen më të thata dhe thatësirat më të rënda ndërsa mungesa e ujit do të ndikojë në shumë qytete në klimë të butë duke rritur ndjeshëm vlerat e termometrit./ABC News Albania 24/7

mot-i-nxhete-tirane.jpg
G. P.15:38 | 23/06/2019

Situata meteorologjike gjatë së dielës dhe të hënës pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët në zonat malore. Sipas sinoptikanëve fundjava e ardhshme pritet të shënoje temperatura mbi 37 gradë celcius.

Për të gjithë ata që kishin planifikuar që ditën diel ta kalonin buzë detit për të marrë rrezet e para të diellit, moti duket se ka qenë disi jo në favor të tyre.

Sipas Meteoalb, dita e diel shoqërohet me kthjellime dhe vranësira  në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites, ndërsa gjatë mesditës dhe mbrëmjes pritet të ketë dhe shira të dobët kryesisht në zonat malore.

Temperaturat do të jenë të freskëta të dielën dhe të hënën. Meteoalb bën me dije për ABC News se fillimi i javës do të vijojë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, më të theksuara në zonat malore duke sjellë shira lokalë gjatë mesditës kryesisht ditën e hënë .

Sipas sinoptikanëve dita e martë dhe në vijim do të ketë rritje të temperaturave, të cilat fundjavën e ardhshme do të shkojnë mbi 37°C./ABC News Albania 24/7

cadra.jpg
G. P.14:24 | 03/06/2019

Moti vijon të na surprizojë. Ndonëse në muajin Qershor, java ka nisur me reshje shiu dhe temperatura të ulëta për stinën në të gjithë vendin. Meteorologët parashikojnë se ajo do të mbyllet me ditë me diell dhe temperatura deri në 31 gradë.

Vera po vonon në Shqipëri. Çadrat do t’ju duhen deri të mërkurën pasi reshjet e shiut parashikon shërbimi “Meteoalb” do të largohen nga vendi vetëm pjesën e dytë të javës. Ndonëse intensiteti i tyre pritet të bjerë qarqet më të rrezikuara janë.

“Qarqet më të prekura janë Shkodra, Lezha, Burreli dhe pjesërisht zonat qendrore qarku i Krujës. Nuk do të kemi përmbytje sepse këto zona janë mësuar të marrin sasi të mëdha të reshjeve. Pjesa më e vogël e territorit do të marri më pak reshje”.

Sa i përket vlerave të termometrit meteorologët parashikojnë luhatje me rreth 10 gradë celcius, nga e hëna në të dielë.

“Rritja e temperaturave fillon që nga nesër nga mesdita. Do të ketë rritje të temperaturave, të cilat do të arrijnë deri në 26 gradë celsius. Ndërsa deri në fundjavë pritet që të arrijnë temperaturat deri në 30 apo 31 gradë celsius”.

Ndonëse nga e enjtja pritet të kemi më shumë ditë me diell se me shi, meteorologët thonë se moti i paqëndrueshëm me të cilin ka nisur java pritet të karakterizojë të gjithë muajin. Më i favorshëm për plazh parashikohet të jetë 15 ditëshi i dytë i Qershorit./ABC News Albania 24/7

moti-6-1280x712.jpg
Sej rie15:50 | 24/04/2019

Grimcat e rërës në ajër, por dhe reshjet e shiut të shoqëruara me baltë në vendin tonë pritet të jenë të pranishëm deri në fund të javës.

Meteorologia Adiola Bani shpjegon se masat xhore nga veriu i Afrikës kanë përfshire  Mesdheun dhe Evropën Juglindore duke sjelle këtë situatë në të grithë Gadishullin e Ballkanit.

Kjo ka bërë që të kemi dhe rritje te menjëhershme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe në ato maksimale.

Këto masa ajrore me origjinë afrikane pritet të tërhiqen nga vendi ynë vetëm pas të premtes kur sipas shërbimit “Meteoalb” do të ketë dhe rënie graduale të temperaturave.

Meteorologët në vendin tonë qarkullojnë shpesh masa të tilla por këtë herë është ndjerë me tepër pasi temperaturat në pjesën dominuese të muajit nuk kanë qenë shumë të larta e nuk i kanë kaluar të 24 gradët celsius./abcnews.al

motiiii.jpg
G. P.13:45 | 12/03/2019

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe rajoni i Korçës dhe ai i Dibrës është përfshirë nga reshjet e borës. Ndërkohë në det ka erë të forte dhe për këtë shkak është pezulluar lundrimi.

Kur banorët po besonin se e lanë pas dimrin, Dibra u zbardh nga bora këtë të martë. Brenda në qytet, trashësia e saj arriti deri në 10 centimetra, kurse në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, shkoi deri në 20 centimetra. Megjithatë nuk pati probleme me qarkullimin rrugor dhe as mungesë të energjisë elektrike.

Borë edhe në juglindje. Orëve të mëngjesit nisën reshje të dendura në lartësitë mbi një mijë metër. Në Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq u regjistrua mbi 10 centimetra borë, por rrugët drejt këtyre destinacioneve turistike janë të hapura dhe mjetet qarkullojnë normalisht. Të hapura janë edhe segmentet nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë Thanën dhe Kolonjën.

Në Ultësirë nuk pati borë, por era e fortë ka krijuar probleme për lundrimin. Në portin e Durrësit dhe të Vlorës u urdhërua pezullimi i lundrimit për anijet e tonazhit të mesëm dhe të ulët. Përkeqësimi i kushteve atmosferike pas mesnate solli vështirësi për anijet e peshkimit dhe në përpunimin e mallrave. Për këtë arsye u është kërkuar operatorëve të bëjnë kujdes në 24 orët e fundit pasi era në orët në vijim do të rrisë intensitetin e saj. /abcnews.al

shkolla.jpg
G. P.15:43 | 08/01/2019

Por ndryshe nga qytete të tjera, në shumë shkolla të Tiranës, nxënësit zhvillojnë mësim në klasa të ngrohta.

Në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” nxënësit zhvillojnë mësim në një mjedis të ngrohtë, megjithëse respektohet urdhri për shkurtimin e orëve të mësimit. Për të përballuar acarin e këtyre ditëve të ftohta, kaldaja është vënë në funksion me kapacitet të plotë.

Mirëfunksionimi i kaldajës së shkollës dhe kaloriferëve bën që i ftohti i acartë të mos ndjehet as në klasa dhe as në korridore. Edhe në shkollën 9-vjeçare “Gjon Buzuku” në kryeqytet, klasat ngrohen përmes ngrohjes qendrore.

Drejtuesit e shkollave 9-vjeçare në kryeqytet bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve që temperaturat janë të ulëta, sistemi ngrohës në shkolla do të punojë me kapacitet të plotë. Por edhe orët e mësimit do vijojnë të jenë të reduktuara./abcnews.al

polumbare.jpg
G. P.11:15 | 03/01/2019

Moti i keq është bërë shkak që polumbarët e ardhur nga Tirana të mos rinisin sot kërkimin në liqenin e Pogradecit për gjetjen e trupit të peshkatarit, që rezulton i humbur prej 31 Dhjetorit në liqen.

Polumbarët nuk mundën të futen në ujërat e ftohta të liqenit, për shkak të rënies së temperaturave nën 0 gradë, por kërkimet për peshkatarin Gëzim Seitllari vijuan vetëm me varka nëpër liqen.

Kërkimet për rreth katër orë gjatë ditës së djeshme nuk sollën rezultat. Peshkatari 59-vjeçar nga Mëmëlishti, dilte shpesh me varkën e tij në liqen, por këtë herë nuk u kthye në shtëpi. Vetëm pak ditë më parë, dy peshkatarë të tjerë humbën jetën, duke u mbytur në rezervuarin e Bradomirës, në Pogradec./abcnews.al

moti.jpg
G. P.22:35 | 18/12/2018

Sipas MeteoAlb: vijon ndikimi i motit të paqëndueshëm gjatë orëve të para të ditës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente kryesisht përgjatë kufirit lindor.

Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat të dominojnë në të gjithë vendin, kryesisht në rajonin Perëndimor.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por ruajnë vlera konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 °C deri në 15°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

MOTI-TABELA-16-DHJETOR.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
G. P.17:38 | 16/12/2018

Sipas MeteoAlb: paraditja do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura duke gjenerura reshje të dobëta shiu e dëbore, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthejellimet dhe vranësirat e lehta do të paraqiten në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por bien në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 në 16°C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 

MOTI-MBULIM_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
G. P.18:25 | 18/11/2018

Reshjet e shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin pritet të vijojnë deri në mbrëmje. Me intensitet më të lartë shërbimi “Meteoalb” i parashikon në jug të vendit, ndërsa më të ulët në zonat lindore. Qendra dhe veriu i Shqipërisë paraqiten me reshje të izoluara. Moti parashikohet të përmirësohen paraditen e të hënës, por mbrëmja dhe dita e martë rikthejnë reshjet në territor. Ndërsa temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta deri të hënën. Rritja graduale e vlerave të termometrit parashikohet të nisë ditën e martë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono