teliti

DORIAN-TELITI-1-1280x853.jpeg
ent ela16:41 | 20/11/2019

Pas diskutimeve për koncesionet në komisionin e ekonomisë, Partia Demokratike akuzon qeverinë se qeveria interesohet vetëm për koncesionet.

Dorian Teliti tha se buxheti do japë 120 milionë euro në vit për 13 koncesione, por nuk ka asnjë parashikim për rritje pagash. Teliti përsëriti qëndrimin se kur të vijë në pushtet, PD do anullojë çdo tender e koncesion korruptiv.

DEKLARATË DORIAN TELITI, DREJTOR I KABINETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Parlamenti u tall sot me djersën e shqiptarëve, duke mbrojtur dhe duke votuar në komisionin e ekonomisë buxhetin e vënë në shërbim të koncesioneve korruptive  të disa oligarkëve.

Edhe ky buxhet konfirmon se qeveria nuk ka prioritet qytetarët, por një grusht miqsh e klientësh të Edi Ramës, që po pasurohen duke grabitur paratë e shqiptarëve.

Janë 120 milionë euro që do t’u paguhen financuesve të Edi Ramës përmes koncesioneve që i kanë marrë pa garë, pa transparencë dhe në kundërshtim me interesin publik.

Kjo është qeveria që shikon vetëm interesin e xhepit të vet dhe është qeveria e vetme, të paktën në rajon, që nuk ka asnjë politikë zhvillimore, asnjë politikë lehtësuese për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Qëndrimi i ministres së Financave në komisionin e ekonomisë dhe paraardhësit të saj vetëm sa rikonfirmuan faktin se ata, njësoj si Edi Rama, i shërbejnë disa oligarkëve që pasurohen me paratë e shqiptarëve dhe nuk duan t’ia dinë për shqiptarët e zakonshëm që jetojnë me djersë.

Buxheti i thellimit të varfërimit të shqiptarëve, i falimentimit të bizneseve, i mbijetesës së familjeve, nuk parashikon rritje rrogash për mjeket, infermieret, arsimtaret dhe punonjësit e administratës publike.

Ky buxhet nuk siguroj rritje reale për 650 mijë pensionistë.

Në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.

Këto janë një grusht kontratash PPP, te cilat, siç shprehet Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e  saj te fundit, janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurrencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

Ndërkohë që qeveria do të paguajë 30 milionë euro me shume sesa viti aktual për këto kontrata PPP, pa e vrarë dhe pa u shqetësuar, qeveria nuk nguron te uli fondet për investimet e nevojshme publike në rruge, ujësjellës kanalizime, arsimin e mesëm profesional dhe të tjera programe te rëndësishme buxhetore.

Kur Partia Demokratike të marrë besimin e shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme, çdo koncesion dhe PPP korruptive do të anullohet!

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve të ndershëm qe e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre. /abcnews.al

576696c4-7e94-46da-a372-d392389723d2.jpg
ent ela17:27 | 08/11/2019

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë cilësuar shifrat për projektbuxhetin 2020, mashtrim të qeverisë. Sipas përfaqësuesve të këtyre dy forcave politike, buxheti i vitit të ardhshëm varfëron qytetarët dhe pasuron oligarkët dhe klientët e kryeministrit Rama.

Gënjeshtare dhe mashtruese është qeveria Rama për opozitën.

Këtë e faktuan edhe në deklaratën e fundit të ministrisë së financave se rritja ekonomike për vitin 2020 do të jetë jetë 4,1 përqind vunë në dukje përfaqësues nga dy selitë opozitare.

Hap pas hapi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për integrim sqarojnë se rritja ekonomike do të përgjysmohet krahasuar me cfarë deklaron qeveria.

“Pa asnjë dyshim, ky buxhet mund të quhet buxheti i varfërimit, pasi asnjë qindarkë nuk parashikohet për rritje rrogash për mjekët, infermierët, arsimtarët dhe punonjësit e administratës publike.

Asnjë qindarkë për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve në nevojë. Ulen me 10% fondet për dëmshperblimin e ish pronarëve.

Ulen fondet për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e çuar në 3 dekada afatin kohor të shlyerjes së plotë të faturës financiare për këtë shtresë të përvuajtur të shoqërisë”.

Në të dhënat e fundit që ka publikuar Banka Botërore, numri dy I Lsi ka lexuar se bizneset shqiptare në masën 30 përqind ankohen se administrata tatimore publike u kërkon rryshfet. Këto shifra korrupsioni janë tre herë më të larta se mesatarja e vendeve të rajonit dhe dy herë më të larta se mesatarja në nivel botëror- shprehet nënkryetari i LSI.

Ndërsa demokratët publikojnë të tjera shifra që sipas tyre janë fonde buxhetore për të paguar PPP e klientëve të qeverisë.

 “120 milionë euro apo 30 milionë euro më shumë sesa viti aktual, do të shkojnë për të paguar 12 kontrata PPP – të gjithë këta miq dhe klientë të Kryeministrit.

Është hera e parë në 30 vjet, madje rast unik në histori, që një projekt-buxhet ndërtohet duke patur prioritet absolut vetëm një grusht oligarkësh”.

Për opozitën edhe  Politika fiskale është në shërbim të një koncesioni të vetëm, atë të fiskalizimit, i cili ka kosto të fshehura prej të paktën 500 euro në vit për 120 000 bizneset e vogla e të mesme. /abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono