telefonate

vlcsnap-error713-1280x721.jpg
G. P.22:20 | 13/02/2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, të cilit i shprehu qëndrimin e tij se ka ardhur koha, që palët të punojnë për arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Sipas një njoftimi për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, gjatë bisedës Trump i tha Putin se hapa të mëtejshëm duhen ndërmarrë për t’u siguruar që Korea e Veriut të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.
Trump, që muajin e kaluar u ankua se Moska nuk po ndihmonte në zgjidhjen e krizës koreane, i tha kreut të Kremlinit se duhej bërë edhe më shumë për të neutralizuar ambicjet e Penianit.
“Presidenti Trump ritheksoi rëndësinë për ndërmarrjen e hapave të tjerë për të siguruar asgjësimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, thuhet në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al

027DCE3E-1503-4796-817D-22DDFE7D4F2D_w1023_r1_s.jpg
us er11:27 | 27/12/2017

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit Tillerson ranë dakord gjatë një bisede telefonike që Rusia të luajë rolin e ndërmjetësit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut. Lajmi është konfirmuar për CNN dhe nga zëdhënësi i Kremlinit DImitri Peskov.

Rusia është e gatshme të bëjë ndërmjetësuesen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe koresë së Veriut në përpjekje për të zgjidhur një nga krizat më të rrezikshme diplomatike në botë. Lajmi është konfirmuar për CNN nga zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov. Por gjithësesi ai shtoi se një gjë e tillë do të ishte e pamundur nëse nuk do të binin dakord të dyja palët. Një ditë më parë ministri i jashtëm rus Lavrov i bëri apel Uashingtonit dhe Penianit që të nisnin dialogun duke theksuar se duhej të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që do bënn hapin e parë. Lavrov bisedoi në telefon me sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson.

Ndërkohë analistët në Korenë e Jugut janë të bindur se shumë shpejt Peniani do të kryejë një tjetër test të raketës bërthamore me rreze të gjerë veprimi. Nju Jork Tajms raporton se Korea e veriut po përpiqet të realizojë një raketë e cila do të ketë një fuqi më të madhe se ato të mëparshmet dhe të ketë një rreze veprimi ndërkontinentale. Kjo paa se sanksionet e vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara të dëmtojnë ekonominë e vendit.

Korea e Jugut ka krijuar një njësi “ad hoc” për monitorimin e kërcënimeve që vijnë nga Peniani. CNN raporton se forcat e armatosura të Koresë së Jugut kjërkojnë ngritjen e një kulle kontrolli për të sinjalizuar cdo kërcënim nga vendi fqinj./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono