teknologji

veliaj-suedezi-1280x715.jpg
nev ila15:20 | 09/07/2019

Bashkia e Tiranës dhe ajo e Lundit në Suedi do të kurozërojnë si projekt të parë të bashkëpunimit mes tyre, atë për Piramidën. Gjatë takimit që kryebashkiaku Erion Veliaj pati me homologun suedez, u diskutua për disa projekte në fushën e teknologjisë.

Tirana dhe Lundi në Suedi bashkëpunim për teknologjinë e inovacionit.

Tirana dhe Bashkia e Lundit në Suedi do të bashkëpunojnë në fushën e teknologjisë së inovacionit. Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një takimit që zhvilloi me homologun suedez, Philip Sandberg, tha se një nga bashkëpunimet më të afërta mes Tiranës dhe Lundit do të jetë projekti i Piramidës, e cila do të kthehet në qendër inovacioni.

 “Qyteti i Lundit është shembull në Evropë për mënyrën se si funksionon nga ana e urbanistikës, por edhe për gjithë inovacionin e inkurajuar vitet e fundit. Është një nga qytetet më progresive sot në Evropë. Për ata që s’e dinë, Lundi është qyteti ku është shpikur bluetooth-i, qyteti që ka shpikur ‘face recognition’, pra shumë prej kërkimeve shkencore të teknologjisë janë bërë në Lund. Ndaj besoj se një ide konkrete ku mund të punojmë me kryetarin e bashkisë është projekti ynë i Piramidës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Lundit në Suedi, Philip Sandberg u shpreh i impresionuar për  transformimin e thellë që ka pësuar Tirana vitet e fundit.

“Kur isha në Tiranë për herë të fundit kishte shumë trafik, sheshi ishte një rreth rrotullim i madh. Tani shoh që plani për qytetin është i bazuar më së shumti te njerëzit, te pemët, te rrugët periferike, ashtu si në Suedi. Edhe ne atje kemi punuar shumë fort për të bërë një planifikim për qytetin që fokusohet te njerëzit, jo te makinat. Jam shumë i impresionuar nga kjo punë, shpresoj që të vazhdojë dhe ta bëjë një qytet miqësor për vizitorët dhe të huajt që vizitojnë Tiranën”, tha Philip Sandberg kryebashkiaku i Lundit në Suedi.

Në shenjë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy qyteteve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj i dhuroi Kullën e Sahatit kryebashkiakut të Lundit, Philip Sandberg, ndërsa dy kryebashkiakët mbollën edhe një pemë në Parkun Evropa./ABC News Albania 24/7

brain-power-877457.jpg
nev ila15:20 | 06/06/2019

Brain Talker” është prezantimi më i fundit i teknologjisë kineze, i cili mund të lexojë mendjen. Nëpërmjet tij njerëzit mund të kontrollojnë kompjuterin apo telefonin personal, pa qenë e domosdoshme të jepen komanda me duar.

Një çip që lexon mendimet dhe lejon të kontrolloni një kompjuter apo telefon vetëm përmes të menduarit është prezantuar në një konferencë në Kinë. I quajtur “Brain Talker”, çipi punon duke mbledhur impulse të vogla elektrike në tru dhe më pas i duke i dekoduar ato në sinjale për një kompjuter mund të arrijë t’i interpretojë.

Çipi mund të përdoret për të kontrolluar kompjuterë, smartphone dhe pajisje të tjera vetëm përmes mendimeve pa qenë nevoja të lëvizni apo shtypni një buton.

Çipi “Brain Talker” është zhvilluar nga Universiteti Tianjin dhe Korporata Elektronike e Kinës. Është ende e paqartë se si do të përdoret ky çip, por sipas prodhuesve të saj është një ndër më efektivët dhe të shpejtët që ekziston deri më tani në lidhje me zhvillimin teknologjik të “leximit të mendimeve”./ABC News Albania 24/7

karikim.jpg
G. P.10:43 | 30/03/2019

Apple ka hequr nga një produkt që ishte parashikuar për të karikuar pajisjet elektronike, si iPhone, iPad vetëm duke i lidhur me wireless, pa nevojën për të qenë të lidhur me kabuj.

Produkti i quajtur AirPower i prezantuar në vitin 2017 nuk do të dalë në shitje, sepse Apple njoftoi se nuk mund ta bënte këtë pajisje të funksiononte në mënyrën e duhur. Inxhinerët besohet se e kanë pasur të pamundur për të bërë këtë pajisje që të mos tejnxehej nga përdorimi, shkruan BBC.

“Pas shumë përpjekjesh, kemi dalë në përfundimin se AirPower nuk do të përmbushë standardet tona të larta dhe për këtë arsye kemi anuluar projektin”, njoftoi Apple. Kompania nuk ka dhënë arsye të tjera.

Ky produkt ishte paralajmëruar se do të dilte në treg në 2018-ën, por në fund të vitit nisën thashethemet për këtë produkt, ku aludohej pikërisht se inxhinierët nuk po arrinin të mbanin nën kontroll rritjen e temperaturës së baterisë kur kjo pajisje përdorej së tepërmi.

Rivalët e Apple, Samsung dhe Huawei, kanë nxjerrë tashmë produkte që mundëson karikimin e pajisjeve të tyre me wireless. /tvklan.al

RAMA-TE-TECHSPACE-ABC-M5-1280x720.jpg
ent ela17:08 | 18/02/2019

Kryeministri Edi Rama ishte në një vizitë tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Inovacionit. Shefi i qeverisë ndoqi nga afër çeljen e programit “TECHSPACE”, një projekt në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin.

TECHSPACE është  një hapësirë për inovacionin në shërbim të studentëve e nxënësve të teknologjisë digjitale dhe në kuadrin e angazhimeve të Paktit për Universitetin. Në çeljen e saj mori pjesë kryeministri Edi Rama i cili i nxiti të rinjtë të japin më të mirën e tyre.

“Kjo është një hapësirë dije, ëndrre e sfidash, dhe ju jeni të duhurit së bashku me ata që sot nuk janë këtu, por me siguri do tërhiqen të bëjnë realitet sfidat e tyre”.

Jo vetëm kaq por i presin edhe shpërblime.

“Në bazë të një sistenmi që duhet ta ngrini me njëri-tjetrin në një vit pune 10 me të mirët nga ju do i çojmë për një vizitë në “Silicon Valley”.

Kryeministri Rama premtoi edhe financimet e projekteve më interesantë që do të prezantohen nga studentët dhe nxënësit e teknologjisë digjitale. /abcnews.al

PIRAMIDA.mpg_snapshot_00.28-1280x720.jpg
G. P.14:23 | 02/10/2018

Tirana mirëpriti konferencën ndërkombëtare vjetore të platformës teknologjike LiboCon ku morën pjesë më shumë se 250 përfaqësues të platformave kompjuterike nga e gjithë bota. Gjatë konferencës bashkia e Tiranës dha dhe lajmin se çfarë do të ndodhe me godinën e Piramidës dhe mbi të gjitha çfarë do t’i ofrojë ajo zhvillimit të teknologjisë dhe informacionit.

U zhvillua në Tiranë konferenca ndërkombëtare vjetore e platformes teknologjike LiboCon me pjesëmarrjen e më shumë se 250 përfaqësuesve nga e gjithë bota, anëtarë të programuesve dhe zhvillimit të platformave kompjuterike.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se Bashkia Tiranë është një nga të parat në Europë që u ofron qytetarëve krijimin dhe ruajtjen e dokumenteve, pa qenë të detyruar të përdorin platforma specifike.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë: “Piramida e Tiranës do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit dhe duan që këto sisteme të hapura të popullarizohen, sidomos tek të rinjtë; do jetë një hapësirë ideale. Punën për transformimin e Piramidës do ta nisim nga fundi i këtij viti dhe vitin tjetër besoj do të kemi një hapësirë, siç janë këto programe të hapura, edhe një hapësirë me mendje të hapur.”

Kryebashkiaku Veliaj dha dhe lajmin e mirë se çfarë do të ndodhe me godinën e Piramidës nga fundi i këtij viti dhe se çfarë funksioni do të ketë ajo.

“Është shumë e rëndësishme për që në programet e shkollave të fusim këto koncepte të dijes së hapur dhe besoj se fillimi i mbarë dhe vendosja e Tiranës me këtë reputacion, na jep shumë kurajë për të ecur më tej.”

Gjithashtu Veliaj u shpreh se Tirana ka arritur të shfrytëzojë më së miri teknologjinë kundrejt shërbimit të qytetarëve.
Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që kultura dixhitale të zhvillohet edhe nëpërmjet programeve të mirëfillta shkollore duke futur koncepte të dijes së hapur dhe se vendosja e Tiranës me këtë reputacion jep shumë kurajë për të ecur me projekte të mëtejshme inovative./abcnews.al

tech-companies-resources-950x700.jpg
G. P.15:38 | 02/08/2018

Teknologjia në ditët e sotmë ecën më hapa galopante drejt zhvillimit dhe ndërveprimit me jetën tonë të përditshme. Kompanitë më gjigande të cilat ofrojnë këto shërbime, kanë rritur vlerën e tyre në stratosferë duke e penetruar ndikimin ne mënyrë te padiskutueshmë tek të gjithë kategoritë e njerëzve. Po cilat janë disa nga ndërmarrjet më të mëdha dhe fitimprurëse në fushën e teknologjisë?

-Apple
Kjo kompani legjendare mbetet pa diskutim më e dallueshmja në çdo lloj forme të saj. E themeluar në vitet ’70 Apple lançoi rrjeti e saj të kompjuterave dhe shpikjen e telefonave më të suksesshëm të të gjitha kohërave: iPhone.

-Amazon
Amazon.com mbetet shitësi më i madh online në ditët e sotme. Fillesat e saj i pati në një garazh të thjeshtë të një shtëpie përdhese, derisa u vendos që të ofronte shërbimet e saj nëpërmjet internetit. Kështu u bë funizuese nëpër të gjithë e botën me materiale nga më të larmishmet.

-Facebook
Një ndër rrjetet sociale më të përdorshëm në përditshmërinë e gjithsecilit, Facebook tashmë ka pushtuar realitetin dhe privatësinë tonë duke u kthyer në një nga mediat më të nevojshme dhe argëtuese.

-Microsoft
Gjigandi kompjuterik Microsoft u themelua nga Bill Gates në vitet ’70 ne Meksikë. U deshën 10 vitë për ti sjellë plotësisht në jetë idetë e tij. Tashmë Microsoft është emri më dominues në botën teknologjike.

-Netflix
Nisi fillimisht si një ide për të shitur DVD online dhe më vonë u bë dominuese nëpër të gjithë globin. Netflix ka përthithur më shpejtësi vëmendjen e konsumatorëve të saj dukë bërë që përdorimi i medias të shihet në dimensione të tjera. Tashmë shumë prej filmave dhe serialeve në TV, prodhohen dhe publikohen ekskluzivisht për rrjetin Netflix./abcnews.al

kina.jpg
G. P.14:14 | 03/05/2018

Një kinez ka thyer rekordin e Guinness duke organizuar një spektakël të vërtetë ngjyrash me 1374 dronët e tij që u ngritën në qiell njëkohësisht. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një kompani amerikane.

Një kompani kineze dronësh ka ngjyrosur qiellin me 1374 drone të ndriçuar, në përpjekje për të thyer rekordin Guinness.

Performanca spektakolare u krye në qytetin turistik Xian, në veriperëndim të Kinës. Dronët u ngritën nga toka duke formuar figura të ndryshme shumëngjyrëshe në 3D.

Shfaqja zgjati 13 minuta dhe u drejtua nga një person i vetëm me kompjuter, ndërsa ndër figurat e krijuara ishin Buda, një shumëkëmbësh si dhe një tren i shpejtësisë së lartë.

Me 1374 dronët e tij, kinezi E Hang, theu rekordin e mbajtur më parë nga një kompani amerikane, e cila kishte ngritur në qiell 1218 drone fluturuese gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në muajin Shkurt.

E Hang u vu në qendër të vëmendjes ndërkombëtare në vitin 2016 kur paralajmëroi se do të krijonte një dron pasagjerës, i cili do të kushtonte 300 mijë dollarë. Gjatë vitit pritet që droni për pasagjerë, i cili mund të mbajë vetëm një person dhe të arrijë një shpejtësi prej 13 kilometrash në orë, të kryejë udhëtimin e parë./abcnews.al

kerkuesit-1280x655.jpg
G. P.16:11 | 15/03/2018

Kërkues shkencorë nga universitete të ndryshme në botë janë mbledhur në Tiranë, për të diskutuar risitë në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Mirëmenaxhimi i qyteteve përmes teknologjisë ishte tema kryesore e konferencës ndërkombëtare.

Të përdorësh teknologjinë për të menaxhuar një qytet.

Kërkues shkencorë nga universitetet japoneze, kineze, amerikane, ruse, spanjolle, franceze e të tjerë e vunë në thelb të diskutimeve të tyre në konferencën ndërkombëtare për teknologjinë e informacionit, e cila edicionin e gjashtë të saj po e zhvillon në Tiranë.

Vincezo Loja nga Universiteti i Salernos prezantoi projektin Smart dhe Safe City.

Një projekt ky, se si sensorët e instaluar në godina të ndryshme ndihmojnë për identifikimin e vendndodhjes së një krimi në kohë reale.

“Është një nga konferencat më të mira në botë në fushën e ICT, veçanërisht teknologjitë internet, data ëeb, smart cities dhe sigurisht që ka një impakt jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor, që është shumë e rëndësishme, por edhe ka një impakt aplikativ në qytete të zhurmshme si Tirana, të cilat kanë nevojë për teknologjinë në mënyrë që të menaxhohen më mirë”.

Por që risitë në fushën e teknologjisë të mos mbeten vetëm projekte teorike, profesori shqiptar në Institutin e Teknologjisë në Fukujoka në Japoni tërheq vëmendjen për më tepër fonde.

“Të realizosh diçka praktike, ti ke nevojë dhe për fonde. Dhe këto fonde në Shqipëri janë pak më të vështira që t’i gjesh, por me këto kumunikimet që kemi me fakultetin e Teknologjisë së Informacionit ne kemi bërë edhe punime të përbashkëta”.

Konferenca do të vijojë deri më 17 Mars në mjediset te Universitetit Politeknik në Tiranë./abcnews.al

Tap.jpg
G. P.18:55 | 22/02/2018

“Tap Strap” është një pajisje që mund të bëjë revolucionin në teknologji.

Pajisja e re, ju lejon që të shtypni tastierën në çdo lloj sipërfaqeje.

“Tap Strap” është një pajisje inteligjente që mund të vishet tek një dorë, ose tek të dyja duart, nëse dëshiron të përdorësh tastierën me të dyja duart.

Për të përdoruar tastierën, përdoruesit mund të lidhen me një pajisje që ka Bluetooth.

Pastaj, thjesht duke shtypur në një sipërfaqe çfarëdo, Tap Strap dërgon një komandë ose një karakter si në një tastierë normale.

“Tap mund të bëhet modë në të ardhmen, duke ofruar lihje më të shpejtë dhe të saktë, aty ku nuk ka tastiera”, tha shpikësi i “Tap Strap”, David Schick./abcnews.al

familje.jpg
G. P.22:51 | 06/02/2018

Sipas një studimi të ri, familjet duhet ta mbështesin përdorimin e mediave dixhitale.

Ekspertët kanë zbuluar se mediat dixhitale po ndihmojnë familjet të rrisin marrëdhëniet midis tyre dhe ndihmojnë prindërit të lidhen me fëmijët e tyre.

Kjo për shkak se teknologjia, siç janë smartfonët dhe aplikacionet e ndryshme, ndihmojnë fëmijët dhe prindërit të mbajnë më shumë kontakt.

Sonia Livingstone e zhvilloi studimin bazuar në një survejim, që u bëri 2000 prindërve të fëmijëve midis moshës 0 dhe 17-vjeçare.

Sipas Daily Mail, familjet moderne po gjejnë mënyra që të përdorin pajisjet dixhitale dhe në të njëjtën kohë të merren aktivitete tradicionale.

E ndërsa përdorimi i internetit vazhdon të rritet, tetë në dhjetë prindër thanë se hanë vakte teksa shikojnë televizor ose filma me fëmijët çdo javë.

Më shumë se gjysma e prindërve thanë se vazhdojnë të luajnë dhe lexojnë së bashku me fëmijët.

Studimi zbuloi gjithashtu se prindërit po e përdorin internetin si mjet për t’i ndihmuar ata me fëmijët./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono