teatri

aleanca-mbrojtja-teatri-1280x605.jpg
nev ila11:56 | 31/12/2019

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës të bëjë transparencë me procedurat e tenderit për ndërtimin e Teatrit të ri. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dyshon se Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë që do të ndërtojë teatrin e ri, por nuk bën transparencë për çështjen.

Ditën e djeshme Aleanca për mbrojtjen e teatrit është paraqitur në zyrat ë Bashkisë së Tiranës për të kërkuar informacion për këtë cështje por nuk kanë marrë një përgjigje në lidhje me kërkesën e tyrë.

Ndërkohë ditën e sotme ata kanë paraqitur përpara prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK një kallzim penal ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës së ka shpërdoruar detyrën duke mbajtur të fshehtë procedurat e tenderit për ndërtimin e godinës së re.

Kallëzimi penal në SPAK nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është paraqitur ditën e sotme rreth orës 11 pranë kësaj strukture.

ABC News ka siguruar kallëzimin penal që ka dorëzuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pranë SPAK. /abcnews.al

enkel-demi-aleanca-1280x611.jpg
nev ila08:42 | 31/12/2019

Protesta e thirrur dje nga aleanca pëtr mbrojtjen e teatrit ka ardhur si shkak i mosinformimit të procedurave të tenderit për ndërtimin e teatrit që sipas aleancës është shkelje e rëndë ligjore.

Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka kërkuar informacion për projektin e miratuar, sipas tyre,  nga Bashkia e Tiranës.

Po ashtu ditën e djeshme përfaqësuesi ligjor i Aleancës për mbrojtjen e teatrit paralajmëroi se do të kërkonin edhe zgjidhje ligjore për këtë çështje.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, përfaqësuesja për mbrojtjen e teatrit, e ftuar në emisionin ABC-ja e mëngjesit me Enkel Demin deklaroi se sot në orën 10 ata do të paraqiten në SPAK për të bërë kallëzim penal ndaj Bashksië së Tiranës për çështjen e teatrit.

Përfaqësuesja e aleancës në për mbrojtjen e teatrit: Sot do të çojmë dosjen në SPAK.

“Sot në orën 10.00 do të kemi një lëvizje të fuqishme, do të shkojmë në SPAK sot paradite, të bëjmë kallëzimin për çështjen e teatrit”, tha ajo./abcnews.al

robert-budina-1.jpg
nev ila16:36 | 30/12/2019

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkon Bashkisë së Tiranës të bëjë transparencë me procedurat e tenderit për ndërtimin e Teatrit të ri. Artistë, juristë e përfaqësues të shoqërisë civile dyshojnë se bashkia ka shpallur në mënyrë të fshehtë kompaninë fituese që do ndërtojë godinën e re të Teatrit Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dyshon se Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë që do të ndërtojë teatrin e ri, por nuk bën transparencë për çështjen.

Artistë, juristë e aktivistë të shoqërisë civile shkuan për të kërkuar informacion personalisht, por pasi dolën nga bashkia treguan se kjo iu mohua.

Tashmë ata shprehen se do ti drejtohen gjykatës.

“Nuk na priti asnjë person në bashkinë e Tiranës dhe na thanë se nuk mund të takojmë asnjë. Koordinatorja për të drejtën e informimit nuk na takon dhe na thotë se ka një adresë e-maili dhe mund ta kontaktojmë online. Nga ana tjetër Kabineti e mori në shqyrtim kërkesën dhe nuk dihet se kur do të na thuhet diçka, duhet të vijmë ditë të tjera më vonë. Kërkesa jonë është e ligjshme jemi duke pritur përgjigje prej dy muajsh. Këta nuk duan të takohen fare me ne”, tha juristi Dorian Matlija.

 “Sigurisht që mund të shkojmë në gjykatë por kjo nuk na e zgjidh çështjen shpejt, do mundohemi të shohim dhe zgjidhje të tjera sepse këtu nuk kemi thjesht të bëjmë me një shkelje administrative apo një harresë apo një neglizhencë”, tha ai.

“Kryetari i Bashkisë në mbledhjen e parafundit me këshillin Bashkiak ka thënë që ka rekrutuar një zyrë avokatie për lidhjen e kontratës për ndërtimin e teatrit të ri, nëse nuk është shpallur fituesi, çfarë kontrate do të lidhet? Këtu është marrë vendimi për teatrin dhe nuk është bërë publike“, tha pedagogu Ervin Goci.

Artistët i janë përgjigjur deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kanë deklaruar se çështjes së Teatrit Kombëtar do ti shkojnë deri në fund.

“Zotëria kryetari i bashkisë duhet të bëj transparente tenderin sepse sot erdhëm si çetë por e sigurojë që herë të tjera do vijnë regjimente”, tha aktori Neritan Licaj.

“Çetë partizane, balliste, zogiste, çfarë çete jemi ne? Jemi të armatosur apo jo, lufta partizane me çeta filloi. Unë ndihem mirë që jam pjesë e kësaj çete”, deklaroi aktori Mehdi Malkaj.

 “Kam një gjë që bërtet në shpirtin tim, Transparenca. Nuk e di pse mbahet kur një ditë do plasë. Në këto festa duhet të jemi më kompakt, më transparentë dhe të tregojnë se kush i ka fituar ato tenderë, nuk ka nevojë të klithim, ne duam tetarin”, tha mjeshtria Justina Aliaj.

Pas Bashkisë së Tiranës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kërkesën për informacion ja drejtoi dhe Komisionierit për të Drejtën e Informimit. Europa Nostra më herët ka përfshirë Teatrin Kombëtar në listën e 14 veprave të trashëgimisë kulturore  më të rrezikuara gjatë vitit 2020./abcnews.al

 

aleanca-teatri-1280x610.jpg
nev ila11:10 | 30/12/2019

Juristi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Dorian Matlija,  tha se nuk dihet kur mund të japin informacion në lidhje me tenderin e teatrit.

“Nuk na priti asnjë person në bashkinë e tiranës dhe na thanë se nuk mund të takojmë asnjë. Koordinatorja për të drejtën e informimit nuk na takon dhe na thotë se ka një adresë e-maili dhe mund ta kontaktojmë online. Nga ana tjetër Kabineti e mori në shqyrtim kërkesën dhe nuk dihet se kur do të na thuhet dicka, duhet të vijmë ditë të tjera më vonë. Kërkesa jonë është e ligjshme jemi duke pritur përgjigje prej dy muajsh. Këta nuk duan të takohen fare me ne”.

I pyetur nga gazetarja Ajgena Korbi se si do të verpojnë më pas, juristi tha:

“Sigurisht që mund të shkojmë në gjykatë por kjo nuk na e zgjidh cështjen shpejt, do mundohemi të shohim dhe zgjidhje të tjera sepse këtu nuk kemi thjesht të bëjmë me një shkelje administrative apo një harresë apo një neglizhencë. Kemi të bëjmë me një informacion që përvecse nuk na kthen njeri përgjigje, nuk na jepet asnjë lloj kontakti me asnjë njeri fizikisht që të flasim, nuk na jepet asnjë arsye. Kërkesa jonë nuk është e paligjshme madje ka një ligj që thotë se mudn të diskutohet në vedn dokumenti, kjo gjë u mohua sot. Po bëhen disa shkelje ligjore të njëpasnjëshme, kemi të bëjmë me një qëndrim të qëllimshëm, kjo fshehtësi duhet parë në gjithë kontekstin e cështjes së teatrit”.

 

Ndërkohë Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci, tha se në mbledhjen e parafundit Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka thënë se është rekrutuar një zyrë juridike, e cila do të merret me procedurat për ndërtimin e teatrit të ri, kjo gjë sipas Gocit, do të thotë se është shpallur fituesi, dhe gjithcka është mbajtur në fshehtësi të plotë.

“Erdhëm për të kërkuar informacion dhe të futet vetëm një individ, dhe shihni nuk  pret asnjë, imagjinoni një qytetar i thjeshtë po të ketë një hall. Kryetari i Bashkisë në mbledhjen e parafundit me këshillin Bashkiak ka thënë që ka rekrutuar një zyrë avokatie për lidhjen e kontratrës për ndërtimin e teatrit të ri, nëse nuk është shpallur fituesi, cfarë kontrate do të lidhet? Këtu është marrë vendimi për teatrin dhe nuk është bërë publike. Është e frikshme, mund të të vijnë edhe te shtëpia dhe ta shembin se kështu duan. Është e qartë se nuk të lejohet të merret e drejta jote, jam i sigurtë se është marrë vendimi dhe nuk e bëjnë transparente në mënyrë të qëllimshme. Ne atë informacion do ta marrim, me të mirë apo me të keq, ne do ta mësojmë cfarë është bërë, është e drejtë ligjore kërkesa jonë. Nuk na ndalojnë dot të marrim informacion.  Do ju komunikojmë se cilat do të jenë hapat e radhës nga Aleanca në vazhdim”, tha Goci.

 

Aleanca për mbrojtjen e teatrit njoftoi ditën e sotme se do të kërkonte të merrte informacion në zyrat e bashkisë së tiranës në lidhje me projektin e miratuar për ndërtimin e teatrit të ri pasi sipas Aleancës tenderi është zhvillura, fituesi është shpallur por nuk bëhet publike./abcnews.al

mehdi-malko-teatri-1280x610.jpg
nev ila10:42 | 30/12/2019

Aleanca për teatrin ka njoftuar ditën e sotme se do të mbajë protestë përpara Bashkisë së Tiranës.

Protesta e thirrur nga aleanca ka ardhur si shkak i mosinformimit të procedurave të tenderit për ndërtimin e teatrit që sipas aleancës është shkelje e rëndë ligjore.

Aleanca për mbrojtjen e teatrit ka kërkuar informacion për projektin e miratuar nga Bashkia e Tiranës. Sipas Aleancës ata po protestojnë për të denoncuar mungesën e transparencës në lidhje me këtë tender si minimumi i detyrimit ligjor që ka Bashkia.

“Konkursi për tenderin e teatrit nuk është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë, nuk është publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik. Ligji parashikon qartë që tenderët duhet të jenë publikë duke paraqitur edhe ofertuesit dhe fituesit. Në këtë moment nuk kemi asnjë informacion se cila ka qenë procedura për zbatim të  VKM 322″, ka theksuar Ardiana Kalaja.

Aktori Mehdi Malko i cili ishte i pranishëm në këtë protestë tha:

“Në fakt unë jam si macja përballë pianos kur flitet për ligje. E kam thënë dhe e them, teatri nxori bllof të gjithë arkitektët. Tërmeti e faktoi këtë, kryetari të ndërtojë diçka për ata që vuajnë nga pasojat e tërmetit sepse teatri është aty në këmbë. Çetë partizane, balliste, zogiste, çfarë çete jemi ne? Jemi të armatosur apo jo, lufta partizane me çeta filloi. Unë ndihem mirë që jam pjesë e kësaj çete”.

Ndërsa mjeshtria e artit Justina Aliaj tha:

“Kam një gjë që bërtet në shpirtin tim, Transparenca. Nuk e di pse mbahet kur një ditë do plasë. Në këto festa duhet të jemi më kompakt, më transparentë dhe të tregojnë se kush i ka fituar ato tenderë, nuk ka nevojë të klithim, ne duam tetarin. Nëse vijnë të thonë pse nuk janë transparentë do bëjnë një punë të mirë”.

Për Neritan Licaj teatri është pronë e gjithë shqiptarëve dhe për këtë arsye kryetari i Bashkisë duhet të bëjë transparencë:

“Teatri është pronë e bashkisë dhe e gjithë kombit. Tirana është e gjithë shqiptarëve. Zotëria kryetari i bashkisë duhet të bëj transparente tenderin sepse sot erdhëm si çetë por e sigurojë që herë të tjera do vijnë regjimente”.

 Ditën e sotme me anë të një komunikate Aleanca për mbrojtjen e Teatrit njoftoi se do të protestonte përpara Bashkisë së Tiranës: 

“Komunikatë

Ushtrojmë të Drejtën tonë për t’u informuar

Të dashur aktivistë, miq e mbështetës, ka kaluar 1 muaj e gjysëm që prej skadimit të afateve për shpalljen zyrtare të fituesit të konkursit për ndërtimin e projektit famëkeq e korruptiv Fusha.
Gjatë kësaj kohe, Bashkisë Tiranë, i janë drejtuar disa kërkesa për informacion, kemi dërguar ne, kanë dërguar gazetarë me kërkesa të personalizuara dhe kërkesa me logo mediatike. Asnjë përgjigje, injorim total, çensurë, terr informativ. Institucioni që menaxhon 120 milion euro, është mbyllur në bunker, ka marrë peng funksione zyrtare, informacionin publik, asgjë nuk kalon nëpër protokolle, asnjë nuk guxon të flasë, gjendje lufte.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë u bën karshillëk qytetarëve të të gjithë Republikës, duke u thënë publikisht, në televizor, që informacionin e kam vetëm unë, po nuk dua t’jua them.
Situata është kaq serioze sa një artikull i gazetares Fatmira Nikollit tek Gazeta Shqiptare, ku publikohej përgjigja zyrtare e zyrës së informacionit të bashkisë, në të cilën nuk kishte asnjë informacion të vlefshëm për procedurat mbi projektin, u çensurua, u hoq, është zhdukur nga qarkullimi.
Në këtë situatë, ne kemi vendosur ta marrim informacionin vetë, fizikisht, te dera e institucionit. Fshehja, terrori në institucion për të mos lejuar asnjë pëshpërime, apo të qarkullojë publikisht informacion për aferën megakorruptive të Teatrit, është vetëm një nga shkeljet e rënda të një dosjeje kriminale plot me paudhësi, që ne kemi vendosur ta depozitojmë te SPAK, me besimin se një ditë, dikush do të mbajë përgjegjësi për vepra penale në dëm të interesit publik.
Ne ju ftojmë nesër, e Hënë, 30 Dhjetor në ora 10.00, të mblidhemi dhe ta ushtrojmë këtë të drejtë. Është një e drejtë legjitime që nuk lejojmë të na shkelet.
Mblidhemi te dera e Bashkisë të marrim atë që na takon. U bëjmë thirrje mediave që të jenë të pranishëm, pasqyrimi i këtij aksioni u shërben dhe atyre dhe qarkullimit të informacionit të lirë”, ka njoftuar Aleanca./abcnews.al

 

raimonda-shundi.png
R D22:48 | 20/12/2019

Mbrëmjen e sotme një ndër të ftuarit e Mustafa Nanos në Provokacija ishte aktorja Raimonda Shundi. Ajo është një ndër protagonistet kryesore të protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Gjatë bisedës Mustafa Nano tregoi se kishte qenë para pak ditësh në Teater bashke me Blendi Fevziun, por theksoi se ai nuk e mbështet kauzën e artistëve.

“Rezistenca juaj ka qenë heroike dhe mund të mbeteni në histori. Mua më duket fantastike rezistenca juaj, por saktësia e kauzës jo. Më ka mbajtur larg kësaj kauze, fakti se është politizuar. Ka një audience e ngushtëzuar”, tha Nano. Ndërsa Shundi tha se artistët janë detyruar të marrin mbështetjen e së djathtës pasi gjendeshin në sulmin e forcës tjeter politike.

“Teatri është i mrekulleushëm si mund ta heqësh atë komiditet që ka spektatori?”, tha ajo, duke shtuar se ai teatër është memorie, histori jo vetëm për artistët por edhe qytetarët. /abcnews.al

teatri-okkk.jpg
R D12:56 | 10/12/2019

Europa Nostra ka futur Teatri Kombëtar të Shqipërisë në listën e 14 vendeve që janë më të rrezikuara gjatë vitit 2020. Bëhet fjalë për vepra të trashëgimisë kulturore që mbartin histori dhe vlera artitekturore.

Pas këtij vendimi përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ndër të tjera thanë se Teatri Kombëtar është vepër që nuk duhet shembur!  Përfshirja në këtë listë, do të thotë angazhim dhe sensiblizim për shpëtimin dhe restaurimin e godinës.

DEKLARATA- ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Teatri Kombëtar i Shqipërisë përfshihet në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, të shpallur nga Europa Nostra në mbledhjen e saj të zhvilluar së fundmi në Hagë.

Kështu vendosi një panel këshillimi ndërkombëtar i Europa Nostra, ku u përfshinë specialistë ndërkombëtarë të historisë, arkeologjisë, arkitekturës, konservimit e restaurimit dhe financës, të cilët u takuan në Hagë për të diskutuar aplikimet dhe për të caktuar listën e shkurtër të 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë.

Fondacioni Gjirokastra, me nxitjen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit këtë vit aplikoi për shpalljen e Teatrit Kombëtar, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë. Ky aplikim u mundësua me ndihmën e shumë specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të cilët përgatitën dosjen teknike të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Të gjitha monumentet dhe vendet e shpallura në rrezik në listën paraprake, u përzgjodhën duke marrë parasysh vlerën e tyre të jashtëzakonshme të trashëgimisë, vlerat kulturore si dhe rrezikun e afërt me të cilin po përballen.

Natyrisht, që një nga kriteret kyçe dhe themelore për përzgjedhjen e tyre ishte edhe angazhimi i komuniteteve lokale dhe i grupimeve të interesit publik dhe privat për të shpëtuar këto objekte. Aksione të qarta që e dëshmonin këtë angazhim u vlerësua të ishin: (1) protesta për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që ka mëse një vit e nëntë muaj që zgjat, nga këto një vit e gjysëm çdo ditë dhe që prej 17 Korrikut të këtij viti 24 orë në 24, (2) marrja e ndërtesës në administrim që prej 24 Korrikut pas përplasjes me Policinë, nga një grup artistësh, aktivistësh dhe qytetarësh të cilët organizuan Festivalin për Mbrojtjen e Teatrit në kuadrin e të cilit janë organizuar mbi 40 ngjarje artistike që përfshijnë shfaqje teatri me trupa nga Shqipëria, Kosova, Austria, Gjermania, Italia, Franca, Amerika, koncerte të ndryshme muzikore, takime profesionistësh për tema të ndryshme që kishin lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, ngjarje të cilat i dhanë kështu hapësirës së Teatrit Kombëtar një përmasë me vlera jo vetëm kombëtare por edhe europiane.

Një kriter tjetër i madh ishte potenciali i hapësirës së Teatrit Kombëtar për të vepruar si katalizator për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe nxitjen e vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare, detyrë të cilën e ka kryer me sukses të plotë protesta e përditshme që zhvillohet në sheshin e tij, i cili është kthyer tashmë në një kuvend i munguar i shqiptarëve në këto vite të vështirë tranzicioni për të gjithë temat e rëndësishme me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare.

Kjo përzgjedhje e Teatrit Kombëtar në listën e shkurtër të 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë, do të thotë që tashmë të interesuar për restaurimin e tij nuk janë vetëm faktori i brendshëm i përbërë nga artistët, aktivistët dhe qytetarët protestues por edhe faktori ndërkombëtar si Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian.

Me angazhimin e saj duke nisur që prej këtij vendimi, Europa Nostra do të ndihmojë, nxisë dhe koordinojë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm që të investohen në restaurimin profesional përfundimtar të godinës së Teatrit Kombëtar.

Ky sukses i padiskutueshëm i kauzës së Mbrojtjes së Teatrit Kombëtar dhe shpallja e tij një monument i rëndësishëm europian i dedikohet të gjithë atyre artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve protestues, të cilët përgjatë këtyre mëse dy viteve, kundërshtuan qeverinë, përgatitën kritikat ndaj ligjit special, që i hapte rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar, sensibilizuan faktorin politik, kulturor, mediatik, atë të trashëgimisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Këta artistë e aktivistë kontaktuan për këtë qëllim Delegacionin Europian në Shqipëri, Komisionin Europian, Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, të gjithë profesionistët vendas dhe të huaj, të cilët u përfshinë në përgatitjen e dosjes teknike për aplikimin në Europa Nostra, dhe siguruan mbështetjen e institucionit të Presidencës së Republikës së Shqipërisë.

Mbështetja direkte e institucionit të Europa Nostra i vendos përfundimisht një frenim të plotë, përpjekjes së mbrapshtë të qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar është cilësuar nga Europa Nostra si: ”një nga qendrat më të spikatura kulturore në Shqipëri dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike”.

Me krenari mund të themi, që kjo arritje e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të gjithë mbështetësve kombëtarë e ndërkombëtarë, është një nga fitoret më të mëdha të qytetarisë në të gjithë historinë moderne të demokracisë shqiptare në 30 vitet e fundit.

Deklarata e plotë e Europa Nostra

Një ndërtesë ikonike e qeverisë në Oslo, e dëmtuar nga sulmi i terroristit 2011, është vendosur të shkatërrohet …Një kështjellë mbresëlënëse në Beograd, e rrënjosur thellë në historinë evropiane, kërcënohet nga një projekt i dëmshëm teleferik…

Një nga qendrat më të spikatura kulturore në Shqipëri dhe një hapësirë e rëndësishme sociale dhe publike në kryeqytet tani përballet me kërcënimin e menjëhershëm të prishjes…

Një kështjellë e zbukuruar e shekullit të 19-të në Toscana ka rënë viktimë e përkeqësimit, neglizhencës dhe vandalizmit…

Programi është organizuar nga Europa Nostra, Zëri i trashëgimisë kulturore në Evropë dhe Instituti Evropian i Bankës së Investimeve. Mbështetet nga programi i Evropës Krijuese të Bashkimit Evropian.

Lista, 14 vendet e trashëgimisë, të rrezikuara:

Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Tiranë, SHQIPRI
Karas – Anije tradicionale e Verës, Armeni
Manastiri i Khoranashat, Rajoni i Tavushit, Armeni
Kalaja Jezeří, Horní Jiřetín, Republika Ceke
Salla e notit Tapiola, Espoo, Finlanda
Kalaja e Sammezzano, Toscana, Itali
Parku Arkeologjik i Sybaris, Itali
Shtëpia Ivicke, Ëassenaar, HELANDET
Y-bllok, Tremujori i Qeverisë, Oslo, Norvegji
Centrali Szombierki, Bytom, POLAND
Kalaja e Beogradit dhe rrethina e saj, SERBIA
Stadiumi Plečnik, Ljubljana, SLOVENIA
Cuatro Caminos Metro Depot, Madrid, Spanjë

 

teatri-migjeni-1280x704.jpg
nev ila16:08 | 04/11/2019

Në 70-vjetorin e krijimit të tij, teatri “Migjeni “ne Shkoder është vlerësuar me titullin “Nder i Kombit” nga Presidenti Ilir Meta. Në ceremoni ndodhi një e papritur pasi u fikën dritat për disa minuta.

Në këtë përvjetor u dekoruan personalitetet që kanë kontribuar ndër vite në skenën e “Migjenit”.Aktoret dolën një e nga një në skenën  e Teatrit. U rrëfyen para spektatorit.

Teatri “Migjeni” në Shkodër festoi 70 vjetorin e krijimit si teatër profesionist. Me këtë rast Presidenti i Republikës i akordoi këtij institucioni titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Gjatë dhënies së çmimit u  shkëput energjia elektrike për disa minuta.

Pavarësisht se teatri ishte pa drita ceremonia vijoi me promovimin e librit të shkrimtarit dhe studiuesit  Xhahid Bushati Teatri Migjeni, Kujtesa e një qyteti…

20 personalitete të artit skenik në Shkodër u dekoruan me tituj të ndryshëm.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm u shfaq edhe dokumentari i përgatitur nga Arjan Çuliqi mbi historinë dhe personazhet që i dhanë jetë teatrit jo vetëm të Shkodrës por edhe më gjerë./abcnews.al

ilir-meta-teatri-1280x717.jpg
nev ila13:55 | 04/11/2019

Mbështetjen e tij për rezistencën e artistëve të Teatrit Kombëtar,  Ilir Meta e kishte shprehur përmes akteve të tij, kur rrëzoi dy herë ligjin që vuloste prishjen e godinës. Por fizikisht në ambientet e godinës së Teatrit, Ilir Meta hyri vetëm paraditen e të hënës ku sërish qëllimi ishte mbrojtja e vlerave historike dhe kulturore të godinës.

Ekspozita “Notre Dramë de Tiranë” e piktorit Avni Delvina e nxiti kreun e shtetit t’i kujtonte politikës se nëse shqiptarët nuk gëzojnë sovranitet për të shprehur mendimet dhe bindjet e tyre rrezikohet edhe vetë sovraniteti i Shtetit.

Veprën ku vetë ai ishte personazh kryesor si i vetmi institucion që ka treguar mbështetje për kauzën e Teatrit Kombëtar, Meta e shoqëroi me buzëqeshje

Por artistëve i kujtoi se  ka bërë vetëm detyrën duke mbrojtur identitetin kombëtar.

Politikës i kërkoi vetëm dialog dhe transparencë.

Presidenti la pa përgjigje pyetjen se kur do të marrë një vendim për të shpallur zgjedhje të pjesshme në Vorë, bashkinë ku që nga dita e premte godina ka ngelur pa drejtues pas heqjes së mandatit nga KQZ të Agim Kajmakut./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono