teatri i ri

69127949_10156916663551523_108618236857155584_n.jpg
ad min16:00 | 17/08/2019

Kryeministri Rama ka mbrojtur edhe këtë të shtunë idenë e një teatri të ri kombëtar, duke përcjellë mesazhin e aktorit, pedagogut e drejtuesit të katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj.

Rama thotë se Malaj është një figurë e mirënjohur për publikun shqiptar, që s’ka nevojë për prezantim, po lypset të thuhet se ai i përket asaj pjese njerëzish që flasin pak dhe dallohen për vetëpërmbajtjen e tyre. Me pak fjalë po pa asnjë ngurrim, Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar, shkruan shefi i qeverisë, duke përcjellë mesazhin e Petrit Malajt, sipas të cilit duhet një Teatër i ri bashkëkohor. “Unë mendoj se thelbi i çështjes ka evoluar dhe gjërat po thuhen më troç: E para, që aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar. Dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin”, është citimi I Petrit Malajt i përcjellë nga kryeministri Rama në Facebook./ABC News Albania 24/7

RAMA-PER-TATRIN-DHE-EKONOMINE.mpg_snapshot_01.17-1280x720.jpg
ad min12:30 | 03/08/2019

Një tjetër personazh i skenës shqiptare është përdorur sot nga Kryeministri Rama si provë se shumica e artistëve duan teatër të ri.

“Spiro Duni, aktor dhe regjizor që është ngjitur vetë dhe ka ngjitur trupa aktorësh në skenën e Teatrit Kombëtar, duke krijuar vlera e promovuar talente, kërkon si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë për t’ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar”,-shkruan Rama.

Ndërsa citon SPIRO DUNIN të ketë thënë:

“Ndërtimi i Teatrit të ri është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh! Asnjë cm2 nuk cenohet nga ky truall dhe besoj që të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohjes në hollet e tempullit të ri!”/ABC News Albania 24/7

veliaj-2-1280x707.jpg
ad min20:15 | 05/06/2019

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj konfirmoi ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, gjatë një takimi me banorë të njësisë bashkiake nr.2. Veliaj kërkoi një mandat të dytë nga banorët e kryeqytetit, me qëllim për të çuar para projektet.

Kandidati për mandatin e dytë si krybashkiak i Tiranës  Erjon Veliaj  konfirmon se Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet dhe do të jetë më i miri në rajon.

“Teatri i ri do të bëhet. Do të jetë më i miri në këtë rajon si Pazari i ri, unë nuk pranoj që të ma fyejë njeri inteligjencën dhe të thotë tallashi është më i mirë. Është turp që një shqiptarë të thotë që një barake e kohës së fashizmit e ndërtuar provizorisht për të argëtuar ushtarët, të themi që është pasuri?!”

Me bluzën me numrin 2, që është numri i tij në fletën e votimit, Erjon Veliaj  prezantoi ne njësinë administrative Nr . 2 të Tiranës kandidatet për anëtarë të Këshillit Bashkiak në kryeqytet, të propozuar nga PS-ja.

Duke  folur për punën e bashkisë në mandatin e tij të parë, Veliaj  e krahasoi me 4 vitet e drejtimit të Tiranës nga Basha  Edhe Veliaj thotë se opozita  kërkon  shtyrjen e zgjedhjeve, për shkak të frikës nga humbja në to./ABC News Albania 24/7

veliajj.jpg
ad min21:10 | 25/04/2019

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet. I ftuar në emisionin “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori, ai theksoi se teatri nuk është i restaurueshëm dhe njerëzit duan të kenë një të tillë cilësor.

“Çdo gjë që mund të restaurohet do restaurohet. Tallashi është i parestaurueshëm kështu që teatri i ri do të ndërtohet. Jam i lumtur sot që 98 nga 100 aktorë janë dakord. Dy për hudhër mirë që nuk janë. Ka njerëz që duan vjetërsira, kemi pasur gjyshe që mbanin rraqe kot në shtëpi dhe ti do ta respektosh. Çështja është që në dallim në një shtëpi private që ti mban ça të duash dhe në një qytet ku ti duhet t’i japësh njerëzve një teatër cilësor do duhet të marrësh disa vendime dhe nuk mban dot rraqe që nuk i përdor dot”, tha Veliaj.

Ndërkohë për sa i përket lejeve të dhëna nga ai, Veliaj theksoi se janë punë publike.

“80 mijë metra katrorë është vetëm Bulevardi i Ri. Nga të dhënat e INSTAT-it ka më shumë metra katrorë sepse nw kwto 4 vjet janë bërë më shumë punë publike. 67 mijë metra katrore janë vetëm kopshte dhe çerdhe. 100 mijë metra katrore është leja për sheshin Skënderbej. Gjysma e lejeve janë në fakt punë publike, ndërkohë që në administratën e shkuar ndërtimet ishin 100 për qind punë private, se nuk kishte punë publike”, tha Veliaj./abcnews.al

maks-vv.png
ad min20:38 | 02/10/2018

Në “Provokacija” në ABC News, piktori dhe shkrimtari, Maks Velo, ka folur rreth çështjes së Teatrit të ri Kombëtar. Sipas Velos, duhet ndërtuar një teatër tjetër po në të njëjtin pozicion.

Maks Velo: “Unë po e pranoj këtë që thua ti, që ky teatër duhet prishur, por duhet ndërtuar tjetri këtu. Ai nuk bën këtë gjë. Ai merr 5000 metra katrore. Se po të ishte Muç, bënte një vendim të Këshillit të Ministrave që këtë territor ia fal teatrit atëherë unë jam dakord me ty. Të mbarojë, të bëjë një konkurs ndërkombëtar dhe të ndërtohet një teatër tjetër këtu”.

Sipas Velos, ndryshimi i pozicionit të teatrit nuk bëhet më për ndërtimin e tij, por për të vjedhur territorin.

Maks Velo: “Nuk është punë e teatrit, këtu është për të vjedhur territorin. Unë jam dakord. Po të jetë ky territor 5.200 metra, i takon teatrit dhe ndërtohet teatër tjetër”.

Mustafa Nano: “Është bërë një takim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës me një numër aktorësh mes të cilëve ka qenë edhe Robert Ndrenika, ku është zotëruar që nuk do të prekë asnjë centimetër të teatrit”.

Maks Velo: “Po lëri ato gënjeshtra. E di çfarë thotë ai Muç? Di teatër në botë ti, të qëndrojë në ajër. Ai teatri është në ajër. Poshtë kalohet dhe këtë poshtë që kalohet ai thotë që është teatër. Këtu nuk ka transparencë Muç. Ne nuk e kemi projektin këtu në tavolinë dhe ta diskutojmë”./abcnews.al

VELIAJ-PER-TEATRIN-1280x720.jpg
ent ela17:02 | 07/09/2018

Tirana do të ketë një Teatër të Ri, siç e do shumica e qytetarëve. Deklarata vjen nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, sipas të cilit drafti është dakordësuar me BE-në.

Teatri i Ri Kombëtar do të ndërtohet sipas një drafti të dakordësuar me BE , mbështetur mbi një proces transparent. Deklarata vjen nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pas inpektimit të punimeve per rikonstruksionin e shkolle se  mesme “Andon Zako Çajupi”.

“Një gjë është e sigurt: një Tiranë që ka Amfiteatër të ri, që ka Shesh të ri, që ka Pazar të ri, Park të ri Olimpik, që ka shkolla të reja, sigurisht që do të ketë edhe Teatër të Ri. Ne nuk mund të stonojmë në një fushë dhe të shkëlqejmë në të gjitha fushat e tjera. Kështu që, nuk ka asnjë dyshim që ne do të kemi një teatër të ri! Në fazën ku jemi, kemi një diskutim të hapur ditor edhe me miqtë dhe dashamirësit e Tiranës në Komisionin Europian, për të mbërritur në një draft, i cili sigurisht kënaq shumicën dërrmuese të popullsisë së Tiranës dhe të Shqipërisë, që do një Teatër të ri. Por, sigurisht u heq alibinë, ankesat, sebepet për sherr, edhe asaj minorance që do të bllokojë zhvillimin e Tiranës. Dhe besoj në një draft të dakordësuar me Komisionin Europian. Ne shumë shpejt do të kemi bazën ligjore të nevojshme, procesin e nevojshëm transparent dhe të hapur për të gjithë, dhe në fund fare një Teatër të Ri për Tiranën”, deklaroi Veliaj.

Sa i perket punimeve po realizohen për rikonstruksionin e shkollës kryebashkiaku Veliaj u shpreh se falë miradministrimit të buxhetit, ky është investimi më i madh që nga ndërtimi i saj .

 “Shkolla është ndërtuar nga e para, i kemi shtuar disa pjesë, të cilat na kanë dhënë 9 klasa të reja, duke mënjanuar sot e mot klasat me dy turne. I kemi shtuar një palestër të re dhe sigurisht, edhe terrenet sportive dhe laboratorët. Ndaj, më vjen mirë që edhe një tjetër shkollë shpëton nga makthi, stresi dhe ngarkesa e klasave me dy turne, madje ka edhe hapësirë që të akomodojë rritjen demografike të zonës në të ardhmen”.

Ndërtimi i shkollave të reja dhe krijimi i hapësirave të reja në shkollat ekzistuese sipas kryetarit të bashkisë ka krijuar mundësi për uljen e numrit të nxënësve nëpër klasa. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono