teater

oriku-1280x715.jpg
ad min13:15 | 10/08/2019

Teatër, muzike, balet në një vend mistik tepër origjinal siç është Fontana në qytetin antik të Orikut.

Pjesëmarrësit ishin si rrallë herë në parkun arkeologjik.

Oriku u duk magjik nën tinguj e muzikës që depërtonte në natyrë.

Aktori Alexandros Memetaj lindur në Vlorë, i cili jeton në Itali me natyralitetin e tij interpretoi një monolog të krijuar nga vetë ai.  Ua dedikoi të gjitha nënave shqiptare.

Kurse, muzika e krijuar për këtë event nga kompozitori Aulon Naçi i ngjizej harmonisë se natyrës dhe lëvizjeve të balerinit Errik Nour. I ardhur nga Greqia performoi për herë të parë në vendlindje.

Regjisori Neritan Mehmetaj, i cili kishte organizuar dhe realizuar në detaj skenat e monologut së bashku me ndërthurjet muzikore tha se  një event i tillë është i rrallë për vendin e bukur te Orikut.

Muzikantët e talentuar, Ardita Bufaj pianistja e mirënjohur vlonjate së bashku me kuartetin  e harqeve i përbërë nga Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola dhe Enea Nushi, fizarmonikë Elton Balla, perkusion Mirjan Sulovari, i dhanë skenës një atmosfere tepër origjinale duke bërë së bashku artin e bukur të muzikës, teatrin dhe baletin./ABC News Albnia 24/7

emoji-i-lumturise.jpg
ad min16:40 | 16/04/2019

Pas teatrit të kukullave, për fëmijët lezhjanë po dhurojnë emocione të bukura edhe aktorë të njohur. Kësaj here, shfaqja “Emoji i lumturisë” mbushi sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Lezhë.

“Emoji i lumturisë” nga Tirana në skenë për fëmijët e Lezhës. Jo teatër kukullash, por një lojë aktorësh të teatrit për të kënaqur e nxitur të vegjlit. Marjana Kondi flet mbi nevojën për t’i mësuar ata me kulturën e teatrit.

“Fëmija sot duhet të mësohet patjetër me kulturën e teatrit. Fakti që ti ia zë kohën që të vijë në teatër është gjërja më e madhe”, tha aktorja e njohur, Marjana Kondi.

Afrimi i aktorëve të njohur pranë fëmijëve është një tabu që po thyhet në Lezhë, thotë drejtori i Kulturës në Bashki, Ardian Laçi.

“Këta fëmijë sot janë spektatorë nesër mund të jenë aktorë. Kështu që le ta thyejnë atë tabunë dhe figurat e ekranit mos t’i shohë nëpërmjet ekranit të vogël, por të jenë në skenë, t’i kenë bashkëpunëtorë dhe pse jo të ndjekin gjurmët e tyre”, tha Ardian Laçi, drejtor i Kulturës në Bashkinë Lezhë.

Pjesa teatrore, “Emoji i lumturisë”, i ka përfshirë maksimalisht fëmijët spektatorë të saj. Të emocionuar, ata ndoqën lojën  e aktorëve në skenë./abcnews.al

teatrii.jpg
ad min16:07 | 20/07/2018

Ambasadorja në largim e BE–së në Shqipëri Romana Vlahutin ka takuar në zyrat e saj  një përfaqësi të  Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Artistët i kanë thënë Vlahutin se ata shpresojnë që presidenti Ilir Meta, të mos e dekretojë ligjin, i cili sipas tyre është antikushtetues. Artistët i thanë Vlahutin se ata kërkojnë që teatri të mos shembet, por të rikonstruktohet, pasi sipas tyre, ai është vlerë e trashëgimisë kulturore. Vlahutin sipas Alert Celoaliaj u tha se ajo është duke monitoruar çdo lëvizje të tyre dhe qeverisë. /abcnews.al

berat.jpg
ad min16:40 | 17/07/2018

Berati është një ndër qytetet më të vizituar nga turistët e huaj. Kureshtja e tyre lidhet me jetën e vendasve në periudhën pas regjimit komunist.

Kanë ardhur në Shqipëri për të parë se si jetojnë njerëzit pas diktaturës. Ndalesën e parë e bënë në Berat. Lagjet “Mangalem” “Gorricë” dhe “Kala” tashmë në UNESCO po joshin shumë turistë nga vendet e botës. Kryesisht në këtë Korrik janë spanjollët më të interesuar.

“Ne kishim dëgjuar për natyrën e bukur të Shqipërisë për malet për detin Jon. Mosha jonë e njeh historinë që ka kaluar Shqipëria ne regjimin  komunist. Dëshironim të shikonim sesi njerëzit jetojne pas kësaj periudhe”, tha për ABC News një turist.

Vetëm për këtë sezon, autoritetet vendore përllogarisin që Berati të vizitohet nga më shumë se 150 mijë turistë.

Por ky qytet frekuentohet në çdo stinë. Në gjashtë mujorin e parë të vitit ishin 60 mijë vizitorë të huaj që u ngjitën në kala. Akomodimet e reja dhe shërbimet cilësore po lenë pas pamjen gri të Beratit.

“Njerëzit janë mikëpritës në Berat. Na ka pëlqyer shumë ky qytet, është një mrekulli. Ne do t’u sugjerojmë dhe të tjerëve  ta vizitojnë këtë qytet kaq të bukur”.

Kryetari i Bashkisë, Petrit Sina, thotë se prioritet i është dhënë pastrimit të qytetit dhe furnizimit me ujë të pijshëm, kryesisht në lagjet muzeale.

Por në Berat ka shumë për t’u bërë. Dhe pse ndoshta është nga qytetet më të njohura shqiptare në botë, vizitorët nuk gjejnë aty atë çfarë duhet. Ata joshen nga historia, nga e kaluara e një vendi, por jo nga shërbimi apo jeta mes një e mbi një dritareve./abcnews.al

 

vlcsnap-error438-1280x720.jpg
ad min14:11 | 11/11/2017

Këtë të shtunë fëmijët e kryeqytetit kanë patur mundësinë të ndjekin në teatrin e kukullave filmin “Raffi” i vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare. Ky film është një tjetër tregues i larmishmërisë që të ofron Teatri i Kukullave në Tiranë.

Fundjavat janë në zhurmshme në dyert e Teatrit të Kukullave në Tiranë

Për spektatorët e vegjël, por edhe ata të rritur kjo e shtunë është një ditë ndryshe. Teatri i Kukullave është shndërruar në një kinema të vërtetë.

Fitues i shumë çmimeve të rëndësishëm ndërkombëtarë historia e Raffit vjen edhe për ndjekësit më të vegjël të kinemasë.

Hamsteri i Artë Rafi, i përket tetëvjeçarit Semi. Brejtësi i vogël është shumë i veçantë. Jo vetëm që mund të shënojë gola me një top futbolli, por mundet edhe të nuhasë mall kontrabandë dhe këtë e bën më mirë se një qen.

Por një ditë, Rafi zhduket!

Ky është vetëm një pjesë nga subjekti i filmit të realizuar me regji të Arend Agthe bazuar mbi librin me të njëjtin titull të Agthe dhe Bettina Kumpfer. Por që çdo fëmijë i dha një personazh për ta dashur apo një situatë për ta analizuar në mendjen e tyre.

Të shohësh një film në Teatrin ku çdo fundjavë ndjekin shfaqjet me kukulla është akoma edhe më e veçantë për ta.

Raffi është është një ndër dy filmat që u shfaqën nga Tirana Film Institute, i cili fitoi për herë të dytë projektin “Festival to date”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono