te shtena

xhandarmeria.jpg
G. P.19:08 | 24/04/2019

Persona të maskuar kanë hapur zjarr në mes të rrugës në qytetin Roubauix të Francës dhe më pas janë larguar për t’i shpëtuar forcave të policisë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur përveç patrullave normale edhe forcat speciale të cilat janë vënë në kërkim të autorëve.

Të shtënat janë qëlluar ndaj saraçineskës së ulur të një kafeneje të qytetit, që ndodhet në afërsi të kufirit mes Francës dhe Belgjikës. Komisariati lokal i policisë ka sqaruar se dyshimet e para janë për një përplasje mes bandash, pasi në zonën ku janë verifikuar të shtënat ndodhin shpesh episode të tilla./abcnews.al

melbourne.jpg
G. P.11:30 | 14/04/2019

Një incident i armatosur që ka lënë një të vdekur dhe tre të plagosur ka tronditur Australinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Melbourne dhe për momentin policia ka përjashtuar pistën e terrorizmit.

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një seri të shtënash të verifikuara jashtë një klubi të njohur nate në Melbourne të Australisë. Tre roje sigurie dhe një person që priste radhën të hynte në klub mbetën të prekur nga plumbat e qëlluar në orët e para të së dielës.

Burime policore kanë deklaruar për mediat lokale se të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizje dhe se për momentin nuk ka të dhëna që të ketë qenë një sulm i lidhur me terrorizmin. Të shtënat në masë në Australi janë të rralla.

Vendi ka rishikuar ligjin për armët që prej vitit 1996, kur 35 persona u qëlluan për vdekje në lokalitetin Port Arthur. Ndërkohë, incidenti më i fundit me armë rezulton ai i një viti më parë kur 7 anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën në një akt vetëvrasjeje.

Personi që ka humbur jetën në të shtënat në klubin e natës nuk është identifikuar, por mediat australiane raportojnë se ai është një nga rojet e sigurisë, i moshës 37-vjeçare. Ndërkohë, personat e tjerë të plagosur janë të moshave 28, 29 dhe 50 vjeç.

Lidhur me ngjarjen nuk ka pasur ende arrestime, por gazeta australiane “Epoka” ka bërë me dije se hetuesit po shqyrtojnë lidhjet me një bandë motoçiklistësh./abcnews.al

policia-e-durresit.jpg
G. P.17:26 | 11/04/2019

Një makinë dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit pasditen e kësaj të enjteje. Sipas informacionit të policisë, 53-vjeçari A.J. ka njoftuar uniformat blu pasi konstatoi dëmtime në automjetin e tij të parkuar në afërsi të një lokali.

Pasi autoritetet shkuan në vendngjarje filluan hetimet dhe paraprakisht dyshojnë se dëmtimet janë shkaktuar me armë zjarri. Gjithashtu grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./abcnews.al

fier-makina.mp4_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela22:09 | 03/04/2019

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen  e sotme qytetin e Fierit. Policia njofton se persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMW” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar që merrej me pjesë këmbimi të makinave.

Më pas, mjetit tip “BMW” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al

 

vrasja-ne-tirane.jpg
G. P.22:36 | 18/03/2019

Ekzekutohet me armë zjarri 26-vjeçari Jurgen Kurti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në kryeqytet, në afërsi të postës nr. tetë, në zonën e “Tiranës së Re”, jo shume larg stadiumit “Selman Stermasi”.

Biznesmeni Jurgen Kurti, i njohur më së shumti edhe në botën e showbizit si menaxheri i VIP-ave, ka qenë duke lëvizur në këmbë në afërsi të zonës ku jetonte, kur është qëlluar me armë zjarri.

Ai dyshohet se është qëlluar nga një ose disa persona që po lëviznin me një autoveturë tip “Benz”. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton ekzekutimin e të riut. Jurgen Kurti ka qenë një personazh i njohur për policinë e kryeqytetit.

Në vitin 2016, ai u vu në pranga pas vrasjes së të atit Artur Kurti. Vrasja e këtij të fundit ndodhi brenda banesës së familjes dhe atë e mori përsipër daja i të riut, Leonard Ristani. Ky i fundit u dënua nga gjykata me më pak se 2 vite burg për shkak se ekzekutimi i Artur Kurtit u cilësua si vrasje ne kushtet e ekstreme të vetëmbrojtjes.

Një vit më pas, Jurgen Kurti u vu sërish në pranga për pak kohë. Sërish një vrasje u lidh me emrin e tij, por kësaj here ngjarja ndodhi në Durrës. Viktimë mbeti Agim Arapi. Ai ishte pronari i një marketi në të cilin kalonin tubat e aspirimit të një picerie në pronësi të vjehrrit të Jurgen Kurtit. Agim Arapi u dhunua nga krushku i Kurtit dhe një i afërmi i tij. Arapi zyrtarisht u tha se humbi jetën si pasojë e një infarkti, por familja këmbëngulte se ataku në zemër iu shkaktua nga dhuna.

Për këtë ngjarje u arrestuan Kostandin Ekonomi dhe Kujtim Ekonomi.  Por bashkëshortja e viktimës, Vjollca Arapi, këmbëngulte edhe publikisht nëpër studio emisionesh se pikërisht Jurgen Kurti ishte personi që e nisi konfliktin me të shoqin dhe është po aq fajtor, sa dy të arrestuarit e tjerë.

Edhe për këtë ngjarje Jurgen Kurti u la i lirë nga drejtësia pak kohë pas arrestimit dhe iu rikthye jetës së tij të shfrenuar në luks. Disa herë i riu vetëm 26-vjeçar ka qenë personazh intervistash ku fliste për pasionet e tij dhe jetën luksoze që bënte, jetë që edhe e ekspozonte vetë me foto e postime në rrjetet sociale./abcnews.al

Untitled-1.jpg
G. P.13:20 | 17/02/2019

Dy persona u ekzekutuan sot në Vlorë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë një sulmi me armë zjarri për motive ende të panjohura. Viktimat janë Orest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. Dy kallashnikovë u gjetën në makinën e djegur që dyshohet se u përdor nga autorët.

Tre të rinjtë po lëviznin me një mjet “Passat” kur një tjetër makinë u preu rrugën tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Dy persona të maskuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi dhe për pak minuta u larguan me shpejtësi nga vendi i krimit.

Orest Rexho dhe Arjan Hasani u vranë në vend. Trupi i të parit u gjet në rruge, kurse viktima e dytë brenda në makinë në një distancë tre metra. I plagosur mbeti 42-vjeçari Armando Sulejmani me pseudonimin “Çipuri” i cili supozohet që ishte dhe shënjestra e këtij atentati mafioz.

Ai humbi kunatin dhe shokun e tij. Kurse autorët braktisën mjetin në Babicë, aty ku policia e gjeti në flakë.

Banori: Thamë mos qe dasëm se hedhin fishekzjarret këta të dasmës dhe e morëm për dasëm. E dëgjuma se u vranë se dëgjuam një gjiton dhe erdhëm këtu poshtë.

Pyetje: Të plagosurin e ndihmoi njeri?

Banori: S’e di.

Besohet që e gjitha ka lidhje me një histori të gjatë hakmarrjeje, e cila nis me “Masakrën e Çoles” në vitin 2015, ku u vranë tre vetë.

Megjithatë nuk jepen detaje të mëtejshme rreth hasmërive të shënjestres me autorët e asaj ngjarjeje. Armando Sulejmani ose “Çipuri”, njihej si pjesëtar i ish-bandës së Gaxhait.

Në vitin 2016, atij iu bë një atentat kur po futej në banesën e tij në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre./abcnews.al

vloraa.jpg
G. P.12:28 | 06/02/2019

Një krim në familje ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Një burrë mbyti bashkëshorten e tij dhe më pas tentoi të vrasë veten me thikë. Sipas dëshmitarëve, çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme.

Pasi e kishte dhunuar prej shumë kohësh, më në fund e vrau. Burri agressor Teodor Lera, një 57-vjeçar i papunë, mbyti gruan e tij, nënën e tre fëmijëve, Evën 45 vjeçe. Kurse ky prind i moshuar do donte të kishte vdekur. Ai humbi bijën e tij.

Krimi i rëndë ndodhi brenda në shtëpinë e çiftit, në katin e parë të një pallati në lagjen “Kushtrimi”, pranë komisariatit të Policisë në Vlorë. Burrë e grua kishin tre fëmijë, dy në emigracion dhe një studente në këtë qytet. Banorët kanë treguar se midis tyre kishte dhunë dhe sherre të vazhdueshme.

“E ka denoncuar kjo dhe njëherë tjetër dhe e fali për hatër të fëmijëve”, tha fqinja.

Poliicia fillimisht mori raportim për të shtëna me armë, por më pas zbuloi brenda në banesë gruan e vdekur. Gjurmët e gjakut çuan në dyshimin e parë se ajo ishte vrarë me thikë.

Këqyrja e ekspertëve nxorri se 45-vjeçarja ishte mbytur me duar. Kurse autori i dyshuar, Teodor Lera pas këtij akti ka tentuar të vetëvritet. Ai ka marrë thikën dhe ka prerë damarët e njërës dorë. Në gjendje të rëndë u dërgua në spital, ku dhe po merr ndihmën mjekësore. Këtë person, policia e ka proceduar më parë për dhunë në familje, por banorët pranë tyre treguan gruaja e ka pranuar në shtëpi për shkak të fëmijëve. /abcnews.al

KRONIKE-ATENTATI-VLORE-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela17:48 | 14/01/2019

Një 41 vjeçar mbeti i plagosur rëndë sot pasdite në një atentat me armë në qytetin e Vlorës. Ndaj makinës së tij është qëlluar me automatik në lagjen “Pavarësia”. Autorët e krimit janë ende të paidentifikuar.

Dy persona me motor i kanë prerë rrugën një makine tip audi në Vlorë dhe kanë qëlluar me armë. Nga të shtënat ka marrë plagë të rënda 41 vjeçari Mikel Mehmeti nga Selenica.

Dyshohet se të plagosurin po e shoqëronte edhe një person tjetër, por ende nuk ka të dhëna për identitetin e tij dhe nuk dihet gjendja shëndetësore.

Atentati me armë zjarri ndodhi në rrugën “Gjergj Araniti”. Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes  me motor dhe më pas e kanë braktisur mjetin. Policia pak minuta pas krimit gjeti një automjet të djegur në afërsi të stacionit të trenit. Automjeti tip Mitsubishi dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.

Në vendin e krimit janë gjetur shtatë gëzhoja automatiku. 41 vjeçari Mikel Mehmeti i cili dyshohet të ketë qenë shënjestër e atentatit ka marrë plagë në kraharor dhe në bark. Gjendja e tij është mjaft kritike, – thonë mjekët.

Grupi hetimor ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke sekuestruar dhe pamjet e sigurisë të një lokali të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

I plagosuri nuk rezulton person me precedentë penalë.  Mehmeti, njihet në Vlorë si bashkëpunëtor i ngushtë i vëllezërve Llanaj. /abcnews.al

 

 

5c307e1adda4c86e578b4622.jpg
ent ela11:26 | 05/01/2019

Tre viktima dhe katër të plagosur: është ky bilanci i të shtënave me armë zjarri në Torans, pranë Los Anxheles. Sipas të dhënave të policisë ngjarja ndodhi në një sallë bouling-u dhe viktimat janë të gjithë meshkuj. Autoritetet i bënë apel banorëve që të mos i afrohen zonës.

Një dëshmitar okular u shpreh për Los Angeles Times se para të shtënave ndodhi një sherr dhe më pas u dëgjuan të shtënat. Sipas tij ka pasur të paktën katër të shtëna me pushkë. Mediat amerikane raportojnë për të plagosur dhe viktima. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono