te rinjte

KRYEQYTETI-EVROPIAN-I-TE-RINJVE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.30-1280x720.jpg
ent ela14:33 | 19/04/2019

“Të tregojmë që Tirana është jo vetëm qyteti më i ri, por edhe më evropian në rajon”. Ky është synimi i bashkisë sipas kryetarit Erion Veliaj, i cili tha se kanë nisur përgatitjet që kryeqyteti të shpallet qyteti evropian i të rinjve në vitin 2022.

Në Tiranë ka nisur puna që në vitin 2022 kryeqyteti i Shqipërisë të zgjidhet dhe kryeqyteti evropian i të rinjve.

Bashkia, organizata rinore, gjimnazistë dhe studentë u mblodhën për të diskutuar rreth sfidave dhe hapave që do të merren për të përmbushur me sukses këtë qëllim.

Kryebashkiaku  Erion Veliaj tregoi se aktualisht Tirana është përzgjedhur si një nga 5 finalistët dhe synimi është fitorja.

“Duhet të jemi edhe inteligjentë, jo vetëm që të përkushtohemi me një buxhet të caktuar për të qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por edhe të ketë duk, pra të ketë një sërë aktivitetesh, ku shumë të rinj mund të përfitojnë shumë prej fushave të caktuara, jo vetëm muzikë apo art, kulturë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se qytetit i nevojitet të jetë i aksesueshëm dhe për të rinjtë që vijnë nga vendet e tjera të rajonit.

“Na duhet të kemi një dimension rajonal; pra duhet të jemi patjetër Kryeqyteti Evropian i Rinisë, por duhet të pranojmë se do të jemi shumë të aksesueshëm për të rinjtë. Ajo që do të vlerësohet është sa qytet i hapur jemi për të përfshirë edhe të tjerët. Jam i sigurt se shumica prej jush keni shoqata partnere-binjake, me të cilat mund të keni bërë projekte apo shkëmbime, por do na e rrisni fuqinë e aplikimit tonë nëse do të ishim më të hapur, të kishim shkëmbim energjish, por edhe aktivitete të përbashkëta me të rinj të tjerë të rajonit, për të rrëfyer se realisht Tirana është jo vetëm qyteti më i ri në rajon, por është edhe qyteti më evropian në rajon”.

Tashmë sipas kryetarit të bashkisë edhe shumë institucione ndërkombëtare po zgjedhin Tiranën për selitë e tyre, duke e kthyer atë në një epiqendër të vendimmarrjeve. /abcnews.al

 

kallash-1280x892.jpg
G. P.10:18 | 17/04/2019

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës, ndërkohë që ka nisur procedimi penal për një tjetër. Policia ka njoftuar se L.B., 21 vjeç, K.P.,19 vjeç dhe A.K, 17 vjeç ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Kapja e tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët në Portoromano.

Ndërkohë policia sekuestroi armën e zjarrit automatik. Ndaj të rinjve rëndon vepra penale e “prodhimit dge mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Të tre ata ishin banues në lagjen Nr. 15 në Durrës./abcnews.al

cakaj.jpg
ent ela09:57 | 12/04/2019
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u bëri thirrje Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit të shohin me më shumë vëmendje sfidat e të rinjve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane, mungesa e të cilës mund të çojë, me gjithë përpjekjet tona për t’i zbutur, në thellim të sfidave të tyre“– tha Ministri në Detyrë.

Cakaj vlerësoi se Procesi i Berlinit ka rritur në mënyrë të ndjeshme ndërlidhjen mes vendeve të rajonit, por theksoi se ende fatkeqësisht vihet re se është shumë e vështirë të ofrohen arritje konkrete në një ambient, i cili karakterizohet nga mosmarrëveshje të vazhdueshme me retorikë politike.

Ai cilësoi paradoksale që nga njëra anë nismat rajonale si Organizata Rajonale e Bashkëpunimit Rinor, apo Fondi i Ballkanit Perëndimor përpiqen të ofrojnë projekte që adresojnë pajtimin mes kombeve, për ta kthyer rajonin në një hapësire sa më vibrante të bashkëpunimit rajonal dhe, nga ana tjetër kemi një rajon i cili po shndërrohet gjithnjë e më shumë në konservativ dhe nacionalist, pikërisht për shkak të mosmarrëveshjeve politike mes shteteve.

Për këtë arsye, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme theksoi se është shumë e rëndësishme që vendet tona të jenë më të vendosura për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe dhe kjo do të mund të arrihet vetëm nëse ka sinqeritet dhe përgjegjësi në adresimin e reminishencave të së kaluarës.

Ai shprehu besimin se Procesi i Berlinit i ka ofruar një dinamikë tjetër rajonit tonë, por kjo dinamikë ka nevojë të inkurajohet. Rinia e vendeve tona ka nevojë të shikojë një perspektivë evropiane të prekshme nga Bashkimi Evropian.

Ajo që duhet të kuptohet vijoi ai, është se Rajoni ynë nuk po kërkon të hyjë nesër në BE, por procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm dhe inkurajues për ndërmarrjen e reformave të nevojshme si shteti i së drejtës, reforma në arsim, zhvillimi ekonomik etj. Në këtë kontekst, liberalizimi i vizave me Kosovën apo hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë instrumentale për rritjen dhe thellimin e reformave.

Ministeriali i Varshavës shërben si takim përgatitor për Samitin e Poznan-it kushtuar Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në korrik 2019, në Poznan të Polonisë.

rita-ora.jpg
G. P.22:01 | 10/04/2019

E ndodhur në Kosovë në kuadër të një programi të UNICEF, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora ka deklaruar se do të punojë për mbështetjen dhe promovimin e projekteve të të rinjve kosovarë.

Rita Ora ka befasuar të rinjtë nga e gjithë Kosova që merrnin pjesë në një ngjarje të organizuar nga UNICEF-i. Ajo tha se është mahnitur me punën e të rinjve që po bëjnë në Kosovë, duke thënë se nuk do të kursej kontributin e saj për fuqizimin e tyre.

“Pata kënaqësinë e madhe të takoj të rinj të Kosovës. Do të mundohem të bëj gjithçka mundem që t’i inspiroj dhe t’i mbështes të rinjtë. Shpresoj t’i kem inspiruar. Jam e nderuar të jem këtu me të gjithë këta që punojnë për UNICEF-in. Jam krenare që jam nga këtu, nga Kosova dhe pres me padurim t’i mbështes të rinjtë e vendit tonë”, tha Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtyre ditëve ka vizituar fëmijë, të dhe të rinj në familje të  varfra në Kosovë ku është njoftuar për së afërmi për sfidat e tyre me të cilat ballafaqohen./abcnews.al

Veliaj-gjate-takimit-me-perfituesit-e-praktikave-te-lidershipit-1-1280x853.jpg
ent ela12:49 | 27/03/2019

20 studentë do të nisin praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës. Gjatë takimit me ta kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Rektorëve të Universiteteve iu është lënë kohë deri në fund të muajit për të përgatitur Kartën e Studentit. Nëse nuk do ta përgatisin atë do ta prodhojë bashkia dhe Ministria e Arsimit.

Nëse Universitetet nuk do ta kenë gati kartën e studentit deri në fund të muajit kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se këtë kërkesë të studentëve do ta përmbushin bashkia dhe Ministria e Arsimit.

 “U kemi lënë afat deri në fund të muajit rektorateve që, sipas ligjit të ri, duhet të bënin Kartën e Studentit. Me privilegjet vijnë edhe përgjegjësitë. Pra, me të qenit rektor dhe dekan, vjen edhe përgjegjësia t’i bësh ato detyra. Nëse nuk i bëjnë deri në fund të muajit, kemi marrë masat që Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të jetë e para që bën Kartën Studentore Bashkiake, ndërkohë që bashkia, Këshilli Bashkiak tashmë i ka marrë vendimet për 40 shërbime, që gjithsesi edhe sot ofrohen me kosto më të ulët për studentët”.

Studentet sipas Kryetarit të Bashkisë do të mund të përfitojnë me çmim të reduktuara edhe shërbime që ofrohen nga privati.

 “Karta e re studentore që do të emetohet në Tiranë përpara kësaj vere, do të mundësojë një bashkëpunim edhe me privatin, pra përveç 40 shërbimeve që bashkia i ofron të reduktuara, edhe privatët mund të futen në këtë bashkëpunim, kur vjen puna tek dyqanet, tek shpenzimet”.

Kryetari i bashkisë deklaratat i bëri në takimin që zhvilloi me 20 praktikantët e përzgjedhur për të vijuar praktikat e punës në Bashki. Përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, studentëve dhe të sapodiplomuarve u ofrohet mundësia që të fitojnë një eksperiencë të parë pune 3 mujore në institucionin e Bashkisë së Tiranës. /abcnews.al

 

1-NE-4-TE-RINJE-TE-PAPUNE.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela14:43 | 26/03/2019

Kafenetë shpesh i kanë mundësi të vetme për të mbushur kohën. Një në 4 të rinj në vendin tonë as nuk punojnë as nuk shkollohen. Në raportin e fundit për tregun e punës në Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore Shqipëria dhe Kosova kanë normën më të lartë të grupmoshës 15 deri në 24 vjeç të pa angazhuar.

Më pak të angazhuara janë vajzat.  Për djemte situata është disi më e mirë pasi 75% e tyre ndjekin universitetin ose janë të punësuar.

Shumica e të rinjve refuzojnë të flasin para kameras, por ka dhe nga ata që ndalojnë e thonë se vendi iu ofron pak mundësi.

Në Kosovë situata është e njëjtë, 25.9% e të rinjve nuk merren me asgjë.  Ndërsa në Serbi vetëm 17% e të rinjve janë të paangazhuar në tregun e punës apo në arsim./abcnews.al

te-rinjte.jpg
G. P.11:22 | 01/01/2019

Pas atmosferës festive në sheshin “Skënderbej” në natën e ndërrimit të viteve, të rinjtë i janë drejtuar lokaleve të natës në kryeqytet për të festuar deri në orët e mëngjesit Vitin e Ri.

Ndryshe nga vitet e tjera ku rrugët, lokalet apo restorantet dukeshin të tejmbushura, atmosfera festive këtë vit u duk disi më ndryshe dhe paksa më e vakët.

Jashtë kameras një pjesë e të rinjve pranuan se çmimet për t’u argëtuar në lokalet e natës në kryeqytet janë shpeshherë të kripura dhe të papërballueshme, çka i detyron ata të stepen dhe të qëndrojnë për ta festuar Vitin e Ri në shtëpi me familjen./abcnews.al

Veliaj-gjate-hapjes-se-qendres-laboratorike-te-inovacionit-per-femijet-2--1280x854.jpg
ent ela13:55 | 10/11/2018

Investojmë tek inovacioni, që fëmijët të marrin njohuri digjitale. Deklarata vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në hapje të një qendre laboratorike për fëmijë në kryeqytet.

Një qendër e re laboratorike e inovacionit ka hapur dyert në Tiranë. Fëmijët  nga shtatë deri ne 14 vjec mund të mësojnë kurrikulat më të avancuara ndërkombëtare në robotikë, shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë.

Kryebashkiaku  Erion Veliaj shprehu gatishmërinë e bashkise se kryeqytetit  për të mbështetur nisma të cilat synojnë të pajisin të rinjtë shqiptarë me njohuri digjitale, duke i përgatitur ata për sfidat e shekullit 21.

“Sot bashkia është në gjendjen më të mirë financiare dhe mund të japë subvencione, në formë bursash për fëmijët. Një qytet ka shumë sfida, por njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë; jetojmë edhe me këngë, art, kulturë, muzikë e libra. Por, jetojmë edhe me njohuri dixhitale. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur që këtë vit, një pjesë të buxhetit që i japim organizatave të Shoqërisë Civile, të kalojë në fushën e teknologjisë dixhitale”.

Veliaj shkon më tej ndërsa thekson se ashtu si në Suedi edhe në Shqipëri shumë shpejt do të nisin klasat e kodimit.

 “Nuk do të jetë e largët dita kur, ashtu siç Suedia vendosi të fusë gjuhën e kodimit kompjuterit në klasa e para, ta përqafojmë edhe ne si politikë tonën për klasat e Kodimit, në mënyrë që njohuritë dixhitale t’i fillojmë që me mësimin e ABC-së”.

Vënia në praktikë e njohurive në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë me metodologjitë më moderne të mësimdhënies, do të ndihmojë fëmijët në zhvillimin e aftësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, nxitjen e të menduarit kritik dhe kreativ si dhe promovimit të punës në ekip. /abcnews.al

RAMA-ANETARSESIMET-NE-LEZHE-1280x720.jpg
ent ela20:23 | 08/11/2018

Kryeministri Rama shperndau disa tesera partie gjatë një aktiviteti në Lezhë për anëtarësimet e reja në PS. Nuk munguan as batutat e kryeministrit me të rinjtë.

Është radha e lezhianëve të marrin një teserë partie. Të rinjtë e Lezhës janë anëtarët më të rinj të Partisë Socialiste. Janë rekrutuar vullnetarisht apo jo këtë e tregojnë përgjigjet e tyre.

Por se pse duhet të bëhen pjesë e politikës ia sqaron kryeministri Rama. Sa më pak njerëzit të merren me politikën aq më vështirë do të kenë të vendosin zgjedhjen e duhur. Dhe ia lë vendin në dorë të pak vetave. Të merresh me politikë s’do të thotë të lesh familjen, të lesh mësimet etj, por të jesh një qytetar që di të vendosë. Sepse politika vendos për çdo gjë.

Vendos politika por mndësinë ia jep vota dhe këtë kryetari i qeverisë nuk e harron. “Jemi 100 mijë, por kemi 700 mijë”.

E siç ndodh në të tilla shpërndarje teserash të partisë Kryeministri Edi Rama nuk harron shakatë por as kundërshtarët politikë.

Por emocionin më të veçantë ia dha deputeti Pjerin Ndreu. /abcnews.al

 

 

RAMA-NE-LUSHNJE-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_02.31-1280x720.jpg
G. P.15:55 | 27/10/2018

Megjithëse kjo fundjavë në kryeqytet nuk ishte e qetë politikisht pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama preferoi ta kalojë në Lushnje takim me të tijët që u antarësuan në Partinë Socialiste dhe gratë e këtij qyteti. Gazetarja e ABC News e pyeti për dorëheqjen e Xhafës, por kryeministri thjesht buzëqeshi.

Edi Rama, kryeministër: “Tani simbolikisht do të ndajmë disa nga këto kartat që përfundimisht, përkohësisht sepse më pas e vnedosni ju për sa gjatë iu marrin një pjesë të liriës. Sepse ka dhe një gjë tjetër, kur hyn në një parti nuk i bën dot të gjitha siç i bëje më përpara. Unë që kur hyra në parti hoqa sorë nga ideja që mund të shkoja përsëri në plazh nudo. Se diskutojmë më një shok që thotë “jam njeri i lirë.” Jo nuk je njeri i lirë sepse nuk mund të dalësh ti gjuash më gurë shtëpisë ku jemi bashkë se s’ka kuptim. Në qoftë se do ti gjuash më gurë shtëpisë ik se s’je pjesë e shtëpisë.”

Anetarëve të rinj të Partisë Socialiste, kryeministri u tha se të qenurit pjesë e familjes së Partisë Socialiste ka edhe rregulla, të cilat nuk thyhen lehtë.

“Vendosëm të mbyllim kazinotë elektronike dhe bastet, të gjitha lojërat e fatit. Në mënyrë që ju të mos shkoni në lloto edhe të lini atje lekët që prindërit mezi i nxjerrin. Jo nuk do të mbylleshjin sepse nuk u mbyllën dot kur vota kishte prodhuar një shumicë tjetër mandatin e shkuar, por ndodhi diçka edhe më shumë e rëndë. Ndodhi që nga taksa që ishte 25% për kombanitë dhe 15% për çdo lojtar që fitonte, u bë 10% për kompaninë dhe 0 taksë për lojtarin. Gjë që i nxiti të gjithë që të shkonin dhe të shumëfishonin humbjet sepse ishte vota që nxorri një qeveri që hoqi taksën.”

Nga ana tjetër, Rama theksoi se për të demostruar forcën e votës, kryeministri mori si shembull vendimin për mbylljen e bizneseve të lojrave të fatit. Edi Rama në Lushnje, foli ndër të tjera me banorët e këtij komuniteti edhe për kujdesin shëndetësor. Kryeministri tha se është dyfishuar rimbursimin për 600 mijë persona të pasiguruar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono