te rinj

porto-romano.jpg
gra moz15:55 | 06/06/2018

ABC News ka realizuar një reportazh në zonën më të ndotur të Durrësit që është vendgrumbullimi i mbetjeve të Porto Romanos. Një katastrofë mjedisore fare pranë mijëra banorëve, i cili çdo ditë u rrezikon jetën nga helmet. Përballë kësaj “bombe me sahat”,  Bashkia e Durrësit është dorëzuar pasi puna e saj ka mbetur tek projektet në mungese të fondeve.  

Këtu ndodhemi në veri të Durrësit. ABC News ka filmuar me dron vendgrumbullimin e Porto Romanos. Katastrofa mjedisore që bashkëjeton me durrsakët dhe jo vetëm.

Mbeturinat janë shpërndarë pa kontroll. 4 kilometra nga qendra e qytetit turistik, tonelata mbetjesh shkarkohen çdo ditë në këtë terren të hapur.

Hapësira prej 17 hektarësh nuk plotëson asnjë kriter. Askush nuk është kujdesur për rrethimin e zonës. Këtu familje në nevojë punojnë në mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme.

Ndërsa të tjerë e shfrytëzojnë për të ushqyer edhe kafshët. Gjendja mbetet alarmante. Mbi 45 mijë banorë po thithin çdo ditë dioksidin e karbonit, i cili përhapet në ajër nga asgjesimi i mbeturinave me anë të djegies.

Era e keqe dhe niveli i lartë i ndotjes është shqetësimi kryesore për banorët e Porto Romanos. Sëmundjet e provokuara nga helmet kanë nisur të shfaqen.

Banorët thonë se po marrin fund.    Të prekura nga kjo situatë janë edhe institucionet arsimore, të cilat gjenden fare pranë vendgrumbullimit.

Nxënës të shkollës  9-vjeçare “Met Hasa”, por edhe studentë të kampusit të ri universitar, përveçse dijes, marrin edhe ndotjen që shkaktohet nga ky masiv mbetjesh.

Çdo vit në këtë hapësirë, e cila shërben për grumbullimin e mbeturinave të 3 bashkive, Durrës, Shijak dhe Kavajë, shkarkohen mbi 70 mijë tonë mbetje.

Puna e Bashkise së Durrësit ka mbetur tek konstatimi i fakteve dhe hartimi i projekteve. Jashtë kamerave ata thonë për ABC News se janë financiarisht të pafuqishëm për të ngritur një landfill. Pretendimi tjetër i bashkisë është se nuk kanë një terren të përshtatshëm.

Institucionet vendore të pafuqishëm mbeten edhe në menaxhimin e plazheve të prekura nga hedhja pa kriter e mbetjeve urbane.

Zonat turistike që ndodhen në pjesën veriore e perëndimore të qytetit vuajnë nga niveli i lartë i ndotjes në një kohë që Durrësi frekuentohet nga një numër i lartë turistësh vendas dhe të huaj.

Kur askush nuk ndërhyn rrezikohet që pushuesit të braktisin Durrësin./abcnews.al

Gazetare: Enkeleda Arapi

edi-rama-puna.jpg
gra moz12:00 | 01/06/2018

Nuk i ka qejf shifrat, por kur bëhet fjalë për punësimin ndjehet i detyruar t’i rendisë për të pasqyruar punën e qeverisë së tij.

Edi Rama: “Është inkurajuese që me ndryshimin e metodologjisë me një ristrukturim të shërbimit të punësimit në muajt kemi kapërcyer 10 mijë të punësuar në tre muajt e fundit, Mars, Prill dhe Maj. Jemi optimistw që do të realizojmë objektivin për të pasur 25 mijë të punësuar në 2018 vetëm përmes zyrave të punës”.

Megjithatë ka një problem të pazgjidhur për kryeministrin Edi Rama, deklarimi real i pagave.

Edi Rama: “41% e pagave deklarohen se janë 30 mijë lekë. Kjo është gënjeshtër. Dhe sipas të dhënave të brendshme, kjo nuk është e mundur. Realisht një pjesë e pagës jepet formalisht për të shmangur tatimin dhe pjesa tjetër në të zezë. Do t’a luftojmë këtë fenomen. Kemi shumë pak punonjës të pa regjistruar, por shumë që marrin një pjesë të pagës në të zezë”.

Në punimet e konferencës kombëtare mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe politikat e punësimit kryeministri Edi Rama prezantoi edhe një prej sfidave më të mëdha të qeverisë, atë të aftësimit të rinjve në tregun e punës.

Edi Rama: “Ka një sërë pyetjesh që kërkojnë në vazhdimësi përgjigje të artikuluara, sepse e vërteta është se shumë shqiptarë në moshë pune nuk janë aktiv në tregun e punës. Një pjesë e tyre ende është në kërkim të një vendi pune. Sfidë për ne, mbetet aftësimi i tyre për tregun e punës. Në çdo kompani të madhe ka vende të lira pune. Problemi i kompanive është aftësia specifike për mbulimin nevojave të këtyre vendeve të lira të punës”.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i dha përgjigje të gjithë atyre që nuk besojnë në rritjen numrit të të punësuarëve.

“Kur morëm detyrën, biorderoja në tatime numëronte rreth 425-430 të punësuar. Sot që flasim janë 667 mijë të punësuar. Janë mbi 240 mijë vende të reja pune si rezultat i zhvillimit ekonomik, i numrit të rritjes së vendeve të punës dhe të formalizimit. Për herë të parë në vitin 2017, punësimi në sektorin jobujqësor kaloi sektorin bujqësor. Është lëvizje cilësore në formacionin e punësimit në Republikën e Shqipërisë. Po referuar raportit të Bankës Bortërore që iu referua dhe kryeministri, Shqipëria është një nga vendet me punësim më të lartë të nivelit të forcës së punës, po kap nivelin 60%. Papunësia është në nivelin më të ulët të 10 viteve. Në tre-mujorin de fundit të 2017-s shkoi në nivelin e 13.4%”, tha ministri Ahmetaj.

Në këtë konferencë u vlerësua edhe puna e bërë nga një grup deputetësh për hartimin e një raporti, i cili identifikon problematikat e punësimit./abcnews.al

ilir-metaaa.jpg
gra moz11:33 | 19/05/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, organizoi një pritje me fëmijë dhe të rinj jetimë, në kuadër të 20 Majit, “Dita Kombëtare e Jetimëve”.

Kreu i shtetit i shprehu mbështetjen e tij, ndërsa tha se që kur ka marrë detyrën e Presidentit kujdesin ndaj fëmijëve jetim do ta kishte prioritet.

“Ne në fakt kemi qenë një komb jetim për një kohë të gjatë derisa kemi gjetur veten dhe besoj se tani nuk jemi një komb i tillë, jemi një komb shumë më i sigurt për të ardhmen e tij. Jemi anëtarë në NATO, jemi pranë Bashkimit Evropian dhe shpresojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian”, deklaroi kreu i shtetit./abcnews.al

petrit-ymeri-1280x664.jpg
gra moz17:27 | 13/03/2018

Nën moton, të gjithë librat janë të rëndësishëm në muzeun historik kombëtar do të organizohet festivali për fëmijë dhe të rinj. Organizatori Petrit Ymeri thotë se libri për fëmijë dhe të rinj është element thelbësor për përmirësimin kulturor të shoqërisë.

Për 3 ditë me radhë, libri për fëmijë dhe të rinj do të jetë kryefjala e një sërë aktivitetesh që do të organizohen në ambientet e muzeut historik kombëtar nga shtëpia botuese “Dituria”, me anë të projektit Creative Europe. Qëllimi kryesor i këtij festivali është promovimi i lexuesit të së ardhmes.

Nga data 16 deri më 18 do të mbahen një sërë aktivitetesh, ku në fokus është leximi, promovimi i letersisë për femijë, debatet rreth librit, ekspozita dhe teatër. Për herë të parë do të ketë edhe një statistikë të dalë nga rezultatet e një anketimi të përbashket për leximin në Shqipëri, Itali, Maqedoni, ku do të pasqyrohen diferencat, anologjitë dhe prespektivat./abcnews.al

vlcsnap-error475-1280x720.jpg
us er11:50 | 23/11/2017

Në një aktivitet të organizuar me rreth 300 të rinj të punësuar në sektorin privat vetëm rishtazi, kryeministri Edi Rama foli për sukses të reformës arsimore si dhe sukses në efiçencen e zyrave të punësimit në shtet. Por kryeministri  gjatë fjalës së tij u kthye edhe në zërin e sipërmarrësve të mëdhenj të cilët sipas tij vuajnë në lokalizimin e punonjësve me kualifikimin e duhur por edhe dëshirën për të punuar e për t’u lodhur.

Përballë 300 të punësuarve rishtazi në sektorin privat, Kryeministri Edi Rama theksoi meritën e reformave të ndërmarra prej tij për punësimin në Shqipëri, të cilin e shpreh si histori suksesi të 4 vjeçarit që lamë pas.

Kryeministi Rama bëri edhe një rezyme të identikitit të punëkërkuesit në Shqipëri. Të pakualifikuar dhe përtac, produkt i të cilëve janë 36 mijë vendet e lira të punës që ofrohen sot nga sipërmarrësit privat dhe, si theksoi edhe më parë ministri i tij i financës Ahmetaj, kanë mbetur  sfidë e shtetit shqiptar.

Kryeministri gjithashtu përsëriti faktin se sot kompanitë nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve duke i shpëtuar detyrimeve për sigurimin e tyre e duke përsëritur thirrjen ndaj këtyre kompanive që të bëjnë deklarimin e plotë në përputhje me ligjin./abcnews.al

vlcsnap-error547-1280x720.jpg
us er15:10 | 11/11/2017

Formimi profesional i të rinjve është ende sfidë për Shqipërinë. Një nismë, kësaj radhe nga sektori privat, mund të formojë deri në 10 mijë të rinj në të gjithë gamën e biznesit dixhital

Sipërmarrjet dhe të rinjtë në Shqipëri duket se nuk po ecin me të njëjtin hap prej vitesh. Kërkesat gjithnjë në rritje të biznesit janë larg formimit të duhur në tregun e punës, duke krijuar një hendek të thellë mes kërkesës dhe ofertës për punë.

Agron Shehaj sipërmarrës në fushën e marketingut dixhital, po ndërmerr një nismë për të formuar të rinj në këtë fushë pa një detyrim financiar.

Formimi në një fushe ende të re e dinamike për gjithë tregun botëror, duket një mundësi e pakufishme për punë.

Për t’u bërë ekspert në botën dixhitale, nuk janë të nevojshme vite studime, por pak formim, e shumë fokus në punë.

Një nisme që do të nisë në Tiranë, mund të zgjerohet me formimin e të rinjve në të gjithë vendin. Nismës së një personi mund t’i bashkohen biznese të tjera për të formuar 10 mijë të rinj shqiptarë.

Aktualisht në vend, mungojnë formimet në këtë fushë. Qendrat e formimit profesional, mes kurseve të ndryshme për të përfituar një zanat, kanë edhe kursin e kompjuterit, brenda tij po zien tashmë një botë./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono