te marten

giuzepe-conte-1280x683.jpg
nev ila13:15 | 12/10/2019

Qëndrimi francez kundër zgjerimit të BE-së mund të ndryshojë nesër, pasi kancelarja Merkel do të takohet me presidentin Macron.  Në linjën e lobimeve për të hapur negociatat, në vendin tonë do të mbrrijë të martën, kryeministri Italian Giuzepe Conte.

Shpresat e Shqipërisë për të marrë javën e ardhshme një “po” nga Bashkimi Evropian nuk janë shuar.

Ato ushqehen ende nga puna që po bëjnë disa nga vendet themeluese të Unionit, të cilat përkrahin hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

E tillë është edhe Italia. Kryeministri Giuzepe Conte do të vijë në Tiranë ditën e martë, dy ditë përpara se BE të vendosë për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Konte do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë, Mediat gjermane raportojnë se Kancelarja Merkel është duke u përpjekur të bindë vendet skeptike, dhe se po këmbëngul që t’i ndryshojë mendje presidentit francez Emmanuel Macron.

Një takim mes dy liderëve pritet të mbahet këtë të dielë.

Nga ana tjetër, mediat në Paris, shkruajnë se Franca nuk është kundërshtuesja e vetme. Bashkë me të, janë edhe Spanja, Danimarka dhe Holanda./abcnews.al

maqedoni-e-veriut-1280x722.jpg
nev ila17:00 | 22/07/2019

 

Të martën në parlamentin e Maqedonisë do të diskutohet për ligjin për prokurorinë publike. E ndërsa nga njëra anë qeveria kërkon mbështetje për miratimin e saj, opozita shprehet se po e analizon ende.

VMRO DPMNE dhe Mickoski të tregojnë përgjegjësi për shtetin dhe ta përkrahin projekt-ligjin për Prokurorinë Publike. Zëdhënësi i partisë, Kostadin Kostadinov, tha se pikërisht propozimi i opozitës ka qenë për PPS të integrohen në Prokurorinë Themelore, e sa i përket Ruskoskës, ai tha që nuk është propozim i politikës, por është në krye të Prokurorisë për krim të organizuar, dhe do të vazhdoj të udhëheq me këtë institucion, sepse ka mandat.

Propozim del nga situata faktike. Në këtë moment, Prokuroria Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, funksionon dhe është e zgjedhur nga Këshilli i prokurorëve zonja Vilma Ruskoska dhe prej këtu buron propozimi që ajo ta udhëheq institucionin për përndjekje të korrupsionit të lartë dhe krim të organizuar.

Opozita ende po analizon ligjin. Sa i përket emrit konkret që u propozua për ta udhëhequr institucionin e ri të hetimit, për VMRO DPMNE-në, nuk është  i pranueshëm emri i Vilma Ruskoskës.
Zëdhënësi Arsoski, tha se ajo është nën kontroll të drejtpërdrejtë të Zoran Zaevit.

“Kryeministri porosit, Ruskoska akuzon, Kacarska të dënon“, tha ai.

“Ende po bëhen analiza, gjatë ditës së nesërme, ose kurdo që të përfundojë analiza do të dalim me vërejtje konkrete. Në lidhje me propozimet tjera, tanimë i kemi thënë, sa i përket Vilma Ruskoskës, ajo është e papranueshme për ne sepse ajo është në lidhje të drejtpërdrejtë me Zoran Zaevin”.

E me përmbajtjen e ligjit në parim pajtohet edhe partneri shqiptar i koalicionit, BDI-ja, por jo me emrin e propozuar.

“Me ligjin varroset përfundimisht Prokuroria Speciale”, thonë nga Lëvizja Besa.

Për ata ligji është i papranueshëm, por deri në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme janë të gatshëm të bashkëpunojnë për çdo çështje që është në kuadër të reformave të kërkuara.

Nga Aleanca për Shqiptarët nuk u prononcuan për median. Thanë se janë në fazë të analizimit të ligjit, dhe se do të dalin me qëndrim ditëve në vazhdim. Qeveria pritet që projekt-ligjin ta dorëzoj në Kuvend, ndërsa iu dorëzua ditë më parë të gjitha partive dhe mediave./ABC News Albania 24/7

BLLOKOHEN-RRUGET-1280x720.jpg
ent ela20:34 | 10/12/2018

Studentët nesër do ta nisin protestën e tyre në orën 09:00 të mëngjesit me bllokimin e akseve rrugore kryesore të Tiranës. Paralizimi i jetës është e vetmja mënyrë që të dëgjohen kërkesat drejtuar qeverisë -shkruhet në një njoftim të studentëve. Ata i bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të të gjithë fakulteteve që të mos lejojnë qarkullimin e automjeteve. Pikat kyçe që kanë planifikuar të bllokojnë gjatë ditës së nesërme janë: kryqëzimi i Piramidës me bulevardin kryesor, kryqëzimin e Farmacisë nr.10, rrugën pranë stacionit të trenit, sheshi Wilson dhe kryqëzimin tek Zogu i Zi. /abcnews.al

PARLAMENTI-KOSOVE.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ad min12:59 | 03/09/2018

Të martën parlamenti i Kosovës do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme spas kërkesës së opozitës, e cila kërkon rrëzimin e idesë së presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Është pranuar kërkesa e opozitës në Kosovë nga Kryesia e Kuvendit e cila ka vendosur që të martën të ketë një seancë të jashëtzakonshme për procesin e dialogut me Serbinë. Debati parlamentar është kërkuar për të diskutuar idetë e Presidentit të Kosovës për “shkëmbimin e territoreve” apo “korrigjim të kufijve” me Serbinë.

Kërkesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila u mbështet edhe nga grupet tjera politike në opozitë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë tha se qëndrimet e tij politike rreth kësaj çështje do t’i bëj publike gjatë seancës të së martës. Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se pret që në seancën e së martës të ketë mbështetjen edhe të partive të koalicionit për të kaluar rezolutën për dialogun.

Hoti bëri apel që deputetët të votojnë pro rezolutës që i ndalon presidentit Hashim Thaçi të bisedojë me Serbinë për kufijtë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve më 7 shtator. Thaçi është shprehur se në dialog do të flasë edhe për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian pret që në fund të këtij procesi të dyja shtetet të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, i hap perspektivën evropiane të dyja shteteve./abcnews.al

RAMA-TAKON-MAKRON-TE-MARTEN-1280x720.jpg
ent ela11:23 | 11/05/2018

Të martën kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Francës për t’u takuar me presidentin Emanyel Makro. Në pallatin Elize kreu i qeverisë shqiptare do të duhet të bindë presidentin francez për të votuar në qershor pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar të mahnisë presidentin francez Emanuel Macron për të votuar pro hapjes së negociatave, madje është shprehur besimplotë se do t’ia dalë.

Dita kur pritet të ndodhë kjo është e marta. Në takim 60 minutësh në Pallatin Elysee kreu i qeverisë shqiptare do të bindë presidentin francez të mbajë qëndrim pozitiv ndaj Shqipërisë në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Numri një i shtetit francez i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministrit Rama për të zhvilluar një takim para vendimit që do të merret në qershor nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Rreth dy javë më parë kreu i qeverisë shqiptare u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel ku për 90 minuta biseduan për parakushtet që duhet të plotësojë vendi ynë për të hedhur hapin e rradhës drejt integrimit në familjen evropiane.

Siç ka lajmëruar edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati  qeveria ka ndezur motorat për të lobuar me çdo vend dhe deputet skeptik ndaj nisjes së bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. /abcnews.al

 

 

ELBASANI-NE-PRITJE-TE-FESTES-1280x720.jpg
ent ela15:06 | 12/03/2018

Në Elbasan ka atmosferë festive. Qyteti po bëhet gati për ditën e madhe atë të Ditës së Verës. Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh, ndërkohë që të martën në këtë qytet do të mblidhet Qeveria.

Edhe pak kohë ka mbetur.  Qyteti po i jep  dorën e fundit përgatitjeve për Ditën e Verës.

Ashtu si në lashtësi kur njerëzit i faleshin perëndeshës së natyrës dhe begatisë, zyrtarisht kemi hyrë në stinën e Pranverës.

Kjo ditë ka pikërisht këtë simbolikë. Ripërtëritjen. Ndaj në shekuj adhurohet nga të gjithë.

Elbasani ka qenë dhe mbetet epiqendra e festës.

Tradita është rikthyer dhe pasuruar më tej. Tashmë për cdo vit në këtë qytet vijnë me mijëra njerëz, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga mbarë trojet dhe vende të ndryshme të botës.

Tradicionalja ndërthuret me modernen. Bashkia Elbasan ka planifikuar aktivitete qe nisen prej  9 marsit dhe do të kulmojnë më 14 mars.

Prej dy netësh u zhvillua Festivali Tipologjik i Këngës Popullore Qytetare, u çel panairi i librit dhe panairi Dita e Verës 2018, Panairi i zejeve etj.

Me pas do të jetë koncerti i madh festiv, karnavalet, lojëra popullore dhe argëtime të ndryshme.

“Sivjet janë mbi 100firma pjesëmarrëse në panaire të ndryshme dhe se kjo nënkupton zhvillim për qytetin, lidhje kontratash ashtu edhe punësim”.

Në panairin e librit Sejdini i dha titullin “Mirënjohja e Qytetit”, pas vdekjes Z. Milianov Kallupi  “Për artin e talentin e tij të spikatur poetik, si dhe për drejtimin shembullor të komunitetit të krijuesve elbasanas”.  Ky aktivitet ka pasur mjaft interes dhe është tregues pozitiv se njerëzit po u kthehen librave.

Gazetar i ABC News, Elbasan: Fatos Salliu

 

 

vlcsnap-error879-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 01/03/2018

Kuvendi ka pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës për të thirrur në seancë dëgjimore në Komisionin për sigurinë kombëtare Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë.Në mbledhjen e fundit të këtij komisoni ku ishte i thirrur ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati, deputetët e opozitës kërkuan më shumë informacion mbi praktikën e ndjekur dhe procedurën e plotë të propozimit të Artur Mecollarit si pjesë e grupit negociator për Marreveshjen e Detit me Greqinë. Gjithashtu edhe çfarë informacioni disponojnë këto autoritete mbi integritetin e këtij individi duke përfshirë arsyet e përjashtimit të tij të mëparshëm nga Forcat e Armatosura.Mbledhja e rradhës së Komisioni për Sigurinë Kombëtare do të zhvillohet ditën e martë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono