të huaj

thumbnail_Veliaj-gjate-aktiviteitt-Tirana-Economic-Forum-1-1280x853.jpg
ent ela13:10 | 07/12/2018

Në Tiranë u zhvillua për herë të parë Forumi Ekonomik në të cilin përfaqësues të bizneseve nga vendi dhe të huaj diskutuan mbi sfidat e ekonomisë. Në fjalën e mbajtur në forum kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri të ditur se në Kashar do të krijohet zona e lirë ekonomike.

Në Tiranë u mbajt Forumi i parë Ekonomik ku merrnin pjesë përfaqësues të biznesit vendas si edhe atij të huaj të cilët diskutuan mbi sfidat e zhvillimit ekonomik. Pjesëmarrës në forum ishte edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili nënvizoi se Tirana ka energji dhe potenciale për një zhvillim të qëndrueshëm të biznesit

Erion Veliaj: Tirana është sot një nga qytetet më energjike edhe për faktin se mosha mesatare e qytetit tonë është rreth 27 vjeç, për të gjithë ju që doni të krijoni një kompani në qytetin tonë, krahu i punës është jo vetëm i përballueshëm, krahasuar me shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, por paketa që kryeministri dhe qeveria shqiptare kanë ofruar për të bërë biznes është ndoshta një ndër më tërheqëset”.

Në Forumin Ekonomik të Tiranës Veliaj theksoi se në Kashar do të krijohet zona e lirë ekonomike

Erion Veliaj: “Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë identifikuar një hapësirë rreth 80 hektarë në zonën e Kasharit, për ta kthyer në një zonë të lirë ekonomike të Tiranës”.

Forumi Ekonomik i Tiranës ofron mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.

turisrte.jpg
G. P.14:45 | 23/07/2018

Të huajt po zgjedhin gjithnjë e më tepër Shqipërinë për të kaluar pushimet, ndërsa vetë shqiptarët po largohen jashtë shtetit.

Qershorin e këtij viti, sipas Institutit të Statistikave rreth 496 mijë turistë vizituan vendin tonë. 13.3 % më shumë se Qershorin e vitit të kaluar. Vizitorët nga Maqedonia kanë pësuar rritjen më të madhe me 58.3% ndërsa turistët nga Anglia kanë pësuar rënie me 10.9%.

Sa i përket gjashtë muajve të parë të vitit, INSTAT vë në dukje se fluski i turistëve u rrit me 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kryesojnë polakë,t pas tyre vijnë maqedonasit, gjermanët e grekët.

Rritje të numrit me 7.8% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017 kanë shënuar dhe shqiptarët që kanë dalë jashtë vendit për të pushuar. Rreth 411 mijë persona, sipas Institutit të Statistikave të cilët kryesisht tërhiqen nga Turqia dhe Greqia. Sa i përket gjashtë muajve të parë të vitit, krahasuar me një vit më parë  rritja është përllogaritur 5.9 %./abcnews.al

florian-hahn.jpg
G. P.16:59 | 24/05/2018

Deri në fund të muajit Maj zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të SHBA do të vizitojnë Shqipërinë. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman gjatë ditës është takuar me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës.

Edi Rama: “Ne nuk do të mbetemi në fund me derën e përplasur në fytyrë. Ministri i Jashtëm do shkojë në Paris përsëri. Unë do shkoj në Paris prapë, edhe prapë. Në Berlin po ashtu”.

Por para se kryeministri Edi Rama dhe ministri Ditmir Bushati të nisen për udhëtim deri në fund të muajit, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian do të vizitojnë Shqipërinë. I pari është Florian Hahn, zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU për zgjerimin dhe çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman.

Ai është takuar me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Kreu i shtetit theksoi se çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian gjatë Këshillit të Qershorit do të ishte qasja më e mirë strategjike për vendin dhe për BE-në, duke patur parasysh se Shqipëria i ka shumë të qarta sfidat që duhet të kapërcejë për përparimin në hapat e mëtejshëm të procesit.

Në përgjigje të interesit mbi reformën në gjyqësor, Presidenti Meta vuri në dukje se procesi i Vettingut duhet të nxjerrë më shumë në pah vlerësimin mbi nivelin e profesionalizmit dhe cilësinë e vendimeve gjyqësore, të cilat janë kyç për besueshmërinë e publikut tek institucionet e drejtësisë.

Në takimin me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeparlamentari vuri në dukje se qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë e mirëpresin vendimin për çeljen e negociatave në Qershor dhe e vlerësojnë këtë si një shtysë për të rritur përgjegjësinë dhe angazhimin për hapat e mëtejshëm të përmbushjes së kritereve për të qenë anëtarë të denjë të familjes europiane.

Deputeti Hahn nënvizoi se vendimi për çeljen e negociatave në mbledhjen e Qershorit, i shoqëruar nga kushte të qarta, është vendimi i duhur që duhet të merret për Shqipërinë. Kjo do të lehtësonte punën dhe përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për integrimin europian dhe progresin e vendit. Këtë vlerësim, Hahn e bëri edhe  në emër të grupimit politik që përfaqëson për çeljen e negociatave më Shqipërinë.

Zëdhënësi për Evropën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman, është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ish-ministren Majlinda Bregu, e zgjedhur në krye të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, si dhe me anëtarët e organeve të Vettingut.

Pas vizitës së Hahn, të shtunën një tjetër zyrtar i huaj do ta vizitojë Shqipërinë, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Pit Maroço, i cili do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me përfaqësues të lartë nga vende të Evropës Juglindore dhe të rajonit për problematikën e sigurisë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm. Të shtunën vendin tonë do ta vizitojë edhe një delegacion i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, i cili do të zhvillojë takime me drejtuesit e institucioneve shqiptare dhe kryetarët e partive opozitare. Më 29 Maj, do të jetë Sekretari i Përgjithshem i OSBE-së që do të vijë në Shqipëri për t’u takuar me drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe opozitës./abcnews.al

luftetaret-e-isi.jpg
G. P.22:03 | 25/01/2018

Luftëtarët e huaj që shkuan në Siri për të luftuar kundër ISIS, tani i kanë kthyer armët kundër trupave turke, që kërkon të asgjësojë milicitë kurde në veri të vendit. Për mercenarët e huaj, mes Shtetit Islamik dhe ushtrisë turke nuk ka asnjë ndryshim.

Luftëtarët e huaj që udhëtuan në Siri për të luftuar kundër Shtetit Islamik, tani i kanë kthyer armët ndaj forcave turke që po përpiqen të fitojnë terren. Huang Lei, një 24-vjeçar me nënshtetësi britanike, ka deklaruar për CNN se të paktën 25 vetë nga vendet e Perëndimit ndodhen aktualisht në rajonin verior të Afrinit, në ndihmë të luftëtarëve kurdë, që kërkojnë të ndalin avancimin e trupave të Ankarasë.

Gjashtë luftëtarë të tjerë, përfshirë njërin me theks amerikan, janë shfaqur në një video të njësisë kurde YPG duke u përgatitur për luftë. Një zyrtar i Forcave Demokratike Siriane, në radhët e të cilave përfshihet edhe YPG-ja, ka deklaruar se luftëtarët e huaj, që janë disa dhjetëra, janë kryesisht shtetas amerikanë, britanikë dhe gjermanë. CNN shkëmbeu mesazhe me Huang Lei përmes një rrjeti social, por nuk ishte në gjendje të verifikonte deklaratat e tij.

Lei, nga qyteti i Mançesterit, deklaroi se deri dy ditë më parë po luftonte kundër ISIS në një zonë tjetër të Sirisë.

“Erdha këtu të mbroj popullin vendas nga terrorizmi. Pak rëndësi ka nëse agresorët janë militantët e ISIS apo ushtria turke. Në Afrin, trupat turke po sulmojnë objektet civile, si për shembull spitalet”, deklaroi Lei.

Me Shtetin Islamik që ndodhet në prag të çrrënjosjes nga territori, luftëtarëve të huaj u mbeten dy zgjidhje: ose të kthehen në shtëpi, ose të vazhdojnë mbështetjen për milicitë ku janë anëtarësuar./abcnews.al

vlcsnap-error825-1-1280x720.jpg
us er11:58 | 30/12/2017

Numri i luftëtarëve të huaj italianë që kanë lënë vendin për t’u bërë pjesë e ISIS është 129. Ndërsa autoritetet italiane konfirmojnë se 11 prej tyre janë rikthyer në vend dhe po monitorohen

Janë rikthyer në Itali nga zonat e luftës dhe po mbahen vazhdimisht nën vëzhgim nha shërbimi italian i inteligjencës, 11 persona. Një rrjet që policia italiane po mnban nën kontroll dhe që mund të shërbejë për të marrë më shumë informacione për kontaktet me ISIS në të gjithë Europën. Por numri i luftëtarëve të huaj italian që janë nisur për tu bërë pjesë e Kalifatit është shumë më i madh. Janë 129 të tillë, që kanë lidhje me Italinë apo kanë nënshtetësi italiane.

Nga këta 42 kanë humbur jetën duke luftuar ndërsa 23 janë rikthyer në Europë. Nën monitorimin e shërbëimit italian të inteligjencës ishgte dhe luftëtarja e huaj me origjinë nga Maroku e cila u arrestua në Malpensa pak ditë para Krishtlindjeve. 32 vjeçarja me nënshtetësi italiane do të ekstradohet sapo të japë vendimin gjykata e apelit në Milano./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono