te burgosur

rrogozhine.jpeg
ad min20:16 | 15/10/2019

Disa të burgosur në burgun e Rrogozhinës janë përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal, për arsyen “Pse më pe”.

Fillimisht janë përplasur fizikisht, më vonë kanë përdorur mjete të ftohta, si kaçavida. Për pasojë një prej të burgosurve është lënduar dhe është dërguar në Tiranë për mjekim.

Burime bëjnë të ditur për Abcnews.al se ai është Bajram Myftaraj 26 vjeç. I riu ka pësuar dy fraktura, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga policia për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur disa orë më parë./ abcnews.al

koridhalo.jpg
ad min18:57 | 11/04/2019

Dy të burgosur janë përleshur mes tyre në burgun famëkeq të Koridhalos. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një grek 33-vjeçar dhe një shqiptar 27-vjeçar. Ata u përleshën ashpër mes tyre dhe kanë pësuar lëndime.

Ngjarja ndodhi në sektorin e 4-t të burgut. Dy të burgosurit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por shtypi grek shkruan se shqiptari është dënuar për trafik droge, kurse 33-vjeçari grek për grabitje. Konfrontimi i tyre është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa motivet janë të paqarta. /tvklan.al

ambulancaaaa.jpg
ent ela18:44 | 15/01/2019

Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spital me shenja helmimi. Mësohet se punonjësit e paraburgimit me detyrë gardian si dhe i burgosurit janë ndjerë keq pak minuta pasi kanë konsumuar ushqim të përbashkët. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluzave të bardha ata po mbahen nën mbikqyrje deri në përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Ndërkohë policia ka nisur hetimin për rastin në fjalë. Ekspertët kanë marrë mostrat e ushqimit për të zbuluar origjinën e helmimit. /abcnews.al

norman-duncan.jpg
ad min15:17 | 06/04/2018

Në një takim për parandalimin e aktiviteteve kriminale tek të rinjtë në Shkodër, ku i pranishëm ishte dhe ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, u fol edhe për krimin e veshur me pushtet deri në qeveri. Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka përmendur rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet për drogë.

Për ambasadorin britanik, Duncan Norman, dakordësia mes palëve politike të një vendi nuk është kriter për anëtarësimin e tij në BE.

Duncan Norman: “Vendimi përfundimtar do të merret në Qershor gjatë Këshillit të BE-ssë dhe në vetëvete fakti që ka mosdakordësi politike nuk e pengon një shtet që të bëhet pjesë e BE, nuk është një nga kriteret e anëtarësimit”.

Protestën e një dite më parë Norman e sheh si të drejtë e çdokujt, por asnjë kauzë nuk justifikon dhunën.

Duncan Norman: “Qëndrimi është që çdokush ka të drejtë të protestojë, por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore pasi asnjë shkak apo kauzë nuk e justifikon përdorimin e dhunës”.

Ambasadori tha se mes Shqipërisë dhe Britanisë po punohet për sekuestrimin e aseteve kriminale. Ai pohoi tha se 700 shqiptarë rezultojnë të burgosur në Britaninë e Madhe për veprimtari kriminale dhe 50 % e tyre janë nga qarqet veriore të vendit.

Duncan Norman: “Është shumë e qartë që një nga mënyrat efikase për të luftuar apo goditur kriminelët është pikërisht t’i godasësh atje ku u dhemb më shumë, tek financat e tyre”.

Pas fjalës së ambasadorit, kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka thënë se krimi në Shqipëri është në nivele shqetësuese, duke i kujtuar dhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet për trafik ndërkombëtar droge./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono