te arrestuarit

gjyqi.jpg
ger ta15:20 | 17/01/2020

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për grupin e parë prej 14 personash, nga 31 të arrestuarit për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Mes tyre janë edhe Fatbardh Plaku ish-kryetari i komunës se Farkës dhe Besnik Fuç,  ish-kryetari i komunës Kashar.

Sakaq, organi i akuzës ka kërkuar “arrest ne shtepi” për Faik Fejzon.  Në mesin e 31 personave të arrestuar ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Tiranë, Farkë, Vorë dhe Kashar, të dyshuar se kanë abuzuar me detyrën dhe kanë ndërhyrë në strukturën e ndërtimeve.

Kjo seancë maratonë vazhdon ende.

Siç raporton për abcnews.al gazetarja Glidona Daci, është bërë gati për tu njohur me vendimin, dhe grupi i dytë prej 16 personash.

31 personat e arrestuar, presin vendimin e gjyqtares Vjollca Spahiu, e cila do të japë vendimin, pasi të dëgjojë të gjitha palët.

Burime për ABC News njoftojnë se seanca është shoqëruar me debate të shumta mes prokurorëve dhe avokatëve, pasi këta të fundit nuk janë njohur me dokumentacionin që disponon prokuroria.

Po ashtu masa e sigurisë “arrest në burg” do të kërkohet edhe për ndërtuesen Vjollca Hoxholli, e cila do të përballet me Prokurorinë dhe Gjykatën gjatë orëve në vazhdim.

Prokuroria është shprehur se ka mungesë dokumentacioni.  Sa i përket shkeljeve që kanë kryer sipas prokurorisë funksionarët e komunave kanë miratuar leje ndërtimi në mungesë të ligjit dhe në mungesë dokumentacioni teknik. Mungon studimi sizmik që nuk është gjetur në asnjjë nga këto njësi administrative ku janë zhvilluar hetimet.

Prokuroria është shprehur se numri i të ndaluarve pritet që të rritet, pasi hetimet janë duke vazhduar. Sa i përket 6 personave të cilët  janë larguar nga vendi, organi i akuzës preferon t’i mbajë sekret të dhënat. Dyshohet për dekonspirim të mundshëm, por zyrtarisht nga ana e prokurorisë nuk pranohet një fakt i tillë.

Të ndaluarit që do marrin masen e siguriseë në gjykatë sot: 

Naim Shehi

Pellumb Korfuzi

Fejzi Dyrmishi

Adhurim Qehajaj

Hekri Disha

Ndoc Pepkolaj

Stela Maze

Ali Dyrmishi

Zhaneta Tagani

Besnik Fuçia

Gerti Çaliku

Qirjako Gjerko

Fatbardh Plaku

Merita Kushe

Jan Ikonomi

Bukurije Halili

Vjollca Hoxholli

Anila Harxhi

Shefqet Doda

Reiz Fejza

Mehmet Felahi

Hodo Gjoni

Artur Skela

Agim Eski

Bukuri Halili

Pellumb Korfuzi

Adhurim Qehaja

Ermir Çina

Asqeri Xhanari

Naim Shehi

Gezim Shkalla

Shpetim Kerçiku

Luan Beta

/abcnews.al

rinass-1.jpg
ger ta12:52 | 21/11/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lërë në burg 6 personat e arrestuar për grabitjen e rreth 6 milion eurove ne aeroportin e Rinasit, më 9 prill.

Te arrestuar janë Oltion Veseli, Elton Pikli Renaldo, Sula Saimit Çela, shtetasi nga kosova Ragip Hajdini dhe Alkond Bengasi i cili është bërë është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.

Sakaq, në seancën e sotme trupa gjykuese ka rrëzuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit, të arrestuar për grabitjen  e Rinasit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e Prokurorise për Krime të Rënda.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se është urdhëruar një ditë tjetër marrja me detyrim e kampionit biologjik për ADN-në për Veselin.

Pa ditë më parë policia zbuloi dy shuma të tjera parash që dyshohet se u grabitën në prill të këtij viti dhe i përkasin një banke të nivelit të dytë. Shuma prej 5 mijë euro iu gjet Elton Piklit. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.

Kujtojumë se më 9 prill 2019 ne Aeroportin e Rinasit u grabitën rreth 6 milion euro të cilat do të transportoheshin jashtë vendit. Grabitësit arritën të çanin perimetrin e jashtëm të sigurisë në aeroport dhe morën paratë në pistën e uljes së avionëve me një fugon. Pas grabitjes, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili pretendohej se ishte edhe koka e bandës. Në kërkim për grabitjen e rreth 6 milion eurove në Rinas janë edhe vëllezërit Eldi dhe Klement Çala dhe Talo Çela./abcnews.al

 

gjykata-e-krimeve-te-renda-1280x720.jpg
nev ila16:49 | 14/09/2019

Pas një seance maratonë gjatë ditës së sotme, gjykata e krimeve të rënda liroi për arsye shëndetësore 3 nga 24 të arrestuarit gjatë Operacionit të koduar Limit”. 7 persona të tjerë janë ende në kërkim. Abc News siguron dosjen e prokurorisë dhe zbardh përgjimet e bisedave mes të dyshuarve.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka verifikuar masat e sigurisë për 24 personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar Limit. Gjyqtarja Etleva Deda vendosi që të lironte 3 prej të arrestuarve për arsye shëndetësore.

Për 21 të arrestuar të tjerë gjatë këtij operacioni në Shqipëri, gjykata e krimeve të rënda la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar në mungesë për ta.

Në masën e sigurisë arrest në shtëpi u lanë Bektesh Zeneli, i cili gjatë seancës u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Po ashtu nga qelia u liruan Fejzo Dana dhe Agron Manka. Personi nën hetim  Agron Manka mësohet se gjatë seancës ka deklaruar para gjyqtares se ka pranuar të punojë për arsye ekonomike dhe se çdo ditë e bënte në këmbë rrugën nga Tepelena në Këlcyre.

Manka ka treguar se atje rrinte gjithë ditën në një stan dhe se merrej me vaditjen.

Sipas përgjimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, që gjenden dhe në dosjen hetimore, të cilën e disponon ABC News, dyshohet se krerët e dy grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogën, janë Olger Bamllari, që është në kërkim, dhe Aleksandër Pepi alias Bani i njohur me pseudonimin “Veshua”, tashme i arrestuar.

Personat nën hetim përdorin pseudonime si Qukapiku, Pinoku, Budallai , ndërsa vihet re se komunikojnë edhe me mesazhe të koduara. Në një nga bisedat telefonike midis Olger Bamllarit dhe personit me pseudonimin pinoku, ky i fundit i konfirmon se ka marre 3600 euro dhe se do ja dërgonte.

Një tjetër bisedë interesante është midis Olger Bamllari dhe Aleksandër Pepës. Ky i fundit i thotë Olgeri Bamllarit që të flasë me Budallain, pseudonimi i Genci Bamllarit, dhe t’i thotë që të heqë të gjithë numrat e telefonit dhe gjithashtu të fshije edhe Facebook.

Operacioni i koduar “Limit” u krye nga Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke. Në pranga kanë rënë 18 persona, ndërsa 6 të tjerë janë aktualisht në burg, të arrestuar më herët. Kurse 7 persona të tjerë janë në kërkim.

Për të njëjtin aktivitet kriminal në dhjetor të vitit të shkuar në selanik janë arrestuar 31 persona dhe 3 të tjerë më vonë.

Kreu i këtij grupi të goditur në Greqi, dyshohet të jetë Nikolin Kapurani. Të arrestuarit akuzohen për “Trafikim të narkotikëve”, “Prodhim dhe shitje të drogës”,  “Kultivim të bimëve narkotike”, “Mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahje e autorit të krimit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”./ABC News Albania 24/7

bileta-e-falsifikuar.jpg
nev ila15:54 | 30/08/2019

Në gjykatën penale të Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për 8 të arrestuarit në Tiranë për evasion fiskal përmes biletave të falsifikuara të urbaneve. Për 7 prej tyre prokurori i çështjes Gentian Abazi  ka kërkuar “arrest në burg”, ndërsa për Albana Vrapin, administratore e një shoqërie të transportit urban, prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje.

Gjyqtari i çështjes Altin Avdiu është tërhequr për vendim dhe pritet të shpallë vendimet për masat e sigurisë.

Gjatë zhvillimit të seancës Ferdinand Ibrahimi, administrator i njërës prej shoqërive të transportit urban, deklaroi se kishte dijeni për bileta të falsifikuara. Sipas tij, biletat e gjetura në makinën e të birit Anastas Ibrahimi janë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre policia gjeti dhe sekuestroi 150 mijë bileta urbani false, që nuk ishin prodhuar nga shtypshkronja e letrave me vlerë. Të arrestuarit akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore./ABC News Albania 24/7

MASA-PER-VRASJEN-VLORE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela10:55 | 15/06/2019

Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg për tre autorët e ndaluar për vrasjen e kreut të njësisë administrative Kotë Argjil Gjoka. Ata kanë mohuar para trupit gjykues që të jenë përfshirë në krim. Ndërsa është shpallur në kërkim Mersin Bejtaj, personi që dyshohet se qëlloi me armë ndaj administratorit Gjoka.

Arif, Jace dhe Namik Bejtaj u paraqitën në gjykatën e Vlorës për masë sigurie. Të tre akuzohen si të përfshirë në vrasjen e kreut të Njësisë Administrative Kotë Argjil Gjoka.

Seanca gjyqësore u drejtua nga Hektor Sinanaj, ndërsa prokuror i çështjes ishte Klodian Llaho.

“Ne shkuam me vonesë në vendin e ngjarjes” – thanë para trupit gjykues Namik dhe Jaçe Bejtaj.

Ndërsa 19 vjeçari Arif Bejtaj deklaroi se ka ndërhyrë në momentin e përleshjes duke marrë edhe një plumb në krah.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur edhe Mersin Bejtaj i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar në drejtim të administratorit të Kotës.

Trupi gjykues pasi dëgjoi prokurorinë, palën mbrojtëse, si edhe deklaratat e te arrestuarve vendosi t’i lërë në qeli të tre deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Konflikti ndodhi katër ditë më parë për hapjen e një rruge në fshatin Mavrovë.

Pjestarët e familjes Bejtaj debatuan ashpër me punëtorët e rrugës, ngjarja e cila përfundoi me një të vrarë.

Argjil Gjoka ndërhyri për të qetësuar situatën, por mori një plumb në kraharor i cili i shkaktoi edhe vdekjen.

ABC News Albania 24/7

masa-sigurise.jpg
nev ila17:59 | 24/04/2019

Pas një seancë që zgjati rreth 3 orë Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Renaldo Sula, Oltion Veseli dhe Sajmir Çela do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Avokatët mbrojtës të tre të akuzuarve u shprehwn para gjykatës se nuk do e njohin dëshminë e të penduarit Alkond Bengasit, pasi sipas tyre nuk është marrë në prani të një avokati të zgjedhur prej tij, por në praninë e një avokati të caktuar kryesisht nga gjykata.

Renaldo Sula, Oltion Veseli dhe Sajmir Cela kanë mohuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Gjatë zhvillimit të procesit pati një ndërprerje duke qenë se avokatët kërkuan kohë që të njihen me aktet e dosjes.

Gjatë deklarimeve që ka dhënë Alkond Bengasi është shprehur se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me vendin se ku gjenden lekët e grabitura. Ndërsa ka thënë se ka takuar tek servisi edhe Oltion Veselin.

Identifikimi i të dyshuarve është bërë nga Bengasi i cili i ka njohur nëpërmjet fotove. Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka administruar edhe një telefonatë mes kunatës së Klement Çalës dhe një tjetër familjareje të tij.

Gratë kanë shprehur shqetësimin se personi që mund të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mund të kishte qenë pikërisht Klementi, por përgjigja e ADN mbërritur nga Greqia saktësoi se viktimë ishte Admir Murataj.

Pritet që ditët në vazhdim do të caktohet edhe masa e sigurisë për të arrestuarin e pestë të dyshuar për grabitjen e bujshme, Elton Piklin të arrestuar të martën./abcnews.al

 

APELI-FAJDET-SHKODER.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
ent ela16:06 | 03/04/2019

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë të lirë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, gjashtë nga 12 të atestuarit për fajde. Për të tjerët masa e sigurisë nuk ndryshoi, përveç për Lul Sylen, që u la 60 ditë burg për shkak të gjendjes shëndetësore. Apeli mori në shqyrtim edhe ankimimin e ish Prefektit Radovani, por masat e sigurisë nuk ndryshuan as për atë dhe as për dy djemtë e tij.

Nga operacionet më të bujshme kohët e fundit duket se po rezulton ndryshe. Ndonëse zyrtarisht u prezantua se provat ndaj 12 të arrestuarve për skemën e fajdeve në Shkodër ishin siguruar me vendim gjykate, ka qenë vetë Prokuroria ajo që është tërhequr e para .  Ashtu siç të martën akuza kërkoi zbutje të masës së sigurisë, ketë të mërkure Gjykata e Apelit në Shkodër la të lire me  “detyrim paraqitje” gjashte nga të arrestuarit për fajdet.  Kurse për pesë të tjerët u la masa e sigurie “arrest me burg”, ashtu siç kishte vendosur Gjykata e Shkallës së parë.

Lulzim Syla, u vendos në masë sigurie 60 ditë burg për arsye shëndetësore. Në dëshmitë e tyre të ndaluarit janë shprehur se paratë ndaj djemve të ish-prefektit janë dhëne si hua por jo si fajde. Shumë nga ata kanë akuzuar ish-prefektin Paulin Radovanin se u kishte ngritur kurth të arrestuarve. Madje në dëshmitë e personave që fituan të drejtën për të lenë qelitë, Radovani paraqitet si personi që ka marrë miliona borxh për dy djemtë e tij, sikurse ka dhen para për të blerë vota.  Arrestimi I 12 personave u bë më 14 Mars.  Policia dhe Prokuroria njoftuan se zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër .

23% ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër.  Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkinë e Shkodrës. Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani.

Ndërkohë Apeli la në fuqi të njëjtën masë sigurie që kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër në datë 26 mars, “’arrest me burg” në mungesë për dy djemtë e ish-prefektit dhe  “detyrim paraqitje” për vetë Radovanin me kushtin që ai të mos largohet jashtë Shqipërisë. Elton dhe Robert Radovani, u vunë në hetim me akuzën për mashtrim, pasi grupi i të arrestuarve për skemën e fajdeve, pretendojnë se kjo histori është e sajuar nga Paulin Radovani.  Por sipas ish-prefektit, autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani. Dy djemtë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet se ku ndodhen momentalisht.

Detyrim paraqitje

Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër

Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra

Naim Ahmetaj  52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra

Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

Adri Bala 22 vjeç nga Shkodra

Arrest me burg

Byrhan Alija 61 vjeç nga Shkodra

Edi  Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra

Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra

Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra

Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra – 60 ditë burg

Ilir Sokoli 38 vjeç, banues në Shkodër/abcnews.al

IDRO-TE-BURGOSURIT-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.32-1280x720.jpg
ent ela23:15 | 19/03/2019

Të arrestuarit për protestat anti-qeveritare në Serbi duket se janë në mëshirën e presidentit Aleksander Vuçiç. Ky i fundit ka akuzuar sërish opozitën se kërkon destabilizimin e Serbisë dhe se ka keqpërdorur protestuesit për qëllimet e saj.

Presidenti serb, Aleksandër Vuciç ka patur një ditë  të  qetë. Ka ndarë medalje dhe ka bërë takime. Protestat duan destabilizimin e Serbisë dhe sërish ka akuzuar opozitën për dhunë. Tani është  bërë  çështje nëse të arrestuarit do të rrinë në burg. Pesë prej tyre janë dënuar dhe ndodhen në burg. 30 apo 60 ditë dhe rreth 300 orë punë me dobi shoqërore. Por, shtypi ka shkruar se presidenti Vucic mund të ketë mëshirë për ta. Si president ndoshta mund tua falë burgun.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Nuk mund të ndikoj në ketë, por si njeri i thjeshtë mund të them që do të doja të liroheshin në shkallën e dytë, pasi besoj se nuk janë ata përgjegjës, por ata që dje u thanë ‘ejani fëmijë të luftoni me ne’ dhe i keqpërdorën që në pushtet të vijnë dy miliarderë dhe një fashist”.

Vuçiç i qeshur ka dalë edhe me anëtarin e Presidencës boshnjake nga radhët e serbëve, Millorad Dodik.

Opozita ka paralajmëruar protesta, por pa saktësime. Është përmendur edhe televizioni privat Pink si mundësi protestash pasi shihet si mbështetës i Vuçiç. Presidenti ka rrëfyer ditën e tij brenda presidencës.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Unë i kam pritur këtu dhe konferencën e kam bërë që t’u them ‘ejani futuni, pasi këtu nuk jemi më shumë se 20 veta, pasi e keni parë që nuk ka patur policë’. Ata ikën pas një ore pasi shkuan të hanin bukë dhe lanë fëmijët dhe nënat e tyre”.

Tetë nga 18 të arrestuarit janë të akuzuar për vepra penale dhe jo për shkelje të lehta. Opozita i ka dhënë  afat Vuçiç pas kalimit të ankesave se nëse nuk lirohen do të organizojnë protesta vazhdimisht. /abcnews.al

KRONIKE-MASAT-VOL-VO-4-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_02.33-1280x720.jpg
ad min22:08 | 24/10/2018

Gjykata për Krimet e Rënda la në burg 24 nga 34 të arrestuarit në fundjavë gjatë operacionit “VOL-VO 4”. Në qeli do të qëndrojnë edhe dy ish deputetët e arrestuar Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Për 8 të arrestuar gjykata vendosi izolimin në shtëpi, ndërsa dy gra u lanë me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata për Krimet e Rënda liroi nga qelia 10 nga 34 persona të arrestuar nga operacioni “Vol vo 4”, si anëtarë të katër grupimeve kriminale aktivë në 12 qytete të vendit në trafikun e drogës apo në tjetërsimin e paligjshëm të trojeve në bregdet. Seanca për vlerësimin e masave të sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë për ta nisi në orën 09:40 të së enjtes për të përfunduar pas më shumë se 9 orësh.  Ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko, dikur anëtarë të të njëjtit grupi parlamentar, zgjodhën të ulen pranë njëri-tjetrit në sallën e gjyqit. Për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve dhe kapacitetit të kufizuar të sallës së gjyqit, ata i shpëtuan kafazit të xhamit duke u ulur në tavolinën ku në ditë të zakonshme ulen avokatët.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ata rrëzuan me forcë akuzat që iu ka ngarkuar prokuroria mbi supe, si të pabazuara në prova dhe në fakte. Por pretendimet e tyre nuk bindën për të kundërtën gjyqtarin Bib Ndreca, i cili la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ta. Seanca e pazakontë u shoqëruar edhe me disa zhvillime të papritura. Dy prej të arrestuarve mbi moshën 70 vjeç patën gjendje të fikëti dhe dobësie, ç’ka ngjalli nevojën e thirrjes së një auto-ambulance për t’u ardhur në ndihmë. Në një tjerët moment gjykata lejoi të arrestuarën Mimoza Ndoka, motrën e ish-deputetit, Arben Ndoka, të largohej për pak minuta nga salla për të ushqyer me gji foshnjën e saj disa muajshe. Sipas burimeve, të gjithë të arrestuarit kanë mohuar akuzat, por ka pasur edhe prej tyre që kanë shigjetuar apo ironizuar prokurorët në sallën e gjyqit.

Kështu, i dyshuari Genc Zeneli u ka thënë prokurorëve se arrestimet i kishin realizuar bazuar në urdhra politikë. Më tej, ai ka pretenduar se në një prej akteve të sjella si provë në proces në lidhje me përfitimin e një toke në Lezhë ai figuronte si bashkëshort i një gruaje të cilën nuk e kishte asgjë. Nga ana e tyre, prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkuan lirim për katër persona, Mimoza Ndokën, për shkak të fëmijës së mitur dhe tre të arrestuarve mbi moshën 70 vjeç. Akuzat ngritura nga prokuroria u konsideruan si të pabaza dhe të montuara nga ana e avokatëve edhe jashtë sallës së gjyqit.

Në përfundim të seancës maratonë dhe njohjes më pretendimet e palëve gjyqtari Ndreca ndryshoi masën për 10 të arrestuar. Ai caktoi detyrim paraqitja për të arretuarën Mimoza Ndoka dhe Marjeta Peskura. Ndërsa u caktua “arrest shtëpia për 8 persona të tjerë, mes të cilëve tre të moshuarit mbi 70 vjeç.
Për të akuzuarit e tjerë u la e pandryshuar masa e sigurisë “arrest në burg”./abcnews.al

Në “arrest shtepie”:

Bledar Koçi
Lule Zeneli
Luigji Paloka
Kol Lleshi
Zef Ndoka
Vasil Nika
Genc Zeneli
Vlash Gazulli

Në “detyrim për paraqitje”:

Mimoza Ndoka
Marjeta Peskura

megaoperacioni-the-sun-1280x661.jpg
ad min19:27 | 09/04/2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi vendim e Shkallës së Parë për të lënë në masë sigurie atë të “arrestit në burg” 39 të arrestuarit për trafik të klandestinëve në SHBA, Kanada e Angli.

Apelimi u krye nga avokatët, të cilët kërkonin lirimin e personave të prangosur, pasi sipas tyre, nuk ishte provuar se ata ishin përfshirë në mënyrë të drejpërdrejt në trafikun e qënieve njerëzore.

Megaoperacioni që çoi në pranga 39 të dyshuarit u finalizua në 17 Mars. Sipas Prokurorisë, kalimi i paligjshëm realizohej përmes dokumenteve false, kundrejt pagesave që shkonin nga 7 mijë paund për në Angli në 25-30 mijë dollarë për kalimin në SHBA dhe Kanada./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono