te akuzuar

policet-e-dhunuar-1280x960.jpg
ad min10:15 | 23/07/2019

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 5 punonjës policie dhe 1 shtetas, për korrupsion.

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, në ngarkim të punonjësve të policisë së Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit në ngarkim të shtetasve:

  • “Arrest me burg” për punonjësin e policisë F.XH., 58 vjeç, nga Tirana;
  • Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë A.M., 25 vjeçe, nga Tirana;
  • “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë B.A., 48 vjeç, nga Tirana;
  • “Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë E.K,. 28 vjeç, nga Tirana;
  • “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë F.D., 38 vjeç, nga Tirana;
  • “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.L., 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

SHÇBA nxit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor./abcnews.al

gjobevenia.jpg
ad min15:16 | 12/04/2018

Gjykata për Krimet e Rënda shpalli vendimin përfundimtar për katër persona të akuzuar për “gjobëvënie” ndaj disa tregtarëve dhe biznesmenëve në Shkodër në vitin 2016. Ata dyshohet se u “vilnin” tregëtarëve tarifa mujore që varionin nga 1-3 mijë lekë të rinj, si “taksë” për ruajtjen e tyre.

Gjykata dha 13 vjet burg për të pandehurin Muhamet Lici, 11 vjet për Abedin Bajraktarin, 10 vjet për Denis Skutinën dhe 9 vite burg për Besmir Domnorin. Të pandehurit përfituan uljen e një të tretës të këtyre dënimeve për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas togave të zeza, vepra penale e “shtërngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Para shpalljes së vendimit, të pandehurit kërkuan deklarimin e tyre të pafajshëm.

Përmes avokatëve, ata pohuan se paratë i kanë marrë bazuar në një marrëveshje verbale me tregtarët, duke luajtur rolin e një policie private për ruajtjen e dyqaneve./abcnews.al

seanca-gjyqesore.jpg
ad min08:52 | 04/04/2018

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për 23 personat e ndaluar për dhunën gjatë protestës të së shtunës në Rrugën e Kombit. Kjo seancë po mbahet në masa të rrepta sigurie si brenda mjediseve të gjykatës ashtu edhe jashtë saj.

Rruga përpara Gjykatës së Tiranës është rrethuar me forca të shumta policie që disa orë para fillimit të seancës gjyqësore dhe është bllokuar për qarkullimin e makinave. 23 të ndaluarit janë sjellë në gjykatë para orës 8.00 të mëngjesit, ndërsa seanca ishte parashikuar të fillonte në orën 9:00.

Para gjykatës nuk janë lejuar të grumbullohen familjarë të të ndaluarve apo protestues të tjerë, sikurse kanë bërë gjatë këtyre ditëve në rrugën para ndërtesës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Gjithsesi familjarët dhe qytetarë të tjerë po qëndrojnë, duke protestuar në anën tjetër të rrugës përballë gjykatës, përtej Lanës. Seanca po zhvillohet e mbyllur, pa praninë e mediave./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono