tatimet

denaj-2-1280x711.jpg
Sej rie16:15 | 07/08/2019

Në Himarë ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e çoi denoncimi i një qytetari.

“Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çmimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu.”

Argumenti i menaxherit nuk e ka bindur ministren e cila i Ben thirrje bizneseve të heqin dorë nga çdo faturë që nuk është miratuar nga tatimet.

 “Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denoncuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor.”

Në rast e se kuponi tatimor nuk ju vjen në tavolinë denonconi apelon ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Denaj gjithashtu paralajmëron se aplikacioni stop informalitetit I vlefshëm si për qytetarët ashtu dhe për biznesin do të nisë të funksionojë në fundjavë.

“Pjesa më e madhe tani është formalizuar me lëshimin e kuponit, me punonjësit, me deklarimet me të gjitha, po ka dhe vende që ka probleme si nga Booking që kanë godina të paregjistruara. Ministrja: Ende vazhdojnë? Po ndërkohë ju keni parë një ndërgjegjësim të rritur? Domethënë shikoni nga njëra herë që vini në tjetrën që ka përmirësim?”

Denaj kërkon respektim te ligjit ndërsa thotë se grupet e inspektimit do të vijojnë monitorimin e bizneseve përgjatë 24 orëve./ABC News Albania 24/7

SINKRON-DREJTORESHA-E-TATIMEVE.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela13:30 | 22/07/2019

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj ka publikuar në një dalje për mediat rezultatet e deritanishte të aksionit kundër informalitetit. Ibrahimaj tha se aksioni do vijojë në mbarë vendin e do ketë raportime periodike për publikun.

Gjatë periudhës 01-21 Korrik , janë kontrolluar 1,064 subjekte, ndërsa në 367 prej tyre, janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor.
Bilanci i shkeljeve nga kontrollet është si më poshtë:
·     62 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e
bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
– 53 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar.
– 106 tatimpagues të penalizuar për moslëshimin e kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 12
tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor
(hera e dytë).
·     12 tatimpagues janë konstatuar pa pasjisje fiskale dhe 12 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në
gjendje pune.
·     20 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
Gjetjet e këtij Bilanci, të cilat do tju vihen në dizpozicion cdo javë, tregojnë vetëm për fillimin e punës sonë.
Deri në fund të vitit, do te kontrollohen 6200 subjekte, nga sektorët e evindetuar me risk të lartë si turizmi, ndërtimi, karburantet, të cilët do të kontrollohe, por lufta kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurencën e ndershme në treg.
Administrata Tatimore do të vijojë të informojë të gjitha subjektet dhe qytetarin shqiptar me informacionin e nevojshëm orientues për deklarimin tatimor, në përputhje me ligjin dhe procedurat tatimore.

Së shpejti do të kemi edhe një Applikacion Stop Informalitetit, për të lehtësuar këtë komunikim,

Informaliteti do të thotë më pak investime publike dhe cënim i punës së ndershme të të gjitha bizneseve që operojnë sipas ligjit!
Lufta ndaj Informalitetit na përket të gjithëve, ndaj i lutem cdo subjekti apo konsumatori të na bashkohet, duke bërë me dije rastet kur konstatojnë parregullsi, si nga ana e bizneseve, por edhe për punonjësit tanë, nësë abuzojnë me detyren e tyre.
Nuk ka asnjë tolerancë në këtë luftë! Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë!  /ABC News Albania 24/7

edi-rama-123.jpg
G. P.15:28 | 15/07/2019

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar drejtuesin e tatim-taksave me pretendimin se nuk janë arritur rezultatet e kërkuara. Të njëjtin fat do të pësojnë të gjithë ata përfaqësues të administratës tatimore që po kontribuojnë në rikthimin e fenomenit të korrupsionit ka paralajmëruar kryetari qeverisë.

E hoqi se nuk dha rezultat e në vend të Enton Duros administrata tatimore do të drejtohet nga Delina Ibrahimaj tek e cila pritshmëritë e kryeministrit duken të larta.

“Kemi vendosur të ndryshojmë drejtuesin e përgjithshëm dhe zonja Ibrahimaj që deri dje ka drejtuar INSTAT-in, do të drejtojë Tatimet. Ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshimesh në të gjithë hierarkinë”.

Ish-drejtoreshës së INSTAT i kërkoi formalizim të tregut e ndëshkim të atyre që nuk lëshojnë fatura tatimore.

“1574 subjeket vetëm në vijën bregdetare janë të regjistruara në booking, por a janë të gjithë deklarues në Tatime? Çfarë domethënë që të dihet shifra nga booking dhe të mos dihet nga Tatimet se ku janë këta. Masat që legjislacioni parashikon për çdo biznes që nuk punon rregullisht me faturat përkatëse janë të atilla që nuk ia vlen aventura e moslëshimit të faturës”.

Luftë i ka shpallur qeveria korrupsionit, por duket betejë e humbur me vendosjen e kasave fiskale.

“Si mundet të pranohet sot të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla. Kujt i kërkohet përgjegjësia çdo ditë lidhur me këtë? kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi dhe si mundet që të gdhijë dita e re, java tjetër, muaji tjetër, dhe këto pika të kuqe alarmi të mbeten të kuqe? Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten”?

Duke i kujtuar ligjin kryeministri kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të tatimeve për të ndaluar fenomenin e korrupsionit që sipas kryeministrit është rishfaqur përsëri.

“Në Sarandë ka apartamente që reklamojnë çmime deri në 550 euro nata. Si mundet që për këto apartamente mos të ketë kontribute në tatime. Skemat e mashtrimit me TVSH-në tek ndërtimi janë zbuluar dhe janë goditur, por nuk janë eliminuar, vazhdojnë”.

Kryeministri Rama njoftoi se do të nisin konsultimet publike për një sistem të dixhitalizuar të faturave tatimore, përmes së cilit do të ketë kontroll në kohë reale të tyre./ABC News Albania 24/7

 

DENAJ-PER-NGRITJEN-E-TAKSAVE.mpg_snapshot_00.28-1280x720.jpg
ent ela18:48 | 17/04/2019

Sistemi i taksave në Shqipëri do të ndryshojë një herë në 3 vjet. Ministrja e Financave, Anila Denaj tha se ku vendim vjen pas konsultimeve të qeverisë shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Qeveria do të ngrijë ndryshimet në ligjet fiskale për një periudhë 3-vjeçare në mënyrë që të krijojë stabiltetet të nismave që janë marrë. Ministrja e Financave Anila Denaj tha se gjatë takimeve në Ëashington vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore ka kërkuar një qëndrueshmëri të sistemit tatimor, i cili do të përmirësonte ndjeshëm edhe klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

 “Çdo vijueshmëri do të jetë për projekt afatmesëm, 3-vjeçar deri në 5-vjeçar, pasi kjo krijon një qëndrueshmëri më të lartë”.

Por duke qënë se nisma ligjore ku nuk lejohet më dhënia me ofertave të pakërkuara e veprave në infrastrukturë, e miratuar në komisionet parlamentare, nuk është hedhur ende në seancë plenare për votim, Denaj tha:

 “Ne do ta kemi në fokus nga korriku i këtij viti, me aprovimin e ligjit të ri që do të jetë në Parlament shpresoj shumë shpejt, ku roli i ri i MFE për monitorimin e PPP-ve, do të jetë një rol më i shtuar dhe do të kërkojë të mitigojë risqet që mund të lidhen me efektet buxhetore.”

Ligji për heqjen e bonusit për ofertat e pakërkuara në infrastrukturë si dhe dhënien e tenderit kompanisë që bën ofertën më të ulët ekonomike dhe jo asaj që ka bërë studimin është miratuar në komisione një muaj përpara, ndërsa në dy seanca plenare është hequr nga miratimi edhe pse nisma është futur për diskutim në rendin e ditës. /abcnews.al

 

TATIMET-PER-BARET-DHE-RESTORANTET.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
nev ila17:57 | 17/04/2019

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis zbatimin në nivel kombëtar të një plani për menaxhimin e riskut në bar – restorante. Përmes tij synohet që tatimpaguesit të bëjnë vetëdeklarim sa më korrekt.

Në kuadër të menaxhimit të riskut në sektorin e bar-restoranteve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nis zbatimin e planit në nivel kombëtar për ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për vetëdeklarim korrekt.

Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i Tatimeve, Enton Duro i cili tha ndër të tjera se ky plan është hartuar me asistencën e ngushtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Rreth 14,000 tatimpagues të këtij sektori do të nxiten dhe ndihmohen që të përmbushin në mënyrë korrekte detyrimet, si edhe t’i vetëkorrigjojnë ato, duke reflektuar aktivitetin real që ushtrojnë. 

Tatimpaguesit e këtij sektori në të gjithë vendin,  do të vihen në dijeni, secili në mënyrë të personalizuar, mbi treguesit e tyre të deklarimit jo korrekt, duke i ndërgjegjësuar mbi problemet, shkaqet dhe pasojat që sjellin deklarimet e pasakta.

Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin e tyre për përmbushje në të ardhmen – një tatimpagues korrekt nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nëse qëllimshëm zgjedhin të mos jenë, atëherë administrata tatimore do të vijojë me vlerësimet sipas legjislacionit në fuqi”.

Ky sektor është përzgjedhur pas vlerësimit analitik të deklarimeve të tyre tatimore, si një kategori me risk në përmbushje, formalizimi i të cilit  lidhet  ngushtë edhe me sektorë të tjerë, si turizmi, tregtia, shërbimet, etj. /abcnews.al

tatimet.jpg
G. P.16:06 | 27/01/2019

Subjektet me risk do të jenë në lupën e tatimeve javën që vjen. Drejtoria e Hetimit Tatimor ka nisur kontrolle kryesisht në qendrat e qyteteve dhe në tregje.

Nuk lëshoni kupon tatimor? Bëni kujdes! Inspektorët e tatimeve po vijojnë punën në terren. Në fokus kanë verifikimin e subjekteve me risk.

Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se kontrollet do të përqëndrohen kryesisht tek bizneset që ushtrojnë veprimtari në qendrat e qyteteve, në zonat me aktivitet të lartë tregtar dhe në tregje.

Objekt të monitorimit të tyre, inspektorët tatimorë do të kenë garantimin e përmbushjes vullnetare të detyrimeve që lindin prej legjislacionit tatimor, kontrollin e tatimpaguesve që rezultojnë me rënie të xhiros krahasuar me një vit më parë si dhe faturimin e lëshimin e kuponit tatimor.

Ndonëse apeli është për kujdes të shtuar, administrata tatimore deklaron se nuk ka për qëllim ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet si dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve./abcnews/al

KUR-MBARON-STADIUMI-I-KOMBETARES-1280x720.jpg
G. P.16:30 | 16/01/2019

Federata Shqiptare e Futbollit shpreson të arrijë një akord me qeverinë, për stadiumin e ri të kombëtares, deri në mesin e shkurtit. Nëse kjo nuk ndodh, mbetet vetëm rruga e gjyqit.

UEFA mbërriti në Tiranë me një synim kryesor. Stadiumi i ri i kombëtares është në rrezik dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Theodhoridhis, nuk u vonua aspak për t’ia komunikuar një gjë të tillë kryeministrit të vendit, Edi Rama. Theodhoridhis u thirr me urgjencë nga Federata Shqiptare e Futbollit, sepse qeveria shqiptare i kishte bërë me dije se nuk do t’ia rimbursonte TVSH-në për vlerën e investimit në stadium, një shifër që arrin në 2.55 milionë euro.

Takimi i UEFA-s dhe Dukës me Ramën ndodhi Dhjetorin e kaluar dhe u la një afat, fundi i Janarit ose maksimumi mesi i shkurtit. Burime në Federatë bëjnë me dijë për ABC Neës se UEFA i propozoi kryeministrit që qeveria të zgjidhte dy studio ligjore të njohura ndërkombëtare, po ashtu, Federata të zgjedhë dy studio të tjera, për të interpretuar ligjin dhe për të vendosur nëse TVSH-ja duhet rimbursuar apo jo.

Këto burime shtojnë Federata shpreson që shifra të rimbursohet, por gjithsesi, është e përgatitur edhe për Planin B, për të shkuart në gjyq. Mësohet edhe se kryeministri i tha përfaqësuesit të lartë të UEFA-s se ai vetë ishte i pritur për ta ndihmuar, por ministri i Financave, Ahmetaj, kishte mendim tjetër. Nuk dihet sesa ka ndryshuar situata, tani që Ahmetaj u vendos të mos jetë më ministër, por për TVSH-në nuk ka ende asnjë akord.

Burimet në Federatë pohojnë se institucioni e ka pranuar si fakt të kryer që qeveria nuk do të japë 25 për qind të shumës që i takon për ndërtimin e stadiumit, sipas marrëveshjes për shoqërinë aksionere. Duka nuk ka ndërmend t’i kërkojë ato para, që mund të jenë ndoshta 3 milionë euro apo më shumë, duke gjykuar se qeveria krijoi lehtësi për projektin. Nëse TVSH-ja rimbursohet, Federata beson se stadiumi i ri kombëtar do të jetë gati në qershor, ndryshe gjithçka mund të shtyhet, në varësi edhe të procesit gjyqësor./abcnews.al

makina--1280x720.jpg
G. P.21:29 | 01/11/2018

Një pako e vogel e cila dyshohet të ketë brenda saj lëndë plasëse është gjetur pranë një mjeti. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme tek Ura Dervish Beg në Shkodër. Makina tip BENZ është në pronësi të nje punonjësi të Tatimeve në Shkodër Nehat Zaganjorit. Vetë ky i fundit ka njoftuar policinë. Dyshohet se pakoja është hedhur nga larg pasi mjeti ka nje dëmtim në pjesën e pasme të tij. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Zaganjori nuk njihet si person problematik. Ai prej tre vitesh punon si inspektor në Drejtorinë e Tatim Taksave në Shkodër./abcnews.al

TATIMET-PARALAJMEROJNE-BIZNESET.mpg_snapshot_00.36-1280x702.jpg
G. P.17:15 | 31/10/2018

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje bizneseve me probleme të vetëkorigjohen, në të kundërt do të penalizohen. Gjatë kontrolleve të ushtuara këtë vit në terren inspektorët tatimorë kanë konstatuar thyerje të rregullave të analizës së riskut.

Në rast se vërtetohet se një biznes pasiv ka kryer transaksione blerjesh apo shitjesh do të kalojë menjëherë në status aktiv. Paralajmërimi vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pas një procesi monitorimi në terren ku ka konstuar pasaktesi në deklarimet e shumë subjekteve.

Ndër shkeljet e konstatuara gjatë kontrolleve të ushtuara këte vit tatimet theksojnë mospërputhje të vlerës së eksporteve dhe importeve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime; tatimpagues pasivë që figurojnë blerës në librat e shitjes së të tretëve; tatimpagues pasivë që figurojnë shitës në librat e blerjes se të tretëve; tatimpagues që shesin tek tatimpaguesit pasive; mosdeklarim i saktë i blerjeve që verifikohet nga kryqëzimi i numrave seriale të faturave. Këto deklarime të pasakta ve në dukje Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përbëjnë shkelje dhe thyerje të rregullave të analizës së riskut. Administrata tatimore nxit tatimpaguesit të vetekorigjohen, ndërsa për paqartësitë mund të informohen pranë drejtorive rajonale ku dhe janë regjistruar./abcnews.al

tabaku-ahmetaj.png
G. P.14:56 | 23/09/2018

Tatimet kanë përplasur në rrjetet sociale deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Koncesioni në sistemin e tatimeve sipas deputetes sëopozitës është korruptiv.

Ndërkohë Tabaku thotë se katër vjet më parë, ministri Ahmetaj gënjente shqiptarët se koncesioni kishte zero kosto shtesë për biznesin, më pas, se nuk janë lekët e shqiptarëve, por të buxhetit të shtetit.

“Çfarë e shtynte zotin Ahmetaj të bëhej gazi i botës? Formula magjike e kryeministrit Rama? “Nuk ka supë qyl në karrigen e ministrit!” Kështu sharlatanët janë turrur kush e kush gënjen më shumë dhe më paftyrësisht për të ruajtur karrigen dhe për të bërë dallaveren e radhës”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike.

Pas deklaratës së deputetes së opozitës ka reaguar ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

“Dje një duet i dobët përçartjeje publike, sot një solo për të ardhur keq. Eshtë e kotë t’iu përgjigjesh për çdo budallallëk! Nuk ka koncesion zonjë! Por si duket ju dhe partia juaj ia keni koncesionuar mendjen paditurisë”, shkruan ministri Ahmetaj në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Qeveria thotë ministri i Financave dhe Ekonomisë mbetet e vendosur të çojë përpara reformat si ulja e mëtejshme e ngarkesës fiskale për biznesin e qytetarët.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono