task forca

RISHIKIM-LICENSESH-SE-FARMACISTEVE-MBULIM.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
G. P.14:17 | 19/10/2018

79 farmacive në vend do tu rishikohet licensa. Task-Forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një kërkesë Urdhërit të Farmacistit, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në terren ka konstatuar se tregtonin barna pa recetën e mjekut, pa pullën e kontrollit apo nuk respektonin kushtet e ruajtjes dhe tregtimit të tyre. Ministria e Shëndetësisë thotë se akualisht janë kontrollur 158 farmaci në të gjithë vendin. Ndërkohë, task-forca do të vijojë të monitorojë të gjithë rrjetin e hapur farmaceutik për të garantuar siguri në tregtimin e ilaçeve./abcnews.al

farmaci.png
G. P.12:06 | 11/10/2018

Në një muaj, Task-Forca e posaçme e ngritur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka kaluar në sitë 115 farmaci në vend. Ajo ka ushtruar kontrolle për kushtet e ruajtjes së barnave, pajisjen e tyre me pullë sigurie dhe tregtimin pa recetën e mjekut. Ndaj 56 farmacive, të cilat kanë rezultuar me shkelje janë marrë masa administrative.

20 gjoba janë vendosur për tregtim të barnave pa recetë, 18 për mungesë të recetave sipas klasifikimit, 13 për tregtim të barnave pa pullë dhe 5 ndaj subjekteve që nuk respektonin kushtet e ruajtjes së ilaçeve.

Task-Forca për barnat sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë së tregtimit të ilaçeve për qytetarët./abcnews.al

etilda-gjonaj.jpg
G. P.14:35 | 26/09/2018

Platforma e bashkëqeverisjes ka ndëshkuar të tjerë zyrtarë të shtetit. Në dy javët e para të Shtatorit, Task Forca Antikorrupsion e ka përqëndruar veprimtarinë e saj me inspektime të detajuara në disa institucione të rrethit të Shkodrës.

“ZVRPP Shkodër, ALUIZNI Drejtoria Rajonale Shkodër, Spitali Rajonal Shkodër, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit Verior, Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës Shkodër”.

Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna.

“5 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër; 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër”.

Nga inspektimet e kryera, janë evidentuar shkelje dhe abuzime të cilat përmbajnë elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, për të cilët janë kryer kallzimet penale në organin e Prokurorisë së Shkodrës raportoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj./abcnews.al

TASKFORCE-NE-VLORE-1280x720.jpg
ent ela13:22 | 28/03/2018

Një ditë pas vizitës se dy ministrave Etilda Gjonaj e Fatmir Xhafaj dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin në Vlorë, Task Forca nis verifikimet në këtë qark.

Takimet nisën fillimisht në Hipotekë, më pas në Prefekturë dhe Bashki. Qarku i Vlorës është më i prekuri nga abuzimet me pronat.

Të martën nga Vlora, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se pas reformës në drejtësi, do të jetë reforma e pronës.

Vlahutin deklaroi se prona është një e drejtë themelore dhe si e tillë është e panegociueshme për BE. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono