tarifa

india-usa.jpg
nev ila11:31 | 16/06/2019

Pas thellimit të konfliktit tregtar me Kinën, Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një betejë tjetër tarifash, këtë herë me Indinë. Vetë Nju Delhi zyrtar ka reaguar duke paralajmëruar rritjen e tarifave për 28 produkte amerikane.

India ka deklaruar se duke filluar nga e diela do të vendosë tarifa mbi 28 produkte amerikane, përfshirë bajamet dhe mollët. Tarifat e reja, disa prej të cilave arrijnë në 70 për qind, janë një përgjigje ndaj refuzimit të Shteteve të Bashkuara për të përjashtuar Nju Delhin nga taksat e larta për çelikun dhe aluminin e importuar.

Më herët gjatë muajit, presidenti Donald Trump njoftoi gjithashtu se Uashingtoni do të anulonte statusin e partnerit të veçantë tregtar për Indinë. Vetë vendi aziatik vendosi tarifa deri në 120 për qind vitin e kaluar, por bisedimet tregtare bënë që të shtyhej hyrja e tyre në fuqi.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Financave në Indi deklaroi se vendimi ishte në interes të vendit. Marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë arritën vlerën e 142 miliardë dollarëve në vitin 2018, shtatëfish më shumë se në vitin 2001.

Por 5.6 miliardë produkte indiane eksporti, më parë të çliruara nga taksat, tani do të preken prej tyre për shkak të anulimit të trajtimit preferencial nga sistemi amerikan. Lëvizja është akti i fundit i Uashingtonit për të riparuar atë që e quan tregti të padrejtë me vendet e tjera.

Presidenti Trump ka kërcënuar gjithashtu me vendosjen e sanksioneve nëse India vazhdon të blejë naftë nga Irani dhe nëse vijon me planet për të blerë sistemet raketore ruse S-400./ABC News Albania 24/7

trumpo.jpg
G. P.23:45 | 10/06/2019

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se do të përballet me një paketë të re tarifash nëse raundi i radhës i negociatave dështon.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të hënën se është gati të vendosë një tjetër raund tarifash ndëshkuese ndaj importeve kineze nëse nuk arrin një marrëveshje me homologun kinez në samitin e G20-s që mbahet më vonë gjatë muajit.

Që nga seanca e fundit e negociatave që u mbajt në Uashington, Trump ka përsëritur se pret të takohet me Xi Jinping në datat 28 dhe 29 Qershor në Osaka të Japonisë, por pala kineze nuk e ka konfirmuar këtë takim.

Në një intervistë të dhënë të hënën për “CNBC”, Trump tha se, ende beson se homologu Xi do të marrë pjesë në samit. I pyetur nëse raundi i ri i tarifave do të hyjë në fuqi nëse lideri kinez nuk paraqitet, presidenti u përgjigj: “Po, është e mundur. Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, tarifat do të rriten”.

Por ai shtoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Xi dhe u shpreh i bindur se Pekini e dëshiron një zgjidhje me Shtetet e Bashkuara. ndërkohë, Ministria e Jashtme kineze deklaroi të hënën se Kina është e hapur për më shumë bisedime me Uashingtonin, por nuk ka asgjë për të thënë lidhur me takimin e përfolur.

Tensionet tregtare mes dy superfuqive u rritën ndjeshëm në Maj, pasi administrata Trump akuzoi Kinën se nuk kishte bërë reformat ekonomike të premtuara pas muajsh të tërë bisedime./ABC News Albania 24/7

Donals-trump-1.jpg
Sej rie19:15 | 22/05/2019

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të vendosin tarifa të reja për produktet kineze me vlerë 300 miliardë dollarë. Sekretari amerikan i Thesarit ka deklaruar se vendimi për këtë lëvizje do të merret pas një muaji. Ndërkohë, gjigandët e biznesit i kanë kërkuar presidentit Trump t’i japë fund luftës tregtare.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një tjetër rritje të tarifave për 300 miliardë dollarë produkte kineze dhe aktualisht po studiojnë efektet që ajo do të ketë tek konsumatorët. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Thesarit, Stiven Mnushin, i cili ka theksuar se administrata amerikane ndodhet një muaj larg futjes në fuqi të tarifave të reja. “Nuk do të ketë një vendim për 30 ose 45 ditët e ardhshme”, ka thënë Mnushin në një seancë përpara ligjvënësve amerikanë.

Më herët gjatë muajit, Uashingtoni rriti tarifat ekzistuese për 200 miliardë dollarë mallra kineze, duke detyruar Pekinin të reagojë, në një kohë kur bisedimet mes dy ekonomive më të mëdha në botë për të tejkaluar problemet kishin hyrë në ngërç.

Vetë presidenti Donald Trump, i cili ka përqafuar politikën e proteksionizmit në bazë të agjendës së tij “Amerika e Para”, ka kërcënuar disa herë se do të rrisë tarifat deri në 25 për qind për një tjetër listë produktesh kineze të importuara, vlera e të cilave arrin në 300 miliardë. Ndërkohë, gjigandët amerikanë të këpucëve dhe atleteve sportive i kanë bërë thirrje presidentit Donald Trump që t’i japë fund luftës tregtare me Kinën, duke paralajmëruar se ajo do të ketë pasoja katastrofike për konsumatorët. Në një letër të firmosur nga 173 kompani, përfshirë prestigjiozet “Najk” dhe “Adidas” thuhet se rritja e tarifave për importet do të prekë klasën punëtore dhe do të dëmtojë bizneset në të ardhmen./ABC News Albania 24/7

xi-jinping.jpg
G. P.23:45 | 08/05/2019

Kina ka paralajmëruar se do të marrë kundër-masa nëse Shtetet e Bashkuara do të aplikojnë planin e tyre për rritjen e tarifave për produktet kineze. Deklarata është bërë nga një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë, i cili ka nënvizuar se Pekini ndihet i hidhëruar për këtë lëvizje të palës amerikane.

“Përshkallëzimi i tensioneve tregtare nuk i shërbejnë as Kinës, as Shteteve të Bashkuara dhe as gjithë botës”, ka thënë zëdhënësi.

Ai ka nënvizuar se në kushtet kur tarifat do të rriten nga 10 në 25 për qind, Kina do të marrë masat e nevojshme, por pa saktësuar se cilat do të jenë ato. Tarifat e reja, që do të vënë në shënjestër produktet kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, pritet të hyjnë në fuqi ditën e premte, më 10 Maj.

Ato u njoftuan fundjavën e kaluar nga presidenti amerikan, me argumentin se bisedimet tregtare me Pekinin po ecnin me ritme të ngadalta për shkak të kapriçove të palës kineze./ABC News Albania 24/7

trump-1280x778.jpg
ent ela12:40 | 09/04/2019

Tarifa ndaj Bashkimit Evropian, që do të përfshijnë nga helikopterët e deri tek djathtat dhe vera. Është ky vendimi më i ri i administratës Trump, pasi BE ndahu ndihma për Airbus, rival i amerikanit Boeing.

Presidenti amerikan Donald Trump, është gati të vendosë tarifa të reja, për një vlerë prej 11 miliard dollarësh, ndaj Bashkimit Evropian, si reagim ndaj ndihmave që I janë dhënë Airbus, rivalit të Boeing. Deklarata është bërë nga një përfaqësues i zyrës tregtare amerikane. Tarifat do të përfshinin helikopterët, lloje të ndryshme djathërash, verën dhe disa marka motoçikletash.

Deklarata I referohet pohimeve të organizatës botërore të tregtisë, sipas së cilës ndihmat ndaj Airbus shkaktuar në mënyrë të përsëritur, një impakt negative ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratën e zyrës amerikane për tregti shkruhet ndër të tjera se ky është një fenomen që zgjat prej 14 vitesh e tashmë është koha për të vepruar. Po sipas kësaj deklarate administrate Tramp por përgatitet që të reagojë menjëherë sapo të vlerësohet se sa çfarë do të përfshijnë këto tarifa. Objektivi përfundimtar i administratës amerikane është arritja e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për ti dhënë fund ndihmave ndaj avionëve të mëdhenj civilë që ndalohen nga Organizata botërore e tregtisë. Sapo Bashkimi Evropian të ndalojë këto ndihma të dëmshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tarifat do të anulohen menjëherë

Lëvizja amerikane vjen menjëherë para hapjes së negociatave mes Brukselit dhe Uashingtonit për tarifat industriale, ku në selinë e Komisionit Evropian vendet anëtare po vendosin kufijtë e mandatit.

Ndërkohë duket se po ecin mirë negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pasi kërcënoi Meksikën se do të vendoste tarifa mbi automjetet në rast se vendi nuk do të bashkëpunonte në planin anti-emigrant, tashmë sfida është ndaj Bashkimit Evropian./abcnews.al

xi-jinping.jpg
G. P.23:18 | 02/03/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, u shpreh se i ka kërkuar Kinës të heqë menjëherë tarifat për produktet bujqësore.

Kjo me argumentin se negociatat mes Uashingtonit dhe Pekinit po ecin mirë, dhe ai nuk ka rritur tarifat me 25 për qind, si pati paralajmëruar se do të vepronte duke filluar nga 1 Marsi.

Me anë të një mesazhi në profilin e tij Twitter, Trump theksoi se kjo ishte shumë e rëndësishme për bujqit amerikanë dhe për atë personalisht./abcnews.al

donald-trump.jpg
G. P.12:33 | 25/02/2019

Nuk do të ketë rritje tarifash me Kinën pasi pritet një marrëveshje mes dy vendeve në fushën e ekonomisë. Deklarata është bërë nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili premtoi se brenda një jave do të letë lajme të mrekullueshme.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të zgjasë paqen tregtare me Kinën, e cila skadonte në 1 Mars, si dhe po programon një takim të ri me presidentin kinez, Xi Jinping, në rezidencën e tij në Florida, për të arritur një marrëveshje.

Reagimi i bursave kineze ka qenë i menjëhershëm, të cilat kanë reflektuar me shifra optimizmin e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Trump u shpreh se do të shtyjë në kohë skadencën për rritjen e tarifave nga 10 në 25 për qind ndaj produkteve kineze, të cilat arrijnë vlerën e 200 miliardë dollarëve. Por presidenti amerikan konfirmoi dhe progrese domethënëse me Pekinin duke shtuar se dhe homologu kinez është i gatshëm ta takojë.

Ai madje shkon dhe më tej duke thënë se brenda një jave do të ketë lajme shumë të mira për sa i përket tarifave me Kinën. Trump i bëri këto deklarata pas takimit në Uashington me një delegacion kinez. Ai theksoi së Kina është treguar e mrekullueshme dhe duhet arritur një marrëveshje që të jetë shumë e mirë për të dyja palët./abcnews.al

dentisti-1280x720.jpg
G. P.14:23 | 08/02/2019

Pas debateve të shumta, Urdhri i Stomatologut ka vendosur këtë të premte të anulojë vendimin e tij, që dyfishonte çmimet për 13 shërbimet kryesore dentare.

Pas hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe qëndrimi kundër i këtij vendimi nga Ministria e Shëndetësisë, Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut, vendosi të anuloje listën e çmimeve dysheme për shërbimet dentare.

Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda,  thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër. Vendimi i miratuar në fund të vitit 2018, kërkonte rritje të tarifave deri në 100% në klinikat dentare, për shërbimet kryesore./abcnews.al

ogerta.jpg
G. P.14:23 | 26/01/2019

Prej disa ditësh kanë nisur debatet dhe akuzat mbi vendimin e Urdhrit të Stomatolgut që kërkon rritjen e tarifave në klinikat dentare. Lidhur me këtë çështje ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se vendimi është i pazbatueshëm.

Teksa po inspektonte qendrën shëndetësore nr. 8 në kryeqytet, ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu dha një përgjigje për debatin mbi tarifat dysheme për shërbimet dentare. Manastirliu theksoi se nuk do të ketë asnjë rritje tarifash për shërbimet dentare.

Ogerta Manastirliu: Ministria e shëndetësisë nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Këshillin për Urdhrin e Psikologut e ka kundërshtuar vendimin, si një vendim i cili është i pazbatueshëm pasi tejkalon kompetencat që i jep ligji për Urdhrin e Stomatologut, këtij Urdhri. Ndaj ne kemi çuar në gjykatë një kërkesë padi për anulimin e këtij vendimi si të pazbatueshëm. Garantojmë qytetarët që nuk do ketë rritje të tarifave dysheme se nuk është në kompetencën e Urdhrit të Stomatologut, përcaktimi dhe vendosja e këtyre tarifave. Ndaj jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, e cila është struktura që ngarkohet me ligjin për organizmin e sistemit stomatologjik në vend, por gjithashtu edhe instanca të tjera, të cilat janë pjesë e kësaj iniciative që është Autoriteti i Konkurrencës, Ministria e Financave që janë të gjitha në vëzhgim të gjitha hapave që do të ndërmerren.

Ministrja Manastirliu pa nga afër qendrën shëndetësore nr. 8, një prej qendrave 24 orëshe, ku ju bëri apel prindërve, që në këtë periudhë të ngarkuar me viroza dhe grip, ta marrin shërbimin pranë qendrës më të afërt./abcnews.al

besa-shahini.jpg
G. P.13:50 | 16/01/2019

Qeveria i ka bërë thirrje studentëve protestues, përmes zv/ministres Besa Shahini, që të mos pengojnë procesin e identifikimit të përfituesve nga vendimet e këshillit të ministrave. Shahini i ftoi që të marrin përgjigjet e pyetjeve që kanë në portalin qeveritar.

Pak orë përpara se Parlamenti ta ngrejë në detyrë nga zv/ministre në titullare të dikasterit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, njoftimin e dhënë nga shefi i qeverisë Edi Rama për hapjen e një dritareje në portalin shqipëriaqëduam.al ku studentët mund të drejtojnë pyetje lidhur me vendimet e qeverisë, e shoqëroi me një thirrje drejtuar atyre që nuk kanë pyetje, por kërkesa.

“Dua të nënvizoj që në fakultetet ku ka ende protestë, ku një grup i studentëve është duke penguar mësimin ka pasur raste ku sekretaritë janë penguar që të funksionojnë, apo janë penguar njerëz që të shkojnë.Aty e kemi  pasur të pamundur që njerëz të ministrisë tju sqarojnë. Ju bëj thirrje studentëve që bllokojnë sekretaritë që t’i lejojnë anëtarët e ministrisë që t’ju assitojnë me pytejet që mund të keni. Nëse sekretaritë nuk punojnë ne nuk marrim dot informacionin e duhur për listat e studentëve që janë përfitues të bursave dhe përfitues të përjashtimeve të ndryshme nga tarifa. Sekretaritë e bllokuara po pengojnë procesin e mirëfilltë”, tha ajo.

Janë protestuesit ata të cilët po bllokojnë procesin e identifikimit dhe zbatimit të vendimeve për studentët, thekson Besa Shahini në atë që ishte dalja e fundit si zv/ministre e Arsimit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono