tapize

pllakata-per-admir-muratajn.jpg
ad min16:03 | 30/04/2019

Në fshatrat rreth Rinasit, banorët ende diskutojnë për grabitjen e bujshme të 9 Prillit. Ndërsa në aeroport vazhdojnë të mbërrijnë blinda me para bankash që transferohen jashtë Shqipërisë.

Grabitja e 9 Prillit në aeroportin e Rinasit vijon të jetë temë e diskutimeve për banorët e zonës së Tapizës. Hashimi, banor autokton pohon se në fshatin e tij po ndodh një fenomen i çuditshëm. Shumë banorë dyshojnë se thasët me para që u grabitën brenda pistës së Rinasit, mund të jenë fshehur ndërmjet, fshatit Tapizë dhe Niklës.

“Nuk dilsha se për ato para, ata kanë lënë jetën. Unë thosha shyqyr se shpëtuan njerëzit, kjo zonë me gjithë ata armë vetëm një i vrarë. Ku t’i linin paret? Ne këtu jemi sikur me qenë në pus. Në radhë të parë shtet s’ka, disiplinë s’ka, rregull s’ka”, tha ai.

Zhurma e armëve të zjarrit vazhdon ta shoqërojë Hashimin dhe sot e kësaj dite.

“Ishalla po qetësohet gjendja se edhe ne me thënë të drejtën atë ditë janë torturuar gratë dhe kalamajtë. Gati 200 fishekë… se kush a grabitësit, a policia? Ka plas lufta, duke u tall me njerëzit e mi. Unë i dëgjoja armët, por bëja sikur nuk dëgjoja gjë për t’i fiksuar ato”, tha ai.

Kurse Endri nuk beson shume tek fjalët se paratë e grabitura janë fshehur në zonën e tyre.

“Ka qenë policia afërt atyre derisa ndodhi dhe shkëmbimi i zjarrit. Normalisht që s’ka lidhje me zonën tonë. Janë larguar dhe janë fjalë”, tha ai.

Grupi i xhirimit i ABC News u  rikthye përsëri në vendin ku  humbi jetën Admir Murataj. Në mes së pllakatës së mermertë, të vendosur aty në përkujtim të tij, qëndron një shkronjë A, që nënkupton emrin e të ndjerit.

Ky është momenti ku shoqëritë private transportojnë paratë e bankave të nivelit të dytë për në aeroportin e Rinasit. Si masë e shtuar për sigurinë, pas autoblindave me para, tashmë qëndron një makine policie me dy efektivë.

Pas grabitjes së dytë brenda pistës së Rinasit, forcat e Policisë Ushtarake janë pozicionuar në të gjitha pikat e nxehta, nga ku ishte thyer siguria e objektit të rëndësisë së veçantë./ABC News Albania 24/7

hyrja-10.00_00_39_20.Still001-1280x720.jpg
ad min23:01 | 27/04/2019

2 persona humbën jetën në një aksident në segmentin Tapizë-Kamëz, tek rrethrrotullimi i Tapizës. Sipas njoftimit të policisë, një automjet “Audi” më targa AA 086 RF, që drejtohej nga një 34-vjeçar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja 28-vjeçare.

Gjithashtu nga aksidenti janë plagosur dhe janë transportuar për në spital edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet. Sipas të dhënave, për momentin ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga./abcnews.al

vlcsnap-error492-1280x720.jpg
ad min16:16 | 12/02/2018

Në Tapizë të Krujës, banorët janë alarmuar nga shkarjet e tokës, të cilat mund të çojne deri në shembjen e digës së liqenit. Ata kërkojnë të bëhet ndërhyrje sepse në një kohë tjetër mund të jetë shumë vonë.

Diga në liqenin e Tapizës në Krujë është në rrezik. 30 metra linear nga ana perëndimore e saj ka pësuar shkarje të tokës, në një thellësi prej 10 metrash.

Kjo rreshqitje mund të pasohet me shembjen e digës. Banorët jane të frikësuar. Ata thonë se një ngjarje e tille do të ishte katastrofike.

Në anë të digës së liqenit të Tapizës ndodhen 700 shtëpi banimi. Por një dalje e liqenit me kapacitet 8 milionë meter kub ujë do të prekte aeroportin e Rinasit dhe më shume territor, thonë banorët.

Fshatarët kërkojnë ndihmë sa ende ka kohë. Ata thonë se nëse nuk merren masa për riparimin e digës, bllokimii infiltrimit të ujrave do të thotë fund për ta./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono