talebanet afgane

FCF12A88-926C-4507-90CD-18E4A4D701F0_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s.jpg
ent ela09:28 | 25/04/2018

Talebanët afganë kanë njoftuar për lansimin e ofensivës së tyre vjetore në stinën e pranverës.

Në një deklaratë të nisur online më 25 prill, grupi militant ka njoftuar se ofensiva e ashtuquajtur, “Al-Khandaq”, do të “jetë e fokusuar në vrasjen, shkatërrimin dhe kidnapinimin e pushtuesve amerikanë”.

Sipas deklaratës, “mbështetësit e amerikanëve”, Qeveria Afgane dhe trupat ushtarakë konsiderohen prioritet i dytë.

Thuhet se kjo ofensivë është organizuar nga Komisioni Ushtarak i Talibanëve.

Operacioni është emëruar Beteja e Kanalit, pasi sipas tyre më 627 rreth 3,000 burra myslimanë kanë gërmuar një kanal në Medinë në Arabinë Saudite për t’i mbijetuar rrethimit njëmujor të jomyslimanëve.

Ky njoftim i talibanëve vjen pasi një vale të re të sulmeve të grupit në Afganistan. /REL


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono