tale

plazhi-i-tales.jpg
G. P.14:50 | 07/06/2019

Në plazhin e Tales në Lezhë të gjithë punonjësit vendorë janë hedhur në aksion për pastrimin e bregdetit, i cili është mbushur me mbeturina pas reshjeve të fundit.

Duhet të ishin gati për të pritur plazhistët, por bregu është i mbushur me mbeturina. Reshjet e shiut e ndotën sërish plazhin e Tales në Lezhë. Për këtë shkak  punonjës shërbimesh, administrata dhe mjete u angazhuan për pastrimin e tij.

Nëse moti do të jetë pa reshje dhe i ngrohtë, vendorët besojnë se fundjava do të jetë e mbushur me pushues. Administratori Albert Rrusti është i bindur se ata  do të gjejnë një plazh të pastër si dhe përmirësim të shërbimeve.

“Ne kemi marrë masat sepse nuk është hera e parë që ndërhyjmë dhe po i japim dorën e fundit plazhit që këtë fundjavë të jetë i pastër për të gjithë pushuesit”, tha ai.

Më herët ka patur ndërhyrje në infrastrukturën rrugore. Janë shtuar kontejnerët e mbeturinave si dhe është përmirësuar shërbimit shëndetësor. Këtë sezon në Talë janë rritur dhe kapacitetet hoteliere ndaj autoriteteve lokale dhe bizneset kanë pritshmëri për rritje të numrit të pushuesve./ABC News Albania 24/7

AKSIDENTI-LEZHE-MBULIM.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela20:10 | 22/12/2018

Një 61 vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur për vdekje nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:10 në aksin rrugor Shënkoll-Tale. Viktima është një banor në zonën e Tales, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit tip BMË. Policia po heton për të percaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.

Lezhë, Informacion paraprak i Policisë

Sot, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll –  Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMË, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

MANASTIRLIU-NE-LEZHE-1280x720.jpg
ent ela12:28 | 21/06/2018

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi sot pushuesit në Tale të Lezhës për vendosjen e Qendrës Shëndetësore dhe të një autoambulance. Ajo ishte në këtë zonë turistike të bregdetit Adriatik posaçërisht për të promovuar këtë shërbim të ri që sipas saj e bën akoma më të sigurtë jetën e pushuesve dhe vizitorëve duke afruar mjete dhe pajisjet e nevojshme për trajtimin e çdo rasti që mund të paraqitet. Ndërkohe bregdeti i Tales do t’i nënshtrohet edhe procesit të dizensektimit, proces që sipas ministres do të vazhdojë deri në muajin shtator.

Gjatë sezonit veror, bregdeti i Tales frekuentohet nga të paktën 20 mijë vizitorë e turistë dhe vendosja e qendrës shëndetësore verore dhe e një autoambulance në shërbim të Turizmit ka qenë një prej kërkesave të vazhdueshme të Bashkisë Lezhë që së fundmi është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë. /abcnews.al

KAMIONI-MILOT-1280x720.jpg
ent ela18:57 | 22/03/2018

Një kamion është rrëzuar në superstradën Lezhë -Milot këtë pasdite si pasojë e erës së fortë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 16:00 dhe fatmirësisht nuk pati të plagosur, ndërsa trafiku u monitorua nga policia rrugore. Trajleri me targa të Maqedonisë ka qenë duke lëvizur në drejtim të Milotit kur është përmbysur në afërsi të kryqezimit të Tales, duke përfunduar në anë të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta, por pa probleme për shëndetin e tij. Që prej mesditës së sotme, rajoni i Lezhës është prekur nga erërat e forta që kanë rritur shpejtësinë e tyre rreth pasdites dhe vijojnë të jenë prezente./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono