taksa

KUKES-KESHILLI-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
G. P.12:29 | 13/09/2018

Këshilli i Bashkisë Kukës kishte planifikuar një mbledhje jashtë radhe në lidhje me qëndrimet që do mbaheshin në prag të rivendosjes së tarifimit në Rrugën e Kombit. Nga 31 këshilltarë të bashkisë, vetëm tetë anëtarë të spektrit të djathte ishin prezentë, por pa mundur të siguronin kurumin e nevojshëm prej 17 anëtarësh për vijimin e mbledhjes.

Prezent ishte dhe kryetari i Këshillit Bashkiak Gjelbrim Shehu i të majtës, ndryshe nga pjesa tjetër e këtij spektri që nuk u paraqit në mbledhje. Kujtojmë se Këshilli Bashkiak ka dalë disa herë me deklarata për të kundërshtuar vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit dhe iniciatorë të protestës në datën 31 mars të këtij viti. Banorët e qarkut Kukës do të tarifohem me 100 lekë për kalim./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-21-13h58m31s892-1280x710.png
G. P.14:00 | 21/08/2018

Qëllimi për caktimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si agjenti përgjegjës për mbledhjen e taksës së ndërtesës nga qeveria ka sjellë reagimin e Shoqatave të Bashkive të Shqipërisë. Kjo e fundit, përmes një njoftimi për shtyp deklaron se në mbrojtje të parimeve të autonomisë vendore shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin për projektvendimin e qeverisë që synon që taksa vendore e ndërtesës të mblidhet nga një ent qeveritar si OSHEE.

Projektvendimi i qeverisë parashikon që OSHEE të mbledhë taksën e ndërtesës kundrejt një pagese në vlerën 4% të shumës së mbledhur. Kjo bie ndesh me ligjin për vetqeverisjen vendore, thekson njoftimi i shoqatës, si dhe atë për sistemin e taksave vendore ku përcaktohet se është e drejta e bashkisë të përcaktojë mënyrën e mbledhjes së taksës, përfshirë zgjedhjen e agjentit fiskal dhe detyrimet e ndërsjellta. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë kërkon tërheqjen e qeverisë nga nisma që e konsideron antiligjore si dhe kërkon që të jenë bashkitë ato që do të vendosin se si do të mblidhet taksa e ndërtesës./abcnews.al

TATIMET-NE-JUG.mpg_snapshot_00.56-1280x720.jpg
G. P.14:35 | 05/08/2018

Edhe pse janë paralajmëruar, subjektet në jug të vendit kanë vazhduar të operojnë të parregjistruara dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor. Kjo ka bërë që drejtoria e tatim taksave të vendosë bllokimin e tyre për 30 ditët në vijim.

9 subjekte të tjera në jug të vendit janë bllokuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor.
Shkaku sipas inpektorëvë është mos rregjistrimi në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor.
Dy prej këtyre subjekteve të ndëshkuar janë paralajmëruar edhe më parë nga tatimorët që të pajisin klientët me kuponin gjë që nuk e kanë bërë.

Janë kryesisht dyqane, hotele bare e restorante e pika tregëtimi me shumicë e pakicë në rrugën Sarandë-Bistricë, Sarandë Gjirokastër, Livadh, borsh e Himarë.
Shumicës prej tyre nuk i lejohet vazhdimi i aktivitetit për 30 ditët në vijim, duke bërë që të mos përfitojnë asgjë nga sezoni turistik i shumpritur.

Mentaliteti për të nxjerrë të ardhura sa më shumë të munden gjatë verës ka nisur të goditet nga inspektorët e tatim-taksave të cilët kërkojnë që të gjitha bizneset në jug të vendit të funksionojnë sipas ligjit duke mos toleruar asnjë që pretendon se aktiviteti që kryejnë është sezonal.
Prandaj Drejtoria e Hetimit Tatimor tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror./abcnews.al

arben-ahmetaj-1.jpg
G. P.15:15 | 09/07/2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në prezantimin e paketës fiskale në Kuvendin e Shqipërisë tha se kjo mund të quhet edhe paketë solidariteti pasi ndihmon sipërmarrjen e vogël të zhvillohet në favor të ekonomisë së familjare.

Në betejën e shifrave, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është i vetëm në seancën parlamentare të së hënës. Megjithatë opozitës së munguar në Kuvend ia jep përgjigjet për gjithçka e akuzon.

Pretendimit të pakicës se taksat pësuan rritje pas uljes së pragut të TVSH-së i përgjigjet me raportin e INSTAT-it.

“Inflacioni për Majin dhe Prillin rezulton të jetë në nivelet e 2 përqind, sa çka qenë në vazhdën e pesë viteve”.

Rritja e fashës së xhiros nga 8 milionë në 14 milionë lekë i lehtëson bizneset me tatim fitimin.

“Nga 15% në 5 % , tre herë më pak”.

Me paketën e re fiskale që iu propozua Kuvendit ta miratojë, 91 përqind e sipërmarrjes e ka tatim fitim ose zero ose 5 përqind.

“U ulën taksat, u fermetua çdo ditë e njëjta boleri. Biznesi vogël deri në 5 milionë tatim fitim, 0 lekë”.

Lidhur me borxhin, kjo qeveri thotë ministri Ahmetaj ka bërë të kundërtën e asaj që drejtohej nga të djathtët.

“Ju e rritët borxhin. Ne jo vetëm që po ulim taksat, por po ulim dhe borxhin”.

Skeptikëve dhe kritikëve se panorama e ekonomisë në Shqipëri transmetohet vetëm në ngjyrën rozë, ministri Ahmetaj i thotë ta kenë realist vështrimin.

“Situata nuk është rozë. Situata është më mirë se çka qenë.”

Dhe këtë e tregojnë edhe shifrat e të punësuarëve nga një Janari i 2013-s.

“Janë mbi 200 mijë mendje, zemra, qytetarë, fytyra, familjarë që shkojnë në punë më shumë se në një Janar”.

Këto dhe lehtësira të tjera për sipërmarrësit, agroturizmin, hotelet me 5 yje, e bëjnë këtë paketë që nga fiskale të quhet paketë solidariteti. Fundja për këtë u votuan socialistët, tha ministri Ahmetaj./abcnews.al

70853Bashkimi.jpg
G. P.22:45 | 04/06/2018

Bashkimi Europian ka njoftuar vendosjen e masave reciproke ndaj tarifave amerikane duke filluar nga korriku. Komisionerja për Tregtinë, Cecilia Malmstrom, ka deklaruar se unioni do të kujdeset për interesat e tij në bazë të rregullave të OBT-së.

Bashkimi Europian mund të aplikojë masa paraprake për të mbrojtur industritë e tij të çelikut dhe aluminit duke nisur nga fillimi i korrikut. Deklarata është bërë të hënën nga komisionerja për Tregtinë, Cecilia Malmstrom, e cila ka nënvizuar se për një vendim përfundimtar do të duhen 9 muaj.

“Mund të marrim masa paraprake që në korrik. Kjo është në fokus të diskutimeve. Ne duam të shohim më parë rezultatet e këtyre masave”, ka thënë Malmstrom për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Në bazë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, BE mund të vendosë tarifa mbrojtëse të përkohshme deri në 200 ditë nëse nga kontrollet paraprake rezulton se importet e rritura kanë shkaktuar ose kërcënojnë të shkaktojnë dëme serioze ndaj industrive europiane të çelikut dhe aluminit.

Komisioni Europian, që mbikëqyr politikat tregtare ndërkombëtare për 28 vendet anëtare, kreu një studim në fund të Marsit për të verifikuar nëse tarifat e paralajmëruara amerikane për të frenuar prodhuesit kinez do të përmbytnin Europën me çelik.

Tarifat amerikane 25 dhe 10 për qind për produktet e sipërpërmendura hynë në fuqi më 23 Mars dhe që prej së premtes u janë vendosur edhe industrive europiane. Unioni ndërkohë ka hartuar edhe një listë me produktet amerikane që mund të tarifohen si xhinset, konjaku, boronica, etj.

“Çdo gjë që bëjmë ne është në përputhje me rregullat e OBT-së, ndryshe nga disa të tjerë”, ka shtuar Malmstrom, duke iu referuar amerikanëve./abcnews.al

rama-ne-lac.jpg
G. P.19:23 | 08/05/2018

Në turin e bashkëbisedimeve me banorë të qyteteve të ndryshme të vendit, kryeministri Rama po shpjegon punën dhe projektet e qeverisë si dhe po dëgjon shqetësimet e tyre. Në fokus kryesor janë taksat, punësimi, investimet në infrastrukturë.

Gjatë një takimi me qytetarë të Laçit, kryeministri Rama përsëriti për të gjithë skeptikët se nuk ka rritje taksash. Qytetarëve që iu ankuan për fatura të shtrenjta iu shpjegoi edhe dallimin.

Edi Rama: “Taksat, drita dhe uji. Dritat dhe uji nuk janë taksa, sa për dijeni i dashur. Dritat dhe uji janë mallra që blihen dhe paguhen. Dhe sigurisht, kur nuk i ke paguar përpara dhe fillon t’i paguashht, të duket qamet i madh”.

Për bizneset barra fiskale është ulur, sipas shefit të qeverisë. Rama shpjegoi dy taksat që ka ngritur qeveria,  ndërsa tha se me taksat e tjera po bëhet një spekulim i madh.

Edi Rama: “Përveç taksës për më të pasurit që do të thotë që ne i kemi ulur taksat për 97 përqind të të tjerëve që kanë të ardhura nga rroga apo biznesit të vogël, ne kemi rritur, është e vërtetë, taksën e karburantit. Kemi rritur dhe akcizën e cigares, por ajo është taksë qejfi. Kush do të shkojë në rrugën e shkatërrimit të mushkërive ta paguajë atë taksë. Kush s’do ta paguajë le ta lejë duhani edhe jemi në rregull”.

Edhe në Laç, kryeministri foli për projektet e afërta të qeverisë për rrugët, kryesisht për ato në veri të vendit. Sipas Ramës, gjaë mandatit të parë, qeveria e tij është përpjekur të mbulojë borxhin e lënë në infrastrukturë nga paraardhësit.

Edi Rama: “Pse rrugët u lanë rrugëve dhe pse rrugët nuk u përfunduan dot në mandatin e parë? Rrugët u lanë rrugëve sepse Saliu thotë kemi bërë 10 mijë kilometra. Kuptohet, me vizoren e Saliut, shifrat duhen marrë gjithmonë me lekët e vjetra se i bie shumë larg. Por sidoqoftë e vërteta është se qeveria paraardhëse ka bërë tendera shumë më tepër seç ka bërë qeveria jonë. Po t’i shikoje në terren sa prej rrugëve të tenderuar ishin realizuar, unë po ju them që kemi ndërtuar më shumë kilometra sesa kishin ndërtuar ata. ”

Kryeministri theksoi edhe në këtë takim se 70% e investimeve për rrugët janë në veri të vendit./abcnews.al

diber-protesta.jpg
G. P.16:52 | 21/04/2018

Dibranët kanë protestuar ditën e sotme kundër vendimit për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-s. Protestuesit e konsiderojnë si barrë të madhe për biznesin e vogël dhe kërkojnë që të hiqet dorë nga ky vendim, i cili do të çojë në falimentimin e tyre.

Biznesmenë, fermerë dhe blektorë protestuan para prefekturës së Dibrës. Me pankarta në duar i bënë thirrje qeverisë të tërheqë vendimin për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH.

Biznesi i vogël po mban mbi supe gjithë hallet e popullit tha një nga protestuesit. Në mbështetje të protestuesve ishte edhe Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi.

Fermerët kërkojnë dëmshpërblimin për prodhimet e dëmtuara. Në Dibër nuk ekzistojnë fermerë pasi për t’u quajtur të tillë, ata duhet të kenë mbi 30 hektarë tokë për të përfituar subvencione.

Një shqetësim për dibranët është edhe mbyllja e thërtoreve duke i detyruar të therin bagëtitë sa në Lezhë sa në Tiranë./abcnews.al

edi-ramam.jpg
G. P.16:26 | 21/04/2018

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar pretendimet për taksat e rritura. Në aktivitetin për bashkëqeverisjen në Lushnje kreu i qeverisë ka deklaruar se vetëm dy janë taksat që ka rritur qeveria e tij: taksa e karburantit dhe taksa për të formalizuar biznesin e madh.

“Më gjeni të tretën dhe unë do të them të tretën. Taksa për ata që fitojnë më shumë. Unë di dy. Taksa për ata që fitojnë më shumë. Ne e bëmë 15% për të gjithë ata që janë të mëdhenj dhe e ulëm 5 për të vegjëlit, nga 5 milionë deri në 8 milionë xhiro dhe zero taksa për të gjithë biznesin e vogël deri në 5 milionë lekë xhiro. E dyta, ne kemi rritur taksën e karburantit”, tha Rama./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono