takohet

giuzepe-conte-1280x683.jpg
nev ila13:15 | 12/10/2019

Qëndrimi francez kundër zgjerimit të BE-së mund të ndryshojë nesër, pasi kancelarja Merkel do të takohet me presidentin Macron.  Në linjën e lobimeve për të hapur negociatat, në vendin tonë do të mbrrijë të martën, kryeministri Italian Giuzepe Conte.

Shpresat e Shqipërisë për të marrë javën e ardhshme një “po” nga Bashkimi Evropian nuk janë shuar.

Ato ushqehen ende nga puna që po bëjnë disa nga vendet themeluese të Unionit, të cilat përkrahin hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

E tillë është edhe Italia. Kryeministri Giuzepe Conte do të vijë në Tiranë ditën e martë, dy ditë përpara se BE të vendosë për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Konte do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Ilir Meta.

Ndërkohë, Mediat gjermane raportojnë se Kancelarja Merkel është duke u përpjekur të bindë vendet skeptike, dhe se po këmbëngul që t’i ndryshojë mendje presidentit francez Emmanuel Macron.

Një takim mes dy liderëve pritet të mbahet këtë të dielë.

Nga ana tjetër, mediat në Paris, shkruajnë se Franca nuk është kundërshtuesja e vetme. Bashkë me të, janë edhe Spanja, Danimarka dhe Holanda./abcnews.al

merkel-mitsotakis-1280x720.jpg
nev ila13:49 | 30/08/2019

Kryeministri grek Micotaqis është takuar në Berlin me kancelaren gjermane Anxhela Merkel. Dy liderët politik kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe per cëshjen e emigracionit të paligjshëm në Bashkimin Europian.

“Gjermania dhe Greqia dëshirojnë të bashkëpunojnë më shumë në të ardhmen në fushat e energjisë dhe të klimës”.

Ka qenë kjo deklarata e kancelares gjermane Merkel gjatë vizitës së parë në Berlin të kryeministrit grek Micotaqis.

Gjatë takimit u diskutua për çështje ekonomie dhe europiane po dhe për sa i përket emigracionit.

Kancelarja Merkel lavdëroi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas saj janë të mira por mund të përmirësohen dhe më shumë.

Merkel mirëpriti reformat ekonomike të prezantuara nga kryeministri grek, të cilat përfshinin privatizimin por dhe lehtësimin për investime të mundshme të kompanive gjermane në Greqi.

Sipas saj plani i reformave do të bëjë më të lehtë plotësimin e detyrimeve që Athina ka në kuadër të programeve të fondeve.

Të dy mbështetën marrëveshjen mes Turqisë dhe Bashkimit europian për sa i përket emigracionit me Merkel që u shpreh e kënaqur që qeveria e re greke u zotua për  të përmbushur detyrimet.

Sipas saj vetëm në këtë mënyrë refugjatët mund të rikthehen në vendet e tyre të origjinës dhe mund ti jepet fund emigracionit të paligjshëm.

Në fushën e politikave europiane, Micotaqiss dhe Merkel shkëmbyen këndvështrimet e tyre për sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian. Sidomos për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim për Serbinë dhe Malin e ZI, si dhe në një të ardhme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./ABC News Albania 24/7

 

66712637_2369297300006564_2453215174069321728_n.jpg
ad min21:45 | 16/07/2019

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka bërë publike detaje nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan Philip Reeker, i cili shërben si Ndihmës Sekretar i Shtetit. Cakaj shkruan në një postim në Facebook se SHBA mbështet hapjen e negociatave në Tetor.

Gent Cakaj: Kënaqësi e veçantë takimi me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, z. Philip Reeker 🇦🇱🇺🇸🙏! !

Në këtë takim edhe një herë u nënvizua marrëdhënia e shkëlqyer dhe partneriteti i patjetërsueshëm strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Në takim u nënvizua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i ShBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimittë këtij objektivi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjiketë thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, ShBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor.

Po ashtu, Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve dhe aleat aktiv në kuadër të NATO-s me kontribut të spikatur në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. ShBA-të vlerësojnë pozitivisht rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes së Shqipërisë për ta jetësuar planin për realizimin e 2% të buxhetit në shërbim të mbrojtjes deri në 2024.

Shqipëria është e përkushtuar ta thellojë bashkëpunimin e kultivojë partneritetin me ShBA-të në të gjitha fushat përkatëse! Orientimi euroatlantik është themeli vleror i politikës së jashtme të Shqipërisë në përgjithësi! ShBA-të janë referenca e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë 🇺🇸🇦🇱🤝!

merkel-zaev-1280x707.jpg
ad min11:00 | 13/06/2019

Maqedonia e Veriut ka marrë garanci nga Gjermania se në shtator do të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në një takim me kryeministrin Zaev, kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se vendi ka realizuar reforma të rëndësishme që i mundësojnë nisjen e bisedimeve.

Premtime se Bundestagu në shtator do të jep dritë jeshile për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe urime për rezultatet e arritura të Qeverisë. Këto janë mesazhet që Kryeministri Zoran Zaev, sipas delegacionit të Maqedonisë së Veriut, sot i ka marrë nga kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin e Berlinit.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se janë të kënaqur me atë që kanë dëgjuar nga Kancelarja Merkel në këtë takim. Në komunikatën zyrtare të Qeverisë thuhet se shtatori mbetet muaji kur Bundestagu do të debatojë dhe me siguri, do ta miratojë fillimin e negociatave.

“Kryeministri Zaev në takim ka theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut ka besim të plotë në kancelaren gjermane Merkel dhe përkrah politikën e saj për procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor”, bëri me dije qeveria e RMV-së.

Konfirmimi për këtë paralajmërim paraprakisht kishte arritur edhe nga Deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman Johan Vadefull i cili në një deklaratë për Frankfurter Allgemajne Cajtung ka theksuar se në shtator do të miratohet fillimi i negociatave.

Komunikatë ka lëshuar edhe Kabineti i kancelares gjermane Merkel, por në të nuk ka asnjë fjalë për perspektivat evropiane të vendit. Për këtë takim njoftohet përvec marrëdhënieve dypalëshe është biseduar edhe për cështje evropiane dhe të jashtme politike./ABC News Albania 24/7

1-45-1280x853.jpg
ad min23:00 | 22/05/2019

Zhbllokimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, heqja ose pezullimi i taksës 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake, si dhe çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët pritet të jenë disa nga temat të cilat do të diskutohen në takimin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Berlin  më 6 qershor . Mediat në Kosovë raportojnë se zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj konfirmoi se kreu i ekzekutivit në këtë takim do ta kërkojë mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë. Kryeministri Haradinaj në fillim të qershorit do të udhëtojë për në Berlin në një vizitë dyditore. Me ftesë të kreut të Bundestagut gjerman ai do të marrë pjesë në ‘Lutjet e mëngjesit’./ABC News Albania 24/7

tusk-dhe-thaci.jpg
nev ila09:45 | 15/04/2019

Presidenti Hashim Thaçi, po qëndron në Bruksel ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Klan Kosova ka mësuar se takimi Thaçi-Tusk do të zhvillohet në orën 12:30.

Gjatë këtyre takimeve, kreu in shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë./klankosova.tv

Haradinaj.jpeg
ent ela15:57 | 10/04/2019

Në 29 Prill Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohet në Berlin me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Sipas kreut të shtetit serb, takimi është ndërmjetësuar dhe kërkuar nga Franca dhe Gjermania.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, gjatë një konference për shtyp në Beograd, konfirmoi se do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaxi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, në 29 Prill në Berlin.

Kreu i shtetit serb tha ndër të tjera se në takim do të marrë pjesë dhe kryeministrja Ana Brnabic. Mediat kosovare theksojnë se ky takim i Presidentit serb me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të ndodh për herë të parë në historinë e tyre si politikanë.

Vuçiç theksoi se ai kishte vendosur të pranonte ftesën e Francës dhe Gjermanisë të cilat sipas tij kanë organizuar dhe takimin.

Ndërkohë gjatë ditës mediat në Kosovë raportuan se në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministri Rama.

Tema kryesore e takimit pritet të jetë pikërisht dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili është i bllokuar prej muajsh tashmë

Ndërkohë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin gjatë ditës me përfaqësues të serbëve në Veri të Kosovës, pasi Prishtina shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në Veri, Vuçiç u shpreh se për këtë dhe shumë shqetësime të tjera ka kërkuar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin./abcnews.al

zaev-1-1280x675.jpg
ent ela15:09 | 09/03/2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski, takohen të dielën për të biseduar rreth zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, ligjet reformuese, por edhe për Prokurorinë Speciale Publike. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe Ministri i jashtëm Nikola Dimitrov, u shprehën se takimi pozitë-opozitë cënon statusin e Prokurorisë Speciale Publike.

Propozimi i ligjit për Prokurorinë Publike, që rregullon statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale është i rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të vendit dhe Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska shpreson se do të përkrahet nga parlameti. Nëse në takimin e ardhshëm të liderëve, ka kërkesa për ndryshime thelbësore të ligjit, atëherë nuk do të ketë hapësirë për negociata – thotë ajo.

Renata Deskoska ministre e Drejtësisë: “Nëse kushtëzohet miratimi i ligjit me kritere të këtilla, me ndryshime të këtilla, më mirë është të mos e miratojmë. Për shkak se për ne kushti për BE është që të respektohet sundimi i së drejtës e jo të miratojmë çfarëdo ligji. Nëse ka kërkesa që prekin kriteret thelbësore të BE-së, mendoj se nuk do të ketë hapësirë për negociata”.  

Nëse ligji për PSP-në nuk miratohet në formën që pozitivisht të vlerësohet nga Brukseli, atëherë vendet skeptike ndaj procesit të zgjerimit të BE-së do të kenë argumente që ta bllokojnë fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Për këtë proces me rëndësi është që të miratohet edhe ligji për parandalimin e diskriminimit por edhe reformat tjera – thotë ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov.

Nikola Dimitrov ministër i Jashtëm: “Shumë është me rëndësi të tregojmë se kemi vullnet të vërtetë politik dhe vendosmëri të bëhemi demokraci evropiane. Për këtë shkak, këto hapa reformuese, kjo me Komisionin anti-korrupsion është një plus i madh. Tani, nëse do të jetë në qershor, do të shohim. E jona është të krijojmë atmosferë pozitive”.

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka deklaruar se është konfirmuar takimi I liderëve me kreun e opozitës Hrsitijan Mickoski, takim ky që do të mbahet të dielën. Në këtë takim, siç paralajmërohet do të bisedohet për tre çështje kryesore; zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe Prokuroria Speciale Publike./abcnews.al

1-137-750x430.png
ad min15:57 | 23/09/2017

 

Në New York, kryeministri Edi Rama u takua me sekretarin e Pergjitshëm të OKB-së Antonio. Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit. Kryeministri Rama garantoi se Qeveria shqiptare është e angazhuar me përkushtim të lartë për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë. Ai nënvizoi se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit dhe të të gjitha vendeve të tij.

Kryeministri Edi Rama po ashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri në procesin e reformave. Ndërsa Guterres përgëzoi vendin tonë për Integrimin e Objektivave të Zhvillimit te Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono