takim

meating-merkel-johnson.jpg
G. P.17:15 | 16/08/2019

Një takim mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit britanik Boris Johnson është planifikuar të ndodhë së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë gjermane, i cili ka nënvizuar se detajet e takimit do të publikohen në ditët e ardhshme.

Shtefen Zajbert tha në një konferencë për shtyp se qeveria gjermane mbështet një Brexit të rregullt, duke shtuar se dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja pa një marrëveshje nuk është në interesin e askujt.

I pyetur nëse, çdo ditë që kalon pa negociata mes Brukselit dhe Londrës rrit rrezikun për një dalje pa marrëveshje, Zajbert u përgjigj duke thënë se gjërat nuk do të jenë të lehta.

Gjermania njihet si një nga vendet që përveç se mbështet një largim të rregullt të Britanisë nga Unioni, ka mbështetur edhe qëndrimin e mëtejshëm të saj në radhët e tij. Vetë kancelarja Merkel ka bërë disa herë thirrje për një qëndrim të butë ndaj Londrës edhe nëse ajo largohet./ABC News Albania 24/7

basha-dhe-kryemadhi.jpg
G. P.14:45 | 16/08/2019

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi takime me aleatët e tij të LSI dhe PR pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Basha priti në një takim në selinë blu, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi ndërkohë që një tjetër takim kryedemokrati ka zhvilluar edhe me republikanin Fatmir Mediu. Pas takimit 30 minutësh me Kryemadhin, Basha deklaroi se nuk ka asgjë për të thënë, ndërkohë që PD paralajmëron se do të ketë denoncime të reja për kryebashkiakë socialistë.

Largimi me dorëheqje i kandidatit socialist të Shkodrës, Valdrin Pjetri pas denoncimeve të Partisë Demokratike në selinë blu shihet si fitore, por beteja pritet të vazhdojë. Kryedemokrati ka nisur lëvizjet e para me aleatët në koalicionin opozitar, për të unifikuar qëndrimin që do të mbajnë në lidhje Shkodrën dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 13 Tetorit ku janë regjistruar vetëm tre parti. Mëngjesin e të premtes, Lulzim Basha priti në një takim aleaten e LSI-së, Monika Kryemadhi. Por pas 30 minutash takimi, as njëri dhe as tjetri nuk dhanë  sqarime si do të vijojë aksioni opozitar dhe se çfarë do të ndodh me Shkodrën.

Një tjetër takim larg vëmendjes së mediave, Lulzim Basha e ka zhvilluar edhe me kreun e republikanëve, Fatmir Mediu. Ky i fundit pas zgjedhjeve vendore ka qenë jo pak kritikë ndaj vendimeve të kryedemokratit dhe i ka bërë thirrje publikisht të regjistrohet në zgjedhjet e 13 Tetorit. Takimet me aleatët e tjerë në koalicion, Lulzim Basha pritet të zhvillojë në ditët në vijim, ndërkohë që PD do të jetë e fokusuar te lista e zezë e 17 kryebashkiakëve. Burime nga selia blu sqarojnë se një tjetër kryebashkiak me të shkuar kriminale do të denoncohet publikisht./ABC News Albania 24/7

sander-lleshaj-policia-1280x699.jpg
nev ila14:03 | 14/08/2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor.

Drejtuesit e policisë kanë raportuar për gjendjen e sigurisë dhe të rendit publik në vend.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim Ministri Lleshaj ka kërkuar që të rriten e përpjekjet për të ndaluar personat me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë, të cilët mund të shfrytëzojnë sezonin verorë për qëllime kriminale.

Lleshaj ka kritikuar ashpër disa nga drejtuesit e policisë për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura gjatë muajit Gusht.

Gjithashtu Ministri ka kërkuar shtimin e kontrolleve për armëmbajtjen pa leje në mjedise publike si në qarkullimin rrugor, bare e diskoteka.

Ndërkohë Sandër Lleshaj u ka kërkuar uniformave blu që të punojnë me rigorozitet në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike./ABC News Albania 24/7

takaj-1.jpg
G. P.20:13 | 26/07/2019

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj ka lënë të hapur mundësinë për largimin nga klubi korçar pas dënimit nga UEFA.

Përjashtimi me 10 vite nga Kupat e Europës dhe gjoba prej 1 mln euro ka vendosur në udhëkryq presidentin e Skënderbeut Ardjan Takaj sa i përket të ardhmes së skuadrës. Ditën e djeshme numri një i skuadrës juglindore ka mbajtur një takim me tifozët në ambientet e stadiumit të Skënderbeut ku u diskutua për të ardhmen e klubit. Gjatë fjalës së tij, Takaj tha se do të gjendet një mundësi për t’i rikthyer lavdinë qytetit të Korçës duke pranuar largimin nga Skënderbeu.

“Skënderbeu nuk është vetëm dhe kurrë nuk do të jetë vetëm. Nuk mund të pranojmë që Skënderbeu të jetë fasada e kampionatit ku skuadrat e tjera të vijnë në Korçë dhe të marrin pikë. Duhet të ndjekim rrugën e Skënderbeut, por duke mos e lënë të harrohet kjo skuadër. Korçës duhet ti kthejmë sërish lavdinë”.

Skënderbeu po kalon momentin më të vështirë në historinë e lavdishme. Dënimi i UEFA-s ishte një goditje e rëndë jo vetëm për klubin korçar, por për të gjithë futbollin shqiptar./ABC News Albania 24/7

shqiptaret-3-1280x655.jpg
Sej rie18:15 | 16/07/2019

Gjatë vizitës në Serbi, presidenti francez Emanuel Macron u takua edhe me një grup studentësh, mes të cilëve dy shqiptarë. Ata e njohën presidentin me problematikat që hasin të rinjtë në Ballkan dhe me projektet e tyre për të krijuar një të ardhme në vendlindje.

Rina Kadiri është nga Rahoveci i Kosovës, kurse Mikel Zito është nga Vora. Kanë qenë student dhe bëjnë projekte për të rinjtë. Tani janë më të qetë pasi kanë kryer misionin në Beograd. Ky është momenti kur presidenti francez, Emanuel Macron, u flet studentëve që janë pjesë e fondacionit Ryco, nga i tërë rajoni. Rina dhe Mikeli këtu kanë përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Pak orë më vonë thonë se ishin të lumtur për të folur me presidentin francez dhe homologun e tij serb, Alleksandar Vuçiç. Rina thotë se i ka treguar Macron, por edhe Vuçiç për nevojën që kanë të rinjtë. Si shqiptare e Kosovës e ka patur me rëndësi përfaqësimin.

Mikeli thotë si për shaka, se një jetë më e mirë në Ballkan nënkupton qëndrim në vendlindje dhe jo azil në Francë. Por, për ta arritur këtu nevojiten për tu krijuar kushte.

Presidentët kanë premtuar mbështetje për projektet e tyre pasi rininë e shohin si një mjet pajtimi dhe bashkëpunimin si mënyrë. Vet Vuçiç u premtoj se do të shtoj buxhetin për këto ide pozitive në rajonin e trazuar të Ballkanit./ABC News Albania 24/7

partia-socialiste.jpg
G. P.15:10 | 16/07/2019

Kryeministri Rama ka thirrur në një takim në selinë e PS drejtues të katër qarqeve të veriut që ka marrë në patronazh. Bëhet fjalë për qarqet Shkodër, Lezhë e Kukës e Dibër.

Dy figura të tjera të socialistëve kanë marrë në patronazh disa qarqe të tjera. Kështu Taulant Balla është përgjegjës për Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Korçën, kurse Gramoz Ruçi, qarqet Vlorë, Fier, Berat e Gjirokastër./ABC News Albania 24/7

photo-0650-1280x633.jpg
nev ila13:45 | 16/07/2019

Të mërkurën në Gjenevë do të zhvillohet takimi i parë mes Shteteve të Bashkuara të AMerikës dhe Rusisë për arritjen e një marrëveshjeje mbi ç’armatimin bërthamor. Kreu i shtëpisë së Bardhë Trump deklaroi se do të donte një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Moskën dhe Pekinin.

Takimi i parë për ç’armatimin bërthamor mes Moskës dhe Uashingtonit. Delegacioni amerikan dhe ai rus do të takohen të mërkurën në Gjenevë për të biseduar rreth një marrëveshjeje të re që kufizon armët bërthamore dhe që mund  të përfshijë dhe Kinën. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve Reuters e cila citon drejtues të lartë amerikanë.

Presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës Donald Trump deklaroi se do të donte të shihte një lloj tjetër marrëveshjeje për kontrollin e armatimeve me Rusinë dhe Kinën për të mbuluar të gjitha llojet e armëve bërthamore. Një argument për të cilin ka biseduar personalisht me presidentin rus Vladimir Putin, dhe atë kinez Xi Jinping.

Delagacioni amerikan do të drejtohet nga zv/sekretari amerikan i shtetit Xhon Salivan dhe përfaqësues të Pentagonit ndërsa zv/ministri i jashtëm rus Sergei Riabkov do të drejtojë delegacionin rus./ABC News Albania 24/7

foto-ilustruese.jpg
G. P.09:52 | 16/07/2019

Kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë sot rreth orës 09:00 në mëngjes në zyrën e Presidentit të Republikës. Takimi mes të dyve ka zgjatur pak më shumë se 40 minuta dhe nuk ka pasur një njoftim për mediat.

Takimi mes kreut të shtetit e kreut të opozitës vjen në një situatë ngërçi politik, që vijon prej gati pesë muajsh. Pas takimit me Metën, Basha i është drejtuar selisë blu ku ka thirrur në një takim aleatët opozitarë./abcnews.al

edi-rama-1.jpg
G. P.13:26 | 02/07/2019

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar publikisht punonjësit e Policisë së Shtetit për punën e sakrificën para e gjatë fushatës së zgjedhjeve vendore. Shefi i qeverisë ka kërkuar vënien në zbatim të teknologjisë për kontrollin e rrugëve e territorit, duke premtuar reforma në Policinë e Shtetit.

Pas falenderimit në emër të çdo Shqiptari për sigurinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit, Kryeministri Edi Rama, i kërkoi ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve të Policisë që të marrin në kontroll rrugët e vendit dhe të frenojnë ndërtimet pa leje në vijën bregdetare.

“Zoti Ministër, nuk dua më vonesë në projektin e monitorimit përmes teknologjisë së lartë të rrugëve të vendit dhe të rritjes së kontrollit dhe transparencës së drejtuesve të mjeteve. Si dhe mbi origjinën dhe përdorimin e çdo automjeti. Ju kërkoj sot hedhjen menjëherë në veprim për të identifikuar, ndalur dhe penalizuar çdo subjekt që ushtron aktivitet ndërtimor të paligjshëm”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë foli për reformat që duhen bërë në Policinë e Shtetit, duke premtuar paga më ta larta dhe logjistikë më të mirë për punonjësit.

“Vini në zbatim një plan pune  për edukimin në vazhdim të policisë që nga trajnimet profesionale dhe fizike tek mësimi i pandarë i edukatës ligjore dhe asaj qytetare. Ka ardhur koha për të riparo pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe brenda mundësive të buxhetit të shtetit, e para rritje pagash në vijim do jetë për Policinë e Shtetit. Rritja e kërkesës së llogarisë ndaj vetes është parakushti për çdo arritje të re”, tha Rama.

Gjatë protestave të opozitës sipas Ramës u lënduan afërsisht 60 efektivë dhe një ndër ta ishte edhe Ina Nuka, e cila, u dekorua nga me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”.

Për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Policia e Shtetit ruajti një nivel të lartë sigurie para gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, duke mos u shkëputuar nga fokusi i saj që është lufta kundër krimit të organizuar./ABC News Albania 24/7

veliaj-12-1280x724.jpg
Sej rie14:21 | 27/06/2019

Një ndër prioritetet e Erion Veliajt gjatë mandatit të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës do të jetë ndërtimi i 17 shkollave të reja. Gjatë një takimi me vajza dhe gra kryebashkiaku u shpreh se institucionet arsimore do të shërbejnë njëkohësisht edhe si qendra komunitare.

Me ndërtimin e 17 shkollave të reja nq Tiranë do të marrë fund  mësimi me dy turne e njëkohësisht nxënësit do të kenë një hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve sportive gjatë pasditeve. Kandidati socialist për një mandat të dytë në kryeqytet Erion Veliaj gjatë një takimi me gra dhe vajza u shpreh se projektet e institucioneve arsimore janë dizenjuar nga arkitektët më të mirë.

 “Një nga gjërat që shumë nga nënat e qytetit tonë ngritën në fushatën e kaluar ishte: -Mirë këto shkollat e reja, por unë kam punë deri në orën 5 dhe goca mbaron në orën 1 mësimin, dhe gjëja e dytë më e mirë që kemi bërë është që në 62 shkolla ne kemi filluar kurset sportive pas mësimit, jo vetëm si një mënyrë për të “parkuar’’ kalamajtë për disa orë të tjera deri sa të mbarojnë punë prindërit, por së pari për të luajtur në një ambient të shëndetshëm. Së dyti për të pasur një tjetër mësues dhe një tjetër mentor, por kësaj here në formën e një trajneri sportiv, së treti për t’i bërë pak më fit fizikisht”. 

Krahas infrastrukturës, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se bashkia do të vijojë të mbështesë me bursa nxënësit ekselentë.

 “Jam shumë i lumtur që rikthyem një tjetër traditë të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës që ishte pagesa për të gjithë studentët dhe nxënësit ekselentë, jo për t’i blerë 10-at me lek, por për të dhënë një mesazh që në qytetin tonë për më të dobëtit, pra për të sapo lindurit, por edhe për më të mirët e fëmijëve tanë ne nuk do të kursehemi. Unë besoj se tregon atë që ne përfaqësojmë si socialistë, nëqoftëse e djathta thotë secili për vete Zoti për të gjithë, edhe le të ketë njerëz që pasurohen masivisht ne themi jo, do të duhet të ketë një mënyrë rishpërndarje sidomos kur vjen puna tek ata që e meritojnë dhe ata që janë më të dobëtit”. 

Paralelisht, do të vijojë puna dhe për dhënien e çekut të bebes u shpreh Veliaj qe gjithashtu u ndal tek synimi që Tirana të furnizohet me ujë në 24 orë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono