tajlandë

budistet.jpg
G. P.09:31 | 25/07/2018

Pas eksperiencës së hidhur që i mbajti për shumë ditë të bllokuar në një shpellë nënujore, 11 futbollistët e vegjël tajlandezë kanë nisur një aventurë të re, në fund të të cilës do të kurorëzohen me titullin simbolik të murgut budist, që është dhe feja kryesore e Tajlandës.

11 futbollistët e vegjël, që rreth dy javë më parë i shpëtuan bllokimit në një shpellë nënujore të Tajlandës, kanë nisur procesin e budizmit. Bëhet fjalë për një traditë tailandeze e aplikuar për djemtë që kanë kaluar eksperienca të vështira e që në fund do t’u japë atyre statusin e murgut.

Djemtë do të jetojnë për 9 ditë në një tempull budist, në shenjë respekti për zhytësit e marinës tailandeze që i shpëtuan, njëri prej të cilëve humbi jetën gjatë operacionit. Sidoqoftë, në fund djemtë do të marrin statusin e fillestarit dhe vetëm trajneri i tyre atë të murgut. Budizmi është feja kryesore e Tajlandës dhe në të aderon mbi 90 për qind e popullsisë.

Njëri prej lojtarëve është i krishterë dhe rrjedhimisht nuk do ta ndjekë procesin. Më 23 qershor, 12 djemtë e ekipit “Derrat e Egër” dhe trajneri i tyre 25-vjeçar nisën një ekskursion për eksplorimin e shpellave nënujore. Të njëjtën ditë ata mbetën të bllokuar dhe mbijetuan për 9 ditë në mes të ujit, derisa u lokalizuan dhe u arritën nga zhytësit.

Operacioni për shpëtimin e tyre mblodhi specialistë nga e gjithë bota dhe përfundoi më 10 korrik, kur grupi i fundit i fëmijëve doli në sipërfaqe. Lojtarët, të moshave nga 11 në 16 vjeç, lanë spitalin javën e kaluar dhe pas pak ditësh të kaluara me familjet do të qëndrojnë sërish larg tyre, por këtë herë për mirë./abcnews.al

TAJLANDE-CUNAT-1280x720.jpg
ent ela21:53 | 11/07/2018

Një ditë nga operacioni i shpëtimit, 12 djemtë e vegjël tajlandezë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë dhe njëri prej tyre ka bërë shenjën e fitores me dy gishta.

12 futbollistët e vegjël tajlandezë, të cilët kaluan disa ditë të bllokuar në një shpellë nënujore, janë shfaqur të mërkurën në gjendje të mirë shëndetësore. Ata ndodhen në spital, ku po u nënshtrohen mjekimeve. Në videon që ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare, ata janë shfaqur me maska në fytyrë dhe njëri prej tyre ka bërë shenjën e fitores me dy gishta. Ndërkohë, lidhur me operacionin e shpëtimit kanë dalë detaje të reja. Mësohet se zhytësit e marinës tajlandeze u dhanë atyre qetësues për të shmangur kapjen nga paniku gjatë operacionit të rrezikshëm. Kjo, pasi gjatë daljes nga shpella ata duhet të kalonin në shtigje nënujore të errëta e të ngushta dhe mund të trembeshin. “Disa prej tyre i zuri gjumi, ndërsa të tjerë lëviznin gishtat”, ka treguar një nga zhytësit që transferoi fëmijët në sipërfaqe. Djemtë e ekipit të futbollit “Derri i Egër” u bllokuan në shpellën nënujore fundmuajin e kaluar dhe gjatë gjithë kohës ishin në rrezik për shkak të rritjes së nivelit të ujërave. Operacioni i shpëtimit zgjati tre ditë dhe 4 djem dolën në sipërfaqe të dielën, 4 të tjerë të hënën dhe 4 shokët e mbetur plus trajneri ditën e martë. Ata kanë humbur dy kilogramë në peshë për shkak të qëndrimit për 9 ditë pa ujë të pijshëm dhe ushqime. Tani ata do të qëndrojnë në spital përreth një javë dhe më pas do ta vazhdojnë rekuperimin shëndetësor në shtëpi. Disa prej tyre janë vizituar nga familjarët. /abcnews.al

 

thai-rescue-759.jpg
G. P.14:25 | 10/07/2018

Ka përfunduar makthi në Tajlandë. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre, që mbetën prej më shumë se dy javëve të bllokuar në shpellën “Tham Luang”. Në ditën e 3 të operacioneve është bërë e mundur shpëtimi i 4 futbollistëve të vegjël dhe trajnerit të tyre. Ndërsa të hënën dhe të dielën u nxorën dhe dy grupe me nga 4 fëmijë. Në këtë mënyrë është përmbyllur me sukses të plotë operacioni I ndërlikuar i shytësve.

Të gjithë të shpëtuarit janë dërguar në spital për trajtimet e nevojshme. 12 djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre kanë qenë duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 Qershor, kur janë bllokuar brenda, si pasojë e përmbytjeve nga shirat. Fillimisht ata u shpallën të vdekur, por javën e kaluar pas kontrolleve në zonë u zbuluan të gjallë. Më pas një ekip prej 90 zhytësish, 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë, kryen operacionet e shpëtimit.

Ndërkohë, futbollistët e rinj u ftuan nga FIFA për të ndjekur ndeshjen finale të kampionatit botëror Rusi 2018 që zhvillohet me 15 Korrik. Por mjekët raportuan se fëmijët nuk do të jenë në gjendje të largohen nga Tajlanda pasi nuk janë rikuperuar plotësisht nga traumat e kaluara në shpellë./abcnews.al

TAJLANDE-OPERACIONI-1280x720.jpg
G. P.10:43 | 10/07/2018

Në Tajlandë ka nisur sot faza e tretë e operacionit për shpëtimin e katër djemve dhe të trajnerit të tyre të futbollit, të cilët janë bllokuar në një shpellë. Udhëheqësi i misionit të shpëtimit, tha se të pestë personat do të nxirren jashtë në të njëjtën kohë.

Në dy ditët e kaluara janë nxjerrë gjallë nga shpella 8 nxënës. Ministri tajlandez i Shëndetësisë ka bërë të ditur se ata janë mirë dhe u janë nënshtruar të gjithë kontrolleve në spital.

12 djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre kanë qenë duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 Qershor, kur janë bllokuar brenda, si pasojë e përmbytjeve nga shirat. Ata u zbuluan të gjallë javën e kaluar. Një ekip prej 90 zhytësish, 40 nga Tajlanda dhe 50 nga jashtë, po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën./abcnews.al

102305137_047895459.jpg
ent ela15:20 | 09/07/2018

Në ditën e dytë të operacioneve, zhytësit kanë shpëtuar dhe 4 fëmijë të tjerë në shpellën “Tham Luang” në Tajlandë. Ndërsa 4 fëmijët e tjerë dhe trajneri i tyre do të nxirren nesër.

Në Tajlandë ka përfunduar dhe dita e dytë e operacioneve për shpëtimin e fëmijëve dhe trajnerit të bllokuar prej më shumë se dy javëve në shpellën “Tham Luang”. Gjatë së hënës është bërë e mundur nxjerrja e 4 fëmijëve, duke e çuar në 8 numrin e personave të shpëtuar. Pasi dolën nga shpella, ata janë dërguar menjëherë për në spital dhe po marrin trajtimin mjeksor të nevojshëm.

Të dielën u nxorren katër fëmijët e parë. Edhe ata u transportuan menjëherë në spitalin më të afërt. Fëmijët e shpëtuar nuk janë në rrezik për jetën, megjithatë qëndrimi në shpellë u ka shkaktuar probleme shëndetësore.

Futbollistët e vegjël qëndruan në shpellë për më shumë se dy javë. Rreth 90 zhytës, prej të cilëve 50 të huaj, po marrin pjesë në këto operacione shpëtimi. Ndërkohë, operacionet janë ndërlikuar ndjeshëm pasi kohëve të fundit ka pasur rreshje të dendura shiu që kanë rritur nivelin e ujit në shpellë. /abcnews.al

 

tajlande.jpg
ent ela10:33 | 09/07/2018

Vijon në Tajlandë operacioni i shpëtimit për  fëmijët e mbetur bashkë me trajnerin e tyre në shpellën “Tham Luang”. Mësohet se është nxjerrë fëmija i parë për sot, duke e cuar ne 5 numrin e personave te shpetuar. Një ditë më parë u nxorren edhe katër të tjerë, të cilët u transportuan menjëherë në spitalin më të afërt. Ata nuk janë në rrezik për jetën, megjithatë qëndrimi për më shumë se dy javë në shpellë u ka shkaktuar probleme shëndetësore. Fëmijët qëndruan në shpellë për më shumë se dy javë. Rreth 90 zhytës, prej të cilëve 50 të huaj, po marrin pjesë në këto operacione. Ndërkohë, operacionet e shpëtimit janë ndërlikuar ndjeshëm pasi gjatë natës ka pasur rreshje të dendura shiu që kanë rritur nivelin e ujit në shpellë. /abcnews.al

 

102430214_bc46276d-da4e-4a50-a2b9-19ff633f3a01.jpg
ent ela11:38 | 08/07/2018

Në Tajlandë ka nisur operacioni i shpëtimit të 12 fëmijëve nga shpella, të cilët mbetën të bllokuar prej dy javësh bashkë me trajnerin e tyre. Aktualisht 2 prej tyre kanë dalë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjeksor. “Sot është dita e madhe, fëmijët janë të gatshëm të përballojnë çdo sfidë”, është shprehur për gazetarët shefi i operacionit të shpëtimit. Mësohet se 12 fëmijët e ngecur në shpellë janë ndarë në 4 grupe. I fundit që do të lërë shpellën do të jetë trajneri i futbollistëve të rinj. Ndërkohë, në afërsi të zonës ka filluar shiu i dendur që vështirëson akoma më shumë punën e ekipeve të shpëtimit. Për këtë autoritetet kanë urdhëruar që operacionet të kryhen më shpejt /abcnews.al

thai.jpg
G. P.12:30 | 07/07/2018

Nëse çdo gjë do të shkojë si duhet dhe 12 adoleshentët tajlandezë e trajneri i tyre do të shpëtohen këto ditë, atëherë FIFA i ka ftuar zyrtarisht në finalen e Botërorit Rusi 2018 që do të luhet në 15 Korrik në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Federata botërore e futbollit, i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Tajlandës në të cilën shpreh “keqardhje të thellë dhe mbështetje” për familjet e futbollistëve të rinj dhe trajnerit të tyre, të cilët janë bllokuar në veri të vendit. Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve Anadolu.

Letra që mban firmën e Gianni Infantinos, thotë se FIFA dëshiron të ftojë fëmijët dhe trajnerin e tyre në finalen e Botërorit në Rusi, nëse shpëtohen deri në atë ditë.

Më tej, shtohet se ardhja e fëmijëve dhe trajnerit në finale “padyshim do të jetë një moment fantastik i bashkimit dhe festimit”.

Fëmijët, të cilët u bllokuan në shpellën e përmbytur nga 23 Qershori, kanë kërkuar nga pjesëtarët e ekipit të shpëtimit, të cilët kujdesen për ta që t’i informojnë për zhvillimet në Botëror. Finalja e Botërorit do të luhet më 15 Korrik në stadiumin “Luzhniki” të Moskës./abcnews.al

thai-1.jpg
G. P.12:01 | 07/07/2018

Janë ende të bllokuar në shpellë 12 adoleshentët tajlandezë dhe trajneri i tyre. Ata kanë pasur mundësinë të shkruajnë disa rreshta për familjarët, duke u thënë se janë mirë me shëndet. Ndërsa trajneri i tyre u ka kërkuar falje prindërve duke premtuar se do të kujdeset për të gjithë ata.

Trajneri i futbollit i bllokuar në një shpellë me 12 adoleshentë tajlandezë i ka kërkuar falje prindërve të tyre, me anë të letrës së parë që ai dhe skuadra kanë dërguar nëpërmjet zhytësve që po përpiqen të krijojnë një kanal shpëtimi për të gjithë ata. Trajneri 25-vjeçar në letrën e tij premton se do të kujdeset për ata dhe se për momentin janë të gjithë mirë.

Edhe adoleshentët kanë shkruar disa rreshta për familjarët e tyre duke i siguruar se janë mirë me shëndet dhe se i ka marrë malli. Ekipet e shpëtimit kanë vendosur të presin dhe pak për evakuimin nënujor pasi adoleshentët nuk janë ende gati. Por vendimi mund të ndryshojë nëse do të ketë reshje të dendura. Në një rast të tillë ata do të evakuoheshin menjëherë dhe me çdo mënyrë./abcnews.al

tajlande-shpella.jpg
ent ela09:50 | 06/07/2018

Autoritetet në Tajlandë po luftojnë me kohën ndërsa vijojnë përpjekjet për të shpëtuar fëmijët e ngecur prej ditësh në një shpellë. Gjatë këtyre përpjekjeve, një zhytës ka humbur jetën pasi niveli i oksigjenit ra në 15%.

Po kthehet në një luftë me kohën përpjekja e autoriteteve në Tailandë për të shpëtuar 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre të futbollit të bllokuar në një shpellë të përmbytur. Autoritetet paralajmëruan se koha për t’i evakuuar ishte “e kufizuar “, pasi niveli i oksigjenit ka rënë në 15 perqind, ndërkohë që për të marrë frymë normalisht ky nivel duhet të jëtë të paktën 21 përqind.

Një ish-zhytës i marinës tajlandeze humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar 12 fëmijët dhe trajnerin e tyre, pasi po u dërgonte atyre oksigjen. Vdekja e zhytësit ngre shumë pyetje në lidhje me mundësinë e një nxjerrjeje të sigurt të grupit të rinjve të bllokuar nga uji në shpellën Tham Luang, aty ku kanë mbetur që nga 23 qershori.

Por marina e Tajlandë ka lënë të kuptohet ndihma ndaj këtij grupi mund të mos ketë zgjidhje tjetër përveçse të tentohet një evakuim kompleks dhe i rrezikshëm, duke pranuar për herë të parë që mund mos jetë e mundur të pritet disa muaj, deri në fund të sezonit të musoneve. Një erë e pesimizmit po shuan ndërkohë gëzimin që shoqëroi zbulimin e fëmijëve disa ditë më parë. Shumë fëmijë të moshës 11 dhe 16 vjeç nuk dinë të notojnë, dhe asnjëri prej tyre nuk di që të bëjë zhytje, gjë që e komplikon edhe më shumë punën.. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono