tajfuni

BILANCI-JAPONI-1280x720.jpg
ent ela10:47 | 01/10/2018

Dy persona kanë humbur jetën pasi një tajfun i fuqishëm goditi Japoninë. Tajfuni I pagëzuar me emrin “Trami” solli shkatërrim të dielën në afërsi të qytetit Osaka, me erëra që shkonin deri në 216 kilometra në orë. Stuhia shkaktoi probleme të shumta. Shumë fluturime dhe linja treni janë anulluar. Gjithashtu njoftohet se mbi 750 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Të paktën 120 persona janë plagosur. Tajfuni vjen një muaj pasi Japonia u godit rëndë nga stuhia më e fuqishme e 25 viteve të fundit. Tajfuni “Jebi” shkaktoi përmbytje të mëdha dhe viktima në fillim të shtatorit. /abcnews.al

MBULIM-TAJFUNI-JAPONI.mpg_snapshot_00.00-1280x749.jpg
G. P.12:50 | 30/09/2018

Një tajfun i fuqishëm po godet Japoninë, më konkretisht qytetin Kagoshima. Zona të ndryshme industriale dhe të banuara janë përmbytur. Autoritetet kanë lëshuar një urdhër evakuuimi për qindra mijëra banorë. Të paktën 51 persona mbetën të plagosur për shkak të tajfunit të pagëzuar me emrin “Trami”.

Shumë fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore të Japonisë. Stuhia ka shkatërruar linja të shumta të energjisë elektrike në vend duke lënë mijëra persona pa energji. Autoritetet janë vënë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndihmë banorëve./abcnews.al

BILANCI-FILIPINE-1280x720.jpg
ent ela17:24 | 19/09/2018

Ka shkuar në 127 persona të vdekur, bilanci i viktimave si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe tajfunit në pjesët veriore të Filipineve. Sipas mediave lokale, për shkak të tajfunit “Mangkhut” janë shpallur të zhdukur 70 persona, ndërsa 71 të tjerë janë plagosur. Autoritetet njoftuan se shumica e viktimave erdhën si shkak i rrëshqitjeve të tokës. Rreth 250 mijë njerëz janë prekur nga tajfuni, ndërsa 100 mijë janë evakuuar në vende të sigurta. Ndërkohë, tajfuni i fuqishëm shkaktoi disa viktima dhe shumë të plagosur në Hong Kong dhe Kinë. Në të dy vendet, dëmet materiale janë të pallogaritshme. /abcnews.al

425197_capture_ff.jpg
ent ela16:43 | 15/09/2018

Në Filipine të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e tajfunit Mangkhut. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet zyrtare. Mes viktimave janë dhe dy anëtarë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të cilët po përpiqeshin të shpëtonin një grup personash që i kishte marrë përpara rrjedha e ujit. Ndërkohë mediat vendase bëjnë të ditur se ka dhe një numër të pacaktuar viktimash në bregun e Aparit, në provincën Kagaian. /abcnews.al

FILIPINE-TAJFUNI-1280x720.jpg
ent ela11:34 | 14/09/2018

Një tajfun i fuqishëm pritet të godasë Filipinet në më pak se 24 orë. Banorët po marrin masa për tu strehuar në zona të sigurta ndërsa ekspertët parashikojnë erëra deri në 255 kilometra në orë dhe dallgë të larta deri në dy metra.

Filipinet po përgatiten të përballen me pasojat e tajfunit Mangkhut që do të godasë vendin në më pak se 24 orë me erëra që arrijnë shpejtësi deri në 255 kilometra në orë dhe reshje të dendura. Me mijëra persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në very të bregut ku pritet të mbërrijë stuhia ndërsa banorë të tjerë po përpiqen të mbrojnë sa më shumë banesat e tyre para se të largohen

Zëdhënësi i mbrojtjes civile u shpreh për mediat se parashikohen dallgë të larta sa një pallat katër katësh. Por ato që shqetësojnë më shumë janë përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në zonat kodrinore. Fermerët në rajon po mbledhin sa më shpejt grurin dhe misrin para ardhjes së tajfunit.

Janë të paktën 4 milion banorët që ndodhen në zonën që pritet të preket nga tajfuni i cili më pas pritet të zhvendoset në Kinë, sidomos në Hoong Kong. Tajfuni më vdekjeprurës në historinë e Filipineve është ai i vitit 2013 kur Haian vrau më shumë se 7350 persona. /abcnews.al

JAPONI-TE-DHENA-ABC-M5-1280x720.jpg
ent ela20:45 | 04/09/2018

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 160 të tjerë mbetën të plagosur nga tajfuni i fuqishëm që ka goditur Japoninë. Autoritetet kanë bërë thirrje për evakuim dhe kanë zhvendosur rreth 1 milionë banorë.

Japonia është goditur nga tajfuni më i fuqishëm në 25 vjet, duke shkaktuar të paktën gjashtë persona të vdekur dhe 160 të lënduar. Tajfuni i emërtuar “Jebi” preku zonat perëndimore të vendit, duke sjellë shi të dendur dhe erëra deri në 172 km / h. Në Osaka Bay shtyu një çisternë karburanti drejt një ure dhe në Kioto, një çati e një stacioni hekurudhor u shemb. Zyrtarët urdhëruan më shumë se një milion njerëz në zonat e prekura që të evakuoheshin duke lënë shtëpitë e tyre mes paralajmërimeve për dallgë të larta, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Tajfuni ka lënë tashmë rreth 1.6 milionë banorë pa energji elektrike dhe autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë strehim në zona të sigurta.

Tajfuni fillimisht preku në ishullin Shikoku të martën pasdite dhe më pas lëvizi përmes ishullit kryesor të Japonisë, Honshu. Stuhia pritet të dobësohet ndërsa do të drejtohet nga veriu. “Jebi” është tajfuni i parë i klasifikuar si “shumë i fuqishëm”, nga agjencia meteorologjike e këtij shteti që prej tajfunit që vrau 48 persona në 1993.

Ndërkohë, qindra mijëra fluturime, linja treni dhe metroje janë anulluar. Uji ka mbuluar të gjithë pistat e ngritjeve dhe uljeve në aeroportin e Osakës. Gjithashtu edhe biznese të shumta janë mbyllur. Kryeministri Shinzo Abe mbajti një mbledhje emergjence dhe i bëri thirrje popullit “të veprojë për të mbrojtur jetët e tyre”. Japonia goditet shpesh nga stuhi të fuqishme dhe këtë verë ka kaluar një mot shumë ekstrem. Në korrik nga përmbytjet e mëdha, më të këqijat në dekada, humbën jetën mbi 200 persona. Më pas shumë të tjerë vdiqën për shkak të valës së të nxehtit ekstrem. /abcnews.al

JAPONI-TAJFUNI.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.16:30 | 04/09/2018

Japonia është prekur nga tajfuni Jebi që nga metereologët cilësohet si më i fori i 25 viteve të fundit. Në perëndim të vendit janë evakuuar mbi 300 mijë banorë në një kohë që erërat arrijnë një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë.

Tajfuni Jebi i cilësuar nga metereologët japonezë si më i forti i 25 viteve të fundit ka prekur territorin e Japonisë perëndimore mëngjesin e sotëm, duke sjellë me vete reshje të dendura dhe erëra që arrijnë një shpejtësi prej 216 kilometrash në orë. Para mbërritjes së tajfunit, autoritetet vendore kanë dhënë urdhër për evakuuimin e më shumë se 300 mijë banorëve. Metereologët paralajmërojnë se do të ketë përmbytje dhe rrëshqitje dherash, ndërsa deri tani janë regjistruar 1500 raste të ndërhyrjes së zjarrfikësve në zonat e prekura.

Tajfuni ka shkaktuar problem në transport ku më shumë se 600 fluturime janë anuluar. Ndërsa shërbimi hekurudhor është pezulluar në disa zona. Kryeministri japonez Shinzo Abe auloi një udhëtim pune brenda vendit për të qenë në krye të shtabit të emergjencave duke kërkuar që të merren të gjitha masat e mundshme për të shmangur viktimat. Japonia perëndimore është prekur nga tajfune të ndryshme në verën e 2018-s. Bilanci i viktimave nga përmbytjet në korrik flet për 220 viktima./abcnews.al

KINE-TAJFUNI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.18-1280x564.jpg
G. P.14:05 | 14/08/2018

Tre viktima dhe 205 mijë te evakuuar është bilanci i përkohshëm i kalimit të tajfunit Jagi në Kinë. Por Tajfuni ka prekur dhe Indonezinë dhe Filipinet ku janë shënuar vetëm dëme materiale.

Në Kinë është urdhëruar evakuuimi i rreth 205 mijë personave si pasojë e kalimit të tajfunit Jagi që ka goditur dhe Indonezinë e Filipinet. Për shkak të reshjeve të dendura të shkaktuara nga kalimi i tajfunit në Shangai janë regjistruar tre viktima.

Sipas mediave vendase janë dhjetë qytetet bregdetare që preken nga moti i keq dhe banorët e të cilëve rrezikohen. Një flotë peshkarexhash prej 21 mijë njësish është detyrohet të kthehet në port për tu mbrojtur.

Tajfuni Jagi që preku dhe Filipinet solli erëra të forta dhe reshje të dendura. Në Shangai dëmet materiale janë të konsiderushme, ndërkohë që autoritete deklarojnë se gjendja e alarmit nuk ka kaluar ende./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono