Tahiri

saimir-tahirii-1.jpg
ent ela13:00 | 05/07/2018

Pasi humbi betejën në Shkallën e Parë dhe Apelin e Krimeve, Prokuroria i kërkon Gjykatës së Lartë të caktojë masën “arrest në burg” për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurorët i kanë bërë rekurs vendimit të Apelit që liroi nga masa e “arrestit shtëpiak” ish-ministrin e akuzuar për “trafik narkotikësh” dhe “korrupsion”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk heq dorë nga kërkesa për dërgimin në qeli të ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Ai akuzohet për “trafik të narkotikëe” në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për “korrupsion”. Këtë radhë është Prokuroria e Apelit që i ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për lirimin nga “arresti shtëpiak” të Tahirit. Në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë  Prokuroria kërkon prishjen dy vendimeve të mëparshme dhe caktimin e një mase sigurie “arrest në burg” për Tahirin.

Izolimi në paraburgim për ish-ministrin është kërkuar më herët nga Prokuroria në shkallën e parë dhe të dytë të Krimeve të Rënda. Ndërsa Shkalla e Parë e pranoi pjesërisht kërkesën duke caktuar masën “arrest shtëpie” për të në 12 maj 2018, 17 ditë më pas, në 28 maj Apeli e shfuqizoi këtë masë duke kthyer në gjendje lirie të plotë Saimir Tahirin.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dyshimet të forta se Saimir Tahiri, ndërsa ishte në pozicionin e ministrit të brendshëm, ka favorozuar anëtarë të grupit kriminal të “Habilajve” kundrejt përfitimeve montetare.

Në provat e paraqitura në Shkallën e Parë dhe të Dytë të Krimeve, prokurorët kanë listuar përgjimet e grupit të “Habilajve” në Itali në vitet 2013-2015,  bisedat për Tahirin dhe blerjen e një kostumi e disa bizhuve për të, si edhe shitjen e automjetit “AUDI” me targë “AA003GB” tek kushëriuri i tij. Prokurorët  pwrmendwn udhëtimet e Tahirit me Artan Habilajn drejt Korfuzit me mjetin e shitur, mbajtjen në përdorim të një skafi të blerë nga një biznesmen, si edhe remontin e bërë për këtë skaf në Itali nga ana e Moisi Habilajt.

Ndërsa dërgimi apo jo në qeli i Tahirit do të bëhet ccështje e Gjykatës së Lartë, në të njëjtën gjykatë prej muajit shkurt 2018 qëndron në pritje për shqyrtim rekursi i bërë kundër vendimit që liroi nga masa bllokuese pasaportën e ish-ministrit në dhjetor të viti të kaluar. /abcnews.al

LANGE-PER-TAHIRIN-E-XHAFAJN-1280x720.jpg
ent ela20:08 | 13/06/2018

Çështjet  “Tahiri “ dhe “Xhafaj “ nuk janë kushte të Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë, Kristan Lange, tha ne Tirane se Gjermania sheh si problem korrupsionin dhe kërkon përshpejtimin e procesit të vettingut.

 Çështja “Tahiri” nuk është një kusht i Gjermanisë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. E thote kete ne Tirane Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange.

Christian Lange   Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë: “Nuk është e zakonshme që raste të veçanta të kthehen kusht për projekte europiane”.

Të njëjtin qëndrim zyrtari i lartë gjerman mbajti edhe për çështjen “Xhafaj”, teksa komentoi deklaratën e bërë nga nr dy i kancelares Merkel, në CDU/CSU, Johan David Vadeful, i cili u shpreh pak dite me pare se Ministri i Brendshëm i Shqiperise është në konflikt interesi.

Christian Lange   Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë: “E kam dëgjuar deklaratën e kolegut Vadephul dhe mund t’u them se Gjermania nuk e ka traditë të mbajë qëndrime për politikat e brendshme të shteteve. Dhe kjo gjë më ka surprizuar.”

Shqetësim për të në Shqipëri vijon të mbetet korrupsioni. Si dëshmi të këtij fenomeni solli shqetesimin e disa investitoreve te vendit te tij qe operojne ne Shqiperi.

Christian Lange   Sekretar Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë: “Investitorët gjermanë më sollën në vëmendje se problemi kryesor që kanë është korrupsioni. Korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë. Korrupsioni në sistemin e drejtësisë pengon qasjen në gjyqësor, që është baza për sistemin e drejtësisë dhe për një proces të ndershëm”.

Ndaj dhe vazhdimin e zbatimit të vetingut e quan shumë i rëndësishëm e kërkon një tjetër ritëm.

“Ky proces jo vetëm duhet të vijojë por edhe duhet përshpejtuar”

Gjermania ende nuk ka një vendim lidhur me Shqipërinë, por për zyrtarin e lartë gjerman, reforma në drejtësi  do të jetë kyçe në vendimmarrjen për hapjen e negociatave. /abcnews.al

SEITI-DESHMIA-ITALI-1280x720.jpg
ent ela15:31 | 09/06/2018

Deshmia e Nezar Seitit para prokurorëve të Krimeve të Rënda të mbërritur në Romë nga Tirana, nuk ka ofruar fakte të reja për hetimin shqiptar. Seiti, i cilësuar si “financieri” i Habilajve. Ai ka mohuar njohjen apo kontaktet me ish-ministrin Tahiri, i akuzuar nga Krimet e Rënda për “trafik droge” dhe “korrupsion”

Në një kohë që afati hetimor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është futur në dy javorshin e fundit, pyetja e Nezar Seitit nga prokurorët e Krimeve të Rënda nuk ka sjellë asnjë fakt të ri. Seiti u pyet pak ditë më parë në një nga paraburgimet e Romës, ku qëndron prej ekstradimit të tij nga Shqipëria në 25 janar të këtij viti.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije për “ABC News” se Seiti, i dyshuar nga autoritetet italiane si “financier” i grupit të “Habilajve”, ka “qepur gojën” para çdo pyetjeje të bërë në lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri, duke mohuar kategorikisht njohjen apo kontaktet me të.

Sipas Krimeve të Rënda, ish-ministri ka favorizuar “Habilajt” të trafikun e drogës.

Nezar Seiti ka mbajtur qëndrim mohues edhe në lidhje me sasine e 4.5 tonëve kabanis të gjetura nga policia në banesën e Armando Koccerrit në Babicë të Vlorës mbrëmjen kur edhe ai vetë u arrestua.

“Habilajt i njoh vetëm si kushërinj të bashkëshortes, por nuk di asgjë në lidhje me drogën”, mësohet të ketë pohuar Seiti.

“ABC News” mësoi se gjatë marrjes në pyetje, që nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta, Seiti është asistuar nga avokati i tij italian. Ndërkohë bëhet me dije se gjatë muajve të qëndrimit të tij në Itali, para se të përballej me prokurorët e Krimeve të Rënda, Seiti ka pasur të paktën 4 takime me avokatin e tij shqiptar, Detar Hysi. Avokati Hysi ka qenë në Katania edhe ditën e zhvillimit të seancës së parë gjyqësore të “Habilajve” në 31 maj, ndonëse jo si përfaqësues i ndonjërit në sallën e gjyqit.

Për Prokurorinë e Katanias në Itali, Nezar Seiti dyshohet si një nga anëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Në Shqipëri, ai po hetohet për akuzën e “trafikut të narkotikëve” në lidhje me sasinë prej 4.5 tonë drogë të sekuestruar në Babicë.

Sipas burimeve, edhe pyetja e Moisi Habilajt dhe të dyshuarve të tjerë nga ana e prokuroirëve të Krimeve të Rënda në Itali nuk solli asnjë provë të re në Tiranë. /abcnews.al

TAHIRI-PROVAT-E-PROKURORISE-1280x720.jpg
ent ela18:03 | 15/05/2018

Në seancën e së martës ndaj Sajmir Tahirit, prokurori Besim Hajdarmataj prezantoi para gjykatës një mori provash kundër ish-ministrit të brendshëm. “ABC News” zbardh në vijim pikat e nxehta ku bazohen dyshimet e Prokurorisë.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka dyshimet të forta se Saimir Tahiri, ndërsa ishte në pozicionin e ministrit të brendshëm, ka favorozuar anëtarë të grupit kriminal të “Habilajve” kundrejt përfitimeve montetare.

Për gati një orë në seancën gjyqësore ndaj Tahirit, prokurori Besim Hajdarmataj, zbardhi detaje të hetimit dhe provat e prokurorisë. Sipas tij, përgjimet e Habiljve në Itali në 2013-2015, përmendja e emrit të ish-ministrit, bisedat për blerjen e një kostumi dhe disa bizhuve për të, apo shitja e automjetiti “AUDI” me targë “AA003GB” tek kushëriri i tij me mbiemrin e Habilaj nuk ishin provat e vetme. Sipas Hajdarmatajt, prokuroria është në pritje të letërporosive nga Italia, ku do të saktësohet nëse dyqanet ku është blerë kostumi dhe bizhuteritë ka mbajtur certifikata shitjeje dhe se ka ende hetime për të bërë.

Prokurori rrëfeu lëvizjet e Tahirit me skafin e blerë nga Orgesi Liperi në gusht të vitit 2014. Përmes ndërhyrjeve nga instancat e larta, mjeti është zhdoganuar dhe regjistruar në fare pak ditë, për t’iu lënë më tej në përdorim ish-ministrit. Ky i fundit, ka udhëtuar me të drejt Korfuzit e me tej në Patra, ku mjeti ka dhënë difekt. Tahiri ka telefonuar një punonjës policie në Shqipëri, që kishte njohuri mekanike. “Këtu del në skenë Artan Habilaj”, tha prokurori. Të nesërmen Artan Habilaj dhe dy persona të tjerë udhëtojnë drejt Greqisë me mjetin “Audi”. Sipas Hajdarmatajt, Artani e dinte hotelin ku qëndronte Tahiri, pasi kishte çuar atje me herët miq të tij. Në këtë vend, sipas hetimit, Tahiri ka drekuar dhe darkuar me Artan Habilajn dhe dy të tjerët. Prokurori tha se Tahiri është kthyer nga Greqia me automjet, ndërsa Artan Habilaj me skaf, fillimisht në portin e Sarandës, e më tej në Vlorë e Durrës, por pa u regjistruar në sistemin TIMS.

Për ta rregulluar skafin në Itali, sipa prokurorisë, është angazhuar Moisi Habilaj, aktualisht i arrestuar në Itali. Ai ka hasur rezistencë tek autoritetet e Portit Detar të Durrësit, pasi nuk ishte pronar i mjetit dhe nuk i jepej leje, theksoi prokurori, por jo tek policia kufitare. Sipas prokurorisë, Habilajve u ishte krijuar mundësia të mos regjistroheshin në sistemin e hyrje-daljeve.

Hajdarmataj tha se shpenzimet e udhëtimit, si edhe akomodimi në hotel i disa personave u mundësuan nga Moisi Habilaj.

Një tjetër argument i fortë i Akuzës është trafikimi i bërë përmes peshkarexhës “Fatima” në 5 maj 2015, në të cilën pala italiane kishte vendosur përgjues ambientalë. Peshkarexha është diktuar nga i vetmi radar i ndezur, ai i Porto Palermos. Pas angazhimit të policisë kufitare, ish-shefi i policisë kufitare në Dhërmi konfirmoi për Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare se bëhej fjalër për peshkarexhën “Rozeta”. Sipas prokurorisë, “Fatima” është ankoruar në port, ku ka qëndruar për disa orë. Aty ka shkuar Moisi Habilaj i cili ka çuar 1500 litra naftë për mjetin dhe ka ngarkuar një sasi prej gati 850 kg kanabis. Duke iu referuar përgjimeve italiane, Moisiu qetësonte disa shtetas italianë duke u thënë se “policia ishte në funksion të tyre”. Prokurorët shprehën dyshime të forta edhe në lidhje me 860 mijë eurot e gjetura në mjetin e Orest Sotës, bazuar në lëvizje të përbashkëta të Sotës dhe Tahirit jashtë vendit.

Në përfundim, prokurorët vunë në dispozicion të gjykatës dy prova të reja, aktivitetin e postës kufitare Dhërmi-Himarë në datat 5 e 6 maj 2015, si edhe praktikën e emërimit, ngritjes në detyrë e shkarkimit të Sokol Bodes, ish-shefit të Postës Kufitare të Dhërmiut. /abcnews.al

ilir-meta.jpg
G. P.11:27 | 14/05/2018

Dy ditë pasi gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi për ish-ministrin e Brendshëm, mesazhi i Presidentit Ilir Meta është i shkurtër dhe siç ia kërkon detyra, mbi palët.

Ilir Meta: “Unë mendoj që drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur dhe besoj se kjo është shumë e rëndësishme për të forcuar besimin te shteti i së drejtës”.

Këtë përgjigje i dha këmbënguljes së gazetarëve  për të mësuar qëndrimin e kreut të shtetit ndaj cështjes Tahiri.

Marrëdhënia Meta – Tahiri nuk ka qenë e qetë veçanërisht para zgjedhjeve të 25 Qershorit. Akuza dhe kundërakuza janë drejtuar ndaj njëri tjetrit për blerjen e votave.

Sot Ilir Meta në detyrën e Presidentit të Republikës tregohet më i rezervuar. Kërkesën për drejtësi të pavarur e bëri edhe pas vendimit të Saimir Tahirit për të lënë mandatin e deputetit.

ALIBEAJ-BALLA-1280x618.jpg
ent ela13:34 | 05/05/2018

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga foltorja e selisë blu akuzoi kryeministrin Rama se po kërkon t’u hedhë hi syve të shqiptarëve. Të tillë e quan dorëheqjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, 6 muaj pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Në anën tjetër, numri dy i socialistëve, nga Elbasani, reagoi ndaj akuzave duke theksuar se tashmë, puna është në dorën e drejtësisë.

Ish-ministri i drejtësisë, demokrati Enkelejd Alibeaj, nga foltorja e selisë blu, dorëheqjen e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri e quan shfaqjen politike të rradhës së atyre që vijojnë skemën kriminale të kësaj qeverie.

“Nuk ia dorëzoi drejtësisë, 6 muaj më parë, duke iu bërë barrikadë me imunitetin.

Në këto 6 muaj,  Edi Rama shkatërroi reformën e drejtësisë, duke e rrëmbyer si një kriminel i vërtetë, Prokurorin e Pergjithshëm dhe duke e vendosur nën këmbë Drejtësinë.

Në këto 6 muaj, nuk ia dorëzoi drejtësisë Saimir Tahirin, më justifikimin se nuk kishte prova dhe ndërkohë shkatërroi çdo provë që do të inkriminonte ministrin e tij të preferuar dhe atë vet.

E në fakt si Ponc Pilati, nuk lan dot duart nga këto 4 vjet të kanabizimit të Shqipërisë, të kthimit të saj në Far Ëest-in kriminalitetit shqiptar sado të përpiqet që me skenarë filmash të mashtrojë shqiptarët dhe mbarë botën.

E ndërsa teatri mes regjisor ER dhe aktor ST vazhdon të shfaqet në media, ministri i Brendshëm aktual, Agron Xhafaj po vë në zbatim një plan po kaq kriminal sa kanabizimi i Shqipërisë.

Ministri gënjen duke bërë fushata nëpër rrethe duke lajmëruar nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e drogës, por nuk sheh dhe dëgjon lajmet për tonelatat e drogës Made in Albania në brigjet italiane apo greke”.

Reagimi i mazhorancës erdhi nga Elbasani, ku numri dy i socialistëve Taulant Balla argumenton se çështja nuk është më në dorën e politikës, por drejtësisë shqiptare.

“Kjo është një çështje personale e Z. Tahiri e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia, askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim të momentit sa kohë që ajo që u tha, që paska qenë vendimi i Kuvendit i cili ka penguar hetimin e plotë të kësaj çështje, dhe kjo çështje është sqaruar prej ditës së parë sepse edhe ai ka qenë një vendim për të standartizuar një proceduarë kuvendore, tani jemi në një fazë krejtësisht të re që politika nuk do të flasë më, por do të flasi drejtësia.

“E gjithë kjo zhurmë e madhe në gjithë këto gjashtë muaj se gjoja imuniteti i Z. Tahiri po pengonte hetimin e plotë të kësaj çështje. Sot Z.Tahiri nuk është më as me imunitet dhe as me mandat dhe sigurisht drejtësia do të bëjë punën e saj.”

Deklaratat vijne një ditë pasi ish-ministri Tahiri i kërkoi kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi nisjen e procedurave për heqjen e mandatit të tij si deputet. /abcnews.al

 

 

CR4I9966-1280x853.jpg
ent ela23:40 | 03/05/2018

Pasi dorëzoi mandatin e deputetit, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka hedhur poshtë zërat se ka pasur një marrëveshje me Edi Ramën. Në emisionin “ Të paekspozuarit” në Top Channel, Tahiri deklaroi se as ka, e as nuk i duhet marrëveshje me askënd, përfshi kryeministrin.

Aludimet ai i quajti model të opozitës, që dje në pushtet, ishte mësuar të bënte pazare, për mburojë politike dhe politikanë si Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha e Fatmir Mediu kanë mbijetuar cdo herë.

Tahiri tha se do luftojë që e vërteta të dalë në dritë në mënyrë që më pas të mos vihet në dyshim pafajësia e tij.

“Nëse mbi kurrizin tim ka nga ata që në politikë gjejnë shpëtimin e tyre, kjo s’më intereson, por ka një orë për secilin”, tha ish ministri.

I pyetur për akuzat për të cilat po hetohet, Tahiri tha se refuzonte që t’i bëhej gjyqi publik, por sipas tij, prokuroria në Shqipëri e ajo në Itali, pas hetimeve, do japin edhe vendimin e tyre. “Nëse dal fajtor, do paguaj si gjithë të tjerët”, deklaroi ish ministri, duke theksuar se është model tjetër, e prandaj dorëzoi mandatin, ndërsa për akuzat do mbajë përgjegjësi para gjykatës. /abcnews.al

ERISA-SPIROPALI-1280x720.jpg
ent ela23:19 | 03/05/2018

Një akt të përgjegjshëm lirie e ka konsideruar nënkryetarja e grupit parlamentar socialist Elisa Spiropali dorëzimin e mandatit të Sajmir Tahirit. E ftuar në studion Mbrëmje në ABC News Spiropali tha se Tahiri doli para drejtësisë si një njeri i lirë.

“Akt i paprecedentë në historinë e parlamentit, akt përgjegjësie dhe dinjitoz. Tahiri doli ashtu siç është një njeri i lirë para drejtësisë”.

Deklaratave të opozitës se kjo është një lojë e Ramës dhe Tahirit,  Spiropali këto deklarata i bëjnë të gjithë ata që e konsiderojnë një lojë janë mësuar të bëjnë shumë lojëra me popullin vendin e ligjin.

“Ata që e konsiderojnë një lojë janë mësuar të bëjnë shumë lojëra me popullin vendin e ligjin”. /abcnews.al

berishaaa-933x445.jpg
ent ela22:19 | 03/05/2018

Dorëheqja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka shkaktuar jo pak reagime dhe kritika në sferën politike. Ndryshe nga mendimi i kreut të qeverisë Edi Rama, i cili tha se dorëheqja e Tahirit është një akt dinjitoz, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi atë si një marrëveshje mes të dyve dhe si një marrëveshje sipas kockave mafioze.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan dhënë për gazetaren Manjola Bregasi, ish-kreu i qeverisë, tha se fjala e Tahirit ishte plumbi me zarf për Edi Ramën.

Zoti, Berisha, pse Saimir Tahiri e dorëzoi sot mandatin?

Dorëzimi sot i mandatit nga Saimir Tahirit ishte dëshmia më flagrante, para shqiptarëve, Bashkimit Europian, dhe partnerëve tanë kudo në dot, se Edvin Kristaq Rama është kryekumbara i mafies shqiptare, i mafies ballkanike dhe më gjerë. Akti i sotëm i Saimir Tahirit për çdo njeri që ka ndjekur politikën shqiptarë është thjesht një akt për të hedhur hi syve, partnerëve tanë të cilët i treguan Edi Ramës kartonin e kuq. Nuk është absolutisht e vërtetë se ata kërkuan kokën e Saimir Tahirit, sepse ata nuk janë naivë. Ata e dinë se kryekumbari kryesor në Shqipëri është njeriu i cili refuzoi për herë të parë heqjen e imunitetit dhe lejimin e arrestimit të ministrit të brendshëm për akuza shumë të rënda nga antimafja italiane dhe Prokuroria shqiptare. Ata e dinë mirë që është njeriu, i cili i ktheu pasaportën Saimir Tahirit,i cili liroi Soton e kapur me miliona euro dhe burimet thonë, së në makinë me Soton, ka qenë dhe Saimir Tahiri, i cili transportonte paratë e Habilajve dhe pasi i ekstradoi në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, dëshmitarin i cili po fillonte të fliste Nazeraj, pasi i bëri të gjitha këto shërbime në një takim që u njoftua nga mediat, gjerësisht në një spital në Tiranë, ku Rama shkoi se gjoja  i dhimbte kërbishtja, ra dakord që Saimir Tahiri për të shpëtuar kokën e Ramës të dorëzohej.

Ju mendoni se kjo heqje e mandatit është në dijeninë e Ramën, ju mendoni se ka një marrëveshje mes tyre?

Absolutisht, një  marrëveshje të plotë, por marrëveshje sipas kockave mafioze. Së pari Edi Rama pas të gjitha atyre masave i tha Mogherinit, u shndërrua në avokatin publik kur nuk ka asnjë të dhënë Prokuroria për Tahirin, arrit në shkallën me ekstreme të mbrojtjes dhe mashtrimit kur deklaroi në Bundestagun gjerman se Saimir Tahiri nuk ka asnjë lloj imunitet, kur ata e dinin shumë mirë se Rama votoi kundër heqjes së imunitet të Saimir Tahirit. Por Rama sulmoi me egërsi prokurorët, të cilët del se ata kanë pasur të drejte në përputhje me ligjin. Kjo dëshmon se ata kanë pasur një ujdi me njëri tjetrin. Kjo është një ujdi mes tyre. Lexo çfarë thotë Saimir Tahiri, ai ka vetëm një kryefjalë. Edi Rama po guxove të flasësh një fjalë kundër në kancelari, apo në parlament, unë do them gjithçka për ty në burg.

Sipas jush a ka ndryshuar diçka mes Ramës dhe Tahirit? Para dy javët, Tahiri ishte gati kërcënues ndaj ish-shefit?

Sot marrëdhëniet e mafiozëve këto janë, beso, por po ma shkele plumbi me zarf. Fjala e Tahirit, ishte plumbi me zarf për Edi Ramën, guxo dhe shkel ato që kemi rënë dakord. Por kjo kuptohet gjithnjë e më shumë jashtë. Ja rreshton të gjitha aty dhe Edi Rama le të guxojë. Sot Europa kërkon kokën e Edi Ramës. Kanë ngelur pa u informuar dhe komentuar në shkallën e duhur një akt që nuk është regjistruar më thonë mua, asnjëherë në historinë e Bundestagut. Bojukoti total i grupit parlamentar politik, më të fuqishëm të Europës CSU-CDU të pritjes së darkës që do shtronte Edi Rama. Unë po ju kujtoj një deklaratë të zëdhënësit të këtij grupi që thotë, “Para se Bashkimi Europian të miratojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, prodhimi dhe trafiku i drogës në vend duhet të ulet në mënyrë dramatike, Të gjithë e dinë që është dhjetëfishuar trafiku. Gjyqësori duhet të jetë i  pavarur nga ndikimi politik dhe të mos jetë objekt i asnjë kontrolli politik, sot gjyqësori është më i anshëm se kurrë dhe e treta, asnjë mandat deputet apo zyrtari të qeverisë nuk duhet të ekzistojë nëse ndaj ti ka urdhër arresti apo tashmë është dënuar. Kjo deklaratë nuk është e djeshme, por e datës 13.12. 2016 dhe është një ditë, pasi ministrat e jashtëm vendosën hapjen e negociatave.

Ku e bazoni argumentin se Europa, po kërkon kokën e Edi Ramës?

Europa ka të qartë se prapa rrënimit të mosplotësimit të këtyre tre kushteve të mëdha qëndron Edi Rama. Nuk mundet kurrë një ministër të kanabizojë gjithë vendin të fusë gjyqësorin në dorë dhe këtë e ka bërë vetëm ai. Nuk mundet kurrë një që ministër, timin. Kujto të gjithë ministrave që ju kemi hequr imunitetin. Kanë pasur burrërinë dhe kurajën kanë kërkuar vetë heqjen e imuniteteve dhe janë votuar në parlament. Ndërsa Tahiri e dorëzoi imuniteti, për të hedhur si syve. Ky është akt midis dy kockave mafioze.

Ndërkohë që Tahiri, ka hedhur  akuza ndaj opozitës?

Lavdërime nuk mund të kishte ndaj opozitës.

A ka fakte për opozitën?

Asnjë, ai është një bandit, nga dita e parë në pushtet hyri si bandit, por banditi dhe iku si bandit, por natyrisht kryebandit është Edi Rama.

Ju prekët gjyqësorin, me ndryshimet që ndodhën në kupolën që ndodhën a keni besim në trajtimin e “Çështjes Tahiri”?

Edi Rama është kryegjykatës dhe kryeprokuror dhe prandaj ndodhi kjo. Pse nuk ndodhi kur nuk ishte kryeprokuror dhe kryegjykatës? Pse Rama refuzoi dhe votoi kundër heqjes së imunitetit të tij dhe bëri të gjitha veprimet pasi mori në dorë frenat e kryeporkurorisë, kjo është realiteti. Kështu që edhe një herë për Eurpën për parnterët është shumë e qartë e Edi Rama është noriega e Shqipërisë./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono