Tabaku

BISEDE-NE-STUDIO-ORA-19-DT-13.mpg_snapshot_09.01-1280x720.jpg
ent ela19:59 | 14/03/2019

Protesta e pritshme e 16 Marsit e opozitës, zgjedhjet vendore, raporti i DASH dhe zëvendësimi i mandateve janë diskutuar në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit me demokraten Jorida Tabaku.

Një protestë madhështore me forcën e numrave, pa fjalime dhe që do të zgjasë, do të jetë protesta e 16 marsit e Opozitës para Kryeministrisë. Këtë paralajmëroi ish deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila tha se në të do të marrin pjesë edhe shqiptarë nga Diaspora, pasi një nga arsyet e largimit të shqiptarëve sipas saj është Edi Rama dhe qeveria  e tij.

“Më 16 mars do vijnë qytetarë nga Shqipëria do protestojnë para Kryeministrisë për të treguar që opozita atje për të treguar se qeveria nuk përfaqëson situatën politike dhe ekonomike, nuk përfaqëson asgjë që ka lidhje me interesin e shqiptarëve. Do ketë prezencë të Diasporës dhe ka domethënie shumë të madhe se një nga arsyet pse largohen shqiptarët është Edi Rama dhe qeveria  e tij.

Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”.

E pyetur nëse protesta do të jetë e dhunshme, Tabaku sqaroi se PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe jo me dhunë, por se çfarë ndodh me njerëzit e irrituar është jashtë kontrollit të çdokujt.

“PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë,  nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njërëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”.

Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën.

“Lajm politik më të fortë se djegia mandateve nuk ka dhe nuk besoj se do sjellim diçka që kemi sjellë në shkuarën. Pas 16 shkurtit u dogjën mandate dhe nuk ka asgjë për ta kthyer pas”.

Paralelisht me protestën opozita po punon edhe me programin dhe grupet e interesit në sektorë të ndryshëm për një program afatmesëm dhe afatgjatë.

“Protesta e 16 marsit shoqërohet edhe me ture e grupe pafund, sektorët e ekonomisë, grupet e personave të disavantazhuar që po shërbejnë në pasurimin e PD.

PD është gati me një program shumë të mirë dhe ekip shumë të mirë. Janë dy gjëra që po ecin krahas njëra tjetrës për një plan afatmesëm”.

Përsa i përket pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet lokale, Tabaku tha se nuk ka asnjë vendim nga strukturat e PD për këtë çështje.

“Jo nuk ka asnjë vendim të strukturave të partisë për zgjedhjet lokale apo të përgjithshme. Ne kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme. Strukturat e PD kanë përfunduar procesin e rifreskimit për programin afatmesëm që janë protestat. Kur të kemi një vendim për zgjedhjet do jetë lajmi i ditës”.

Për Tabakun deputetët e rinj në parlament nuk përfaqësojnë vullnetin e demokratëve që i kanë votuar.

“Tri herë është mbledhur Grupi, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar ka pasur diskutime të gjata për strategjinë afatmesme e afatgjatë dhe ishte vendim unanim dhe marrja e këtij hapi që ndoshta ishte ekstrem, por edhe situata ishte ekstreme. Kur strukturat e mëdha të partisë marrin një vendim që të mos jenë në parlament këto janë njerëz të pjesës së dytë dhe 3 të listës por vullneti i demokratëve që ka votuar atë opozitë në parlament nuk është në parlament dhe vullneti i tyre na ka kërkuar që të ndërmarrim këtë rrugë të re.

Nuk ka vlerë asgjë se çfarë ndodh atje asgjë nuk e mban dot në këmbë qeverinë. Ligjet që do miratohen duhet të reflektojnë vullnetin e shqiptarëve”.

Duke folur për raportin e DASH për Shqipërinë Tabaku tha se ai konfirmoi ato që opozita kishte deklaruar më parë me fakte. /abcnews.al

IMG_7763-1280x853.jpg
ent ela13:49 | 06/03/2019

Deputetja e dorëhequr e selisë blu, Jorida Tabaku në një komunikim me media akuzoi qeverinë “Rama” se po vjedh me ligj pronën e qytetarëve duke i refuzuar atyre edhe dëmshpërblimin që i takon.

Në një deklaratë për media deputetja e dorëhequr demokrate Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për shkelje të të drejtave të njeriut sa i përket trajtimit të pronës private.

“Ligji i ri i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, jo vetëm që nuk zgjidhi përfundimisht problemin e pronës por prodhoi një situatë edhe më kaotike sa i takon pronarëve, të cilët falë ligjit të miratuar nga Rama, jo vetëm që nuk do të mund të gëzojnë pronën që u takon atyre, por as nuk do të shpërblehen.”

Për Tabakun Rama ka vetëm një plan: shfrytëzimin e pronës private dhe publike në favor të oligarkëve dhe klientëve të tij dhe për këtë, punën e ka nisur herët thekson ajo.

“Nga momenti që erdhi në qeverisje, i njëjti njeri është përpjekur për të eliminuar pronarët nga kthimi dhe kompensimi fizik i pronës. Fillimisht duke marrë fondin në dispozicion për kthimin fizik duke ia dhënëMinistrisësë Bujqësisë, duke ia dhënë me 1 Euro klientëve të rradhës.

Miratoi Ligjin për Investime Strategjike që u merr pronarëve tokën për hiçgjë për t’ia dhënë një gjoja investitori privat.

Miratoi dy VKM të njëpasnjëshme brenda pak muajsh që i japin autoritet qeverisë që të mos ia japëpronën pronarëve”.

Kjo qeveri, thekson Tabaku, ka treguar në vazhdimësi vullnetin e saj për zhvlerësimin e dëmshpërblimit që u takon pronarëve.

“10 ditë më parë, Agjencia e Trajtimit të Pronës nxori një deklaratë për shtyp ku lajmëronte pronarët se afati 3 vjeçar i vlerësimit të detyrimit financiar që shteti u detyrohet pronarëve, ka përfunduar.

Skema në kurriz të pronarëve është si vijon: nga vlera prej 4.9 mld euro, qeveria fillimisht ka vlerësuar të japë 600 mln euro, por kjo vlerë u zvogëlua deri në 3 herëme VKM në 2017 e në vijim.

Sakaq, pronarët e tokave që enden zyrave të ATP-së në bazë të ligjit të miratuar, sot po detyrohen të firmosin kontrata për të hequr dorë nga 80% e vlerës së tyre dhe për të marrëvetëm 20% të vlerës së pronës që ata disponojnë.

Por nuk mbaron me kaq.

“Ligji për Kadastrën që miratuan pak më parë se Presidenti ia ktheu,  i jep të drejtën agjencisë shtetërore tëndryshojë kufinjtë e pronës, e papreçedentë.

Ligji për korporatën e investimeve, grabit pronat private e publike duke krijuar një fond pronash që e vë në dispozicion të oligarkëve dhe e ndan pa asnjë procedurë tenderi, pa asnjë proçedurë transparente.

VKM 708 për futjen në fondin e pronave të kësaj agjensie tëçdo prone publike dhe private, shkel të drejtën kushtetuese të pronës”.

Partia Demokratike ka në planin e saj një zgjidhje afatgjatë për çështjen e pronave, sipas Tabakut, për t’i dhënë fund lojës së shëmtuar të pronarëve të gënjyer për atë çka u takon.

 

panariti-dhe-dule.jpg
ent ela21:14 | 27/02/2019

Seancën e djeshme në Parlament, ku u miratuan dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e cilësoi provokative, në një kohë kur opozita protestonte jashtë parlamentit. I ftuar në studion e Byro Politike, Dule theksoi se Rama i përdori deputetët e tij mish për top, ndërkohë që bëri krahasime me protestat e jelekverdhëve në Francë.

“Seanca e djeshme ishte e konceptuar si provokim. Mënyra si u sollën disa deputetë. A do kalonte një përfaqësues i Macron krah jelekverdhëve. A do ishin të përmbajtshëm ata jelekverdhë. Ata duhet të respektonin ata që protestonin. Pse nuk ishte dje Kryeministri në seancë se i përdori deputetët e vet në mish për top. Dje e donte atë seancë me qëllim që të justifikonte apostioreri. Asnjë drejtues nuk lë ata që drejton vetëm”.

Sipas Dules, Rama ka përdorur kancelaritë në Tiranë dhe mediat se opozita është e dhunshme, në një kohë kur vetë Rama donte një seancë të dhunshme, ndërsa opozita dha leksion demokracie.

“Nuk lanë vend duke filluar nga kanceralitë në Tiranë  dhe media që ka opozitë të dhunshme. Opozita dha leksion demokracie, lëshoi mandatet dhe pasi dështoi, Rama donte seancë dhunshme, por që sërish dështoi”.

Ndërsa deklaratës së Ballës se opozita ka frikë nga ngritja e SPAK dhe BKH që dogji mandatet, Dule iu përgjigj: “Kushdo që ngre ketë arsyetim, kam një pyetje. Kur është i mbrojtur një gjyqtar kur ka imunitet apo kur nuk e ka atë dhe këtu rrëzohet ai që ka frikë nga drejtësia mbrohet pas mandatit të deputetit”.

Nga ana e tij përfaqësuesi i LSI Edmond Panariti tha se parlamenti është ilegjitim, sepse kushtetuta e përcakton 140 deputetë.

“Ata flasin me veten e tyre se është një parlament gjysmagjel. Ne jemi qytetarë të thjeshtë, është  e thjeshtë t’i thërrasësh në prokurori, përkundrazi mazhoranca e ka vështirësuar çështjen e marrjes së lejes për hetim për deputetët e saj, duke kërkuar prova e hetim. Ai parlament është ilegjitim se Kushtetuta e përcakton 140 deputetë. Ai parlament do jetë gjëja më qesharake të mbushet me deputetë të PS. Ne do kthehemi pastaj në Kuvendin Popullor të kohës së enverit. Jemi në të njëjtat ujëra”.

Zgjidhjen e kësaj situate politike Panariti e sheh te propozimi i opozitës për qeveri tranzitore.

“Nëse duhet zhbllokuar kriza duhet të kalojmë në një propozim të opozitës. Vendi të qeveriset nga një qeveri tranzitore me mandat të qartë me konsensus që të bëjë ndryshime në kod dhe vota të jetë  mbrojtur”. /abcnews.al

 

Tabaku.jpg
ent ela11:53 | 02/02/2019

Një ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha mbajti një takim me sipërmarrës vendas dhe të huaj që operojnë në Shqipëri. Kreu i PD-së  prezantoi alternativën për zhvillimin ekonomik, duke paralajmëruar edhe anulimin e kontratave të paligjshme koncensionare.

Lidhur me këtë takim me anë të një shënimin në “Facebook” deputetja Jorida Tabaku, shprehet se kryetari PD-së ka takuar për mbi katër vjet thuajse çdo biznes të mundshëm, ka debatuar dhe diskutuar për çdo ndryshim fiskal, numërohen mbi 60 të tilla, të qeverisë.

Reagimi i plotë

Për një Shqipëri me mundësi, liri dhe vlera.

Shqipëria nga janari 2014 është gdhirë një vend i mbushur në taksa dhe tarifa të reja.

Shqiptarët janë sot një popullsi që nuk ka dëshirë të sipërmarrë biznese, inovacione por vetëm sipërmarrjen për emigrim. Rreth 400 mijë kanë tentuar apo janë larguar nga Shqipëria.

Një vend që pas një qeverisje e gjysmë nga kryeministri Rama numëron një barrë fiskale kumulative prej 1.9 mld USD, po aq sa vlera fiskale e PPP-ve.

Vitin e shkuar studentët e Shqipërisë u ngritën për herë të parë, gjithsecili prej nesh lexonte në protestën e tyre mllefin ndaj kësaj situate ekonomike dhe sociale.

Kemi zgjedhur këtë format për të nisur rrugëtimin tonë për të shpalosur programin ekonomik që do të shpëtojë vendin nga lëngimi i vazhdueshëm dhe kronik i një keqqeverisje me qëllim.

Kryetari Partise Demokratike ka takuar për mbi katër vjet thuajse çdo biznes të mundshëm, ka debatuar dhe diskutuar për çdo ndryshim fiskal, numërohen mbi 60 të tilla, të qeverisë. Kemi ngritur zërin në replika të dhunshme dhe brenda kufirit të debatit për politikat fiskale dhe ekonomike. Pra, kemi ezauruar çdo dije dhe normë diskutimi përballë një muri që nuk do të marrë dhe as pranojë gabimet.

Kemi vërejtur se si janë ngushtuar mundësitë e sipërmarrjes dhe inovacionit ndërsa vendet për rreth nesh zhvillojnë teknologji të fjalës së fundit.

Kemi vënë re se si sistemi fiskal është konvertuar në armën me të cilën qeveria godet biznesin në kurriz ndërsa përkëdhel vetëm një grup të vogël biznesësh që kanë krijuar monopol në treg. Ata që sot ne të gjithë i njohim si oligarkët.

Janë pikërisht këto politika fiskale që kanë rritur taksat dhe tarifat për 97% të shqiptarëve që paguajnë 1.9 mld euro.

Ekonomia jonë vuan kreditimin e ulët, besimin në rënie dhe rënien e prodhimit.

Punësimi në vend ka rënë ndërsa sipërmarrjet mbyllen me një shpejtësi të frikshme, mbi 60 të tilla në ditë. Një rekord i zi për regjistrat e rregjistrimit të bizneseve shqiptare.

Vendi ndodhet në zgripin e errësirës pasi është shteti më pak i ndërlidhur në rajon dhe më gjerë. Kjo largon gjithnjë e më shumë investitorët seriozë nga vendi ynë.

Buxheti përdoret si një thes në dorën e kryeministrit që e përdor atë sipas qejfit personal dhe jo sipas nevojave të vendit. për pesë vjet buxheti i shtetit është përdorur vetëm në muajin dhjetor për të përmbushur kërkesat, investimet kapitale kanë qenë 0.

Jemi vendi i parë në Europë për kostot e larta të PPP-ve sipas Eurostat. Ndërsa FMN raporton se pesha e tyre është mbi 15%, ironikisht edhe FMN mendon si opozita dhe media kazan.

Po si opozita mendon FMN edhe për detyrimet e prapambetura që janë 200 mln euro. Pastaj po sipas FMN dhe KLSH borxhi publik është sot 73% e po t’i shtohen, siç edhe duhet, borxhi i krijuar nga PPP-të totali shkon 83%.

Kjo është gjendja e rënduar dhe e mjeruar që vendi ndodhet sot e kësaj dite.

Për shumë kohë, shumë qytetarët kanë ngritur vetullën e dyshimit karshi ofertës së opozitës. Karshi asaj që ne, një forcë e djathtë, do të ofronim për gjithë plagët e krijuara rishtaz apo të thelluara nga kjo qeveri?

Përgjigjen e kësaj pyetje ne do të nisim ta japim që sot përmes programit tonë ekonomik.

Mos mendoni që është sthjesht një ofertë taksash, pra një taksë e sheshtë. Çfarë ne sot ju propozojmë është shumë më tepër se sa kaq.

Ju kemi dëgjuar me kujdes, kemi mbajtur shënimet tona dhe jemi të hapur t’ju dëgjojmë për të promovuar më së pari një ekonomi tregu përballë ekonomisë së monopoleve dhe oligopoleve që ka prodhuar kjo qeveri.

Kemi shënuar problemet që ju keni me rregullimet e tepërta dhe kemi menduar një zgjidhje derregulluese karshi sipërmarrjes.
Kemi dëgjuar me kujdes ankesat për sjelljet e pahijshme tatimore që janë takisadarët që ju godasin sa herë vjen vakti i “taksës” ekstra dhe kemi ofruar zgjidhjen tonë.

Kemi mbajtur shënim perspektivat dhe projeksionet e ekonomistëve dhe specialistëve për një projeksion ekonomikmodern. Kemi dhënë alternatiën tonë për ekonominë e mbështetur në prodhim dhe gjithashtu që subvencionon inovacionin teknologjik.

Mos harroni. Në vitin 2005 ky vend ishte i fundit në Europë për internetin dhe në 2009 ishte ndër të parët në Ballkan. Sot ne jemi të fundit në rajon për inovacionin dhe teknologjinë dhe përpjekja jonë është të jemi ndër të parët.

Ne besojmë që shqiptarët në kushtet e mundësive të barbarata, në kushtet e një tregu të vërtetë nuk kanë përse të ngopen me propagandën e “Punës që është por që mungojnë specialistët”.

Ju ofrojmë vizionin tonë për ekonominë përballë së cilës keni katrahurën e oligarksisë së përzier me gjoja politikë ekonomike të kësaj qeverie.

Ju ofrojmë alternativën e tregut të lirë ndërsa përballë keni një qeveri që ju ofron tregun e vilmave, zamirëve, bashkimëve, ahmetajve, gjiknurëve, ramave.

Ne ju ofrojmë atë çfarë kjo qeveri ka më shumë frikë; lirinë tuaj për sipërmarrje, subvencionimin për vizionin tuaj inovator. Besoj se ka ardhur koha që të mos shtyhemi për t’u larguar nga ky vend një prë e më parë. Ka ardhur koha që të luftojmë për të shtyrë të largojmë këtë qeveri nga kolltuku i pushtetit dhe abuzimit një sekond e më parë./abcnews.al

tabaku-1280x716.jpg
ent ela16:55 | 30/01/2019

Draftin e propozuar nga Minsitria e Ekonomisë dhe financave për kufizimin e kontratave të partneritetit publik privat prej datës 1 Korrik, s ai përket ofertave të pakërkuara për investimet në infrastrkuturë, nënkryetarja demorkate e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku, e sheh si të vonuar dhe pakuptimtë.

“Pas presionit të opozitës për impaktin negativ që kanë patur ofertat e pakërkuara dhe koncesionet e pa studiuara em kosto të larta e të fryra që thjesht sjellin shërbime që dueht ti sillte shtetit ek qytetarët, qeveria më duekt se është vonë pasi çdo aks rrugor është tenderuar pa oferte të kërkuar… nëse e ka seriozisht i ndalont ë gjitha kontratat e pakërkuara te projektit 1 miliaord që ka shkuar 2.9 miliard momentalisht”. 

Është ky një nga shqetësimet e ngritura në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili kambanës së alarmit për kontratat PPP të qeverisë i ra më fort se kurrë.

“T ë gjitha të theksuara me forcë nga pd, një konfirmim i situatës si e kemi parë ne… së pari thontë që kontratat 1 miliard kanë shkuar në 2.9 miliars, 13-15% të PPB”. 

Gjithashtu FMN thekson edhe akumulimin e borxhit, sipas Tabakut.

 “Borxhi shkon në 71% bashkë me ppp shkon në 84%… nga ana tjetër e ka bërë procesin jo konkurues duke lënë jashtë firma të rëndësishme dhe partnerë strategjik që mund të ishin investitorë të huaj”. 

Anulimi i këtyre kontratave, premtim i Partisë Demokratike me argumentin se janë korruptive dhe në dëm të interesit të vendit, për Tabakun u provua të jetë vetëm çështje e vullnetit të qeverisë.

“Ne nuk i zotërojmë kontratat. nuk n i kanë vënë në dispozicion. fakti që qeveria u tërhoq nga një nga kto kontrata nuk ka pasoja. kur qeveria do mund të tërhiqet”. 

Demokratët kanë numëruar 60 ndryshime fiskale në 5 vjet qeverisje të socialistëve, arsye kjo e largimit jo vetëm të investitorëve të vendit, të cilët ndihen të pasigurt, por edhe atyre të huaj./abcnews.al

LAJME-ORA-19.mpg_snapshot_09.26-1280x720.jpg
ent ela09:09 | 19/01/2019

Protesta e paralajmëruar e opozitës, Këshilli Kombëtar i PD-së, perspektiva ekonomike për vitin 2019, politikat fiskale ishin në fokus të bisedës në studion e “Mbrëmje ide” në ABC News me deputeten demokrate Jorida Tabaku.

Referuar emrave të propozuar për Kryesinë e Këshillit Kombëtar të PD-së, Tabaku vlerësoi të gjithë emrat dhe figuart e reja.

Duke folur për protestën e paralajmëruar nga opozita Tabaku tha se opozita ka qenë në mbështetje të të gjitha protestave.

“Përveç protestës dhe takime me qytetarët, dhe kontakt i shumëanshëm nga opozita dhe PD”.

Ndryshimi ministrave sipas Tabakut nuk e ndryshon politikat qeverisë.

“Një qeveri që ndryshon gjysmën e saj nuk është një qeveri e fortë  që nuk ka një minsitër të jashtëm, nuk ka figura politike përtë vendosur që nga ministri i jashtëm dhe i financave. Në qendër të denoncimeve me fakte ajo që ndodhi në parlament ishte e turpshme. Ne akoma diskutojmë të drejtën e fjalës. Ndryshimi i ministrave nuk ndryshon politikat qeverisë, çfarëdo emri që të vënë atje”.

Tabaku akuzon qeverinë se ka rritur taksat dhe ka thelluar borxhin publik, ndërsa shqiptarët varfërohen çdo ditë, përkundër deklaratave të kryeministrit.

“Kjo qeveri ka rritur taksat, ka thelluar borxhin publik. Një pabarazi e tillë nuk është parë në ansjë vend të Evropës si Shqipëria. Sot shqiptarët paguajnë taksa dhe shpenzojmë për mbijetesë. Bizneset nuk por rriten dhe zgjerohen më. 60 biznese mbyllen në ditë”.

Duke iu referuar të dhënave të FMN, tabaku thotë se Shqipëria është vendi me taksa më të larta në Evropë dhe shqiptarët po largohen, ndërsa sugjeron politika që ndihmojnë shqiptarët.

“Të zbatohen politika që ndihmojnë shqiptarët, që të ulen taksat, gjëja më e mirë që mund të ndodhë këtë vit është ulja e tarifave lokale se janë bërë barrë për qytetarët. PD ka bërë disa propozime konkrete”. /abcnews.al

erjon-veliaj-1.jpg
ent ela13:40 | 27/12/2018

Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku janë paditur në gjykatë  nga Erjon Veliaj për shpifje për akuzat e bëra lidhur me devijimin e rrjedhës së Lanës dhe projektit të Unazës së Re. Po ashtu te dy jane paditur edhe per shkelje me lejet e ndërtimit që i kanë dhënë vetes gjatë kohës kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës.

Burime nga Bashkia e Tiranës thanë se Veliaj i cilëson akuzat ndaj tij tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit, në shumën 100 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e bera nga Basha e Tabaku lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zone per subjektin Edmond Bego. Veliaj thekson se projekti i pretenduar, nuk është pjesë e projektit të unazës së madhe, por pjesë e zgjatimit të lumit të Lanës.

Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se lekët që do të fitojë nga çdo vendim që gjykatat do të japin kundër shpifjeve publike, do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave etj. /abcnews.al

425A4697.jpg
ent ela15:54 | 24/12/2018

Opozita ka zgjeruar sot rrethin e akuzave lidhur me skandalin sipas saj të zhvendosjes së gjurmës së Unazës së madhe për të mos cënuar një kompleks rezidencial të Edmond Begos. PD bëri të ditur se edhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj kishte dijeni për privatizimin e ish-serave nga Bego.

Denoncimin e projektit të Unazës së Madhe Partia Demokratike e vijoi përmes dokumentave publike.

“Arben Ahmetaj, mashtroi qytetarët, kur tha se ministria e drejtuar prej tij nuk ka patur asnjë lidhje me Edmond Begon gjatë procesit të privatizimit të zonës”.

Janë katër transaksione të firmës në pronësi të Edmond Begos, Inerte Ekspres depozituar në llogarinë e Ministrisë së Financave nga muaji nëntor 2015 në mars të 2016-ës, për të cilat demokratët publikojnë faturat bankare, ku figurojnë 1.5 milionë euro pas të cilave sipas selisë blu Minsitria e Financave ka lidhur kontratën për privatizimin e rreth 31 mijë metrave katrorë tek ish-Serat.

“Ndryshe nga sa mashtron Arben Ahmetaj, dokumentat zyrtare provojnë se shitja është kryer për llogari të mikut trafikant droge të Taulant Ballës”. 

Por Ahmetaj nuk është i vetmi.

“Erion Veliaj mashtroi, kur deklaroi se projekti nuk ekziston dhe se nuk ka leje ndërtimi për të. Ne kemi paraqitur dokumentat zyrtarë se projekti 60 milionë euro i trafikantit ndërkombëtar të drogës e ka kaluar fazën e parë të miratimit për leje ndërtimi. Tani leja është vetëm një formalitet”.

Jo vetëm kaq, por kreu i bashkisë Erion Veliaj dhe ai i qeverisë Edi Rama janë përgjegjës për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës për të shpëtuar pronën dhe  njëkohësisht kontratën që Edmond Bego kishte lidhur për ndërtimin e kompleksit rezidencial me vlerë 60 milionë euro, theksojnë demokratët.

“Me firmën e Erion Veliajt dhe të Edi Ramës, Plani ndryshoi dhe Lumi Lanë u zhvendos duke mos prekur asnjë centimëtr nga toka ku do të ndërtojë trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës”.

Është ky projekt ai që bën bashkë kreun e qeverisë, atë të bashkisë Tiranë dhe shefin e dikasterit të Ekonomisë dhe Financave sipas demokratëve, në privatizimin e tokës, dhënien e lejes për ndërtim të kompleksit, si dhe ndryshimin e projektit të lumit të Lanës për të shpëtuar këtë investim të ish trafikantit të drogës Edmond Bego. /abcnews.al

OPOZITA-BUXHETI-2019-1280x720.jpg
ent ela17:01 | 22/11/2018

Paralelisht me kuvendin, opozita e bashkuar e bëri oponencën e saj për buxhetin 2019, në një tryezë me grupe interesi. 2019-ta nuk pritet të sjellë asnjë përfitim sipas opozites, e cila e quajti situatën ekonomike të krijuar nga kontratat e Partneritetit Publik Privat, si skemën piramidale më të rrezikshme ndonjëherë.

Paralel me seancën  parlamentare për miratimin në parim të buxhetit 2019, opozita e bashkuar mbajti takimin me grupet e interesit për problemet që ky projekt-buxhet shfaq sipas saj.

Me devizën “buxheti që vjedh njerëzit dhe pasuron oligarkët, deputetët e pakicës parlamentare, opozitarizmin ndaj projekt-buxhetit paraqitur në parlament e strukturuan në disa shtylla kryesore, që përkasin edhe me sektorët prioritarë për investim, sipas tyre.

Buxheti – infrastruktura – bujqësia – shëndetësia – arsimi – buxheti social prej vitit 2014 e deri tek parashikimet e buxhetit të ri 2019 nuk shënojnë asnjë rritje të qënësishme, kjo pasi paratë e taksapaguesve shqiptarë, sipas demokratëve, Rilindja i shpenzon në konçesione korruptive të Partneritetit-Publik-Privat.

Shqetësimin lidhur me mos-përfshirjen në borxhin publik të parave që do të nxirren çdo vit nga buxheti i shtetit për të paguar 14 kontratat e Partneritetit Publik Privat për 13 vite radhazi, pas Fondit Monetar Ndërkombëtrar e artikuloi edhe Banka e Shqipërisë, theksoi ish-kryeministri Berisha i cili projektit “1 miliard” i hoqi një paralele të njohur për shqiptarët.

“Cilido që i hedh sytë konstaton që është kapelë e një piramide, piramidë shumë më e rrezikshme se ato që kaluam në që i ngritën banda kriminelësh”.

1,5% është sot rritja reale ekonomike, vetëm 0.5% më shumë se rritja ekonomike e gjeneruar nga dy investimet më të mëdha në vend, TAP dhe Kaskada e Devollit.

“A ka menduar qeveria se si t’i zëvendësojë këto investime? Borxhi Publik ka mbërritur në 83 përqind, sepse kemi një buxhet jashtë buxhetit, për shkak të PPP-ve, që janë jashtë buxhetit dhe jashtë kontrollit. Sistemi bankar është pothuajse në kolaps”.

Për bujqësinë, sektorin më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në vend, Rilindja rezervon më pak se sa paguan për  1 kilometër rrugë të Unazës së Re, theksoi ish-ministri i bujqësisë Agron Duka.

“E gjithë bota e subvencionon qeverinë, kurse tek ne subvencionimi është vetëm 20 mln euro. Një fond i pamjaftueshëm që s’pasqyron rritje. Kjo shifër është 1 km rrugë me koston e Rilindjes. Mëkat i madh që bujqësia subvencionohet me 1 km rrugë. Mendoni se në zonat rurale jetojnë 460 mijë familje fermere. Nëse ne pjesëtojmë shifrën me numrin e familjeve fermere, na del 45 euro për familje. Mendoni nëse disbursohen plotësisht, kur ato disbursohen vetëm 5-10 %. Mendoni çfarë suvencionimi i bëhet bujqësisë. Subvencionime që sipas statistikave janë 10 herë më të ulëta sesa në Kosovë dhe 12 herë më të ulëta sesa në Maqedoni”.

Diskutime thuajse-boshe këto për aleatin e demokratëve Dashamir Shehi, i cili propozimin e tij për projekt-buxhetin 2019 e bëri konkret.

“Në qoftë se punëtorët shqiptarë do të marrin gjithë jetën 200 euro atëherë të gjithë do largohen nga Shqipëria. Ne vazhdojmë të jemi akoma kombi me rritjen më të lartë në lindje, por këtu ikin njerëzit, ky është problem i ynë. Nuk mund të kuptojë një indian dhe kinez i FMN-së se pse ikin shqiptarët nga Shqipëria. Ne duhet t’u dalim për zot”.

Në takimin që zgjati mbi dy orë opozita mori mbështetjen e përfaqësuesve të grupeve të interesit të prekur nga buxheti 2019 si dhoma amerikane e tregtisë apo shoqatat e bizneseve, të cilat deklaruan se do të ngrihen në protesta për të ndaluar aplikimin e kasave të reja fiskale./abcnews.al

KRONIKE-JORIDA-BORXHI-I-PARALAJMERUAR.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela17:56 | 19/11/2018

Mosllogaritja e parave që dalin nga buxheti i shtetit për kontratat e Partneritetit Publik Privat, si pjesë e borxhit publik, është një nismë që do të shkatërrojë arkat e shtetit dhe paratë publike si asnjëherë më parë. Këmbanës së alarmit i bie demokratja Jorida Tabaku, sipas së cilës borxhi publik do të kapë shifrën e 83% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ne vitin e ardhshëm.

“Skemë piramidale që përfshin gjithë buxhetin e shtetit”. Të tillë e quan nënkryetarja e komisionit të ekonomisë, Jorida Tabaku praktikën e qeverisë, atë të Partneritetetit Publik Privat, që sipas saj po zhyt vendin në një borxh të paralajmëruar si nga opozita ashtu edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Sot shqipëria ka një borxh publik 71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së”.

Për këtë Tabaku kujton kur gjatë miratimit të buxhetit vitin e shkuar, propozoi një amendament të Ligjit për buxhetin 2018 për të ndaluar rritjen e borxhit dhe për problematikat e projektit “1 miliard euro”. Amendamentet kërkonin njohjen si borxh publik të shtetit, paratë që paguhen çdo vit për kontratat e Partneritetit publik privat, thirrje kjo e ardhur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në tetor të 2017-ës.

“Një vit më parë e paralajmëruam por ato vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke ndërmarrë këtë nismë me pasoja të frikshme për ekonominë shqiptare. Pasi u dhuron kontrata disa milionë euro në xhepat e koncesionarëve oligarkë dhe më pas në xhepat e qeveritarëve të lidhur me to, nis një gjoja reformë për të rritur taksat për qytetarët duke shtuar varfërinë dhe duke prodhuar më shumë pabarazi”.

Ballona e borxhit tanimë është kokëposhtë, shkruan Tabaku, sipas së cilës vitin tjetër borxhi pritet të shkojë më shumë se 83% e PBB-së ndërsa taksat jane rritur më shumë se 5 miliardë USD. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono