sulmuesi

cikalleshi-1.jpg
Veronik Istrefaj23:11 | 14/11/2019

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, foli për ABC News, në një lidhje direkte nga Elbasani me studion e emisionit “Pressing”. Në fjalën e tij, sulmuesi kuqezi u shpreh:

“Dua të them që çdo ndeshje është e vështirë, pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Nuk jemi as Franca e as Spanja, që e dominon çdo ndeshje. Sigurisht që siç ndodhi dhe sot që kishim një ekip që na vuri në vështirësi, e kishim të vështirë të arrinim te rezultati që donim.

Futbolli është i tillë dhe duhet pranuar rezultati. Nuk mund të them që e nënvlerësuan Andorrën, pasi nuk e kemi këtë shans. Edhe pse Andorra mund të jetë më e dobët se ne, fusha e lojës ka treguar se shumë ekipe mund të humbin nga ekipe jo të nivelit të lartë. Mendoj se nuk është rezultati që duhej apo që dëshironim, por duhet ta pranojmë.

Sot nuk luajta se isha i rikthyer nga dëmtimi. Trajneri donte që të isha pranë ekipit dhe unë e kisha kënaqësi. Nuk munda të jap ndihmën time në fushë, por në të ardhmen do jem aty”./abcnews.al

Ibra-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj22:33 | 13/11/2019

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, është larguar nga skuadra e LA Galaxy. Gjiganti njihet për karizmën e tij dhe ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale për të “goditur” për herë të fundit, gjë që e ka bërë shpesh gjatë kohës së tij në Amerikën e largët.

Në një postim në Instagram, Ibra konfirmoi se është larguar nga LA, si dhe shkroi një batutë alla-Zlatan, duke iu thënë tifozëve amerikanë të rikthehen të shohin bejsboll, pasi futbolli nuk do të ketë më Ibrahimovicin.

“Kam ardhur, kam parë, kam pushtuar. Faleminderit LA Galaxy që më bëri të ndihem përsëri gjallë. Për tifozët e Galaxy: Ju keni dashur Zlatan, ju dhashë Zlatan. Jeni të mirepritur. Historia vazhdon… Tani kthehuni të shikoni bejsboll!”

Morata-2.jpg
Veronik Istrefaj18:27 | 13/11/2019

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, ka befuasuar të gjithë, duke thënë se kur ishte te Chelsea, nuk e shijonte aspak faktin që ishte futbollist dhe që luante futboll. Morata sqaroi gjithçka në një intervistë të tij, duke u shprehur: “Nuk po e shijoja më faktin që luaja futboll”, tha Morata për “COPE”.

“Tani jam i lumtur, ka pasur raste që nuk besoja as në veten time.‘ Në disa ndeshje në Angli, u ndjeva sikur shokët e ekipit tim nuk më pasonin, e dija se ata mendonin se nuk do të bëja asgjë të mirë me topin.

“Unë nuk u ndjeva të bëja asgjë, të largohesha nga shtëpia, të bisedoja me njerëzit, asgjë. E vetmja gjë që kisha në mendje, ishte të shkoja në Kupën e Botës, të luaja dhe të isha i lumtur, por në fund, ishte krejt e kundërta”./abcnews.al

Cekici1.png
Veronik Istrefaj17:37 | 10/11/2019

Endri Çekiçi ka shënuar një tjetër supergol për skuadrën e Olimpija Ljubjanës. Sulmuesi shqiptar është një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës sllovene dhe këtë gjë e ka treguar edhe sot.

Në takimin kundër Tabor Szeana, Çekiçi ishte protagonist absolut, duke shënuar një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit dhe duke humbur edhe një penallti disa minuta më vonë.

Në minutën e 15-të, sulmuesi shqiptar ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh. I shkëlqyer! Gjithashtu, Çekiçi do të humbiste dhe një penallti disa minuta më vonë, duke e djegur shansin për të shënuar një dopietë./abcnews.al

Shqiperi.jpg
Veronik Istrefaj22:34 | 09/11/2019

Nesër do të njihemi dhe me listën e plotë të kombëtares shqiptare të futbollit, për sfidat e nëntorit kundër Andorrës dhe Francës. Gjithsesi, sot është konfirmuar një nga emrat, më saktë, është vetëkonfirmuar.

Sulmuesi Taulant Seferi konfirmoi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale se është grumbulluar me Shqipërinë dhe do të jetë i gatshëm për dy sfidat kundër Andorrës dhe Francës. Në njoftimin e tij, shkruhej:

“Ditët ne vijim do grumbullohem me Kombëtaren më të mirë ne botë, ku na presin dy ndeshjet e nëntorit me Andorrën dhe Francën. Do të jem aty për të dhënë më të mirën nga vetja për kombëtaren time dhe të bëj çdo shqiptar krenar! Me respekt, Taulant Seferi!”

Seferi me fanellën e Shpresave U-21
Muriqi.png
Veronik Istrefaj19:21 | 08/11/2019

Vedat Muriqi ka shënuar sërish në sfidën ndaj Kasimpasa. Pasi goli i tij në minutën e gjashtë u barazua nga miqtë, ishte po vetë bomberi dardan që e riktheu në avantazh Fenerbachen. Sërish me anë të një penalltie, Muriqi gjen rrjetën, pak sekonda para fundit të pjesës së parë.

Sulmuesi gjuan përsëri në të njëjtin krah si në penalltinë e parë, duke e mposhtur për herë të dytë portierin mik. Përveç aftësive të tij në lojë aktive, Muriqi po tregon se dhe nga pika e bardhë, është një “vrasës” gjakftohtë!/abcnews.al

Turqi, Super Lig

Fenerbache – Kasimpasa  2-1
Muriqi (p) 6′ 45′ / Khalili 38′

Muriqi-Fenerbahce.jpg
Veronik Istrefaj19:01 | 08/11/2019

Sulmuesi i Kosvës, Vedat Muriqi, po bën një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Fenerbache në Turqi. Bomberi dardan ka po bën paraqitje të jashtëzakonshme, si dhe po gjen rrjetën në mënyrë konstante. Shtatlarti ka shënuar edhe sot, në sfidën kundër Kasimpasa.

Në minutën e gjashtë, Fenerbache fiton një penallti dhe Muriqi merr përsipër ekzekutimin e saj. Me një gjakftohtësi të madhe, dardani mposht portierin mik, duke shënuar në krahun tjetër. Ky ishte goli i gjashtë i Muriqit në kampionatin turk, si dhe ka asistuar një herë për shokët e tij të skuadrës. Një futbollist fantastik!/abcnews.al

Turqi, Super Lig

Fenerbache – Kasimpasa  1-0
Muriqi (p) 6′

Diagne-1280x860.jpg
Veronik Istrefaj17:27 | 08/11/2019

E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Belgjikë, më saktë te klubi i Club Brugge. Futbollisti nga Senegali, Mbaye Diagne, është dënuar nga trajneri Philippe Clement, për shkak se humbi penallti në sfidën kundër PSG-së, e vlefshme për Champions League. Ky takim u mbyll me fitoren 1-0 të kampionëve të Francës dhe Brugge kishte mundësinë të barazonte në pjesën e dytë, por Diagne nuk ia doli të shënojë nga pika e bardhë.

Si pasojë, trajneri Clement e ka dënuar futbollistin dhe nuk e ka grumbulluar për sfidën e fundjavës kundër Antëerp në kampionatin belg. Vendimin e tij, trajneri i Brugge e sqaroi shkurtimisht: “Diagne e fitoi penalltinë, por nuk kishte të drejtë ai të gjuante. Vanaken është lojtari i caktuar për të gjuajtur penalltinë, por nuk e di pse Diagne e mori përsipër.

Klubi ka vendosur ta dënojë me mos grumbullim dhe unë nuk e di kur mund të rikthehet. Gjithashtu, do të ketë edhe një gjobë të majme financiare”, tha trajneri. Diagne ka luajtur 6 ndeshje në kampionatin belg deri më tani, duke shënuar katër gola./abcnews.al

Rebic-Milan.jpg
Veronik Istrefaj21:47 | 04/11/2019

Ante Rebic nuk e ka nisur mirë aventurën e tij në Milano, duke luajtur vetëm 127 minuta për kuqezinjtë në 11 javët e para të Serie A. Për më tepër, ai nuk ka arritur të tregojë aftësitë kur i është dhënë shansi të luajë.

Ish-lojtari i Milanit, Stefano Eranio, beson se ai e di arsyen e formës së dobët të sulmuesit kroat. Duke folur për MilanTV, 52-vjeçari deklaroi se Rebic është mbipeshë.

“Rebic? Unë mendoj se ai ka shtuar 4 kg që nga ndeshja në Verona. Borini do të kishte qenë më i gatshëm. Ju nuk mund të vini veten dhe shokët tuaj të ekipit në vështirësi. Unë personalisht nuk do ta lejoja të luajë.”

Kuqezinjtë e Milanit do të përballen me Juventusin fundjavën e ardhshme dhe Rebic mund të ketë minuta në këmbë, pasi Castillejo dhe Suso janë të dëmtuar./abcnews.al

lokomotiva.jpg
Veronik Istrefaj19:28 | 04/11/2019

Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, ka shënuar sërish me fanellën e Lokomotivës së Zagrebi, madje duke i dhënë fitoren skuadrës së tij sot. Djaloshi nga Mirdita, i lindur në Laç, tregoi dhe njëherë tjetër formën e tij të mirë, duke shënuar golin e dytë për Lokomotivën e Zagrebit në sfidën ndaj Varazdin.

19-vjeçari e nisi këtë sfidë nga stoli, por u aktivizua tre minuta para përfundimit të 45 minutave të para. Dëmtimi i Sammir bëri që trajneri Tomic të hidhte në fushë Tucin. Shqiptarit i mjaftuan vetëm 12 minuta për të shënuar, duke e rikthyer në avantazh Lokomotivën dhe duke i dhënë fitoren. Krosimi i Uzunit u kthye në gol me një goditje perfekte me kokë.

Indrit Tuci, sulmuesi i Lokomotiva Zagreb

Ky ishte goli i dytë për Tucin në kampionatin kroat të futbollit, duke u shndërruar në një lojtar vendimtar. Për Lokomotivën, në fushë nga minuta e parë ishin edhe Çokaj, Uzuni, Mersinaj dhe Kastrati./abcnews.al

Kroaci HNL, java 14

Lok. Zagreb – Varazdin  2-1
Tolic 18′, Tuci 57′ / Glavina 41′


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono