sulmohet

1076264206.jpg
nev ila14:21 | 17/07/2019

 

Një muaj pas vrasjes së politikanit gjerman nga radhët e CDU-së Valter Lubke, një tjetër politikan është bërë objekt i një sulmi të dhunshëm. Kryebashkiaku i Hokenheim ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi një i panjohur e qëlloi para shtëpisë së tij.

Një tjetër akt i pakuptueshëm dhune ndaj një përfaqësuesi të politikës vendore në Gjermani. Një i panjohur plagosi rëndë kryebashkiakun e Hockenheim para derës së banesës së tij. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së martës.

Dikush i ra derës së shtëpisë së politikanit 67 vjeçar Dieter Gummer, i cili vjen nga radhët e socialdemokratëve. Ndërsa politikani po i afrohej kopshtit të banesës së tij, agresori hyri nëpërmjet gardhit të hapur dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Gjatë rënies Gummer përplasi kokën në tokë, e tashmë është shtruar në spital. Agresori më pas arriti të largohej nga vendngjarja në këmbë. Zëdhënësi i policisë vendore deklaroi se po hetohet në të gjitha drejtimet. Gumer kryebashkiak i Hokenheim që nga viti 2004 po përgatitej  të largohej nga posti i tij në muajin gusht për shkak të moshës së madhe.

Të dielën e ardhshme do të mbahen dhe zgjedhjet për pasardhësin e tij.

Sulmi ndaj Dieter Gummer ndodh një muaj pas vrasjes së politikanit të CDU-së Valter Luebke, i vrarë nga një ekstremist i së djathtës për shkak të qëndrimit të tij pro emigrantëve. Por përjashtohet fakti që të dyja ngjarjet të kenë të njëjtin autor pasi dy javë më parë policia arrestoi një 45 vjeçar për vrasjen e Luebkes.

Ai u vra pak pas mesnatës së 3 qershorit teksa ndodhej në kopshtin e shtëpisë së tij në qytetin e Kasel. Ndërkohë politikanë të tjerë vendor në Gjermani kanë marrë kërcënime me vdekje./ABC News Albania 24/7

ambasada.jpg
Sej rie17:03 | 15/05/2019

Një grup anarkistësh ka sulmuar në orët e para të së mërkurës rezidencën e ambasadorit amerikan në Athinë. Pasi shpërthyen dhe një bombë tymuese, anarkistët, rreth dhjetë persona, u larguan.

Grupimi anarkist Rubikon publikoi pak më vonë dhe një video nga aksioni. Në Athinë, një grupim anarkist ka sulmuar rezidencën e ambasadorit amerikan, Geoffrey Pyatt.

Ishte rreth orës katër të mëngjesit të së martës, ku anarkistët u shfaqën në hyrje të rezidencës dhe hodhën në muret e jashtme shishe me bojë të zezë. Pasi shpërthyen dhe një bombë tymuese, anarkistët, rreth dhjetë persona, u larguan.

Grupimi anarkist Rubikon publikoi pak më vonë dhe një video nga aksioni. Policia shoqëroi disa persona, por më pas u lanë të lirë. Ambasadori Pyatt e konsideroi aktin si “vandalizëm fëminor”.

“Sot u zgjova nga një vandalizëm fëminor jashtë banesës sime dhe do të vazhdoj të punoj bashkë me autoritetet greke për t’u ndëshkuar fajtorët sipas ligjit. Shkatërrimi i pasurisë nuk është protestë paqësore”, shkruajti ambasadori në Tëitter.

Edhe ministria e Jashtme e dënoi sulmin, duke theksuar se akti nuk ka për të cenuar miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve.

Ky është incidenti i tretë brenda pak muajsh që shënohet në banesën e ambasadorit Pyatt apo në selinë e ambasadës amerikane në Athinë. Në fillim të Janarit, persona nga e njëjta organizatë, hodhën bojë në muret rrethuese të ambasadës.

Në fund të Janarit, në muret e rezidencës së ambasadorit, persona të panjohur shkruajtën parulla për Maqedoninë. Sulmi i sotëm konsiderohet një lëvizje simbolike në mbështetje ish-liderit të organizatës guerrile, “17 Nëntori”, Dimitris Koufodinas, që po bën grevë urie.

Kufodinas është dënuar 11 herë me burgim të përjetshëm, si pjesëmarrës apo ekzekutor në vrasjen e 13 personave, grekë dhe të huaj./ABC News Albania 24/7

Verena-1280x727.jpg
Sej rie11:50 | 15/05/2019

Trashëgimtarja 25 vjeçare e kompanisë së njohur të biskotave “Bahlsen” u shpreh se punëtorët e detyruar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kompaninë e saj, janë trajtuar mirë dhe janë paguar po aq sa gjermanët. Deklaratat kanë ngjallur reagime të ashpra në vend.  

Kanë shkaktuar debat të ashpër në Gjermani deklaratat e Verena Bahlsen, trashëgimtarja e perandorisë së biskotave “Bahlsen”, në vend. 25 vjeçarja u shpreh gjatë një interviste për “Bild” se fabrika e saj i ka trajtuar mirë punëtorët e detyruar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Firma “Bahlsen” në periudhën 1943 – 1945 kishte rreth 200 punëtorë të detyruar. Për këtë arsye dhe u hodh në gjyq, edhe pse gjyqi u mbyll pa asnjë dënim. Kanë qenë  të shumtë ata të cilët me anë të

Twitter i kanë kujtuar Verenës se kompania e saj, ku ajo ka në pronësi 25 për qind të aksioneve, ka përfituar ndaj të dënuarve me punë të detyruar nga nazistët. Por ajo i është përgjigjur se kjo ka ndodhur para kohës së saj dhe puna e detyruar është paguar njësoj me atë të gjermanëve. Ajo këmbëngul se punëtorët e detyruar janë trajtuar mirë. Polemikave të shpërthyera i janë bashkuar dhe figura politike të cilët shprehen se një trashëgimtare me pasuri të tillë, trashëgon dhe përgjegjësi dhe për këtë arsye nuk duhet të jetë arrogante. Në rrjetet sociale disa kritikë madje kanë bërë apel që të bojkotohen produktet e kësaj kompanie./ABC News Albania 24/7 

berat-1280x686.jpg
G. P.21:56 | 07/02/2019

Kafshimi i qenëve mësohet se i ka marrë jetën një gruaje pasditen e sotme në fshatin Dyshnik të Beratit. Viktima, Selime Braushi, u paraqit me disa plage ne trup ne spital dhe disa orë më vonë ndërroi jetë.

Gruaja ndodhej në pronën e saj duke punuar në kohën që është sulmuar nga disa qenë endacakë. Më pas 61-vjeçarja ka rënë në tokë dhe sërish qentë e kanë kafshuar disa herë në trup duke i shkaktuar plagë me pasojë vdekjen./abcnews.al

FE8ED0C1-EE9F-4636-82E6-092C07065CF9_w1080_h608.jpg
ent ela11:18 | 13/01/2018

Presidenti i Republikës Çeke, Zeman, është sulmuar nga një protestuese gjysmë e zhveshur me fjalët “Zeman, prostitutë e Putinit”. Ngjarja ndodhi teksa ai po votonte në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në nëj qendër votimi në Pragë. Duke përsëritur vazhdimisht të njëjtat fjalë, gruaja ka vrapuar drejt Zeman i cili nga përplasja ka humbur ekuilibrin. Por truprojat e tij e kanë mbajtur si dhe kanë larguar me forcë aktivisten.

Në faqen online të Femen, një grup ndërkombëtar feministesh, shkruhet se gruaja quhet Angelina Diash dhe është Ukrainase.

Zeman fillimisht është nxjerrë jashtë nga qendra e votimit, por është kthyer sërish për të votuar.

Ai garon për mandatin e dytë presidencial. Zeman ka shkaktuar polemika duke shprehur pikëpamje anti-migrante, duke nënçmuar myslimanët dhe duke forcuar marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin. Ndërsa aktualisht në Europë janë të shumtë ata që shqetësohen për ndërhyrjet e Moskës në perëndim

Ndër kandidatët e tjerë për president janë shkrimtari Michael Horacek, ish-kryeministri i krahut të djathtë, Mirek Topolanek, dhe Vratislav Kulhanekun, ish-shef i fabrikës çeke të makinave, Skoda Auto./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono