sulmet

basha1-1280x691.jpg
ent ela12:32 | 08/10/2019

Pas takimit me ministrin e jashtëm  austriak Alexander Schallenberg, kreu i Partisë Demokratike fajësoi kryeministrin Rama si përgjegjës të vetëm për mospërmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave. Në një deklaratë për mediat, kreu demokrat tha se rruga që ka zgjedhur Rama është rruga e fajësimit të kujtdo dhe sulmeve për të hequr përgjegjësinë.

“Duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave e sigurova ministrin austriak që PD do japë gjithë kontributin. Rruga që ka zgjedhur Rama është rruga e gabuar është rruga e fajësimit të kujtdo, është rruga e sulmeve ndaj BE, sulmeve ndaj qeverive europiane dhe sulmeve ndaj opozitës, medias e qytetarëve për të hequr përgjegjësinë”.

Dështimi për herë të katërt, sipas Bashës tregon se përgjegjës i vetëm është Edi Rama, ndërsa shtoi se propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë.

“Dështimi për herë të 4 ka vetëm një firmë dhe një emër. Përtej këtij dështimi Rama pop tregon se është pengesa e vetme, opozita e bashkuar është në krye të detyrës. Propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë dhe me këtë përgjegjsi para shqiptarëve i komunikova ministrit austriak që të mbështetet te opozita e bashkuar e PD, që Shqipëria mos mbetet peng i kapjes së shtetit dhe asgjësimit të institucioneve të pavarura dhe nëpërmjet zgjidhjes politike të dalim nga marshi indietro dhe të ecim ëprpara me vendosmëri dhe vizion për të kryer detyrat e  shtëpisë për të luftuar korrupsionin”. /abcnews.al

425B4FD5-416A-455D-AA1D-63695C14720E_w1023_r1_s.jpg
ent ela09:00 | 16/09/2019

Bashkimi Evropian tha sot se ka “një kërcënim real në sigurinë e rajonit” të Lindjes së Mesme, pas sulmeve ndaj ndërtesave të përpunimit të naftës në Arabinë Saudite.

Sulmet e djeshme me dronë në dy ndërtesat e naftës të kompanisë Armaco në Arabinë Saudite, paraqesin rrezik real për sigurinë rajonale”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses së shefes së BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

“Në këtë kohë, kur tensionet janë të larta në rajon, ky sulm minon punën që po vazhdon për uljen e tensioneve dhe dialogun”, thuhet në deklaratë, ku bëhet thirrje për “përmbajtje” me qëllim që të mos përshkallëzohet më shumë situata.

Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani morën përgjegjësinë për sulmet e së shtunës.

Por, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se pas këtyre sulmeve qëndron Irani. Zyrtarët iranian kanë mohuar çdo përfshirje në këto sulme. /REL

omonia-1280x707.jpg
ad min21:00 | 08/08/2019

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera u është përgjigjur ashpër akuzave për reformën në drejtësi në vendin tonë, e cila është sulmuar nga Presidenti Meta dhe kryedemokrati Basha se është e “kapur” nga Kryeministri Rama. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Calavera thekson se sulmet janë të pabaza dhe se Vettingu po trondit themelet e sistemit të korruptuar në Shqipëri.

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Xheno-veva Ruiz Calavera u është kundërpërgjigjur ashpër akuzave për reformën në drejtësi në vendin tonë. Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar këtë reformë si ‘Ramaformë’, ndërsa sipas kreut demokrat Lulzim Basha, drejtësia është kapur nga Edi Rama.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Calavera u shpreh e bindur se procesi i Vettingut ka dhënë një mesazh për ata që kanë abuzuar me pushtetin.

 “Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, Vetting-ut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethenëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim ato si një konfirmim që Vetting-u po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Shpresojmë që ndryshimi në gjyqësor të forcojë profesionalizmin, aftësinë dhe guximin e magjistratëve të sapoemëruar për të luftuar korrupsionin”, është shprehur shefja e ONM.

Calavera ka theksuar më tej në intervistë se procesi i vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët po monitoret nga ndërkombëtarët dhe në asnjë rast nuk ka pasur ndërhyrje nga politika ose presione të tjera.

“Numri i madh i magjistratëve që japin dorëheqjen ose janë duke u larguar nga puna konfirmon se ky është një proces serioz për rinovimin e gjyqësorit. Janë marrë masa serioze për të siguruar ekuilibrat dhe garancitë e nevojshme për pavarësinë e organeve të vetingut, në veçanti për të siguruar mungesën e ndonjë roli vendimmarrës ose përfshirjes së nivelit politik në to. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë po monitorojnë nga afër çdo hap të vendimmarrjes në të gjitha rastet e vetingut. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndërhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm”, ka theksuar Calavera në intervistën për Zërin e Amerikës.

Rivlerësimi i afro 700 prokurorëve dhe gjyqtarëve pritet të përfundojë në vitin 2026. Calavera ka deklaruar se angazhimi i operacionit ndërkombëtar të monitorimit do të jetë deri në fund të këtij procesi. Për më tepër, ajo ka bërë të ditur ONM ka dhënë kohët e fundit 42 milion euro nga fondet e BE-së në një program të ri drejtësie, që do të ndihmojë në konsolidimin e reformës./ABC News Albania 24/7

donald-trump-1280x785.jpg
ad min11:15 | 05/08/2019

 Në reagimin e radhës lidhur me dy masakrat që ndodhën në fundjavë në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump ka deklaruar se është koha që t’u jepet fund episodeve të tilla. Por kritikët e akuzojnë presidentin se është pjesë e problemit për shkak të retorikës kundër emigrantëve dhe refuzimit për kontrollin e armëve.

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish pas vrasjes së 29 personave në dy masakrat e fundjavës, duke deklaruar se “urrejtja nuk ka vend” në Shtetet e Bashkuara.

I ndodhur përballë akuzave të shumta të ngritura ndaj tij, Trump tha se “ndoshta duhet bërë më shumë” për të parandaluar sulme të tilla. Por kritikët thonë se vetë Trump është pjesë e problemit, duke cituar këtu retorikën e tij kundër emigrantëve dhe refuzimin për kontrollin e armëve. Sulmi në qendrën tregtare Uollmart në El Paso të Teksasit la 20 të vdekur, ndërsa ai në Dejton të Ohajos 9. 21-vjeçari që u arrestua në lidhje me masakrën e parë kishte postuar online një dokument ku thoshte se sulmi ishte një përgjigje ndaj “pushtimit hispanik” të Teksasit.

Ndërkohë, motivet e autorit të sulmit në Dejton, i cili mbeti i vrarë nga reagimi i policisë, mbeten të paqarta. Duke folur përpara gazetarëve, presidenti Trump tha se incidenteve të tilla u duhet dhënë fund. “Kjo është diçka që ndodh prej shumë vitesh në vendin tonë dhe tani duhet ta ndalim”, tha Trump. Ai shtoi se të dyja sulmet kishin në sfond probleme të lidhura me sëmundjet mendore, duke thënë se autorët ishin shumë të sëmurë.

Nga ana tjetër, hetuesit nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me gjendjen shëndetësore të atentatorëve. Prokurorët e Teksasit kanë deklaruar vetëm se episodi i ndodhur në El Paso po trajtohet si një rast i terrorizmit të brendshëm dhe se po shqyrtojnë që kësaj piste t’i shtojnë edhe atë të krimit me bazë urrejtjen./ABC News Albania 24/7

AMBASADORJA-GJERMANE-1280x696.jpg
nev ila13:18 | 21/06/2019

Selitë diplomatike në vend bëjnë thirrje për protesta paqësore dhe mbrojtje të procesit zgjedhor.

E para ishte ambasada amerikane. Në reagimin e saj thuhet se:

“SHBA-të duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi”.

Ne deklaraten e shperndare permes rrjeteve sociale ambasada e SHBA i ben thirrje organizatorëve të protestës që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.

I njëjti qëndrim u mbajt dhe nga ambasadorja gjermane, e cila thotë se:

“Dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore”.

“Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane./ABC News Albania 24/7

 

kzaz.jpg
nev ila13:00 | 20/06/2019

Policia e Shtetit vijon me procedimet dhe arrestimet pas sulmeve te djeshme ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD-ja dhe LSI-ja. Procedime dhe arrestime ka patur në Kavajë, Klos, Burrel, Kukës, Pogradec, por edhe në njësitë e tjera vendore. Gjashtë persona u arrestuan për sulmin e mbrëmshëm ndaj KZAZ-së nr 42 në Kavajë, ndërsa u proceduan në total 31 persona.

I lartë është edhe i personave të shpallur në kërkim policor, ku nga 25 shtetas, 12 janë punonjës dhe funksionarë të bashkisë Kavajë.

Ne Mat, nëntë persona janë arrestuar, 12 janë në kërkim dhe 33 janë të proceduar në gjendje të lire.  Mes të arrestuarve janë militantë dhe punonjës të bashkive të drejtuara nga PD-ja, policë bashkiakë, administratorë dhe punonjës të tjerë. Gjithashtu,  Policia e Kukësit ka vënë ne pranga 4 persona ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim pasi një ditë më pare dhunuan  qendrën e KZAZ nr. 11 tek gjimnazi ‘Havzi Nela’. Në berat e Skrapar, 40 persona janë në hetim, për sulmet kundër KZAZ-ve. ABC News Albania 24/7

PROVOKACIJA-30-PRILL-MONOLOGU-AGRON-TUFA-PJESA-1.mpg_snapshot_06.52-1280x720.jpg
ent ela20:42 | 30/04/2019

“Mua më kanë shpallur me vdekje, gjyqi popullor është bërë mungon vetëm ekzekutimi. I doli tim biri një prind. Ka qenë një numër i gazetës “Dita” me uniformën fashiste time dhe i doli dikush djalit tim dhe i thoshte: E pe tët atë fashist”.

I ftuar në studion e Provokacijas në ABC News drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizimit Agron Tufa ka shpjeguar atë që fshihet pas debatit publik dhe sulmet e akuzat ndaj tij.

“A kërkohet respektimi i standardeve evropiane në çdo gjë që bëjmë do zbatojmë atë ligj. Është bërë propagandë shkatërrimtare lidhur me të drejtat që na jep ligji me Institutin e studimeve për Krimet e komunizmit. Thuhet dhe kjo është e gënjeshtërt, që Instituti e ka që nga 1945. Krimet e komunizmit quhet periudha nga 1944-1990, si dhe periudha para 28 nëntorit deri në themelimin e Partisë Komuniste. Ne jemi marrë 90% me krimet  e kominizmit gjatë diktaturës dhe kemi bërë studime për publikun në maksimum dhe nuk jemi përqëndruar në emra dhe 1% jemi marrë me luftën”.

Tufa sqaron se debati bëhet për 265 emrat e librit studimor të Çelo Hoxhës, për të cilin ai sulmohet për shkak se drejton Institutin.

“Kemi një libër 350 faqe, studimor dhe origjinal i Çelo Hoxhës. 265 emra na faturohen. Ne që i quajmë kriminelë, nuk është është kështu. Janë përgjegjës për krimet e kryera në Shqipëri e Kosovë.

Libri i Çelo Hoxhës dhe sulmohet Agron Tufa se ai është përgjegjës, se ai është drejtor dhe pjesa dërrmuese është që kanë qenë të pranishëm në skenën e krimit dhe partizanë të rangjeve të larta nuk e kanë denoncuar asnjëherë.

Psh kur dënohet Kadri Hazbiu dalin 30 dëshmitarë për krimet e luftës të Kadri Hazbiut, pra ata i dinin dhe i thanë 30 vite më pas dhe shumica dërmuese i kemi pajisur me dokument origjinal”.

Për Tufën të gjitha këto sulme në media dhe Parlament janë një abuzim dhe yshtje e një segmenti fanatik popullor.

“Agron Tufa i ka quajtur kriminelë-ky është abuzimi i parë se një libër shkencor mund të hidhet poshtë nga një studim tjetër shkencor, por ti nuk e hedh dot në opinion. Gjërat janë të qarta dhe mund të ketë interpretime. Vetëm një specialist mund ta hedhë librin poshtë, por gjyqe masive popullore.

Ti po ysht një popull ose një segment të fanatizmit popullor dhe pasojat a i merr parasysh se ti po gënjen mashtron, po shfaq një situatë që nuk ka lidhje. Unë mbaj përgjegjësi për çdo akt që bëj, por jo të shfaqësh atë që nuk është e vërtetë. 26 ditë pa ndërprerje gazeta hapej me sulm ndaj një personi”. /abcnews.al

 

YYY-1280x761.jpg
ent ela12:09 | 28/02/2019

Një nga bashkëpunëtorët në sulmet e 11 Shtatorit ndaj Kullave Binjake, është dëbuar nga Gjermania në Marok në tetor të 2018-ës. Por drejtësia gjermane është përfshirë në skandal, pasi shtetasit maroken i janë dhënë me vete 7 mijë euro cash.

Një skandal i shpërthyer për shkak të mënyrës së trajtimit të një bashkëpunëtori në sulmin e 11 shtatorit ndaj Kullave Binjake, ka vënë në vështirësi drejtësinë gjermane. Munir El Motasedek, i dëbuar në Marok nga Gjermania në 17 tetor të një viti më parë, është hipur në avion me 7 mijë euro cash që i janë dhënë nga administrata gjermane e burgjeve gabimisht. Pavarësisht se rregullorja e bashkimit evropian e ndalon një gjë t ë tillë. Lajmi është publikuar nga mediat gjermane. Paratë mund të jenë marrë nga llogaria bankare e të burgosurit shkruan Bild. Bundesbank denoncoi faktin disa ditë pas dëbimit të marokenit. Ndërsa për çështjen kanë nisur hetimet nga autoritetet e Hamburgut. /abcnews.al

erion-veliaj-1.jpg
ad min13:11 | 27/09/2018

Për herë të parë Tirana do të ketë një Terminal Autobusësh që do të ngrihet në pjesën hyrëse të Tiranës, nga ana perëndimore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj iu përgjigj në mbledhje e sotme të Këshillit Bashkiak akuzave të PD, teksa deklaroi se arsyeja e këtyre sulmeve nga opozita është moslejimi i pallateve të Lul Bashës në truallin ku do të ndërtohet ndërtohet terminali i autobusëve.

“Terminalin e autobusëve mezi e pret Tirana. Tirana merr 99 lavdërime, merr vetëm një vërejtje nga turistët. Nuk ka një vend ku ti shkon nga Tirana te një Unesco në berat, te një Unesco në Gjirokastër. Ne mund të jemi më të mitën e gjithë kohërave, një terminal modern në Tiranë. Kam hequr pallatet e Lulit nga projekti i terminalit. Projekti I terminalit ishte mbushur me pallate, me një çik terminal në tokë të shtetit. Ajo që bëmë është që hoqëm gjithë pallatet, do të jetë vetëm terminal. Kjo është e vetmja gjë që I kam ndryshuar VKM-së së Sali Berishës që i kaloi terminalin sa u zgjodh Luli Bashkisë te kthesa e Kamzës. Transferimin e truallit dhe përcaktimin e autoritetit kontraktues. Pra një në 2011 dhe një në 2013. Fati i keq I Saliut që kishte një gjumash në bashki që nuk e bënte dot terminalin. Por të thuash që ne kemi bërë shkelje?! VKM e Saliut dhe vendimi I këshillit Bashkiak Lulzim Basha. Tani që ne duam ta bëjmë terminal thonë aferë korruptive? Kush është aferë korruptive?! Që hoqëm pallatet? Se ishte kompleks pallatesh në tokë të bashkisë me një çik terminal autobusësh, ndërkohë tani është e gjithë terminal autobusësh”, tha Veliaj./abcnews.al

SHBA-LUFTA.mpg_snapshot_00.21.jpg
ent ela09:20 | 22/09/2018

Administrata amerikane ka zgjedhur kundërsulmin për t’iu përgjigjur sulmeve kibernetike të vendeve rivale. Në prag të zgjedhjeve të nëntorit, presidenti Trump ka firmosur një direktivë të re që ndryshon nga ajo e Barak Obamas.

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një strategji të re për mbrojtjen kibernetike, që parashikon rritjen e operacioneve ofensive. Në këtë mënyrë Trump ka ndryshuar rrënjësisht strategjinë e parardhësit të tij Barack Obama. “Do të bëjmë shumë gjëra në aspektin ofensiv. Është mirë që kundërshtarët tanë ta dinë”, ka deklaruar këshilltari për sigurinë kombëtare John Bolton. Lajmi vjen në një kohë kur po afrojnë zgjedhjet afatmesme për Kongresin e kur druhen ndërhyrje të huaja kibernetike, si ajo ruse e vitit 2016. “Kemi autorizuar operacione ofensive që do të ndërmerren në bazë të një direktive të re presidenciale”, ka sqaruar Bolton.

Këshilltari i afërt i Trump ka nënvizuar se kjo nismë është në interes të Shteteve të Bashkuara jo për të depërtuar më shumë në hapësirën kibernetike, por për të krijuar barriera mbrojtëse dhe për t’u treguar vendeve rivale se sulmet e tyre ndaj Amerikës nuk do të kalojnë pa kosto. Strategjia e re u ofron agjencive federale udhëzime të reja për të mbrojtur vetëveten dhe të dhënat private të amerikanëve. Veç Rusisë, që akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016-s, qeveria amerikane konsideron edhe Kinën përgjegjëse për një seri agresionesh informatike./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono