sulme

vlcsnap-error896-1280x720.jpg
gra moz12:52 | 04/02/2018

Ushtria turke ka pësuar disfatën më të rëndë, që prej nisjes së ofensivës kundër milicive kurde në Siri. Mësohet se 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Turqisë janë vrarë.

Ushtria e Turqisë ka pësuar ditën më vdekjeprurëse në ofensivën kundër milicive Kurde brenda veriut të Sirisë. Mësohet se 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë. 5 prej tyre humbën jetën pasi tanku i tyre u sulmua në rajonin Afrin. Kryeministri Binali Jëlldërëm u zotua se militantët do të paguajnë dyfishin e asaj që kanë bërë ndërsa avionët e Ankarasë kanë goditur vendndodhje të kurdëve në verilindje të qytetit Afrin.

Operacioni i ushtrisë turke, i quajtuar “Dega e Ullirit”, ka nisur me 20 Janar dhe qëllimi i tij është largimi i milicisë kurde YPG nga provinca Afrin. Ankaraja i shikon militantët YPG si një grupim terrorist dhe si zgjatim i Partisë Punëtore të Kurdistanit “PKK”. Kjo lëvizje ka luftuar prej 3 dekadash për autonomi në juglindje të Turqisë.

Sipas konfirmimeve zyrtare, 14 ushtarë të forcave të sigurisë së Ankarasë kanë humbur jetën në ofensivë. Ndërsa nga ana tjetër, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadollu, janë neutralizuar mbi 900 militantë kurdë, të cilët konsiderohen si terroristë.

Në këtë ofensivë, forcat turke shoqërohen dhe nga rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane. Ndërkohë, fuqitë perëndimore, përfshirë SHBA-në dhe Francë, prej kohësh bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje në mënyrë që të shmangen viktimat në civilë. Pikërisht për këtë ka ardhur dhe një bilanc provizor. Sipas një zyrtari siriano-kurd, 150 civilë janë vrarë dhe 300 të tjerë janë plagosur që prej nisjes së ofensivës së ushtrisë turke./abcnews.al

tripoli.jpg
gra moz18:57 | 15/01/2018

20 të vdekur dhe 38 të plagosur eshte bilanci i luftimeve të dhunshme këtë të hënë në zonën përreth aeroportit të Tripolit, në Libi. Autoritetet vendase kanë saktësuar se dy prej viktimave janë civilë. Incidentet filluan në orët e mëngjesit, kur një grup personash të armatosur me artileri të rëndë ka tentuar të sulmojë burgun që ndodhet brenda perimetrit të aeroportit. Përveç viktimave, nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të dëmtuar disa avionë pasagjerësh. Struktura kontrollohet nga një milici besnike e qeverisë së Fajed al Sarraj. Një zëdhënës i saj ka deklaruar se stafi është evakuuar dhe fluturimet janë anuluar./abcnews.al

vlcsnap-error449-1-1280x720.jpg
gra moz20:08 | 12/01/2018

Vizita e Papa Françeskos në kryeqytetin e Kilit është pritur me trazira të shumta. Të paktën 3 kisha janë sulmuar vetëm ditët e fundit. Vizita do të zhvillohet me 15 Janar, ndërsa qytetarët kundërshtojnë shpenzimet e shtetit për përgatitjet.

Të paktën 3 atentate kundër disa kishave katolike janë regjistruar ne qytetin Santiago. Këto sulme lidhen me vizitën e Papa Françesko në Kili, që do të zhvillohet me 15 Janar. Këtë e shkruan gazeta vendase “La Nacion”. Sulmi i parë, i kryer me flakadan vuri në shënjestër famullinë e “Santa Isabel de Hungría”.

Në vendngjarje, autorët kanë lënë pamflete me slogane anti-qeveritare, dhe një nga kërcënimet ndaj Papës, në të cilin thuhet se “bombat e ardhshme do të vendosen nën veshjen tënde”.
Sulmi i dytë ndodhi në kishën Emmanuel dhe atentati tjetër në kapelën e “Krishtit Vencedor”. Në të dyja rastet janë përdorur pajisje shpërthyese që shkaktuan dëmtime. Një sulm i katërt është kryer në famullinë “Santuario de Cristo Pobre”, në periferi të kryeqytetit kilian, por hetuesit ende duhet të konstatojnë nëse ishte një sulm i qëllimshëm.

Presidentja e vendit, Mishel Bakelet, i ka cilësuar këto ngjarje si shumë të çuditshme. Ajo nënvizoi se qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë kundër vizitës së Papës, por kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore. Ndërkohë, mediat në Kili shkruajnë se arsyeja e sulmeve ndaj kishave janë milionat që po zhpenzohen nga shteti rreth përgatitjeve për vizitën e Papa Françeskut./abcnews.al

auto_9B4AC40E-6906-42E2-A751-EDBFFFA4E9DE_cx0_cy6_cw0_w987_r1_s_r11485004698.jpg
us er09:58 | 01/12/2017

Së paku, 9 persona kënë mbetur të vrarë dhe 36 janë plagosur nga një sulm i armatosur në një kolegj Agrikulture në Pakistan, në qytetin e Peshaëarit. Tre burra të maskuar me burka kanë hyrë në brendësi të kolegjit mëngjesin e së premtes, duke qëlluar me armë. Brenda kampusit ndodheshin 120 studentë, sipas Rojters. Qyteti ndodhet pranë kufirit me Afganistanin dhe është goditur shpesh nga Talibanët. Policia njoftoi se nga të vrarët 8 janë studentë dhe njëri punonjës zyre. Sulmuesit e dyshuar si militantë taliban u vranë nga policia gjithashtu. Grupi i Talibanëve të Pakistanit ka marrë persipër sulmin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono