sulme terroriste

siri.jpg
in a07:32 | 05/02/2020

Rreth 40.000 civilë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Idlib, në zonën e deeskalimit në veriperëndim të Sirisë. Sulmet e vazhdueshme të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri dhe aleatët e tij në dy ditët e fundit ka shkaktuar emigrimin e detyruar.

Sipas Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, për shkak të sulmeve intensive emigrimi i detyruar është rritur në zonat qendrore të Idlibit dhe në rajonet Ariah, Jabal Zawiya dhe Saraqib. Shumica e personave të zhvendosur kanë arritur në kampet në afërsi të kufirit turk ndërsa disa të tjerë u vendosë në zonat e pastruara nga elementet terroriste pas fushatave ushtarake të Turqisë.

Që nga viti 2016, Turqia ka kryer tre operacione të suksesshme në Sirinë veriore kundër YPG/PKK-së terroriste dhe DEASH-it, respektivisht operacionin Mburoja e Eufratit në vitet 2016 dhe 2017, operacionin Dega e Ullirit në vitin 2018, si dhe operacionin Burimi i Paqes i filluar në tetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë civilët përballen me vështirësi të mëdha në gjetjen e vendeve për t’u strehuar pasi kampet e refugjatëve janë të mbipopulluar dhe kanë mungesë të infrastrukturës thelbësore. Mijëra familje kanë nevojë të madhe për ndihmë humanitare përdërisa përpiqen të jetojnë në kushtet e vështira të dimrit.

Numri i personave të zhvendosur nga Idlibi dhe Halepi që nga fillimi i vitit 2019 ka arritur në 1,68 milionë persona.

italia.jpg
ger ta11:45 | 18/01/2020

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje shtetasve amerikanë që dëshirojnë të udhëtojnë në Itali që të tregohen të kujdesshëm për shkak të terrorizmit.

Në një përditësim që daton në 15 janar, Italia është në nivelin e dytë të rrezikshmërisë që nënkuptonte grupe terroriste vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në Itali.

Në këtë raport lexohet se terroristët mund të sulmojnë me apo pa paralajmërim në vende turistike apo qendra transporti.

ardi-veliu-1280x678.jpg
nev ila12:07 | 23/10/2019

Ardi Veliu në deklaratën për shtyp deklaroi se është zbuluar një organizatë terroriste në Shqipëri aktiviteti i të cilës është parandaluar dhe zbuluar. Celula kishte organizuar akte terroriste në ditën e Sulltan Novruzit.

Gjeneralitete:
1. PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2. Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3. Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4. Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.

Një rrjet terrorist, i drejtuar nga regjimi iranian është zbuluar në Shqipëri. Synimi i këtij rrjeti ishte kryerja e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK).

Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë. Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.

Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua.

Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh MALEK ZADEH, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. MALEK ZADEH (i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam TURGUT, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS. TURGUT, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge. TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS. Autoritetet shqiptare i kanë identifikuar këta individë dhe informacioni i siguruar nga informatorë nga brenda organizatave kriminale i ka lejuar autoriteteve shqiptare që të parandalojnë planin e marsit 2018 dhe planifikimet eventuale për sulme nga figurat e krimit të organizuar që kishin si objektiv MEK-un për llogari të regjimit Iranian.

Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban. Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit. Brenda kësaj njësie, ka një nënnjësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit. Modus Operandi i njësisë përfshin menaxhimin nga distanca të forcave të treta (proxy), zakonisht kriminelë dhe anëtarë të mafies me të kaluar të ndryshme, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018.

Sjellim në vëmendje se nga viti 2014, në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe SHBA- ja, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe si një alternativë praktike ndaj regjimit iranian dhe për këtë shkak regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij. MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit.

Institucionet shqiptare të sigurisë po punojnë vazhdimisht për të ndalur këto tentativa për sulm./abcnews.al

 

seven-eleven.jpg
ad min12:49 | 11/09/2019

18 vjet pas sulmit të rëndë terrorist, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë 11 Shtatorin dhe rreth 3 mijë viktimat. Të afërmit e viktimave do të mblidhen në Ground Zero, ndërsa presidenti amerikan Trump do të jetë në Pentagon.

Amerika përkujton 11 Shtatorin. Është përvjetori i 18-të i atentatit më vdekjeprurës të ndodhur në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonitë përkujtimore do të shoqërohen me apele për të mos harruar asnjëherë atë që ndodhi.

Të afërmit e rreth 3 mijë viktimave të atentatit të 11 Shtatorit 2001 do të mblidhen në Ground Zero. Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në Pentagon, ku do të jetë i pranishëm dhe George Bush, i cili ishte president në momentin e sulmeve.

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence do të flasë pranë Shanksvill, në Pensilvani ku ndodhi sulmi i tretë terrorist. Në të gjitha shkollat në shtetin e Nju Jork, studentët do të mbajnë një minutë heshtje, gjë që së fundmi është bërë e detyrueshme me ligj.

Avionët që u sekuestruan nga terroristët në 11 Shtator 2001 e që më pas u devijuan kundër kullave binjake në Manhatan dhe kundër Pentagonit, shkaktuan rreth 3 mijë viktima, emrat e të cilëve do të lexohen me zë të lartë gjatë ceremonisë në Ground Zero.

Pasojat e atentateve janë të dukshme kudo: që nga siguria në aeroporte dhe lufta kundër terrorizmit e ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët në shumë vende me shumicë myslimane.

Ndërkohë po në kuadër të 11 Shtatorit u hodh një raketë kundër ambasadës amerikane në Afganistan, ku pas atentateve të 2001-shit, dhe nisi një pushtim amerikan që u transformua në luftën më të gjatë të ndërmarrë ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Misionet ushtarake në Afganistan dhe në Irak, për shumë analistë janë shkaqet e situatave të paqëndrueshme dhe shkatërrimit në këto vende./ABC News Albania 24/7

GJERMANI-SIGURIA.mpg_snapshot_00.15-1280x880.jpg
ent ela22:29 | 20/12/2018

Autoritetet në Gjermani kanë rritur masat e sigurisë në aeroportet kryesore të vendit, pas sinjalizimeve për sulme të mundshme terroriste. Strukturat ligjzbatuese kanë vepruar të ndikuara edhe nga sulmi i një jave më parë në Strasburg, që ndodhet 150 kilometra larg qytetit të Shtutgartit.

Aeroportet më të mëdha të Gjermanisë janë vënë në gjendje alarmi pasi 4 persona të dyshuar për terrorizëm u vunë re teksa monitoronin aeroportin e Shtutgartit. Policia lokale është vënë në kërkim të dy personave, atë e bir, nga rajoni i Rehnit Verior Vestfalia, si dhe për dy persona të tjerë që po fotografonin terminalin e aeroportit. Autoritetet ligjzbatuese gjermane u vunë në lëvizje pas sinjalizimeve të dhëna nga shërbimet sekrete marokene, një javë pas sulmit terrorist të ndodhur në kufirin me Francën. Tre persona mbetën të vrarë nga Sherif Çekat në tregun e Krishtlindjes së Strasburgut, që ndodhet rreth 150 km nga Shtutgarti. Policia gjermane ka deklaruar për transmetuesin publik ARD se forcat e sigurisë janë në gjendje gatishmërie në të gjitha aeroportet e vendit, ndërsa revista “Bild” në edicionin online ka saktësuar se masat janë përforcuar në 14 strukturat më të mëdha të Gjermanisë. Që prej sulmit të Strazburgut, aktivitete të dyshimta janë konstatuar edhe në aeroportin “Sharl dë Gol” të Parisit. Në rastin gjerman, atë e bir u kapën përmes kamerave të sigurisë teksa bënin foto përreth aeroportit, por u larguan para se të mbërrinte policia. Gjermania ra pre e një sulmi terrorist pak përpara Krishtlindjes së vitit 2016, kur xhihadisti tunizian Anis Amri vërshtoi me një kamion në tregun festiv të Berlinit, duke vrarë 12 persona dhe plagosur shumë të tjerë. /abcnews.al

sulmeee.jpg
ad min12:41 | 14/05/2018

Në sajë të zhvillimeve të fundit në Francë, inteligjenca britanike ka dhënë alarmin për atentate të mundshme terroriste në Europë. Sipas inteligjencës së Londrës, që prej 2017 të paktën janë parandaluar 12 sulme në Mbretërinë e Bashkuar.

ISIS synon të kryejë sulme “shkatërruese” dhe “në shkallë të gjerë” në Europë pasi ka humbur territor në Lindjen e Mesme. Alarmi është dhënë nga kreu i inteligjencës britanike MI5, Andrew Parker, dhe ai këtë do t’ua komunikojë përgjegjësve për sigurinë europiane në Berlin.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, që nga sulmi në Westminster në 2017, janë parandaluar 12 atentate terroriste.

Numri një i inteligjencës së brendshme britanike është i gatshëm që të akuzojë edhe Kremlinin për “shkelje flagrante të rregullave ndërkombëtare” për helmimin e ish-spiunit rus Sergej Skripal dhe të bijës së tij në Salisbury në Mars. Parker e përshkruan tentativën për vrasje si “aktivitet I qëllimshëm keqdashës” që rrezikon të shndërrojë Rusinë në një “regjim më shumë të izoluar”.

Ndërkohë, sa i përket rastit të helmimit të ish-spiunit rus, Moska nuk ka pranuar se qëndron prara vrasjes së mbetur në tentativë. Për këtë pati dhe një reagim ndërkombëtar me dëbime diplomatësh rusë nga shumë vende perëndimore, përfshirë Shqipërinë. Me të njëjtën mënyrë është përgjigjur dhe Kremlini./abcnews.al

 

vlcsnap-error660-1280x720.jpg
ent ela11:57 | 21/02/2018

Një akt terrorist në zemër të Venecias në ditën e Karnevaleve, kur qyteti Italian transformohet në një festë publike dhe një numër turistësh dhe fëmijësh të maskuar popullojnë zonën qëndrore.

Ky ishte plani i veprimit i një celule terroriste e përbërë nga shqiptarë të Kosovës, të cilët duke vënë maska për tu futur mes turmës, të armatosur me thikka, ishin të gatshëm të vepronin kundër “të pafeve” në sheshin “San Marko”.

Në pranga kanë përfunduar 4 kosovarë, mes të cilëve një fëmijë 17 vjeç, i cili u sugjeroi të tjerëve vendosjen e një bombe. 3 personat e tjerë janë identifikuar si Fisnik Bekaj 24 vjeç, Dakë Haziraj 25 vjeç dhe Arjan Babaj 27 vjeç, i cili mendohet të jetë lideri i celulës që kishte për seli qëndrore një apartament në sheshin San Marko.

Tek kjo banesë ata kryenin lutjet e tyre dhe shikonin video të stërvitjeve të shpërndarë nga ISIS.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë 2017-ës. Drejtësia italiane ka dënuar minorenin me 4 vite e 8 muaj burg. Për 3 të tjerët është kërkuar shytrje të gjykimit. Mediat përtej adriatikut kanë zbuluar edhe një pjesë të përgjimeve të policisë italiane. Në bisedë pjestarët e celulës diskutojnë për mënyrën e sulmit pasi kanë blerë një thikë për 15 euro. Në përgjime del edhe emri i një kosovari tjetër, Mërgim Gecaj, i cili është dëbuar nga Italia. Gjithashtu gjatë hetimeve është zbuluar se celula ka blerë një kallashnikov për 250 euro në zonën e ish-Jugosllavisë. Në telefonin e liderit të tyre është zbuluar një imazh i Arjan Babaj i cili gjendet në një pyll ndërsa në duar mban një armë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono