sulm

sulm.jpg
G. P.09:48 | 20/08/2018

Hetuesit në Turqi po hetojnë lidhur me të shtënat me armë zjarri ndaj ambasadës amerikane në Ankara. Hetuesit njoftuan se nuk kanë arritur ende të identifikojnë autorët.

Autoritetet e Turqisë vijojnë hetimet për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës, e cila rriti dhe më tej tensionet mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Zyra e guvernatorit në Ankara njoftoi se autori apo autorët e të shtënave ndaj ambasadës amerikane nuk janë identifikuar ende.

Selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara është mbyllur mesditën e së hënës dhe do të qëndrojë kështu deri në fund të javës për shkak të festës zyrtare të Kurban Bajramit.

Gjatë orës 05:00 të mëngjesit, nga një makinë në lëvizje është qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të ambasadës amerikane në kryeqytetin turk. Fatmirësisht nga sulmi nuk ka asnjë person të lënduar. Sipas dëshmitarëve, plumbat u qëlluan nga një makinë e bardhë, e cila kaloi me shpejtësi të lartë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku mori provat e nevojshme dhe nisi punën për gjetjen e makinës dhe kapjen e autorëve. Sulmi drejt ambasadës amerikane vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë jane ne kulmin e tensionit.

Kjo edhe pas arrestimit të pastorit amerikan Andrew Brunson në Turqi. Brunson akuzohet se ka ndihmuar përpjekjet për grusht shteti në vitin 2016 dhe rrezikon të përballet me 35 vjet burg.

Nga ana e tyre, SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj ministrit turk të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm, ndërsa presidenti Trump ka nxitur tarifat për importin e aluminit dhe çelikut në vend.

polici.jpg
G. P.09:28 | 20/08/2018

Autoritetet në Katalonjë po hetojnë për terrorizëm lidhur me sulmin e mëngjesit të sotëm në një stacion policie. Gjatë atentatit, autori me origjinë nga Algjeria mbeti i vrarë.

Policia e Katalonjës, Mossos po heton ngjarjen e mëngjesit të së hënës në stacionin e policisë Cornella në Barcelonë si një sulm terrorist. Komisari Rafel Comes, përgjegjës për luftën kundër terrorizmit, ka identifikuar autorin si Abdelouahab Taib, i cili ka tentuar të hyjë në stacion dhe të sulmojë agjentët me një thikë në duar duke thërritur “Allah” dhe shprehje të tjera që nuk mund të identifikoheshin. Mosso bën me dije se thika kishte përmasa të mëdha.

Disa pas sulmit, komisari doli në një konferencë për shtyp për të shpjeguar episodin, por duke mbajtur të fshehta disa detaje kryesore të hetimit. Autori i ngjarjes me origjinë nga Algjeria por me shtetësi spanjolle, ishte afruar tek qendra policore me pretendimin se donte të bënte një pyetje. Më pas një agjent i ka hapur derën dhe në atë moment agresori ka nxjerrë thikën dhe ka filluar sulmin.

Por më pas agjentët e tjerë kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar mbi autorin duke e lënë të vdekur. Komisari nuk ka detajuar sa të shtëna ka pasur dhe ku është qëlluar Taib. Gjithashtu është konfirmuar se 29-vjeçari nuk kishte pasur rekorode kriminale të mëparshme. Aktualisht dyshohet se Taib është radikalizuar sëfundmi. Policia e Katalonjës njoftoi se dy agjentët që u përballën me agresorin po marrin trajtim psikologjik./abcnews.al

INCIDENT-NE-PORTIN-E-DURRESIT-MBULIM-ABC-M-2-T-1-HD.mpg_snapshot_00.17-1280x694.jpg
G. P.13:35 | 13/08/2018

35 vjeçari italian, i cili ishte roje fizike i tragetit të linjës Bari-Durrës është proceduar në gjendje të lirë. Ai është autori që u konfliktua dhe ka goditur me sende të forta disa shtetas që do të udhëtonin me traget për në Itali. Ky sherr u shua pasi ndërhyn punonjësit e policisë kufitare të Durrësit. Ndërkohë, Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës për rastin në fjalë, me qëllim analizimin dhe parandalimin e rasteve të tjera i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit Portual Durrës mbledhjen e Komitetit të Sigurisë me të gjithë Operatorët në marrjen e masave të nevojshme. Ngjarja ka ndodhur të shtunën. Pasagjerët ishin acaruar pasi kishin disa orë që prisnin për ti nisur për udhëtim, por trageti kishte pësuar defekt dhe kishte njoftuar se do të kishte vonesë në nisje. Ketu ka filluar dhe sherri me rojen italian./abcnews.al

 

skynews-manchester-moss-side_4387644.jpg
G. P.11:05 | 12/08/2018

Një sulm i armatosur i ndodhur në orët e para të së dielës në Mançester të Britanisë së Madhe ka lënë të plagosur të paktën 10 persona. Ngjarja ka ndodhur në një zonë e cila në të kaluarën ka qenë famëkeqe për krime të dhunshme dhe detektivët janë vënë në punë për zbardhjen e saj.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Mançester të Anglisë. Ngjarja ka ndodhur në përfundim të ceremonisë së karnevaleve të Karaibeve, rreth orës 02 e 30 me orën lokale, në zonën MOS SAJD. Policia vendase ka bërë me dije se të lënduarit kanë marrë plagë të lehta dhe të rënda, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Detektivja Debbie Dooley, ka deklaruar se hetuesit po mundohen të zbulojnë vendin e saktë ku ka ndodhur incidenti dhe identifikimin e autorëve të një sulmi kaq të rrezikshëm. Zyrtarja ka bërë me dije se njësi policie shtesë do të patrullojnë zonën në ditët e ardhshme për të garantuar sigurinë.

Karnevalet e Karaibeve zakonisht janë një event festiv që mbahet rregullisht në Mançester. Ngjarja ka gjasa të ketë shqetësuar banorët, që siç raporton BBC janë mbyllur në shtëpitë e tyre. Pritet që në ditët e ardhshme hetuesit të zbardhin motivet e këtij sulmi. Në vitet e fundit, autoritetet në MOS SAJD, në jug të qytetit britanik, kanë punuar për të përmirësuar imazhin e zonës, që në të kaluarën ka qenë famëkeqe për krimet e dhunshme./abcnews.al

sulmii.jpg
G. P.16:05 | 20/07/2018

Një person i armatosur me thikë sulmoi pasagjerët e një autobusi në Lubek, në Gjermani. Bilanci ende i përkohshëm flet për të paktën një viktimë, dhe rreth 14 të plagosur disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Sipas gjermanes “Bild”, agresori një 30 vjecar Iranian, është arrestuar nga agjentët e policisë./abcnews.al

gruaja.jpg
G. P.19:51 | 09/07/2018

Një grua i ka shpëtuar mrekullisht plumbave të atentatorit, që nisi të hapte zjarr gjatë kohës që ajo ishte në makinë.

Ngjarja ka ndodhur në Londër më 14 Maj të këtij viti, ndërsa policia britanike ka shpërndarë sot pamjet në një thirrje për të identifikuar sadopak njeriun që u përpoq të vriste 51-vjeçaren, identiteti i së cilës nuk është bërë publik.

Në pamjet e filmuara nga disa kamera sigurie, i dyshuari shikohet teksa i afrohet ngadalë makinës, të cilën e drejtonte gruaja. Ai drejton armën drejt saj, por mrekullisht plumbat prekin vetëm makinën dhe xhamat.

Zonja 51-vjeçare nuk u plagos dhe pas disa çastesh zbret nga makina e hutuar, duke mos ditur se çfarë të bëjë. Kur policia mbërriti, i dyshuari kishte ikur me një makinë të paidentifikuar akoma.

“Ky është një sulm i pazakontë që ndodhi në mes të ditës dhe që fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur. Të shtënat me armë nuk kanë vend në Londër dhe ne po bëjmë një hetim të plotë që atentatori të dalë para gjykatës”, tha detektivi i çështjes, Tom Williams.

Për personin që qëlloi gruan deri më tani policia thotë se është me ngjyrë, trup mesatar dhe rreth 150 centimetra i gjatë./abcnews.al

makinaaa.jpg
G. P.10:24 | 26/06/2018

Zyrat e gazetës holandeze të njohur “De Telegraf” janë sulmuar në orët e para të së martës. Dy persona, të cilët nuk janë identifikuar nga policia, kanë përplasur një makinë me godinën e gazetës dhe më pas i kanë vënë zjarrin. Autoritetet njoftojnë se nga sulmi nuk ka pasur njerëz të lënduar vetëm dëme të shumta materiale. Ndërkohë policia holandeze ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe arsyet e sulmit./abcnews.al

liege.jpg
G. P.12:41 | 29/05/2018

Një sulm me armë zjarri ka terrorizuar banorët e qytetit Liege në Belgjikë. Mësohet se një person ka vrarë dy policë dhe një kalimtar të rastit përpara se të ekzekutohej.

Policia belge njoftoi se agresori është neutralizuar dhe se tashmë situata është nën kontroll. Gjatë ngjarjes edhe dy policë të tjerë mbetën të plagosur.

Gjithashtu agresori mori peng një femër. Motivet e autorit janë ende të paqartë dhe autoritetet kanë hapur një hetim për këtë. Aktualisht nuk përjashtohet asnjë piste as ajo e terrorizmit.

Belgjika është goditur shpesh nga sulme të natyrës terroriste, me ISIS që kërcënon shpesh për atentate. Në vendngjarje, sipas raportimeve, po heton njësia e anti-terrorit./abcnews.al

shtepia-e-izraelit.jpg
G. P.15:59 | 18/05/2018

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtorë 9 të akuzuarit për organizimin e sulmit të parandaluar në Shkodër ndaj lojtarëve të ekipit kombëtar izraelit të futbollit. Tre prej të akuzuarve për organizimin e sulmit terrorist në Shkodër, ndaj kombëtares së Izraelit, që ndodhen në paraburgim refuzuan të jenë në gjykatë për të qenë të pranishëm në dhënien e vendimit. Tre prej tyre u dënuan dhe me gjoba që në total ishin më shumë se 8 mijë euro.

Gjyqtari tha se gjykata ka vërtetuar se Visar Ibishi ishte lider i grupit dhe personi që është kontaktuar drejtpërejt nga Lavdrim Muhaxheri për të organizuar grupin dhe për të kryer sulmin. Kombëtarja e Izraelit erdhi në Shqipëri më 12 Nëntor 2016 për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të kualifikimeve të Botërorit Rusi 2018./abcnews.al

sulmi-ne-france.jpg
G. P.10:40 | 18/05/2018

Një atentat është parandaluar në Francë me arrestimin e dy vëllezërve egjiptianë. Dy të arrestuarit, sipas ministrit të Brendshëm, kishin udhëzime për prodhim helmi në formë pluhuri.

“Dy të rinj me origjinë egjiptiane po përgatisnin një sulm, me eksploziv apo me substancë toksike Ricin, që është një helm shumë i fuqishëm”, u shpreh ministri Kolomb.

Ai tha se kanë arritur të parandalojnë një sulm që po organizohej, pasi kanë mbajtur nën mbikëqyrje përmes rrjeteve sociale dy të arrestuarit, por dhe persona të tjere të dyshuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono