stuhia

Storm-Ciara-hits-Britain-and-Ireland-with-heavy-rain-and-winds-www.africanstand-3.jpg
eri Ida07:07 | 11/02/2020

Stuhia ‘Ciara”, që ka goditur Britaninë e Madhe ka shkaktuar dy viktima dhe ka shkatërruar zonat e banuara, por shkaktuan edhe dy vdekje njerëzish. Mediat e huaja raportojnë se një 58 vjeçar i cili po udhëtonte me makinë e ka zënë poshtë një pemë ndërsa një burrë 77 vjeçar si pasojë e rrëshkitjes ra përmbys dhe e goditi kokën për akulli.

Sipas raportimeve, erërat e forta kanë rrëzuar pemë, çati, prishjen e hekurudhave, bllokimin e linjave dhe rrëzimin e kabllove të energjisë elektrike, ndërsa më shumë se 20,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike brenda natës.

Ndërkohë sipas autoriteteve vendase theksohet se kjo nuk do të jetë stuhia e fundit që ka përfshirë vendein pasi pritet që kaosi i motit të zgjasë akoma. /abcnews.al

unnamed-1-2.jpg
eri Ida11:11 | 10/02/2020

Stuhia Kiara që ka përfshirë Veriun e Europës, ka lënë pa energji elektrike më shumë se 130 mijë banesa në Francë duke detyruar autoritetet të mbyllin dhe kullën Eifel. Situatë kritike dhe në Gjermani kus si pasojë e stuhisë Sabin autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e trenave përgjatë itenerarit drejt shteteve perëndimore

Por përvec situatave kaotike, mediat nxjerin në pah dhe një fakt të cuditshëm. Stuhia Kiara dhe erërat e forta në Atlantik dhe veriun e Europës, ndihmuan në thyerjen e rekordit të shpejtësisë të fluturimeve mes Nju Jork dhe Londrës, duke bërë që cdo gjë të realizohej në më pak se pesë orë.

Sipas të dhënave të moitorimit ajror, të publikuara nga mediat francezenëj avion i nisur nga aeroporti Kenedi mbërriti në Hithrou të Londrës për 4 orë e 56 minuta, në krahasim me 6 orë dhe 13 minuta sa duhen normalisht.

Rekordi i fundit i kësaj natyre ishte regjistruar në vitin 1996 nga Nju Jork në Londër për 2 orë e 52 minuta, në një kohë që në janar të 2018-ës i njëjti itenerar u përshkrua për 5 orë e 13 minuta. /abcnews.al

akili.jpg
eri Ida08:57 | 10/02/2020

I ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin, meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimet e moti dhe ardhjen e stuhisë “Kiara” në vendin tonë.

Osmani  është shprehur se duke filluar nga dita e sotme do të ketë rritje të vlerave maksimale dhe minimale, ndërsa përsa i përket mesditës do të kemi një ulje të vlerave në 17-18 gradë.

Ndërkohë në lidhje me stuhinë “Kiara”, e cila ka prekur ditët e fundit Britaninë e Madhe dhe Francën, meterologu është shprehur se pritet që në vendin tonë kjo stuhi të kalojë këtë javë të enjten ose të premten, por sipas tij forca do të jetë e ulët.

Stuhia “Kiara” do të jetë më e dobet se në zonat e tjera dhe duke ardhur drejt Evropës Qendrore do të jetë deri në 60 km në det të hapur. Pritet që gjatë ditës së enjtes ose të premtes të përfshihemi nga një stuhi e lehtë ku do të kemi dhe prezencë të dukshme vranësisrash,  por e premtja do të jetë ajo që do të sjellë reshje shiu dhe borë në zonat malore pasi ardhja e stuhisë “Kiara”, do të ulë vlerën e temperaturave termike”, tha ai./abcnews.al

23714834-7915185-image-a-10_1579683387354.jpg
ger ta20:27 | 22/01/2020

Ka shkuar në nëntë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë së fuqishme “Gloria” që ka përfshirë Spanjën. Ndërkohë, qindra njerëz kanë mbetur të plagosur.

Era e fortë dhe dallgët disa metra të larta kanë shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në zonat bregdetare dhe në ishujt turistikë.

Autoritetet kanë kërkuar që turistët të largohen me urgjencë. Në zonat e brendshme të Spanjës ka reshje të mëdha dëbore.

Sakaq, një video që po qarkullon në internet shihet se si Mallorca është mbushur nga një valë e madhe me shkumë.

Pamjet tregojnë po ashtu dallgët që dërgonin ujin poshtë ndërtesave në Cala Ratjada në Mallorca./abcnews.al


STUHI-NE-FIER-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:55 | 12/11/2019

Një stuhi e fortë ere përfshiu Fierin dhe rrethinat që në orët e para të mëngjesit.

Era me shpejtësi disa dhjetëra kilometra në orë ka shkaktuar dëme material, duke rrëzuar objekte të ndryshme nga banesa dhe lokale.

Nuk janë raportuar situata të rrezikshme për jetën e banorëve. Sipas parashikimit të sinoptikanëve, era do të vazhdojë të fryjë me shpejtësi deri në mbrëmje. /abcnews.al

tirane-.jpg
ad min09:10 | 24/09/2019

Prej mesditës të së hënës, Tirana është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, stuhi të forta, dhe rrufe. Në një kohë shumë të shkurtër, prej orës 12:00 të 23 Shtatorit dhe deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm, nga matjet e kryera rezulton se në kryeqytet ka rënë një sasi e konsiderueshme shiu në një kohë të shkurtër, plot 115 mml.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter thotë se kjo sasi reshjesh është sa për të gjithë muajt e fundit bashkë në Tiranë, ndërkohë që bën apel për sa më shumë solidaritet.

Era e fortë ka shkaktuar edhe rrëzimin e disa pemëve, por punonjësit e të gjithë ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren gjatë natës, dhe situata mëngjesin e së martës paraqitet më e normalizuar.

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj thotë se po ndërhyhet në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

“Shkollat janë hapur, Lana është në shtrat dhe rrugët qytetase janë të kalueshme, po heqim pemët e fundit nga stuhia. Në zonat informale ekipet e emergjencave po pompojnë ujin nga shtëpitë nën nivel të kolektorëve. Çështje kohe sa të mbërrijmë tek secila”, shkruan ai./abcnews.al

reshje.jpg
ad min14:30 | 28/08/2019

Reshjet e dendura të një dite më parë kanë shkaktuar shumë dëme material në kryeqytetin spanjoll të Madridit. Agjencia spanjolle metereologjike pohoi se janë regjistruar më shumë se 9 mijë rrufe në gjashtë orë.

Madridi dhe zonat përreth po i rikthehen normalitetit pasi reshje të dendura dhe breshëri goditën zonën një ditë më parë duke përmbytur shumë rrugë dhe duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.

Ndërsa rajoni ditën e sotme është nën temperature të larta, ndërsa vetëm një ditë më parë moti i keq shkaktoi shumë problem si duket dhe nga pamjet ku automjete dhe kosha mbeturinash janë marrë përpara nga uji, ndërsa kokrrat e breshrit kanë qenë të mëdha sa një top ping-pongu, në disa zona të rajonit.

Arganda del Rei, në juglindje të kryeqytetit spanjoll ka qenë më goditura nga moti i keq. Stuhia shkaktoi vonesa në fluturime, përmbytje në parkingje dhe tunele si dhe ndërprerje të shërbimit të metrosë. Agjencia metereologjike spanjolle pohoi se janë regjistruar më shumë se 9 mijë rrufe në gjashtë orë. Tashmë reshjet janë zhvendosur në Majorka./ABC News Albania 24/7

xalkidikikatastrofes-thumb-large-thumb-large.jpg
ad min14:30 | 11/07/2019

Stuhia e së mërkurës në Halkidiki shkaktoi 7 viktima mes të cilëve dhe dy fëmijë, dhjetëra të plagosur dhe dëme të shumta material. Pjesa më e madhe e viktimave ishin turistë  

Shtatë të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme të pallogaritshme materiale është bilanci i stuhisë që goditi gadishullin turistik të Halkidikisë mbrëmjen e të mërkurës. Një djalë 8 vjeç nga Rumania dhe një grua gjithashtu nga Rumania, humbën jetën kur si pasojë e erërave të fuqishme u shemb dhe i zuri nën vete streha e tavernës ku po darkonin.

Një çift të moshuarish nga Çekia gjithashtu vdiqën kur kamperi i tyre u përmbys nga stuhia. Bashkë me ta ndodhej dhe i biri dhe nipi 18 vjeç, që u plagosën dhe u dërguan në spital.

Një shtetas rus 39 vjeç dhe djali i tij me moshë 2 – vjeç, u goditën nga një pemë pranë hotelit ku po qëndronin. Mesditën e të enjtes televizioni publik njoftoi se një trup pa jetë u gjet në det, 6 milje larg bregut. Nuk dihet nëse kufoma i përket një 62-vjeçari, që u nis për peshkim me varkën e vet pasditen e të mërkurës dhe që atëherë nuk ka dhënë shenja jete.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, me mesazhe në rrjetet sociale, shprehu ngushëllimet për viktimat. Ai gjithashtu njoftoi se ministria e jashtme po kontakton me autoritetet diplomatike të vendeve të tjera, për identifikimin e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve që janë shtetas të vendeve përkatëse.

Për shkak të stuhisë, 80% e zonës ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa edhe komunikacioni rrugor ka probleme prej pemëve që kanë rënë mbi asfalt. Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në kulturat bujqësore si ullinj, fisnikë dhe fruta-perime të stinës. Prefektura e Halkidikisë është shpallur në gjendje emergjence./ABC News Albania 24/7

cikloni-ne-lezhe-1280x729.jpg
ent ela14:02 | 10/07/2019

Furtuna e shoqëruar me reshje shiu dhe vetëtima ka tronditur banorët dhe pushuesit në Shëngjin. Shkarkesat atmosferike kanë qenë të forta saqë dhe paniku ishte i madh.

Lezha u përball me një natë të pazakontë. Stuhi, shi dhe shkarkesa atmosferike. Energjia u ndërpre dhe mungesë të saj pati dhe ditën. Në bregdetin e Shëngjinit u shkaktuan dëme.

Tarraca e këtij pallati u rrëzua, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Pushuesit në Shëngjin ishin tronditur. Ato orë nate u janë dukur si ferri vetë. Thonë se për herë të parë janë përballur me një mot të tillë.

E gjitha ndodhi shpejt dhe panë një qiell të ndezur flakë nga rrufetë.

Pushues:Ne dolëm në ballkone po ishte e pamundur të dilje jashtë se era e fortë merrte karrige tavolina këto dëmet e i dëgjuam, por nuk i pamë se nuk dilnim dot. Për mua ka qenë një rast i veçantë sa kam parë në jetën time, një stuhi të tillë. Kemi parë stuhi të forta, po ajo e djeshmja ishte e menjëhershme.

Në momentin e stuhisë ne ishim duke mbyll tendat e biznesit dhe në fraksion sekondash që ka ardh kjo. Vetëm se jemi tremb shumë.”

Kiamet, kiamet, ciklon”.

Pavarsisht situatës së njëe nate më parë, mëngjesi ishte i qetë në Shëngjin. Nisi largimi i materialeve të dëmtuara dhe pushuesit zbarkuan në plazh.

Por stuhia e fortë ka dëmtuar disa linja të tensionit të mesëm, ndërsa rajonet më të prekura nga defektet janë: Burreli, Shkodra dhe zona e Krujës. Nëenkalimi në Fushë Mamurras në superstradën Thumanë- Milot u përmbyt. Tubat e shkarkimit nuk kanë funksionuar dhe për pasojë uji bllokoi lëvizjen.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

 

stuhi-france.jpg
nev ila23:00 | 07/06/2019

Ndryshimet e klimës kanë bërë që Franca dhe Spanja të goditen nga një stuhi e pazakontë në fillim të sezonit turistik. Uragani me emrin “Migel” ka zbarkuar në të dyja vendet. Në  brigjet franceze ka marrë jetën e 3 personave.

Një varkë shpëtimi është përmbysur në brigjet perëndimore të Francës, duke lënë tre persona të vdekur. Ngjarja ka ndodhur për shkak të erërave të forta që kanë fryrë deri në 129 kilometra në ero. Viktimat ishin pjesëtarë të ekuipazhit të një anijeje që ishte nisur për t’i shkuar në ndihmë një mjeti tjetër që ndodhej në vështirësi për shkak të stuhisë së njohur me emrin “Migel”.

Stuhia në fjalë preku më herët Spanjën, me erëra që frynë deri në 147 kilometra në orë dhe më pas u zhvendos drejt Francës. Dukuri të tilla nuk janë të zakonshme në fillim të verës, kur nis edhe sezoni turistik. Katër anëtarët e mbetur të ekuipazhit arritën të notonin deri në breg e të shpëtonin.

Ndërkohë, tre helikopterë dhe rreth 60 efektivë të skuadrave të shpëtimit nisën kërkimet për trupat e pajetë. Ndryshe nga Franca, erërat më të forta ishin në Spanjë, ku nuk pati viktima por vetëm u dëmtuan disa banesa në bregdetin e Galicias.

Teksa “Migel” pritet të vazhdojë ofensivën e tij në Francë edhe gjatë ditës së premte, meteorologët kanë parashikuar se erërat do të mbeten të qëndrueshme, me një shpejtësi prej 129 kilometra në orë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono